{"id":293044,"date":"2022-10-15T12:45:49","date_gmt":"2022-10-15T10:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293044"},"modified":"2022-10-15T12:45:49","modified_gmt":"2022-10-15T10:45:49","slug":"rama-ne-berlin-te-rinjte-tane-me-te-mire-po-largohen-mjeket-e-infermieret-na-i-merr-gjermania-duhet-te-ndihmohemi-smund-te-funksionoje-vetem-ne-nje-krah","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-ne-berlin-te-rinjte-tane-me-te-mire-po-largohen-mjeket-e-infermieret-na-i-merr-gjermania-duhet-te-ndihmohemi-smund-te-funksionoje-vetem-ne-nje-krah\/","title":{"rendered":"Rama n\u00eb Berlin: T\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po largohen, mjek\u00ebt e infermier\u00ebt na i merr Gjermania. Duhet t\u00eb ndihmohemi, s\u2019mund t\u00eb funksionoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb krah"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb ka pasur n\u00eb panelin e Kongresit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve&amp;Demokrat\u00ebve Europian\u00eb n\u00eb Berlin, lidhur me\u00a0sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb s\u00eb sotmes.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ishte pjes\u00eb e nj\u00eb prej paneleve ku u diskutua gjer\u00ebsisht mbi m\u00ebnyrat e p\u00ebrballjes me sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb s\u00eb sotmes, nga inflacioni i luft\u00ebs tek kriza e imponuar e energjis\u00eb, e me radh\u00eb. Rama tha se \u201cfamilja socialdemokrate, ka m\u00eb pak solidaritet n\u00eb vepra krahasuar me PPE sepse ata t\u00eb PPE-s\u00eb e mb\u00ebshtesin njeri-tjetrin verb\u00ebrisht\u201d.<\/p>\n<p>Teksa ka prekur dhe plag\u00ebn e largimit te te rinjve nga Shqiperia per te punuar ne shtete te tjera, Rama tha se kjo duhet rregulluar qe te mos funksionoje vetem nga njeri krah.<\/p>\n<p><strong>Biseda:<\/strong><\/p>\n<p><em>-Zoti kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nder edhe p\u00ebr mua q\u00eb ndaj k\u00ebt\u00eb sken\u00eb me ju dhe \u00ebsht\u00eb nder, n\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. At\u00ebher\u00eb, ju si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, si mendoni ose cilat jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe prioritetet p\u00ebr vitet n\u00eb vijim p\u00ebr bashk\u00ebpunimin europian?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>A mund t\u00eb ma shpjegosh pse \u00ebsht\u00eb nderi juaj?<\/em><\/p>\n<p><em>-\u00cbsht\u00eb nder sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nder sepse ne nj\u00ebher\u00eb kemi qen\u00eb n\u00ebp\u00ebr takime n\u00eb Zoom duke diskutuar p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Ju konsideroj gjithmon\u00eb nj\u00eb fol\u00ebs tejet interesant dhe nuk \u00ebsht\u00eb sa p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb sepse mund t\u00eb jeni mjaft provokues, \u00e7ka m\u00eb p\u00eblqen si holandeze. Priresh t\u00eb jesh shum\u00eb i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder t\u2019ju takoj ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Mir\u00eb, le t\u00eb themi q\u00eb jam bindur tani. Po mendoja se cili do t\u00eb ishte nj\u00eb kontriut i vlefsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres, nd\u00ebrsa vij nga nj\u00eb vend q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb E, n\u00eb Europ\u00eb dhe duke qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj hap\u00ebsire n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian, por jasht\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor dhe mendova se nuk do ishte ide e keqe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb p\u00ebrcillja mesazhin se ajo \u00e7ka nisi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb apo disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prag\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta bashkuar Europ\u00ebn p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Bashkimit Europian dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vende q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb lidhura, jo vet\u00ebm me fatin, thjesht\u00eb me fatin e Europ\u00ebs, por gjithashtu me m\u00ebnyr\u00ebn sesi ec\u00ebn p\u00ebrpara Bashkimi Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbetet ende nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe. Po, ky komunitet \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, e kemi par\u00eb sidomos n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb