{"id":295097,"date":"2022-10-24T11:38:59","date_gmt":"2022-10-24T09:38:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295097"},"modified":"2022-10-24T11:56:45","modified_gmt":"2022-10-24T09:56:45","slug":"kryeministri-rama-ne-jerusalem-nje-burre-mund-te-perballoje-te-beje-gabime-por-jo-te-jete-i-merzitshem-ejani-ne-shqiperi-nuk-do-pendoheni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryeministri-rama-ne-jerusalem-nje-burre-mund-te-perballoje-te-beje-gabime-por-jo-te-jete-i-merzitshem-ejani-ne-shqiperi-nuk-do-pendoheni\/","title":{"rendered":"Kryeministri Rama n\u00eb Jerusalem: Sht\u00ebpia e shqiptarit i p\u00ebrket Zotit dhe mikut. Ejani n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk do pendoheni"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama po vijon sot vizit\u00ebn n\u00eb Jerusalem, Izrael, ku u prit nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog i cili vler\u00ebsoi takimin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb ka ekzistuar gjithmon\u00eb mes dy popujve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb situata t\u00eb v\u00ebshtira, si dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb respektit reciprok mes vendeve.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Rama vler\u00ebsoi miq\u00ebsin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore mes popujve si nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb \u00e7muar q\u00eb ka udh\u00ebhequr gjithmon\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe dialogun mes qeverive dhe vendeve.<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u00ebria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi e dyt\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb.\u201d<\/em> \u2013 u shpreh Kryeministri Rama gjat\u00eb takimit, i cili vijoi me diskutime mbi forcimin e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh n\u00eb fusha me interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u00a0 p\u00ebr vendet, si ekonomia, turizmi, etj.<\/p>\n<p><em>Sht\u00ebpia e shqiptarit i p\u00ebrket Zotit dhe mikut\u201d. Fjala \u201cmik\u201d nuk ka kuptim njeriun e ftuar, por atij q\u00eb troket n\u00eb port\u00eb sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Tradhtia ndaj k\u00ebtij miku n\u00eb Kodin e Nderit s\u00eb shqiptarit \u00ebsht\u00eb krim i pafalsh\u00ebm. Jam i lumtur t\u2019ju them n\u00ebse doni nj\u00eb vend t\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb mbajtur konferenc\u00ebn e radh\u00ebs, ejani n\u00eb Shqip\u00ebri vitin e ardhsh\u00ebm. Ju premtoj se nuk do t\u00eb pendoheni. Mund t\u00eb mos m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb nga sa dini, por nuk do t\u00eb m\u00ebrziteni.<\/em><\/p>\n<p><em>* * *<\/em><\/p>\n<p><em>Prezantuesi: Kryeminist\u00ebr Rama, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Lufto Antisemitizmin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb faleminderit paraardh\u00ebsve tuaj, p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar popullin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb falenderuar zakonin tuaj t\u00eb bukur t\u00eb Bes\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfundoi luft\u00ebn me m\u00eb shum\u00eb hebrenj sesa kur filloi lufta. Shum\u00eb hebrenj n\u00eb vendet p\u00ebrreth Shqip\u00ebris\u00eb emigruan aty dhe u shp\u00ebtuan, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u2019ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb. E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore dhe ju keni nj\u00eb orar shum\u00eb t\u00eb ngjeshur. Faleminderit q\u00eb d\u00ebrguat p\u00ebrfaq\u00ebsuesen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e bordit drejtues t\u00eb Lufto Antisemitizmin, znj. Valentina Leskaj dhe shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb ftoj t\u2019i drejtoheni grupit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0<em>Jam i nderuar t\u00eb jem k\u00ebtu sepse kam shum\u00eb p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb, por jam i shqet\u00ebsuar sepse nuk keni ngr\u00ebn\u00eb ende. Shpresoj mos t\u2019ju m\u00ebrzis dhe t\u00eb mos thoni ta qep goj\u00ebn e t\u00eb mund t\u00eb hani. Gjithsesi nuk kam \u00e7far\u00eb t\u00eb shtoj atyre \u00e7ka dini, por ndoshta do t\u00eb jet\u00eb interesante t\u00eb dini m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rastin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe si historia u zhvillua komplet ndryshe kur pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs ishte vendi m\u00eb i keq i mundsh\u00ebm p\u00ebr hebrenjt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pranimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jan\u00eb vet\u00ebm episodi i fundit i bashk\u00ebjetes\u00ebs shembullore t\u00eb gjat\u00eb me shqiptar\u00ebt n\u00eb atdheun e tyre, i cili u pa globalisht si nj\u00eb atdhe i dyt\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb n\u00eb vitet \u201930 dhe shum\u00eb pak njer\u00ebz e din\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka nj\u00eb komponent themelor q\u00eb bashkon ardhjet masive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata nuk jan\u00eb drejtuar asnj\u00ebher\u00eb drejt k\u00ebtij porti t\u00eb qet\u00eb, por vet\u00ebm kur kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuarit.