{"id":293623,"date":"2022-10-17T21:35:15","date_gmt":"2022-10-17T19:35:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293623"},"modified":"2022-10-17T21:35:15","modified_gmt":"2022-10-17T19:35:15","slug":"me-bashen-kam-miqesi-por-bardhi-flet-per-bisedimet-brenda-pd-se-per-zgjedhjet-lokale-ja-si-mundet-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-bashen-kam-miqesi-por-bardhi-flet-per-bisedimet-brenda-pd-se-per-zgjedhjet-lokale-ja-si-mundet-edi-rama\/","title":{"rendered":"\u201cMe Bash\u00ebn kam miq\u00ebsi, por\u2026\u201d\/ Bardhi flet p\u00ebr bisedimet brenda PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale.Ja si mundet Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Teksa vijojn\u00eb bisedimet brenda Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale, deputeti Gazment Bardhi ka mohuar se n\u00eb vendimmarrjet e grupit parlamentar ka pasur ndikim ish-kryetari Lulzim Basha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cPa censur\u00eb\u201d, Bardhi tregoi se ka miq\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me Bash\u00ebn, por kjo nuk ka ndikuar tek vendimet e tij politike.<br \/>\nDeputeti demokrat tha se Basha nuk ka qen\u00eb as n\u00eb mbledhjet e grupit parlamentar, kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb diskutimet p\u00ebr aksionin opozitar.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrceptim i drejt\u00eb apo i gabuar q\u00eb ju jeni nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i zotit Basha?<\/p>\n<p>Bardhi: Un\u00eb jam bashk\u00ebpun\u00ebtor me secilin prej koleg\u00ebve brenda PD. Nuk mohoj dhe nuk do ta mohoj kurr\u00eb, sepse nuk do t\u00eb ishte normale as nga pik\u00ebpamja ligjore, jo m\u00eb politike, q\u00eb un\u00eb kam nj\u00eb miq\u00ebsi me zotin Basha. Nuk do ta mohoj kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nuk b\u00ebj pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb  e njer\u00ebzve q\u00eb, kur dikush \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb maj\u00eb, duhet t\u2018i qendroj\u00eb af\u00ebr dhe t\u00eb dal\u00eb krah tij n\u00eb tv p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb perceptimin  q\u00eb jam af\u00ebr liderit, nd\u00ebrsa kur ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, t\u2018i kthej kurrizin dhe t\u00eb b\u00ebj sikur nuk e njoh. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e b\u00ebj me nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor brenda partis\u00eb, k\u00ebt\u00eb model do t\u00eb ndiqja me qytetar\u00ebt.  Kjo as ka ndodhur, as ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur. Un\u00eb kam miq\u00ebsi me zotin Basha dhe nuk kam asnj\u00eb problem ta pohoj di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: A i ndikon zoti Basha vendimet tuaja?<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: Ju garantoj nuk e ka b\u00ebr\u00eb as kur ka qen\u00eb kryetar partie. Kam patur lirin\u00eb t\u00eb them at\u00eb qe mendoj dhe besoj. Ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kur pranova funksionin e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD. Zotit Basha i kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb at\u00eb q\u00eb mendoj dhe besoj.<\/p>\n<p>Pyetje: Pra, ju tani nuk veproni n\u00eb em\u00ebr apo p\u00ebr llogari t\u00eb zotit Basha?<\/p>\n<p>Bardhi: Kurr\u00ebsesi! Zoti Basha \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga drejtimi i PD. Nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb prej mbledhje t\u00eb grupit. \u00c7do vendim politik timin apo t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebve ne e kemi diskutuar vet\u00ebm n\u00eb grupin parlamentar.  As nuk jam konsultuar ndonj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb them apo \u00e7far\u00eb qendrim do t\u00eb mbaj dhe as kam p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Sikund\u00ebr, edhe zoti Basha nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar dhe nuk konsultohet me mua p\u00ebr qendrimet e veta politike q\u00eb mban k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb arsye pse ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket bisedimeve me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se k\u00ebtu nuk duhet t\u00eb lejohet q\u00eb ndasit\u00eb personale t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek problemi i njohjes s\u00eb statutit t\u00eb PD-s\u00eb, Bardhi tha se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb momentalisht duhet l\u00ebn\u00eb m\u00ebnj\u00eban\u00eb, dhe duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb fitojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Berisha nuk heq dor\u00eb nga primaret, ju nuk hiqni dor\u00eb nga padia. \u00c7far\u00eb negociatash jan\u00eb k\u00ebto?