{"id":294707,"date":"2022-10-22T12:30:02","date_gmt":"2022-10-22T10:30:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294707"},"modified":"2022-10-22T12:30:02","modified_gmt":"2022-10-22T10:30:02","slug":"para-ka-por-shkojne-per-patronazhistet-e-ppp-e-jo-per-pedagoget-deputeti-i-pd-qeveria-arketoi-mbi-400-mln-euro-me-shume-se-planifikimi-sulltani-po-falimenton-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/para-ka-por-shkojne-per-patronazhistet-e-ppp-e-jo-per-pedagoget-deputeti-i-pd-qeveria-arketoi-mbi-400-mln-euro-me-shume-se-planifikimi-sulltani-po-falimenton-bizneset\/","title":{"rendered":"\u201cPara ka, por shkojn\u00eb p\u00ebr patronazhist\u00ebt e PPP e jo p\u00ebr pedagog\u00ebt\u201d, deputeti i PD: Qeveria ark\u00ebtoi mbi 400 mln euro m\u00eb shum\u00eb se planifikimi. Sulltani po falimenton bizneset"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb Dashnor Sula shkruan se para ka, por se ato shkojn\u00eb p\u00ebr patronazhist\u00ebt e PPP dhe jo p\u00ebr pedagog\u00ebt.<\/p>\n<p>Sula deklaron se n\u00eb 9-muajt e k\u00ebtij viti qeveria ark\u00ebtoi mbi 400 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa ishte planifikimi baz\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, para ka, por ato nuk rishp\u00ebrndahen tek pensionist\u00ebt q\u00eb po vuajn\u00eb apo nuk investohen te akademik\u00ebt p\u00ebr t\u2019i stimuluar duke rritur pag\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn sa koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Kosov\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkimit shkencor.<\/p>\n<p>Ai thekson se parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar shkojn\u00eb te miqt\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sula ndalet dhe te paketa Fiskale 2023, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se rrit presionin fiskal mbi industrit\u00eb e prodhimit, specifikisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb birr\u00ebs dhe fasonit, duke hequr stimujt e akciz\u00ebs dhe TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr 2,3 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb, pritet q\u00eb d\u00ebmi n\u00eb industrin\u00eb e birr\u00ebs t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 30 milion\u00eb euro nga heqja e fash\u00ebs s\u00eb prodhimit me taksim t\u00eb ul\u00ebt. Sektori fason kthehet pas n\u00eb histori, me ng\u00ebr\u00e7in e likuiditeteve p\u00ebr n\u00ebnkontraktor\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vrastare p\u00ebr biznesin vendas. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb stimuloj\u00eb biznesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb stimulohet pun\u00ebsimi SULLTANI i falimenton dhe nxit zbrazjen e vendit. Protestat jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb arroganc\u00eb!\u201d, shkruan Dashnor Sula.<\/p>\n<p>POSTIMI I PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Para ka por ato shkojn\u00eb p\u00ebr patronazhist\u00ebt e PPP e jo p\u00ebr pedagog\u00ebt.<\/p>\n<p>Java q\u00eb po mbyllet do duhet t\u00eb kishte sh\u00ebnuar kulmin e entuziazmit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb konsiderohet elita e shoq\u00ebris\u00eb. Akademik\u00ebt!<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb kjo nuk ndodhi, por m\u00ebsimi n\u00eb universitete nuk nisi sipas planit, pasi elita e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi proteston p\u00ebr rritjen e rrog\u00ebs e cila nuk \u00ebsht\u00eb prekur nga viti 2004.<\/p>\n<p>Kryeministri i cili jeton n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb paralele, me nivel arrogance t\u00eb paprecedent nuk shfaq as shqet\u00ebsimin me t\u00eb vog\u00ebl edhe kur n\u00eb protest\u00eb del ajka e shoq\u00ebris\u00eb. Ai i b\u00ebn karshill\u00ebk atyre dhe thot\u00eb se pagat e tyre do t\u00eb rriten kur t\u00eb vij\u00eb radha sepse nuk ka para.<\/p>\n<p>-Kjo \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, dhe nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb me njer\u00ebzit e dijes.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb vendit tim, t\u00eb dashur pensionist\u00eb, t\u00eb nderuar pedagog\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se para ka, por ato shkojn\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt e qeveris\u00eb me PPP dhe p\u00ebr patronazhist\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb 9-muajt e k\u00ebtij viti qeveria ark\u00ebtoi mbi 400 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa ishte planifikimi baz\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Rritja e \u00e7mimeve dob\u00ebson xhepin e qytetar\u00ebve, forcon ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Pra para ka, por ato nuk rishp\u00ebrndahen tek pensionist\u00ebt q\u00eb po vuajn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk investohen te akademik\u00ebt p\u00ebr t\u2019i stimuluar duke rritur pag\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn sa koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Kosov\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkimit shkencor. Parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar shkojn\u00eb te miqt\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas projektbuxhetit t\u00eb vitit 2023 qeveria parashikon gati 14 miliard\u00eb lek\u00eb (120 milion\u00eb euro) pagesa p\u00ebr koncesionet\/PPP aktive me mb\u00ebshtetje financiare nga buxheti i shtetit. N\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 4%. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2024 kjo shum\u00eb pritet t\u00eb rritet me 12%. (Parat\u00eb e qytetar\u00ebve i gllab\u00ebrojn\u00eb oligark\u00ebt e koncesioneve)<\/p>\n<p>Para ka qeveria, por ato nuk i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb nxitur arsimimin, por ua shp\u00ebrndan patronazhist\u00ebve. Dit\u00ebn e djeshme Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb autorizoi Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetjeve (AKUM) t\u00eb nis\u00eb procedurat p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e subvencioneve ndaj shoq\u00ebrive t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs \u2013 kanalizimeve me q\u00ebllim shlyerjen e detyrimeve t\u00eb prapambetura.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi p\u00ebrcakton se likuidimi i pagesave emergjente p\u00ebrfshin pagesat e prapambetura t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb shoq\u00ebrive uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizime t\u00eb p\u00ebrthithura, t\u00eb cilat jan\u00eb transferuar te Shoq\u00ebria Rajonale; pagesat e detyrimeve ndaj deg\u00ebs s\u00eb Tatim-Taksave; pagesat e prapambetura t\u00eb pagave; Pagesat e prapambetura ndaj OSHEE-s\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebrive uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizime t\u00eb p\u00ebrthithura, t\u00eb cilat jan\u00eb transferuar te Shoq\u00ebria Rajonale.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb dashur qytetare, un\u00eb dhe ju paguajm\u00eb dy her\u00eb \u00e7mimin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm. Parat\u00eb q\u00eb ne paguajm\u00eb p\u00ebr faturat shp\u00ebrdorohen, vidhen i shp\u00ebrndahen patronazhist\u00ebve q\u00eb do manipulojn\u00eb zgjedhjet, pastaj del s\u00ebrish Ministria e Energjetik\u00ebs i jep edhe nj\u00eb dor\u00eb tjet\u00ebr parash nga taksat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ngopur patronazhist\u00ebt. Ne e dinim se uj\u00ebsjell\u00ebsit kishin borxhe vet\u00ebm te OSHEE, por ata as nuk paguakan sigurimet, as nuk paguakan taksat. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye bizneset e ndershme i tmerron SULLTANI.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto q\u00eb ju kam num\u00ebruar ju duken shum\u00eb, do zhg\u00ebnjeheni sepse kjo mazhoranc\u00eb nuk ndalet. N\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb bazohet te sh\u00ebrbimi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e jona, prodhuesit do duhet t\u00eb shiheshin si syt\u00eb e ballit. Por jo. Kryeministri nuk ka p\u00ebrfitime personale aty, ndaj n\u00eb 2023 p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj krize t\u00eb rrall\u00eb do t\u2019u var\u00eb edhe nj\u00eb gur\u00eb n\u00eb qaf\u00eb n\u00eb lumin e rr\u00ebmbyer t\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Paketa Fiskale 2023 rrit presionin fiskal mbi industrit\u00eb e prodhimit, specifikisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb birr\u00ebs dhe fasonit, duke hequr stimujt e akciz\u00ebs dhe TVSH-s\u00eb. P\u00ebr 2,3 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb, pritet q\u00eb d\u00ebmi n\u00eb industrin\u00eb e birr\u00ebs t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 30 milion\u00eb euro nga heqja e fash\u00ebs s\u00eb prodhimit me taksim t\u00eb ul\u00ebt. Sektori fason kthehet pas n\u00eb histori, me ng\u00ebr\u00e7in e likuiditeteve p\u00ebr n\u00ebnkontraktor\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vrastare p\u00ebr biznesin vendas. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb stimuloj\u00eb biznesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb stimulohet pun\u00ebsimi SULLTANI i falimenton dhe nxit zbrazjen e vendit.<\/p>\n<p>Protestat jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb arroganc\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb Dashnor Sula shkruan se para ka, por se ato shkojn\u00eb p\u00ebr patronazhist\u00ebt e PPP dhe jo p\u00ebr pedagog\u00ebt. Sula deklaron se n\u00eb 9-muajt e k\u00ebtij viti qeveria ark\u00ebtoi mbi 400 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa ishte planifikimi baz\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Sipas tij, para ka, por ato nuk rishp\u00ebrndahen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":294320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294707","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294707\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}