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 tregohet nga historiani i par\u00eb i krisht\u00ebrizmit, Flavius Joseph n\u00eb librin e tij mbi luft\u00ebrat judaike, vendbanimet m\u00eb t\u00eb hershme hebreje u krijuan n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekullin e par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Tre mij\u00eb hebrenj q\u00eb kishin hipur n\u00eb anije q\u00eb drejtoheshin p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin e Perandoris\u00eb Romake si fuqi pun\u00ebtore, u rr\u00ebmbyen n\u00eb Adriatik dhe u devijuan n\u00eb brigjet tona ku toponimia hebraike si Galile, Fionike, Orikum, Paleste, \u00ebsht\u00eb ende e pranishme.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata kishin nd\u00ebrtuar sinagog\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Ballkan, n\u00eb shekullin e pest\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, qytetin n\u00eb kufi me Greqin\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb me bazilik\u00ebn e krishter\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Kur n\u00eb Spanj\u00eb dhe Portugali shp\u00ebrtheu zem\u00ebrimi i inkuizicionit kund\u00ebr hebrenjve, mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb erdh\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb qytetet shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas studiuesve t\u00eb njohur si Alain Ducellier e Bogumil Hrabak, hebrenjt\u00eb sefardi ose sefardik\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin af\u00ebr, n\u00ebse jo, shumic\u00ebn e popullsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb gjat\u00eb atij shekulli, qyteti n\u00eb jug ku po nd\u00ebrtojm\u00eb muzeun hebraik.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb shekujve t\u00eb sundimit osman n\u00eb Shqip\u00ebri, hebrenjt\u00eb e t\u00eb gjitha grupeve si Sefardik\u00eb, Romaniote, Marrano u bashkuan n\u00eb Shqip\u00ebri edhe pse dihet se marr\u00ebdh\u00ebniet mes k\u00ebtyre grupeve nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore. M\u00eb e bukura p\u00ebr hebrenjt\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn sipas dijes son\u00eb q\u00eb jan\u00eb trima p\u00ebr luft\u00eb por jo p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me nj\u00ebri-tjetrin.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, ata mund\u00ebn t\u00eb jetonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer mes tyre dhe me shqiptar\u00ebt. Kjo doli t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb edhe kur grupi i kat\u00ebrt hebre q\u00eb rrezikonte \u00e7rr\u00ebnjosjen, hebrenjt\u00eb ashkenazi, u vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri pas nisjes s\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 1931, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb urdh\u00ebroi regjistrimin e plot\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb rast hebrenjve iu njoh e drejta e tyre p\u00ebr bashk\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb Sabatin. Ky ishte nj\u00eb akt i rrall\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn e asaj kohe, ku dominonte antisemitizmi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, ishte i vetmi rast. Nd\u00ebrsa kudo tjet\u00ebr po shterroheshin, Shqip\u00ebria u dha atyre me ligj barazi etnike dhe fetare nj\u00ebsoj si t\u00eb gjitha komunitetet e tjera n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Konsiderohet t\u00eb jet\u00eb rasti i vet\u00ebm i diskriminimit pozitiv p\u00ebr hebrenjt\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo situat\u00eb bind\u00ebse inkurajoi ambasadorin amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Herman Bernstein, nj\u00eb figur\u00eb qendrore bot\u00ebrore e Sionizmit n\u00eb vitet 1930, t\u00eb propozonte nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrqeveritare midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr 500 familje hebreje t\u00eb pranohen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Misionar\u00ebt e Kongresit Bot\u00ebror Hebre negociuan gjithashtu me qeverin\u00eb mbret\u00ebrore dhe mandatuan misionarin Leo Elton q\u00eb t\u00eb vizitonte i cili pati bisedime me dy ministra shqiptar\u00eb duke r\u00ebn\u00eb dakord me ta q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb pranonte masivisht hebrenjt\u00eb n\u00eb rrezik dhe q\u00eb ata t\u00eb vendoseshin t\u00eb lir\u00eb n\u00eb territore p\u00ebr t\u00eb krijuar vendbanime t\u00eb ngjashme me kibucin e sot\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti i misionarit Leo Elton iu dha Rektorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Universitetit Hebraik, Profesor Judah Leib dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ku q\u00ebndron edhe sot e k\u00ebsaj dite. Faktet e pakta q\u00eb dalin nga ky raport 50 faqesh flasin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin model historie nderimi dhe solidariteti reciprok mes shqiptar\u00ebve dhe hebrenjve.