q\u00eb po b\u00ebhen gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duke sjell\u00eb gjithmon\u00eb sfida t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, por m\u00ebnyra se si ky komunitet do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shohin rezultate, si ky komunitet mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb kur vjen fjala p\u00ebr sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, askush t\u00eb mos lihet pas dhe kontributi i askujt ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europian t\u00eb mos merret i mir\u00ebqen\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi pasur p\u00ebrvoja t\u00eb tmerrshme me Bashkimit Europian kur nisi pandemia dhe kur Bashkimi Europian u mblodh me nxitim dhe n\u00ebn trysnin\u00eb e nj\u00eb ang\u00ebshtie shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb nisur vaksinimin dhe n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb vaksinimit, ne u harruam krejt\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb, na u desh t\u00eb shihnim, si t\u00eb tjer\u00ebt rreth nesh nisnin t\u00eb vaksinonin t\u00eb moshuarit e tyre, infermier\u00ebt, mjek\u00ebt e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne, qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, edhe pse ishim kaq besimplot\u00eb e kaq shum\u00eb besnik\u00eb karshi Europ\u00ebs, ishim si peshku pa uj\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim? Na u desh t\u00eb vraponim dhe t\u2019i gjenim vaksinat pik\u00ebrisht aty ku Bashkimi Europian thot\u00eb se vjen rreziku, Kina, Rusia dhe Turqia.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shembull, po t\u00eb mos kishte qen\u00eb Turqia dhe Presidenti Erdogan, nuk do t\u00eb kishim qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vaksinonim ask\u00ebnd p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kin\u00ebn dhe nj\u00ebfar\u00eb soji, edhe Rusin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i friksh\u00ebm sepse pam\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, Bashkimi Europian nuk ishte p\u00ebr ne, nuk ishte p\u00ebr njer\u00ebzit tan\u00eb, nuk ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jet\u00eb a vdekjeje.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrs\u00ebri, ja ku jemi. Kriza e energjis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pandemia, por \u00ebsht\u00eb e ngjashme kur vjen fjala p\u00ebr fuqin\u00eb godit\u00ebse q\u00eb mund t\u00eb trazoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunitetin europian do t\u00eb thoja. Dhe un\u00eb shpresoj q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish q\u00eb cilado zgjidhje t\u00eb gjendet brenda BE sidoqoft\u00eb BE t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendet an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb goditje t\u00eb st\u00ebrmadhe, ne nuk do t\u00eb lihemi s\u00ebrish jasht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne shqiptar\u00ebt jemi njer\u00ebz shum\u00eb besnik\u00eb, qem\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb tradh\u00ebtuam perandorin\u00eb osmane edhe kur vet\u00eb osman\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ishim t\u00eb fundit q\u00eb tradh\u00ebtuam perandorin\u00eb sovjetike edhe kur t\u00eb gjith\u00eb sovjetik\u00ebt vendos\u00ebn q\u00eb nuk ishte nj\u00eb ide e mir\u00eb. Do t\u00eb jemi te fundit q\u00eb do t\u00eb tradh\u00ebtojm\u00eb perandorin\u00eb europiane edhe n\u00ebse BE do t\u00eb shkrihet, por nuk duam sidoqoft\u00eb t\u00eb merremi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se ka ardhur koha t\u00eb shohim m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi sesi kjo familje, familja socialdemokrate, ku meq\u00eb ra fjala, ka m\u00eb pak solidaritet n\u00eb vepra krahasuar me PPE sepse ata t\u00eb PPE-s\u00eb e mb\u00ebshtesin njeri-tjetrin verb\u00ebrisht. Ne k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje duhet t\u00eb shohim nj\u00eb her\u00eb nga njeri-tjetri dhe ne n\u00eb fakt ketu e kontrollojm\u00eb dhe e shohim njeri- tjetrin kaq imt\u00ebsisht sa ndonj\u00ebher\u00eb e bejm\u00eb edhe nuk kemi solidaritet, megjithat\u00eb dua t\u00eb them duke iu kthyer asaj q\u00eb po thoja, q\u00eb ka gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tmerrshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk jemi vende t\u00eb pasura dhe po shohim t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb largohen