{"id":295194,"date":"2022-10-24T15:58:03","date_gmt":"2022-10-24T13:58:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295194"},"modified":"2022-10-24T15:58:03","modified_gmt":"2022-10-24T13:58:03","slug":"intervista-pedagoget-ta-harrojne-rritjen-e-pagave-profesori-i-ekonomise-shprehje-ordinere-e-rames-po-proteston-elita-e-kombit-kerkesa-e-stafit-akademik-minimale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/intervista-pedagoget-ta-harrojne-rritjen-e-pagave-profesori-i-ekonomise-shprehje-ordinere-e-rames-po-proteston-elita-e-kombit-kerkesa-e-stafit-akademik-minimale\/","title":{"rendered":"Intervista\/ \u201cPedagog\u00ebt ta harrojn\u00eb rritjen e pagave\u201d- Profesori i ekonomis\u00eb: Shprehje ordinere e Ram\u00ebs, po proteston elita e kombit! K\u00ebrkesa e stafit akademik, minimale"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">VALENTINA MADANI\/ Sherif Bundo, ish-deputet i PS-s\u00eb, prej vitesh pedagog i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, mb\u00ebshtet protest\u00ebn e pedagog\u00ebve dhe denoncon qeverin\u00eb p\u00ebr sjellje arrogante, pasi sipas tij nuk po e kupton se po proteston nj\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs s\u00eb kombit.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Edi Rama dhe Sherif Bundo<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Bundo thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb acarimit t\u00eb raporteve sociale, Kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb reflektoj\u00eb duke plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e pedagog\u00ebve p\u00ebr rritjen e pagave, sa ato n\u00eb Kosov\u00eb, apo n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Kurse opozit\u00ebs i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb rritjen e pak\u00ebnaq\u00ebsive ndaj qeverisjes. Ai shprehet se pedagog\u00ebt nuk frik\u00ebsohen nga vetingu, por ata q\u00eb abuzojn\u00eb jan\u00eb politikan\u00ebt dhe p\u00ebr ta duhet nj\u00eb skaner i fort\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Z. Bundo, para 4 vitesh teksa student\u00ebt protestuan p\u00ebr kushtet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebrfshi dhe uljen e tarifave ju e konsideruat Kryeministrin Edi Rama si t\u00eb pabesuesh\u00ebm. Por, prej disa dit\u00ebsh n\u00eb protest\u00eb, jan\u00eb ngritur pedagog\u00ebt p\u00ebr rroga m\u00eb t\u00eb larta dhe trajtim m\u00eb dinjitoz, a e besoni se ata e kan\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb me vete\u2026?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">M\u00eb lejoni t\u00eb n\u00ebnvizoj q\u00eb n\u00eb fillim, se kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb emri i pedagog\u00ebve, kur flitet p\u00ebr statusin e personelit akademik t\u00eb shkollave t\u00eb larta, kur flitet p\u00ebr profesor\u00ebt dhe doktor\u00ebt e shkencave, flasim p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb aktive t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Elitat shquhen nga fakti se nuk kund\u00ebrshtojn\u00eb kollaj, por jo se binden kollaj. Elitat kan\u00eb instrumente t\u00eb tjera t\u00eb kalibrimit p\u00ebr t\u00eb \u00e7muar raportin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb. Por, n\u00eb se elitat protestojn\u00eb at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb bindemi me leht\u00ebsi se di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme ka ndodhur. Ka ndodhur nj\u00eb mbrapshti e madhe q\u00eb i detyron pedagog\u00ebt t\u00eb l\u00ebn\u00eb auditor\u00ebt dhe t\u00eb protestojn\u00eb shesheve.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Mos harroni: pedagog\u00ebt auditorin e kan\u00eb pasionin e tyre, e kan\u00eb dashurin\u00eb e tyre profesionale dhe shkencore, e kan\u00eb shtratin ku kan\u00eb rritur emrin e tyre. Shkolla, auditori dhe student\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb pedagog jan\u00eb t\u00eb shenjta dhe vet\u00ebm di\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pamund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej, i detyron ata t\u00eb protestojn\u00eb. Para kat\u00ebr vitesh, student\u00ebt kishin disa k\u00ebrkesa q\u00eb i parashtruan para qeveris\u00eb, por k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb ulur dhe reduktuar tarifat e shkollimit ishte lokomotiva e t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave. Student\u00ebt n\u00eb fakt shpreh\u00ebn dufin dhe pamund\u00ebsin\u00eb e familjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar vazhdimin e shkoll\u00ebs me ato tarifa.