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 shkruante disa vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Haaretz, publicisti hebre Nir Hasson, Shqip\u00ebria konsiderohet n\u00eb k\u00ebto dokumente sipas Leo Elton nj\u00eb atdhe i dyt\u00eb dhe shtes\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit europian ishte n\u00eb panik nga frika se Shqip\u00ebria po asimilohej nga hebrenjt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E gjith\u00eb kjo po ndodhte nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria n\u00eb Shqip\u00ebri ishte n\u00ebn kontrollin e Rom\u00ebs fashiste.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu shkruante nj\u00eb tekst i koduar i nj\u00eb informatori italian p\u00ebr Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb vitin 1936. \u201cPa dashur t\u00eb alarmoj, m\u00eb duhet t\u00eb them se simpatit\u00eb shqiptare p\u00ebr ne do t\u00eb shuhen s\u00eb shpejti dhe vendin ton\u00eb do ta z\u00ebn\u00eb hebrenjt\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb shtator 1943, kur ish-ambasadori nazist n\u00eb Beogradm Neubacher erdhi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb takuar kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve fetare p\u00ebr t\u00eb pranuar formul\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb relative p\u00ebr neutralitetin relativ, ai premtoi gjith\u00e7ka me kusht q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoheshin tre kushte t\u00eb panegociueshme: sigurimi i nj\u00eb list\u00eb e hebrenjve; dor\u00ebzimi i arit monetar q\u00eb ndodhej n\u00eb Rom\u00eb dhe dor\u00ebzimi i dy ungjijve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Beratit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kat\u00ebr negociator\u00ebt refuzuan kategorikisht fillimin e negociatave n\u00ebse nuk t\u00ebrhiqej kushti p\u00ebr dor\u00ebzimin e list\u00ebs hebreje.\u00a0 Duhet ta dini q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Par\u00eb Shqiptare, t\u00eb shkruajtur n\u00eb Mesjet\u00eb ka nj\u00eb paragraf q\u00eb ka p\u00ebrkufizuar historin\u00eb e shqiptar\u00ebve me shekuj me radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cSht\u00ebpia e shqiptarit i p\u00ebrket Zotit dhe mikut\u201d. Fjala \u201cmik\u201d nuk ka kuptim njeriun e ftuar, por atij q\u00eb troket n\u00eb port\u00eb sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Tradhtia ndaj k\u00ebtij miku n\u00eb Kodin e Nderit s\u00eb shqiptarit \u00ebsht\u00eb krim i pafalsh\u00ebm. K\u00ebta negociator\u00eb u shpjeguan nazist\u00ebve se n\u00ebse do t\u00eb guxonin t\u00eb pranonin dor\u00ebzimin e hebrenjve do t\u00eb humbitnin t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e tyre. Ndaj pranuan t\u00eb dor\u00ebzonin arin dhe nuk pranuan t\u00eb dor\u00ebzonin hebrenjt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nazist\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb prill \u201944 dhe n\u00eb qershor \u201844, sipas enciklopedis\u00eb Izraelite Pinkas Hakehillot, derisa u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk mund t\u00eb arrihej asnj\u00eb marr\u00ebveshje me shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1942, n\u00eb p\u00ebrputhje me statusin special t\u00eb Mitrovic\u00ebs, i cili lejoi ushtrin\u00eb naziste t\u00eb hynte pa autorizim n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cteritori liberi\u201d (territoret e lira) t\u00eb Kosov\u00ebs pa autorizim. K\u00ebtu po sjell nj\u00eb episod dhe m\u00eb vjen keq p\u00ebr Spilbergun, q\u00eb po ta dinte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb ishte m\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr rr\u00ebfimet e hebrenjve. Por d\u00ebgjojeni k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb ekspedit\u00eb e forcave speciale t\u00eb Rajhut me seli n\u00eb Beograd, u caktua p\u00ebr t\u00eb arrestuar t\u00eb gjith\u00eb burrat hebrenj q\u00eb jetonin n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeqytetin e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtori i spitalit t\u00eb qytetit ishte nj\u00eb shqiptar nga Shqip\u00ebria, doktor Spiro Lito, i cili n\u00eb dijenin\u00eb time \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb i drejt\u00eb midis kombeve n\u00eb Yad Vashem, ai u k\u00ebrkoi pacient\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb dilnin nga spitali, edhe pse me plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb lironin shtret\u00ebrit dhe strehoi n\u00eb spital gjith\u00eb burrat hebrenj t\u00eb qytetit<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb penguar hyrjen n\u00eb spital p\u00ebr kontrolle, drejtori e rrethoi gjith\u00eb territorin e spitalit me tabela ku shkruhej: \u201cVirus vdekjeprur\u00ebs. Mos u afro\u201d. Pjesa interesante e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb nga pacient\u00ebt q\u00eb u kthyen n\u00eb sht\u00ebpi, disa prej tyre n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe asnj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre nuk shkuan te nazist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, dikush i \u00e7mendur m\u00eb ka flakur baban\u00eb, gjyshin ose v\u00ebllan\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbrazur shtret\u00ebrit p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb po k\u00ebrkoni.