sepse nuk kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje n\u00eb sistemin europian t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb universitetet tona nuk mund t\u00eb krijojn\u00eb sinergjin\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb rrug\u00ebtimin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb universitetet n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr, shohim q\u00eb edhe ata q\u00eb i paguajm\u00eb me parat\u00eb e taksapaguesve tan\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen mjek\u00eb e infermier\u00eb merren nga Gjermania menj\u00ebher\u00eb. Nuk duket e drejt\u00eb dhe nuk duket solidaritet europian q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh universitetet dhe t\u00eb rinjt\u00eb e tu t\u00eb vendit t\u00eb lihen jasht\u00eb sistemit duke u larguar nga vendi sepse duan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi dhe me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb shohim krahun ton\u00eb t\u00eb kualifikuar t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb merret nga tregu europian, natyrisht, e kuptoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb tregu, por kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebfar\u00ebsoj e ekulibruar me nj\u00eb lloj solidariteti n\u00eb kuptimin q\u00eb vendet tona duhet t\u00eb marrin di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim. Pra n\u00ebse nuk ka m\u00eb gjerman\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen infermier\u00eb, jemi t\u00eb lumtur t\u00eb ndihmojm\u00eb, por po k\u00ebshtu duhet t\u00eb ndihmohemi. Nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin kah.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka disa tema t\u00eb tilla t\u00eb cilat duhen trajtuar dhe un\u00eb shpresoj q\u00eb ky komunitet i ri politik europian nuk \u00ebsht\u00eb ai djathi delikat i fundm\u00eb francez p\u00ebr t\u00eb shmangur pjat\u00ebn kryesore. Por n\u00eb fakt, t\u00eb jet\u00eb pjata kryesore, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb BE, por dhe ata q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm E.<\/em><\/p>\n<p><em>-P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr idet\u00eb tuaja specifike, mund t\u00eb rekomandoj artikullin tuaj t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb shkuar n\u00eb \u201cPolitico\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Kjo nuk ishte gjith\u00e7ka q\u00eb doja t\u00eb thoja, ishte nj\u00eb lloj kompromisi midis meje dhe Mark Rutte, ishte nj\u00eb bashk\u00ebpunim shqiptaro-holandez q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebr mua dhe p\u00ebr ne ishte shum\u00eb interesante sepse vet\u00ebm pak vite m\u00eb par\u00eb Holanda ishte forca m\u00eb e e ashp\u00ebr dhe m\u00eb e padep\u00ebrtueshme q\u00eb nuk na linte t\u00eb vazhdonim negociatat, por m\u00eb n\u00eb fund fituan zgjedhjet k\u00ebshtu q\u00eb na shohin me nj\u00eb sy tjet\u00ebr tani.<\/em><\/p>\n<p><em>-Jam vertet\u00eb e k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Zoti Kryeminist\u00ebr, edhe ju n\u00eb fjal\u00ebn tuaj fol\u00ebt p\u00ebr shembull p\u00ebr faktin q\u00eb Europa nuk ka treguar rezultate gjithmon\u00eb dhe q\u00eb edhe n\u00eb muajt n\u00eb vijim duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb solidaritet p\u00ebr shembull dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e energjis\u00eb edhe p\u00ebr vendet kandidate si Shqip\u00ebria. At\u00ebher\u00eb, s\u00eb fundmi ka patur dhe disa sulme kibernetike kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Specifikisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb, c\u2019bashk\u00ebpunim europian do t\u00eb shikonit m\u00eb tep\u00ebr?<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Po, faleminderit p\u00ebr pyetjen! S\u00eb pari, m\u00eb lini t\u2019i shpreh mir\u00ebnjohjen Sergeit, i cili sapo hyri tashm\u00eb n\u00eb sall\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, Sergei faleminderit shum\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. Ke qen\u00eb pik\u00eb e jasht\u00ebzakonshme force dhe kuraje n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e kjo, jo vet\u00ebm sepse je nj\u00eb socialdemokrat bullgar, por shpresoj q\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb fryma q\u00eb do t\u00eb transplantohet edhe tek socialdemokrat\u00ebt suedez\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb duhet t\u2019ju them disa fjal\u00eb. Ne