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Student\u00ebt k\u00ebrkuan k\u00ebshillat e mia dhe at\u00ebher\u00eb un\u00eb, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e prindit, por edhe t\u00eb profesorit, ju k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin kujdes se politika \u00ebsht\u00eb e pabesueshme dhe se Rama ka si karakteristik\u00eb kryesore n\u00eb profilin e tij politik q\u00eb nuk mban fjal\u00ebn, \u00ebsht\u00eb sa i pabesuesh\u00ebm aq edhe i paparashikuesh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb ai reagoi keq, shum\u00eb keq, por mori p\u00ebrgjigjen e merituar prej mij\u00ebra dhe mij\u00ebra student\u00ebve. Sigurisht koha v\u00ebrtetoi kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht deklaratat e mia, por kjo nuk m\u00eb g\u00ebzon. Pedagog\u00ebt me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rritje t\u00eb pag\u00ebs me deri 30 % n\u00eb fakt nuk k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rritje t\u00eb pag\u00ebs, por thjesht indeksim t\u00eb pag\u00ebs, mbrojtje t\u00eb nivelit aktual t\u00eb t\u00eb ardhurave reale nga kontratat e pun\u00ebsimit, t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe prekur prej inflacionit, q\u00eb publiku e shpreh si rritje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 35-40%. K\u00ebrkesa p\u00ebr trajtimin dinjitoz t\u00eb stafeve akademike n\u00eb shkollat e larta publike \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb elementare q\u00eb artikulohet.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pedagog\u00ebt, elita akademike e shoq\u00ebris\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre. Ata kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00ebfishe para publikut dhe vendit. N\u00eb analizat e tyre jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb realist\u00eb dhe m\u00eb analitik\u00eb se vet\u00eb qeveria. Dinjiteti i shkollave t\u00eb larta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebndrimin q\u00eb mban pronari me pron\u00ebn e vet. Nuk ka lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pas lidhjeve t\u00eb gjakut dhe t\u00eb ndjenjave, se sa lidhjet pron\u00ebsore. Qeveria, si pronare e universiteteve publike manifeston nj\u00eb q\u00ebndrim aspak korrekt. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me filozofin\u00eb e qeverisjes. K\u00ebt\u00eb lloj filozofie kund\u00ebrshtuan student\u00ebt para kat\u00ebr vitesh dhe n\u00eb thelb, k\u00ebt\u00eb filozofi po kund\u00ebrshtojn\u00eb edhe pedagog\u00ebt sot. Qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb lidhur me profilin e saj ndaj shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb filozofie pa konsensus materializuar n\u00eb ligjin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kemi pasur rastin t\u00eb shohim q\u00ebndrime emocionale, fodulle, arrogante, voluntariste, ndaj student\u00ebve dhe ndaj pedagog\u00ebve, shpesh her\u00eb edhe ndaj senateve dhe organeve t\u00eb tjera kolegjiale t\u00eb drejtimit t\u00eb shkollave t\u00eb larta, por jo p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb dhe maturin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb qeverit\u00eb e radh\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtoret e radh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Rreshtimi i opozit\u00ebs krah kauz\u00ebs s\u00eb pedagogeve prodhoi sulmet e kund\u00ebrshtarit politik se PD-ja po p\u00ebrdor protest\u00ebn p\u00ebr politik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt pretendojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. A ka t\u00eb drejt\u00eb Edi Rama kur thot\u00eb se pas k\u00ebsaj greve fshihen edhe q\u00ebllime politike?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">T\u00eb vendos\u00ebsh lupat dhe t\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nj\u00eb fenomen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nj\u00eb fenomen t\u00eb acarimit t\u00eb raporteve sociale, do t\u00eb thot\u00eb se nuk ke zot\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebsh analiza t\u00eb sakta dhe se nuk t\u00eb funksionon shqisa e t\u00eb parit. