{"id":294418,"date":"2022-10-21T11:41:15","date_gmt":"2022-10-21T09:41:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294418"},"modified":"2022-10-21T11:41:15","modified_gmt":"2022-10-21T09:41:15","slug":"mediu-ky-konsensus-eshte-qesharak-po-fyeni-ish-te-perndjekurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mediu-ky-konsensus-eshte-qesharak-po-fyeni-ish-te-perndjekurit\/","title":{"rendered":"Mediu: Ky konsensus \u00ebsht\u00eb qesharak, po fyeni ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit"},"content":{"rendered":"<p>Fjalimi i kreut t\u00eb Partis\u00eb Republikane mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Kuvend, ku u miratuan disa ndryshime n\u00eb ligjin e dosjeve, Fatmir Mediu:<\/p>\n<p><em>Un\u00eb them q\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb erdhe, se filluam me tradhtar\u00eb kriminel\u00eb e hajdut\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe p\u00ebrfunduam n\u00eb p\u00ebrqafime, n\u00eb fund e prishe at\u00eb p\u00ebrqafimin. Jo, jo, k\u00ebshtu po shkonte drejt p\u00ebrqafimit, shyqyr ngrinim moralin, dinjitetin e gjithsecilit se po b\u00ebnim gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq ky lloj patetizmi pak dhe konsensual i sot\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb sa qesharak, por dhe i dhimbsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb qesharak sepse i shkelim syrin nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se nuk t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb. S\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me respektin me nj\u00ebri-tjetrin, nuk ka as t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme jo sepse s\u2019kemi treguar dhe tani q\u00eb kemi ecur n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb. Deri n\u00eb m\u00ebngjes, ose deri para dy or\u00ebsh ishim \u2018fyt m\u00eb fyt\u2019 me nj\u00ebri tjetrin, pastaj ndryshuam menj\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Padyshim q\u00eb ka interesa politike dhe k\u00ebto na b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, ose na ndajn\u00eb, ose na bashkojn\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb edhe i dhimbsh\u00ebm sepse kur d\u00ebgjoj koleg q\u00eb thon\u00eb \u2018do ju kthejm\u00eb dinjitetin t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, do ju japim atyre moralin e munguar\u201d, kujt do i ktheni dinjitetin?!<\/em><\/p>\n<p><em>Po ata p\u00ebr at\u00eb dinjitet luftuan kur nuk e kishte asnj\u00ebri, kund\u00ebr sistemit komunist, kujt do i ktheni moralin ju?! Atyre q\u00eb luftuan kund\u00ebr komunizmit me at\u00eb moral se donin shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb? Sakrifikuan veten, u pushkatuan, u internuan, prandaj le t\u00eb jemi pak t\u00eb sinqert\u00eb me veten ton\u00eb, le ta kthejm\u00eb nga vetja jon\u00eb gjith\u00eb analiz\u00ebn. N\u00eb qoft\u00eb se jemi kund\u00ebr komunizmit, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb marrim q\u00ebndrim si Kuvend i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, Parlamenti Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb votuar kund\u00ebr k\u00ebtu, ka histori t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi, ka an\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb votuar kund\u00ebr, nuk e kan\u00eb dashur k\u00ebt\u00eb. Nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm sot e majta dhe djathta, ka 30 e sa vjet, me gabime, t\u00eb mira dhe t\u00eb k\u00ebqijat, q\u00ebndrime q\u00eb kan\u00eb ardhur ndesh interesave t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb edhe t\u00eb pronar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Pastaj, ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb nga vetja jon\u00eb. E tha edhe zonja Doda, kemi t\u00eb drejt\u00eb ne si deputet\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb apo t\u00eb marrim nj\u00eb vendim k\u00ebtu, t\u00eb hapen dosjet e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ta par\u00eb nj\u00ebrin-tjetrin n\u00eb sy, pastaj t\u00eb shikojm\u00eb si t\u2019i hapim dosjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Prandaj mendoj se duhet t\u00eb jemi pak m\u00eb racional\u00eb kur flasim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira. Sepse mund t\u00eb nisemi nga nj\u00eb vullnet i mir\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb vet\u00ebm prishim. Ne nuk kemi memorie historike p\u00ebr fatin e keq dhe prandaj e p\u00ebrs\u00ebrisim historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. <\/em><\/p>\n<p><em>Dhe un\u00eb po p\u00ebrpiqem t\u00eb kujtoj \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit me krimet makabre q\u00eb nuk kursyen as 90-vje\u00e7ar\u00eb, por as foshnje. Jan\u00eb krime t\u00eb cilat nuk i par\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, po ta marr\u00ebsh n\u00eb num\u00ebr popullsie. Komunizmi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ka ekzekutuar 90 milion\u00eb njer\u00ebz, 90 milion\u00eb! N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 5037 burra dhe 450 gra t\u00eb ekzekutuara nga sistemi komunist. 21778 burra dhe 7367 gra t\u00eb d\u00ebnuara me burg p\u00ebr arsye politike. 48217 burra dhe 10792 gra t\u00eb d\u00ebbuara p\u00ebr arsye politike. 11536 familje t\u00eb cilat jan\u00eb internuar dhe ka k\u00ebtu njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb vuajtur internimin dhe duhet ta kujtojn\u00eb \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb ajo situat\u00eb dhe ajo koh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka 64 t\u00eb huaj q\u00eb jan\u00eb ekzekutuar nga sistemi komunist, 1215 burra dhe gra t\u00eb huaj q\u00eb jan\u00eb arrestuar n\u00eb Shqip\u00ebri. 95 shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb ekzekutuar n\u00eb Shqip\u00ebri. 120 klerik\u00eb katolik\u00eb jan\u00eb ekzekutuar gjat\u00eb regjimit komunist. 