u p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb sulm shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga Republika Islamike e Iranit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb krejt t\u00eb dh\u00ebnat tona e p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht sistemin ton\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ofruara n\u00eb internet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem shum\u00eb i zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vet\u00ebm dje, n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e zhvillimit digjital t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, Shqip\u00ebria renditet e teta n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00ebn ton\u00eb q\u00eb ka vet\u00ebm E dhe nuk ka B dhe e 19 n\u00eb bot\u00eb, \u00e7ka n\u00ebnkupton q\u00eb kemi nj\u00eb sistem mjaft t\u00eb sofistikuar t\u00eb sh\u00ebrbimeve online q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve me nj\u00eb mori p\u00ebrfitimesh q\u00eb eliminojn\u00eb pritjen n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb radh\u00eb, eliminojn\u00eb ryshfetet.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, ata godit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb strategjike t\u00eb funksioneve tona t\u00eb p\u00ebrditshme. Arsyeja lidhet me faktin q\u00eb Shqip\u00ebria strehon disa mij\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs iraniane sepse ne jemi nj\u00eb vend paksa ndryshe kur vjen fjala p\u00ebr solidaritet me njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn q\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb hebrenj pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore sesa para saj, sepse hebrenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u mbrojt\u00ebn dhe nuk ka asnj\u00eb d\u00ebshmi e t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb hebre t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzuar nazist\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur m\u00eb pas makineria e tmerrshme e spastrimit etnik e Slobodan Milo\u0161evi\u0107 nisi veprimtarin\u00eb e saj t\u00eb gjakatare n\u00eb Kosov\u00eb, gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur prej saj u strehuan n\u00eb Shqip\u00ebri. S\u00eb fundmi, largimi nga Afganistani ishte nj\u00eb histori tejet e rr\u00ebmujshme. Ne u hap\u00ebm dyert disa mij\u00ebra afgan\u00ebve q\u00eb askush nuk donte t\u2019i merrte, edhe pse ata punonin p\u00ebr ne. Ishte nj\u00eb situat\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e sikletshme p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, q\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s q\u00eb i kishin p\u00ebrdorur k\u00ebta persona si si p\u00ebrkthyes, shofer\u00eb, si inxhinier\u00eb, ekspert\u00eb, e q\u00eb i nxit\u00ebn grat\u00eb t\u00eb dalin, t\u00eb flasin, t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb e t\u2019i dalin zot vetes, pat\u00ebn k\u00ebt\u00eb ide t\u00eb tmerrshme, jo vet\u00ebm t\u00eb largoheshin, por t\u00eb largoheshin edhe pa ta. K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund\u00ebm ti shp\u00ebtonim t\u00eb gjith\u00eb, por jam shum\u00eb krenar se ne shp\u00ebtuam shum\u00eb prej tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte edhe m\u00eb e sikletshme t\u00eb d\u00ebgjoje dhe se sa shum\u00eb u p\u00ebrg\u00ebzuam e sa kureshtar\u00eb ishin gazetar\u00eb nga mbar\u00eb bota q\u00eb t\u00eb dinin pse. Pra, ajo \u00e7ka duhet t\u00eb ishte rregulli, ishte nj\u00eb p\u00ebrjashtim dhe ky \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr komunitetin e gjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu b\u00ebm\u00eb dhe me iranian\u00ebt. Asnj\u00eb nuk donte t\u2019i merrte. Vriteshin \u00e7do jav\u00eb n\u00eb kampin \u201cLiria\u201d n\u00eb Irak k\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebm q\u00eb t\u2019i hapnim dyert, por kjo erdhi me nj\u00eb \u00e7mim dhe \u00e7mimi ishte shum\u00eb i friksh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe pse sulmi nuk ia doli t\u00eb fshinte t\u00eb dh\u00ebnat, ne ia dol\u00ebm q\u00eb t\u00eb rikthenim sistemet n\u00eb pun\u00eb, megjithat\u00eb, e dini? Mor\u00ebm disa deklarata solidariteti \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por deri tani nuk po shohim m\u00eb shum\u00eb se sa kaq dhe nuk dua q\u00eb ta kthej n\u00eb histori financimesh, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me financimet.