<\/p>\n<p>Bardhi: E kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe zoti Berisha e tha, q\u00eb ne hyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebto negociata pa kushte. N\u00ebse do t\u00eb vendosim kushte dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb peng i konflikteve apo debateve, mendimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb kemi patur gjat\u00eb k\u00ebtij viti, e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb  nuk do t\u00eb gjejm\u00eb dot nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb na bashkon, nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb na siguron bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkurrues dhe p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet. Zoti Berisha nuk ka vendosur kushte, nuk ka pranuar kushte, mesa ka pohuar publikisht. E nj\u00ebjt\u00eb ka qen\u00eb edhe qasja jon\u00eb, nuk vendosim dhe nuk pranojm\u00eb kushte. E r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb q\u00eb bisedimet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sinqerta, t\u00eb ken\u00eb si q\u00ebllim vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet lokale, pa e ngat\u00ebrruar me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb na ndajn\u00eb prej koh\u00ebsh. Nuk ka ndodhur asgj\u00eb q\u00eb secila pal\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Pyetje: Retorik\u00ebn tuaj e kuptoj, edhe at\u00eb t\u00eb zotit Berisha, por realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe. PD e zotit Berisha ka nj\u00eb statut t\u00eb vetin. Ju keni nj\u00eb statut tuajin. At\u00ebher\u00eb a nuk jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara negociatat ende pa nisur? Ju nuk hiqni dor\u00eb nga statutet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Bardhi: Ne nuk do t\u00eb negociojm\u00eb mbi baza statuti, por mbi mund\u00ebsin\u00eb sesi demokrat\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur Edi Ram\u00ebn. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull i shkruar n\u00eb statut.<\/p>\n<p>Pyetje: Por pala tjet\u00ebr ka primare n\u00eb statut.<\/p>\n<p>Bardhi: Edhe pala tjet\u00ebr ka K\u00ebshill Komb\u00ebtar, kryesi. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk i kemi zgjidhur p\u00ebr nj\u00eb vit. Do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb peng i k\u00ebtij debati apo do t\u2019i japim zgjidhje demokrat\u00ebve q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur Edi Ram\u00ebn. Mendoj se interesi i PD dhe i demokrat\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb statuti n\u00eb fuqi. Edi Rama nuk mundet me statut, por me bashkim t\u00eb \u00e7do z\u00ebri opozitar, kudo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pozicionuar ai dhe cilido qoft\u00eb statuti q\u00eb  ai njeh. N\u00ebse ne q\u00ebndrojm\u00eb peng se cili \u00ebsht\u00eb statuti, cilat jan\u00eb organet e partis\u00eb ne qend\u00ebr, si zgjidhen, e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto bisedime do t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. Un\u00eb nuk hyj me k\u00ebt\u00eb paragjykim. Kam kuptuar q\u00eb edhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb nuk hyjn\u00eb me paragjykim, por p\u00ebr hallin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si mundet Edi Rama. Pastaj, hallet personale t\u00eb secilit prej nesh nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr demokrat\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb shohin fituese PD n\u00eb zgjedhjet lokale. Hyj n\u00eb k\u00ebto bisedime me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, me k\u00ebt\u00eb mision. Uroj shum\u00eb q\u00eb edhe koleg\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, me ket\u00eb mision.