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu nazist\u00ebt u kthyen pa asnj\u00eb hebre n\u00eb duart e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjesa tjet\u00ebr e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb kontributi i pabesuesh\u00ebm i Kish\u00ebs Katolike. Jeni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Kisha nuk ishte shum\u00eb e sjellshme me hebrenjt\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por n\u00eb Shqip\u00ebri, Kryepeshkopi u angazhua personalisht p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb hebrenjve certifikata false t\u00eb pag\u00ebzimit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ata.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbrojtja dhe shp\u00ebtimi i hebrenjve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt i natyrsh\u00ebm shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet rasti i kat\u00ebr hebrenjve dhe ky nj\u00eb tjet\u00ebr rast unik n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb u arrestuan. Ka shk\u00ebmbim letrash midis komand\u00ebs naziste dhe qeveris\u00eb kolaboracioniste shqiptare, njer\u00ebz t\u00eb caktuar nga nazist\u00ebt, ku k\u00ebrkonin lirimin e tyre, duke paguar nj\u00eb garanci prej 1500 napolona ari p\u00ebr secilin prej tyre. Pra, kjo ishte trondit\u00ebse p\u00ebr nazist\u00ebt por ka prova t\u00eb dokumentuara q\u00eb qeveria kolaboracioniste k\u00ebmb\u00ebnguli dhe m\u00eb n\u00eb fund i liroi k\u00ebta hebrenj duke paguar p\u00ebr ta.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ishte gabim t\u00eb pretendohej se asnj\u00eb hebre nuk vdiq n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Holokaustit. 17 prej tyre nuk kan\u00eb vdekur duke u internuar apo spiunuar, por kan\u00eb vdekur si antifashist\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn nacional\u00e7lirimtare dhe jan\u00eb shpallur d\u00ebshmor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkan ku p\u00ebrb\u00ebrja fetare nuk ka nj\u00eb rol p\u00ebrcaktues apo dallues p\u00ebrsa i p\u00ebrket identitetit. Kat\u00ebr komunitete fetare tashm\u00eb jetonin s\u00eb bashku n\u00eb at\u00eb q\u00eb Papa Fran\u00e7esku pag\u00ebzoi jo si nj\u00eb harmoni fetare, por si nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri fetare. Dhe nj\u00eb bashk\u00ebsi e pest\u00eb e hebrenjve nuk ishte aspak problem.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj shum\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb faqe e bukur e historis\u00eb son\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ne nuk duhet vet\u00ebm ta tregojm\u00eb, por duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb brezat e rinj ta kuptojn\u00eb me mendje e shpirt si pjes\u00eb e thelbit t\u00eb t\u00eb qenit shqiptar dhe t\u00eb krenaris\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb absolutisht e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jemi n\u00eb linj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr antisemitizmit sepse si\u00e7 e kuptojm\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me hebrenjt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Lufta kund\u00ebr antisemitizmit nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrosh hebrenjt\u00eb apo Izraelin, por mbron veten, familjen, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u2019u respektuar n\u00eb t\u00eb qenit musliman n\u00eb Paris, i krishter\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend mysliman ose \u00e7far\u00ebdo feje n\u00eb cilindo vend ku nuk jeni pjes\u00eb e shumic\u00ebs dhe nd\u00ebrsa po e ndaja me themeluesin dhe sponsorin tuaj t\u00eb hirsh\u00ebm gjithashtu, un\u00eb besoj fuqimisht se rreziku m\u00eb i madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr antisemitizmin nuk \u00ebsht\u00eb nga vandal\u00ebt q\u00eb vandalizojn\u00eb varrezat apo sinagogat hebreje. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet e turpshme, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e turpshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet e rrezikshme.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrkundrazi, kjo ekspozon an\u00ebn barbare t\u00eb nj\u00eb skaji t\u00eb caktuar. Rreziku m\u00eb i madh vjen nga ata q\u00eb duken t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe debatojn\u00eb e relativizojn\u00eb antisemitizmin.