{"id":29341,"date":"2017-01-10T13:40:44","date_gmt":"2017-01-10T11:40:44","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=29341"},"modified":"2017-01-10T12:42:00","modified_gmt":"2017-01-10T10:42:00","slug":"meta-shqiperia-partner-i-besueshem-dhe-solid-per-axhenden-euro-atlantike-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-shqiperia-partner-i-besueshem-dhe-solid-per-axhenden-euro-atlantike-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Meta: Shqip\u00ebria, partner i besuesh\u00ebm dhe solid p\u00ebr axhend\u00ebn euro-atlantike n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr gazeten \u201c<a href=\"https:\/\/www.neweurope.eu\/author\/ilir-meta\/\">New Europe<\/a>\u201d p\u00ebr partneritetin e Shqip\u00ebris\u00eb me vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Meta n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ve\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit rajonal me vendet e Ballkanit duke n\u00ebnvizuar se Shqip\u00ebria ndon\u00ebse nj\u00eb vend i vog\u00ebl nga ana gjeografike, mund t\u00eb luaj nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb axhend\u00ebn euroatlantike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. \u201cShqip\u00ebria, nj\u00eb vend modest i Europ\u00ebs Jug-Lindore, po ec\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj drejt integrimit europian, pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb veta dhe lodhjes nga zgjerimi, me t\u00eb cilin po p\u00ebrballet BE-ja\u201d, thot\u00eb Meta n\u00eb analiz\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit, duke analizuar klim\u00ebn e krijuar brenda Bashkimit Europian, si edhe zgjedhjet e ardhshme n\u00eb disa vende t\u00eb BE-s\u00eb si Franca, Hollanda e Gjermania, thekson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme rajonale p\u00ebr integrimin e t\u00eb gjith\u00eb rajonit n\u00eb Bashkimin Europian, pasi kjo do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb ardhmes s\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit, por edhe do t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin e nj\u00eb kontinenti t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme dhe rajonale, tradicionalisht pozitive dhe konstruktive, me nj\u00eb sens m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb qasjeje vizionare, t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb besimin ton\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb se integrimi i plot\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO do ti sh\u00ebrbej\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb ardhmes s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, por dhe do t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin e nj\u00eb kontinenti t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Besimplot\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn ton\u00eb strategjike me Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb m\u00eb tej me administrat\u00ebn e re amerikane, dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr integrimin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, mb\u00ebshtetemi n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm Trans-Atlantik&#8221;, shprehet Meta.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe t\u00ebr\u00ebsisht e plot\u00ebsuar me Ballkanin, si pjes\u00eb integrale e saj, dhe nj\u00eb NATO e fort\u00eb dhe efikase.<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb kund\u00ebr \u00e7do alternative nacionaliste apo populiste n\u00eb rajonin ton\u00eb, e bindur se vet\u00ebm nj\u00eb rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa pengesa garanton stabilitet, siguri dhe progres social p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tona\u201d, pohon ryetari i Kuvendit.<\/p>\n<p><b>Analiza e plot\u00eb e Kryetarit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNew Europe\u201d<\/b><\/p>\n<p><b>Nga Ilir Meta<\/b><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u2013 Nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm dhe solid p\u00ebr axhend\u00ebn euro-atlantike n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Shqip\u00ebri-Tiran\u00eb \u2013 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb viti 2016 i afrohet nj\u00eb fundi t\u00eb trazuar, gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr b\u00ebhet e qart\u00eb se rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe n\u00eb ve\u00e7anti strukturat europiane, po p\u00ebrballen me sfida ekzistenciale shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb paparashikueshme, me p\u00ebrmasa historike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto zhvillime t\u00eb reja shtrihen dhe n\u00eb 2017-\u00ebn dhe p\u00ebrtej, ne, n\u00eb Europ\u00ebn Jug-Lindore, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonin e Ballkanit, duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb vlerat themeluese t\u00eb Bashkimit Europian dhe angazhimet Trans-Atlantike, pavar\u00ebsisht sfidave aktuale, t\u00eb \u00e7ohen p\u00ebrpara dhe t\u00eb p\u00ebrhapen n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb institucionale dhe politike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend modest i Europ\u00ebs Jug-Lindore, po ec\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj drejt integrimit europian, pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb veta dhe lodhjes nga zgjerimi, me t\u00eb cilin po p\u00ebrballet BE-ja.<\/p>\n<p>Nga fundi i vitit 2016 Shqip\u00ebria ka marr\u00eb nga Komisioni Europian rekomandimin pozitiv p\u00ebr hapjen e bisedimeve t\u00eb pranimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, i dh\u00ebn\u00eb nga vendet an\u00ebtare n\u00eb takimin e dhjetorit t\u00eb K\u00ebshillit Europian, n\u00eb Bruksel, me kushtin q\u00eb vendi t\u00eb avancoj\u00eb me zbatimin e \u201cReform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d, nj\u00eb moment historik dhe vendimtar, q\u00eb do t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe shpresojm\u00eb ta riorganizoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb klim\u00eb e brendshme politike m\u00eb konstruktive dhe bashk\u00ebpunuese, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet europiane, do t\u2019i sh\u00ebrbente pesh\u00ebs s\u00eb pamohueshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon dhe p\u00ebrtej.