{"id":293614,"date":"2022-10-17T21:11:54","date_gmt":"2022-10-17T19:11:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293614"},"modified":"2022-10-17T21:11:54","modified_gmt":"2022-10-17T19:11:54","slug":"dita-filloi-me-breshkat-e-babos-analiza-satirike-e-gjekmarkajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dita-filloi-me-breshkat-e-babos-analiza-satirike-e-gjekmarkajt\/","title":{"rendered":"\u201cDita filloi me breshkat e Babos\u201d- Analiza satirike e Gjekmarkajt"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb satirike p\u00ebr zhvillimet politike t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme. Ai e nis me kryeministrin, Rama i cili q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit u shfaq n\u00eb selin\u00eb e PS me dy breshka.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, flet edhe p\u00ebr tentativat p\u00ebr bashkimin e PD, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnegociator\u00ebt si dy kokat e nj\u00eb shqiponje po k\u00ebrkojn\u00eb bezen e kuqe t\u00eb flamurit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDarka do kishte qene m\u00eb e bukur sikur Ulsiu dhe Bela do na kishin begenisur. Na mungon prej kohesh ai bukolizem i dit\u00ebve t\u00eb ver\u00ebs\u201d, mbyll analiz\u00ebn Agron Gjekmarkaj.<\/p>\n<p>ANALIZA E PLOT\u00cb E GJEKMARKAJT<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e nj\u00eb dite plot t\u00eb papritura !!<\/p>\n<p>Dita filloi me breshkat e Babos i cili u foli si Sh\u00ebn Fran\u00e7esku zogjve. Sa u gezuan ato nga perkedheljet e tij. Po edhe ai kuptohet m\u00eb mir\u00eb me ato  se m\u00eb shum\u00eb prej ministrave q\u00eb ja b\u00ebjn\u00eb qejfin qeder n\u00eb prag t\u00eb fushates.<\/p>\n<p>E pas saj nja kater a pes\u00eb do i \u00e7oj\u00eb tek Tigrushi me pushim\u00eb  thuhet. Babo dhe breshkat p\u00ebr inat t\u00eb Putinit  u luten per shi s\u00ebbashku.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej tyre ajo q\u00eb kishte m\u00eb koinfidenc\u00eb me Babon pasi mbaroi lutjen kendoi edh\u00eb k\u00ebngen \u201d bjer o shi , shi i ngroht\u00eb  i dashuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjysma  e kryesis\u00eb qau aq\u00ebsa dukej sikur profecia u realizua dhe shiu me gjyma derdhej . Qaj Tao, qaj Damo, qaj Ulsiu , qaj Niko qerratai  t\u00eb cilit n\u00eb beteja si b\u00ebn syri t\u00ebrrt.<\/p>\n<p>Lal Eri ju dha nj\u00eb shami t\u00eb qendisur p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb syt\u00eb si sherbim komunitar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ditmirin nuk ka lajm\u00eb n\u00eb u perlot mjaftueshem apo u step n\u00eb heshtje solemne. Meq\u00ebn\u00ebse ra llafi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb kafen e Parlamentit nj\u00eb deputete e re pyeste Shalsin, \u201ckush ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb Ditmar , Ditmar ketu n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb?\u201d ! N\u00eb fillim Shalsi qeshi e mori me leht\u00ebsi por befas nj\u00eb mendim i trisht\u00eb i pickoi humorin. U murretye mendoi veten po sikur pas tre vitesh nj\u00eb deputete tjeter e re t\u00eb pyes\u00eb Boren kush ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb Ermir Shala ketu n\u00eb Ps?