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb shprehem politikisht, do thosha pa asnj\u00eb rezerv\u00eb se nd\u00ebrsa qeveria bombardon opinionin me propagand\u00ebn se b\u00ebn gjith\u00e7ka mir\u00eb dhe se gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend shk\u00eblqen dhe b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pra teoria e nisjes gjithnj\u00eb nga zerua, opozita frym\u00ebn dhe ekzistenc\u00ebn e saj duhet ta mb\u00ebshtes\u00eb vet\u00ebm te rritja e pak\u00ebnaq\u00ebsive ndaj qeverisjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport nuk shoh ndonj\u00eb fenomen t\u00eb ri. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb edhe PS-ja kur ishte n\u00eb opozit\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb un\u00eb e njoh shum\u00eb mir\u00eb. Si kryetar i opozit\u00ebs, Rama n\u00eb krye t\u00eb PS-s\u00eb, e ka ngritur n\u00eb art k\u00ebt\u00eb sjellje politike, dhe mir\u00eb b\u00ebnte. Sot, nuk b\u00ebn mir\u00eb kur protest\u00ebn e pedagog\u00ebve e sheh si protest\u00eb politike.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Mua m\u00eb dh\u00ebmb fakti q\u00eb nj\u00eb qeveri e majt\u00eb, q\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e filozofis\u00eb s\u00eb saj ka pik\u00ebrisht mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb arsimit publik, t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, t\u00eb parqeve sociale dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit dhe solidaritetit, vrapon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gjith\u00eb energjit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur shtresat e pasura. Nj\u00eb qeveri e majt\u00eb q\u00eb nuk ka si bosht t\u00eb qeverisjes s\u00eb saj rritjen e standardit t\u00eb jet\u00ebs dhe arsimimin e publikut n\u00eb shkollat publike, qofshin k\u00ebto edhe t\u00eb larta, at\u00ebher\u00eb kujt i lipsen politikat dhe partit\u00eb e majta?! E shoh si fare normale q\u00eb mbas protest\u00ebs t\u00eb fshihen edhe interesa politike, por politikan\u00ebt e zgjuar, burrat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit, jan\u00eb t\u00eb till\u00eb sepse din\u00eb t\u00eb kapin momentin, t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelet e larta t\u00eb interesave t\u00eb atdheut dhe t\u00eb ofrojn\u00eb zgjidhjet e duhura, p\u00ebr njer\u00ebzit e duhur dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Arsimi publik \u00ebsht\u00eb kauz\u00eb e politikave dhe qeverive t\u00eb majta.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A po shantazhohen stafet akademike nga kreu i qeveris\u00eb, i cili foli edhe p\u00ebr veting financiar ndaj pedagog\u00ebve t\u00eb dypun\u00ebsuar, por q\u00eb nuk deklarojn\u00eb t\u00eb ardhurat e plota?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kjo k\u00ebrkes\u00eb dhe artikulim i Kryeministrit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe nj\u00eb lajthitje, por edhe nj\u00eb sjellje tipike e Ram\u00ebs. Nuk vonoi q\u00eb ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte vet\u00eb me t\u00eb shpejt\u00eb, si\u00e7 ndodh gjithnj\u00eb prej tij. K\u00ebshtu sillet Rama gjithnj\u00eb, ndaj kujtdo q\u00eb ka kuraj\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb Ram\u00ebn dhe politikat pa politik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij. Rama, politikat i nd\u00ebrton pa analiza, pa studime, pa konsulta, n\u00eb fillim n\u00ebp\u00ebr biseda private, apo t\u00eb shkruara me mesazhe, ngrihet nga gjumi, i teket t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka se k\u00ebshtu i ka shpjeguar nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb i rri af\u00ebr, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb profesionist dhe merr vrull duke turfulluar.