<\/p>\n<p>Un\u00eb, n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time si Kryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 2013, kam punuar p\u00ebr t\u00eb inkurajuar klas\u00ebn ton\u00eb politike drejt nj\u00eb konsensusi t\u00eb dakorduar si \u201cgentelmen\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendime t\u00eb politik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb jashtme dhe asaj rajonale, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb projektuar nj\u00eb vizion komb\u00ebtar t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, megjith\u00ebse nj\u00eb vend modest sa i p\u00ebrket aspektit gjeografik, duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol specifik n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb popullsis\u00eb etnike shqiptare q\u00eb rrethon kufijt\u00eb e saj n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Kosov\u00eb, Maqedoni dhe Serbin\u00eb Jugore, por gjithashtu p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, vendi m\u00eb pro Euro-Atlantik n\u00eb rajon dhe, si i till\u00eb, mbart nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar me axhend\u00ebn Trans-Atlantike n\u00eb rajonin ton\u00eb t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit, periudha e tranzicionit t\u00eb Europ\u00ebs Jug-Lindore \u00ebsht\u00eb e ndikuar fort nga agjenda m\u00eb e gjer\u00eb Euro-Atlantike, me secilin vend q\u00eb aspiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian dhe n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb Bashkimi Europian dhe transformimi i NATO-s pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb jan\u00eb ndikuar s\u00eb tep\u00ebrmi nga zhvillimet n\u00eb rajonin ton\u00eb, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb pamohueshme gjeo-strategjike.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm dhe dekad\u00ebn e ardhshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm bot\u00ebror\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e tyre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb treguar k\u00ebto dy vitet e fundit nga kriza e paprecedent\u00eb e emigracionit dhe sulmet terroriste, Europa si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e bashkuar, m\u00eb e koordinuar dhe m\u00eb e mir\u00eb- pregatitur p\u00ebr zhvillime t\u00eb mundshme destabilizuese, t\u00eb p\u00ebrmasave njer\u00ebzore shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Pasiguria, paq\u00ebndrueshm\u00ebria dhe mospajtimi n\u00eb at\u00eb se si i trajtojm\u00eb sfidat e s\u00eb ardhmes me siguri do t\u00eb rrisin pasigurin\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tona dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shtyjn\u00eb qytetar\u00ebt e d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtesin alternativat politike nacionaliste, populiste dhe ksenofobe, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vej\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb gjith\u00eb rendin per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Brexit ishte k\u00ebmbana e par\u00eb e alarmit p\u00ebr nj\u00eb rend t\u00eb ri e t\u00eb pasigurt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, dhe zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Holland\u00eb, Franc\u00eb dhe Gjermani rrisin frik\u00ebn se nj\u00eb Bashkim Europian i dob\u00ebsuar mund t\u00eb mos jet\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, dhe sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb ishte i mir\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb historikisht \u00ebsht\u00eb shqyer mes Per\u00ebndimit dhe Lindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme dhe rajonale, tradicionalisht pozitive dhe konstruktive, me nj\u00eb sens m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb qasjeje vizionare, t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb besimin ton\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb se integrimi i plot\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO do ti sh\u00ebrbej\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb ardhmes s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, por dhe do t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin e nj\u00eb kontinenti t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Besimplot\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn ton\u00eb strategjike me Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb m\u00eb tej me administrat\u00ebn e re amerikane, dhe t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr integrimin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, mb\u00ebshtetemi n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm Trans-Atlantik.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe t\u00ebr\u00ebsisht e plot\u00ebsuar me Ballkanin, si pjes\u00eb integrale e saj, dhe nj\u00eb NATO e fort\u00eb dhe efikase.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb kund\u00ebr \u00e7do alternative nacionaliste apo populiste n\u00eb rajonin ton\u00eb, e bindur se vet\u00ebm nj\u00eb rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa pengesa garanton stabilitet, siguri dhe progres social p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tona.