<\/p>\n<p>Mblodhi veten dhe i tregoi nj\u00eb histori me nj\u00eb minister q\u00eb nuk kishte hypur n\u00eb makinen e Babos dhe q\u00eb as ai nuk ja kujtonte mir\u00eb emrin.<\/p>\n<p>Pastaj \u00e7\u2019t\u00eb thuash r\u00ebndem n\u00eb gjykaten e Apelit ku Salianji kishte gjyqin per \u201cshpifje\u201d i vetmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb gjykohet per denoncime .Prit e prit po nuk fillonte p\u00ebr qamet  gjyqi ne aty ulur n\u00eb ekonomin\u00eb ndihm\u00ebse  t\u00eb gjykates , nj\u00eb ak\u00e7ihane e lezetshme duke rrufitur kafe e romuze. Lu\u00e7iano Bo\u00e7in e kishte marr\u00eb malli per Gaz Bardhin po nga emocionet nuk flisnin dot, veshtronin nj\u00ebri tjetrin si dy heronj pas nj\u00eb beteje. Luan Ba\u00e7i nuk e perballoi gezimin q\u00eb na gjet tok bashkuar  dhe u ul matan\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihte emocionet. Sado i paepur  kjo dit\u00eb e gjet t\u00eb papergatitur. Shoket i thonin Salianit \u201d mbahu, i fort\u00eb t\u00eb jesh\u201d dhe ay hazerxhevap , \u201d t\u00eb kemi partin\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb tjerat kollaj\u201d. Epika e bisedimeve t\u00eb pritshme ndihej kudo n\u00eb ajer. Negociatoret si dy kokat e nj\u00eb shqiponje po kerkojn\u00eb bezen e  kuqe t\u00eb flamurit  perbashkues teksa historia i veshtron rrezatojn\u00eb madheshti.<\/p>\n<p>Edhe zonja Jozefin\u00eb e tha \u201ckeshtu nuk ecet ma duhet bashkim he ju pla\u00e7in syt\u00eb more harams\u00ebzer\u201d ! Ashtu t\u00eb zymt\u00eb u kthyem n\u00eb Kryesin\u00eb  e Kuvendit kur \u00e7\u2019t\u00eb shikoje \u00c7yrbja turfullonte n\u00eb korridorin ngjitur me komisionin e ligjeve ! Po \u00e7\u2019ke more i uruar e pyeta, \u00e7ka ngjar\u00eb? Lere lere tha nivel shum\u00eb i ul\u00ebt diskutimi,  nuk mund durova m\u00eb dhe dola. Do i b\u00ebj telegram Babos tha, \u201ck\u00ebta se meritojn\u00eb buken t\u00ebnde\u201d !!<\/p>\n<p>Beja i thash\u00eb do e gezosh qamet.<\/p>\n<p>Nuk u ndjeva shkova tek komisioni im. Aty tym e flak\u00eb ! Flutura akuzoi Bleron per tjerrje muhabeti , Besjoni dhe Petrua si Lek Dukagjini  me Lek Zaharin\u00eb desh permbysen tavolinen. Flutura u terhoq gjeti nj\u00eb sinonim, me duket \u201c\u00ebndje\u201d ! Ina dukej e qeshur dhe e lumtur pas interpelancave kronike duke dh\u00ebn\u00eb shembull qetesie pas kalimit drejt tokes s\u00eb premtuar t\u00eb \u201cfoltores\u201d ! Lu\u00e7io si tribun mbrojti pedagoget n\u00eb protest\u00eb dhe krenar doli.<\/p>\n<p>Dit\u00eb e \u00e7uditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb keshillin e Integrimit zevendes kryetaret e e kuvendit nuk ftohen ! Na ra merzi  e madhe mua dhe Ermos dhe me besa u bese u lidhem q\u00eb nese nuk ftohemi do shkojm\u00eb aty dhe do ju nxjerrim gjuhen, nj\u00ebri tek hyrja, tjetri tek dalja.<\/p>\n<p>Fjala i shkoi n\u00eb vesh Taos dhe Jorides. Vun\u00eb doren n\u00eb zemer dhe na derguan ftes\u00eb. Nuk vajta i mbytur n\u00eb krenari e zemerim.