83 bektashinj, 60 klerik\u00eb mysliman\u00eb dhe 2169 kisha jan\u00eb shkat\u00ebrruar, 740 xhamia, dhe teqe&#8230; e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Dhe, e dini pse ndodhi kjo? Sepse tentuan n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb godisnin besimin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunizmi t\u00eb ishte besimi i gjithsecilit nga ne.<\/em><\/p>\n<p><em>E dyta, godit\u00ebn historin\u00eb, familjet m\u00eb patriotike m\u00eb intelektuale, godit\u00ebn intelektualizmin q\u00eb kjo shoq\u00ebri t\u00eb mos kishte dije dhe koshienc\u00eb, q\u00eb ta kontrollonin dhe t\u00eb b\u00ebnin si\u00e7 donin. Dhe un\u00eb nuk mendoj se komunizmi ka mbaruar, madje po tenton t\u00eb rikthehet n\u00eb shum\u00eb vende. Dhe n\u00ebse ne nuk do dim\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb historin\u00eb, do ta p\u00ebrs\u00ebrisim at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe. Se brenda nesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si sillemi \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsimi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, zhvler\u00ebsimi i dinjitetit, zhvler\u00ebsimi i raportit njer\u00ebzor dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme mos vler\u00ebsimi i lirive dhe t\u00eb drejtave sepse ne mendojm\u00eb se jemi Zoti dhe dim\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebjm\u00eb dhe duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb ne na intereson.<\/em><\/p>\n<p><em>Fol\u00ebt p\u00ebr histori personale&#8230; Kam pasur rastin, kam koleg\u00eb t\u00eb mi k\u00ebtu nga Fieri t\u00eb njoh dy burra t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Nj\u00ebri ka qen\u00eb kryetar i t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik t\u00eb Fierit, tjetri ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i asaj shoqate.<\/em><\/p>\n<p><em>Xhemil Manrova dhe Enriko Veizi. Kur shikoj Ismetin\u00a0 e koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e kan\u00eb punuar n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs, n\u00eb historin\u00eb time q\u00eb kam punuar si inxhinier nafte, nuk kam njohur burr\u00eb m\u00eb intelektual por edhe njeri t\u00eb madh si Enriko Veizi. Komunizmi e vendosi p\u00ebrball\u00eb q\u00eb ta shpallte veten agjent t\u00eb KGB-s\u00eb, por dhe ta ndante familjen e tij. Komunizmi b\u00ebri at\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr, ndau familje, vendosi probleme brenda familjes. Shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb merrnin q\u00ebndrime ku ndaheshin me familje, nip\u00ebr dhe me mbesa, sepse donin ti shp\u00ebtonin persekutimit. Dhe un\u00eb po ju lutem nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>A ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me veten ton\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb ne nuk kemi moral q\u00eb t\u2019u k\u00ebrkojm\u00eb t\u2019i hapim dosjen. Jam 100% sot dakord t\u00eb hapim dosjet, por jo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb. Ata, historin\u00eb e dosjeve t\u00eb tyre e b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist, sepse kur askush nuk fliste, ata q\u00ebndruan kund\u00ebr sistemit komunist. U ekzekutuan, u persekutuan, u d\u00ebbuan dhe sot jetojn\u00eb akoma n\u00ebp\u00ebr konvikte, me nj\u00eb banj\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb industrialen e Fierit apo n\u00eb vende tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj, le t\u00eb jemi pak t\u00eb ndersh\u00ebm, k\u00ebta njer\u00ebz nuk mund t\u00eb p\u00ebrzihen nga ky kuvend, nuk mund t\u2019ju tregojm\u00eb moral atyre t\u00eb cil\u00ebve na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ne mund\u00ebsi q\u00eb ti shesim moral nj\u00ebri-tjetrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj kam vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb Komisionin e Ligjeve. Duhet t\u00eb heqim dor\u00eb q\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb nj\u00ebsojm\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, kriminel\u00ebt me krimin, t\u00eb persekutuarit me persekutor\u00ebt. Le t\u00eb hapim dosjet p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb karrier\u00eb politike, t\u00eb hapim dosjet p\u00ebr k\u00ebdo deputet, p\u00ebr k\u00ebdo qytetar, por asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa ime p\u00ebr ju koleg\u00eb, sidomos p\u00ebr ju t\u00eb djatht\u00ebs. Kam dhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb fundit&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>Sa her\u00eb q\u00eb vjen kryeministri k\u00ebtu, ka interesin e vet politik. Rendja q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb pas nj\u00eb debati q\u00eb s\u2019ka vler\u00eb p\u00ebr ne, nuk na b\u00ebn as m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ka mund\u00ebsi t\u00eb sillemi me shqiptar\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merremi me debate q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr ta. Se ngel\u00ebm brenda nj\u00eb qerthulli, q\u00eb debatojm\u00eb e shajm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb ku shkojn\u00eb dhe largohen \u00e7do dit\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalimi i kreut t\u00eb Partis\u00eb Republikane mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Kuvend, ku u miratuan disa ndryshime n\u00eb ligjin e dosjeve, Fatmir Mediu: Un\u00eb them q\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb erdhe, se filluam me tradhtar\u00eb kriminel\u00eb e hajdut\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe p\u00ebrfunduam n\u00eb p\u00ebrqafime, n\u00eb fund e prishe at\u00eb p\u00ebrqafimin. Jo, jo, k\u00ebshtu po shkonte drejt p\u00ebrqafimit, shyqyr ngrinim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":294419,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294418","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294418\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294419"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}