<\/p>\n<p>T\u00eb udh\u00ebhequr nga parimet e pandryshuara t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb hapura, t\u00eb sinqerta dhe t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim p\u00ebrshpejtimin e integrimit Euro-Atlantik t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb, si e vetmja alternativ\u00eb q\u00eb forcon paqen dhe sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ratifikoi Protokollin e An\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO, t\u00eb k\u00ebnaqur se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Aleanc\u00eb i mikut ton\u00eb verior do t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb koridor bregdetar Adriatiko-Jonian t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb garantuar.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb intensifikojm\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer me Malin e Zi dhe do t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek minoriteti shqiptar atje, si nj\u00eb ur\u00eb e shk\u00eblqyer miq\u00ebsie dhe partneriteti.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet tona shum\u00eb t\u00eb ngushta me Kosov\u00ebn jan\u00eb ngritur drejt nj\u00eb bashk\u00ebpunimi institucional m\u00eb cil\u00ebsor, p\u00ebrmes shk\u00ebmbimeve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb loboj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara axhend\u00ebn e integrimit t\u00eb saj n\u00eb organizatat rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe jetike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>BE-ja nuk duhet ta vonoj\u00eb m\u00eb regjimin pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa dialogu midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs duhet t\u00eb avancoj\u00eb me rezultate t\u00eb prekshme dhe me nj\u00eb mir\u00ebkuptim konstruktiv dhe t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb. Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb nxis\u00eb normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb kulmojn\u00eb me njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb nxis\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ngushta dhe m\u00eb t\u00eb hapura me Serbin\u00eb, pasi n\u00ebse rajoni do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb, ai duhet t\u00eb hedh\u00eb pas krah\u00ebve zakonet dhe barrierat e vjetra, dhe t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt shk\u00ebmbimeve m\u00eb t\u00eb shumta politike, kulturore, tregtare dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Angazhimi i sinqert\u00eb nga Tirana, qoft\u00eb me homolog\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Beograd, apo me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs n\u00eb Jug t\u00eb Serbis\u00eb, gjithmon\u00eb i ka drejtuar marr\u00ebdh\u00ebniet drejt nj\u00eb prirjeje pozitive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rris\u00eb kontributin e saj p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb zhvilluar, e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb integrohet plot\u00ebsisht n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb inkurajoj\u00eb faktorin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm etnik shqiptar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse p\u00ebr integrimin europian dhe p\u00ebr nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb euro-atlantik.<\/p>\n<p>N\u00eb ndjekjen e politik\u00ebs ton\u00eb rajonale, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetemi fort tek dy fqinj\u00ebt tan\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, Italia dhe Greqia, si dy partner\u00eb jetik\u00eb dhe strategjik\u00eb dhe avokat\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb axhend\u00ebs ton\u00eb europiane dhe zhvillimit ton\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm komunist n\u00eb rajonin ton\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb lidhje direkte mes shoq\u00ebrive t\u00eb hapura demokratike dhe begatis\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb axhenda euro-atlantike ka qen\u00eb vendimtare p\u00ebr \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb k\u00ebtyre ambicieve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs Qendrore dhe Jug-Lindore.<\/p>\n<p>Ndaj, detyra jon\u00eb p\u00ebr vitin 2017, n\u00eb Shqip\u00ebri, kudo n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebrtej do t\u00eb ishte p\u00ebrshpejtimi i veprimit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, s\u00eb bashku me BE-n\u00eb dhe NATO-n, si dhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe grupet e interesit n\u00eb vendet tona, p\u00ebr t\u00eb forcuar kredencialet tona demokratike.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb forcim i duksh\u00ebm i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, luft\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr kund\u00ebr korrupsionit endemik dhe krimit t\u00eb organizuar, sistem drejt\u00ebsie solid dhe i pavarur, m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb qeverisjes dhe llogaridh\u00ebnie t\u00eb plot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike, si nj\u00eb element i panegociuesh\u00ebm i rrug\u00ebtimit ton\u00eb drejt nj\u00eb zhvillimi t\u00eb zgjuar dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm politik, ekonomik dhe social p\u00ebr brezat tan\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr gazeten \u201cNew Europe\u201d p\u00ebr partneritetin e Shqip\u00ebris\u00eb me vendet e rajonit. Meta n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ve\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit rajonal me vendet e Ballkanit duke n\u00ebnvizuar se Shqip\u00ebria ndon\u00ebse nj\u00eb vend i vog\u00ebl nga ana gjeografike, mund t\u00eb luaj nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb axhend\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,231,2,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29341","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota","8":"category-lajme","9":"category-rajoni","10":"category-uncategorized-sq","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29341\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}