<\/p>\n<p>Pasditja q\u00eb plot ngjyra dhe arom\u00eb salsi\u00e7esh me birra \u00e7eke. Tek kulla e stadiumit mblidhej grupi i deputeteve  t\u00eb miqesis\u00eb Shqiperi \u2013 Gjermani. Tek po beja shkallet ja behu Elisa veshur me kuadrate inglizi! Mos mu afro tha , mos b\u00ebj rruge me mua! Heu \u00e7\u2019 ka ngjar\u00eb pyeta me ndalje fryme ! Nuk po i mban premtimet tha per t\u00eb ndjekur parimet estetike t\u00eb Dash Sules n\u00eb t\u00eb veshur, me  rri  larg nuk kemi harmoni ngjyrash, bluja jote \u00ebsht\u00eb e ashper. Nuk meriton m\u00eb t\u00eb jesh dishepull i Dashit.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje na priste Tao dhe nj\u00eb fotograf i cili fap shkrepi nj\u00eb resme sapo ai ( Tao) nj\u00eb steme shqiptaro gjermane me vuri n\u00eb xhaket\u00eb ! Aty erdhi plot xhentiles\u00eb edhe ambasadori Zingraf i cili me shpetoi nga tradhetia duke u futur n\u00eb fotografi me mua Taon , Elisen dhe Margeritin s\u00eb ciles p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ju duka si Ina Zhupa.<\/p>\n<p>Leshova nj\u00eb psheretim\u00eb gezimi. Tao na mbajti nj\u00eb fjalim plot marifet diplomatik ku n\u00eb nj\u00eb paragraf dukej si Demosteni n\u00eb tjetrin si Ciceroni, diku fliste si n\u00eb Agora e tjeter kund si n\u00eb Senatin romak. U gezua i madh e i vogel tek kerrc kerr\u00e7 kepusnim salsi\u00e7e.<\/p>\n<p>Perseri Shalsi u gjet n\u00eb qender t\u00eb debatit me kamerierin nuk po binin dakort n\u00eb duhej t\u00eb hante nj\u00eb viuster t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb holl\u00eb apo nj\u00eb t\u00eb trash\u00eb e t\u00eb shkurter po shyqyr se Denaj e Pelllumbi i dhan\u00eb zgjidhjen t\u00eb \u00e7ukiste djath.<\/p>\n<p>Etilda kishte l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb pikellimin e muzgut dhe m\u00eb shum\u00eb degjonte se fliste e buzeqeshur pa tepri , n\u00eb qender po disi menjan\u00eb, aktive por pa zhurm\u00eb, dhe mendja i rrinte t\u00eb breshkat e Babos teksa shikonte nj\u00eb grup q\u00eb hante e pinte badihava. Zonja Lindit\u00eb u pa pak, erdhi n\u00eb maje t\u00eb gishtave e ashtu doli si ikje nga mujsharia n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00eb parimi kuranor \u201cmallkuar qoft\u00eb e teperta\u201d.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb opozites, un\u00eb Zheni, Arbi, Esmeralda  si jetim mbem\u00eb e ashtu do e bitisnim darken nese nuk do t\u00eb vinte Lal Eri t\u00eb na thoshte q\u00eb na do shum\u00eb n\u00eb dalje. Na ngrohu xhan\u00eb.<\/p>\n<p>Ah po von\u00eb po m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb  si \u201cdulcis in fundis\u201derdhi Jorida e cila rrembeu vemendjen e ambasadorve si investim mbi opoziten rrethuar me derte.<\/p>\n<p>Darka do kishte q\u00ebn\u00eb m\u00eb e bukur sikur Ulsiu dhe Bela do na kishin begenisur. Na mungon prej kohesh ai bukolizem i diteve t\u00eb veres. N\u00ebse Tao nuk i ka ftuar shpejt do pendohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb satirike p\u00ebr zhvillimet politike t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme. Ai e nis me kryeministrin, Rama i cili q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit u shfaq n\u00eb selin\u00eb e PS me dy breshka. M\u00eb tej, flet edhe p\u00ebr tentativat p\u00ebr bashkimin e PD, duke th\u00ebn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":186495,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293614","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293614\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}