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk u ndjeva kurr\u00eb aq keq sa kur d\u00ebgjova disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Laburiste Britanike n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar disa vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr antisemitizmin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar se sa t\u00eb d\u00ebgjosh lajmet p\u00ebr nj\u00eb sinagog\u00eb apo varrez\u00eb q\u00eb u vandalizuan.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrs\u00ebri sepse relativizmi mund t\u00eb na kthej\u00eb n\u00eb vende v\u00ebrtet t\u00eb k\u00ebqija. Vandalizmi \u00ebsht\u00eb aty, i ekspozuar, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe lehtsh\u00ebm p\u00ebrcaktohet vija ndar\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u2019ju them m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr antisemitizmin, ju e dini gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurr\u00eb n\u00eb universitet, por m\u00eb besoni se kishte nj\u00eb men\u00e7uri t\u00eb pakrahasueshme me t\u00eb gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb njoh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo m\u00eb thoshte kur prind\u00ebrit e mi ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur me mua\u2026 meq\u00eb ra fjala, isha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhesh kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebse nuk je f\u00ebmij\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb m\u00ebrzitesha me ta dhe ajo m\u00eb thoshte: Mos u shqet\u00ebso. Rri qet\u00eb. K\u00ebshtu jan\u00eb prind\u00ebrit jan\u00eb. Je djal\u00eb dhe djemt\u00eb b\u00ebhen burra dhe burrat nga natyra nuk jan\u00eb krijesa t\u00eb p\u00ebrsosura dhe perfekte. K\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh gabime gjith\u00eb jet\u00ebs sepse je burr\u00eb. Por ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk duhet ta harrosh. Nj\u00eb burr\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabime, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i m\u00ebrzitsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb shpresoj t\u00eb mos isha i m\u00ebrzitsh\u00ebm. Jam i lumtur t\u2019ju them n\u00ebse doni nj\u00eb vend t\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb mbajtur konferenc\u00ebn e radh\u00ebs, ejani n\u00eb Shqip\u00ebri vitin e ardhsh\u00ebm. Ju premtoj se nuk do t\u00eb pendoheni. Mund t\u00eb mos m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb nga sa dini, por nuk do t\u00eb m\u00ebrziteni. Faleminderit shum\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Prezantuesi:<\/strong> E shihni, ky \u00ebsht\u00eb ovacion pa e k\u00ebrkuar.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0Jo nuk pyete por m\u00eb ke mbajtur k\u00ebtu, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnin.<\/p>\n<p><em><strong>Prezantuesi:<\/strong> Ka nj\u00eb barcalet\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Izrael p\u00ebr dallimet midis nj\u00eb zot\u00ebrie anglez dhe nj\u00eb hebre. Anglezi vjen e ik\u00ebn pa th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb dhe hebreu duke th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb, por kurr\u00eb nuk largohet. Pra e nj\u00ebjta gj\u00eb me fol\u00ebsit jo t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm. Ne kemi zgjedhje brenda nj\u00eb jave dhe ka m\u00eb shum\u00eb se 150 njer\u00ebz n\u00eb sall\u00ebn ku do t\u00eb votojn\u00eb ambasador\u00ebt dhe nuk kemi asnj\u00eb ide p\u00ebr rezultatin dhe mund t\u00eb kemi 300 opinione. Ne kemi nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na udh\u00ebzon q\u00eb \u00ebsht\u00eb Torahu, libri yn\u00eb dhe gjithashtu kur vijm\u00eb n\u00eb sinagoga ka shum\u00eb debate. Por ne kemi nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, quhet Yad dhe ai ndjek Torahun dhe papritmas t\u00eb gjith\u00eb vihen n\u00eb rresht. Mendoj se Adami dhe Valentina q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, do t\u00eb donin t\u2019i jepnin k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqje t\u00eb fort\u00eb dhe edhe nj\u00eb her\u00eb ju fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr vendin tuaj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong>\u00a0Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama po vijon sot vizit\u00ebn n\u00eb Jerusalem, Izrael, ku u prit nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog i cili vler\u00ebsoi takimin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb ka ekzistuar gjithmon\u00eb mes dy popujve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb situata t\u00eb v\u00ebshtira, si dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb respektit reciprok mes vendeve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295102,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295097","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295097"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295097\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}