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, Bardhi tha se ai ka p\u00ebrdorur retorik\u00eb boshe.<\/p>\n<p>Bardhi: Nuk do t\u00eb na shikoni duke b\u00ebr\u00eb rivalitet strukturash, sepse kjo e d\u00ebmton PD. Kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb PD t\u00eb mos p\u00ebr\u00e7ahet. Nuk i kemi fryr\u00eb zjarrit t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes. Kemi qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00ebn sulmin dhe balt\u00ebn e padrejt\u00eb t\u00eb shpifjes t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb koleg\u00ebve. Nuk kemi nxitur asnj\u00ebher\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes dhe fyerjes mes demokrat\u00ebve. Kemi qen\u00eb pjes\u00eb e aksionit opozitar. Mund t\u00eb mos kemi qen\u00eb pjes\u00eb e retorik\u00ebs boshe q\u00eb vet\u00ebm b\u00ebrtet dhe nuk ofron asgj\u00eb, por n\u00eb fakt grupi parlamentar i PD ka qen\u00eb i foksuar n\u00eb beteja n\u00eb interest\u00eb qytetar\u00ebve. Ne themi ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me \u00e7mimin e naft\u00ebs, e thon\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt brenda PD, por grupi yn\u00eb b\u00ebn nj\u00eb akt konkret. Ka nj\u00eb bord t\u00eb ngritur me 3-4 oligark\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur kontrollojn\u00eb \u00e7mimin, por sigurojn\u00eb fitime t\u00eb majme p\u00ebr vete. Kemi k\u00ebrkuar shfuqizimin e bordit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Mund t\u00eb b\u00ebrtasim jemi kund\u00ebr oligark\u00ebve, por t\u00eb rrim\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn me ta, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur b\u00ebjm\u00eb betej\u00eb p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar poiltikisht, por nuk b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb i japin zgjidhje problemit.<\/p>\n<p>Pyetje: Gjykoni se opozita e zotit Berisha ka m\u00eb shum\u00eb retorik\u00eb sesa aksion opozitar?<\/p>\n<p>Bardhi: Ne kemi qen\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ne k\u00ebrkuam hetim parlamentar p\u00ebr investimet strategjike dhe denoncimin p\u00ebr aferat q\u00eb po b\u00ebhen me statusin e investitorit strategjik. U b\u00ebm\u00eb thirrje t\u00eb sinqert\u00eb koleg\u00ebve q\u00eb p\u00ebrkahin zotin Berisha, q\u00eb t\u00eb ishin krah k\u00ebsaj nisme dhe jemi refuzuar.<\/p>\n<p>Pyetje: Teza e PD e zotit Berisha \u00ebsht\u00eb se ju jeni nj\u00eb opozit\u00eb fake, nd\u00ebsa ata jan\u00eb  nj\u00eb opozit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Bardhi: K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb aktet. T\u00eb jesh fake dmth t\u00eb dal\u00ebsh dhe t\u00eb kund\u00ebrshtosh rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb mos kesh guxim t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh 3 oligark\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Bordit q\u00eb p\u00ebrcakton \u00e7mimin e naft\u00ebs. N\u00ebse thua q\u00eb po b\u00ebhet nami me kullat n\u00eb Tiran\u00eb, por kur kulla nd\u00ebrtohen nga oligark\u00eb q\u00eb njihen prej nj\u00eb pjese t\u00eb koleg\u00ebve, ti nuk ke guximin  t\u2019i denoncosh, dmth q\u00eb ti je thjesht n\u00eb retorik\u00eb dhe nuk je i v\u00ebrtet\u00eb. Megjthat\u00eb nuk e ndaj kurr\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb \u201ek\u00ebta jan\u00eb fake dhe ne jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201c, sepse aktet jan\u00eb aty, ngelen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa vijojn\u00eb bisedimet brenda Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale, deputeti Gazment Bardhi ka mohuar se n\u00eb vendimmarrjet e grupit parlamentar ka pasur ndikim ish-kryetari Lulzim Basha. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cPa censur\u00eb\u201d, Bardhi tregoi se ka miq\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me Bash\u00ebn, por kjo nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":187582,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293623","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293623\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}