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne jemi besoj, i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100% i gjelb\u00ebr kur vjen fjala p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jemi plot\u00ebsisht t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb burimet ujore k\u00ebshtu q\u00eb, kur Zoti nuk derdh lot mjaftuesh\u00ebm, na duhet q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek importet.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb deklarata dhe t\u2019u themi apo t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb njer\u00ebzit kur sillen n\u00eb m\u00ebmyr\u00ebn e duhur, por duhet edhe t\u00eb pyesim veten se sa po mundohen k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, q\u00eb t\u00eb mos i l\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb shohin tjet\u00ebrkund.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur vjen pjesa p\u00ebr bot\u00ebn kibernetike mendoj q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballemi edhe me t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt dhe m\u00eb duket krejt surreale q\u00eb Europa nuk ka ende nj\u00eb sistem t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dh\u00ebnave dhe nj\u00eb sistem t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt reagimi kur vjen fjala p\u00ebr sigurin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, dua t\u00eb ndaj k\u00ebtu edhe an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb historis\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil, t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil s\u00eb fundmi n\u00eb Britani.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria britanike na thot\u00eb; \u2018\u2019Duhet t\u2019i ndaloni\u2019\u2019. Po si mund t\u00eb jet\u00eb puna e qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb ver\u00eb rregull n\u00eb kanal atje? Nuk e di. Ajo \u00e7far\u00eb di \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse nuk ia dalim t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb origjin\u00eb, n\u00eb burim t\u00eb problemit, dhe n\u00ebqoft\u00ebse vazhdojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr Europ\u00ebn demokratike, p\u00ebr vij\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb demokracive kund\u00ebr autokracive e k\u00ebshtu me radh\u00eb dhe pastaj t\u00eb na mungojn\u00eb veprat kur vjen fjala p\u00ebr t\u00eb vepruar s\u00eb bashku, jo vet\u00ebm sa i takon solidaritetit, por edhe p\u00ebr objektivat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ne do t\u00eb humbim shum\u00eb, sepse ka nj\u00eb avantazh t\u00eb madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballen demokracit\u00eb kur luftojn\u00eb autokracit\u00eb e jo m\u00eb kur b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb. Kufiri i dhembjes s\u00eb personave q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb dhe n\u00eb regjime mizore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa kufiri i dhembjes s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb demokraci.<\/em><\/p>\n<p><em>-Zoti kryeminist\u00ebr, ja ket\u00eb e urrej kur moderoj sepse ka vet\u00ebm dy minuta.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkosh asnj\u00ebher\u00eb kufij kohe kur do t\u00eb flas\u00ebsh me burra nga Ballkani. Kurr\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>-Kam shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga ju.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Ne vijm\u00eb nga nj\u00eb tradit\u00eb ku flasim shum\u00eb dhe kam p\u00ebrshypjen q\u00eb Margaret Thatcher e kishte me ne kur thosht\u00eb q\u00eb \u201cN\u00ebse doni t\u00eb flisni, gjeni burra, n\u00eb qoft\u00eb se doni t\u00eb ndreqni gj\u00ebrat, b\u00ebjeni me grat\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb ka pasur n\u00eb panelin e Kongresit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve&amp;Demokrat\u00ebve Europian\u00eb n\u00eb Berlin, lidhur me\u00a0sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb s\u00eb sotmes. Kryeministri Rama ishte pjes\u00eb e nj\u00eb prej paneleve ku u diskutua gjer\u00ebsisht mbi m\u00ebnyrat e p\u00ebrballjes me sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb s\u00eb sotmes, nga inflacioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":293045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293044","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}