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">K\u00ebto nuk jan\u00eb politika. Makina shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato makina q\u00eb b\u00ebn pun\u00eb gjigande, nga ato pun\u00eb q\u00eb kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, q\u00eb ju ndryshojn\u00eb sjelljen njer\u00ebzve duke e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Analizojeni vet\u00eb me v\u00ebmendje nga nj\u00ebra an\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr veting si shantazh dhe nga ana tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr amnisti fiskale. Un\u00eb do t\u00eb thosha, \u00e7far\u00eb ka pritur qeveria? Pse ka lejuar qeveria q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet evazion fiskal nga punonj\u00ebs t\u00eb dypun\u00ebsuar t\u00eb shkollave t\u00eb larta, t\u00eb cil\u00ebt dypun\u00ebsimin e kan\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb legalizuar po me ligjet q\u00eb ka propozuar dhe miratuar qeveria e Ram\u00ebs dhe shumica e tij parlamentare? Pse kryeministri kujtohet vet\u00ebm sot q\u00eb filloi protesta t\u00eb z\u00ebr\u00eb n\u00eb goj\u00eb vetingun e pedagog\u00ebve?<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">A nuk ju duket si sjellja e atyre \u00e7unave t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb lagjes, q\u00eb kujtohen dhe shfryjn\u00eb p\u00ebr dik\u00eb vet\u00ebm kur ata manifestojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ata vet\u00eb? \u00c7far\u00eb vetingu k\u00ebrkon Kryeministri nga pedagog\u00ebt? Un\u00eb nuk do b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me at\u00eb q\u00eb b\u00ebn ai, dhe t\u00eb them se pse nuk k\u00ebrkon t\u00eb miradministroj\u00eb dhe mir\u00ebmenaxhoj\u00eb baz\u00ebn tatimore dhe t\u00eb ardhurat tatimore qeveria e vendit tim. Un\u00eb kam m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta them nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb menaxhoj\u00eb ato t\u00eb ardhura q\u00eb shteti i ka edhe prej tatimeve q\u00eb paguaj un\u00eb me koleg\u00ebt e mi n\u00eb universitet publike dhe private. Ata vet\u00eb, qeveritar\u00ebt pra, paguhen pik\u00ebrisht nga k\u00ebto t\u00eb ardhura q\u00eb paguajm\u00eb ne.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si mund t\u00eb mbyllet kjo protest\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb z. Rama deklaroi se pedagog\u00ebt \u201cta harrojn\u00eb se do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rritje tjet\u00ebr page\u201d?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Zgjidhja sipas meje duhet k\u00ebrkuar pas nj\u00eb analize m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, larg euforis\u00eb, larg sjelljes fodulle dhe arrogante. Zgjidhja sipas meje fillon me reflektim t\u00eb thell\u00eb. Zgjidhja q\u00ebndron te marrja v\u00ebrtet\u00eb e profilit t\u00eb majt\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb buron nga nj\u00eb forc\u00eb politike e majt\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb majta nga nj\u00eb qeveri q\u00eb votohet nga e majta dhe b\u00ebn politika t\u00eb djathta. Rritja, apo, sikurse e n\u00ebnvizova m\u00eb sip\u00ebr, indeksimi i pagave p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin negativ t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb pedagog\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb inflacionit, duhet t\u00eb pranohet nga qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Burimet p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb rritje jan\u00eb. Un\u00eb do t\u2019i sugjeroja qeveris\u00eb dhe ministrave t\u00eb saj, t\u00eb kthejn\u00eb fytyr\u00ebn nga profesionist\u00ebt dhe aty do ti gjejn\u00eb zgjidhjet. Njer\u00ebzit profesionist\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kuraj\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb ide novatore dhe q\u00eb nuk shihen me syrin e keq t\u00eb politik\u00ebs, jan\u00eb thesaret e administrat\u00ebs publike. Nuk e di n\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu vendi q\u00eb t\u00eb shpjegoj se, si profesor i financ\u00ebs shoh pafund burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rritur pagat e pedagog\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas bindjeve t\u00eb mia, q\u00eb nuk e fsheh t\u00eb deklaroj se jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb majta, pagat e pedagog\u00ebve n\u00eb universitetet publike nuk duhet t\u00eb bazohen te financimi nga pagesat e student\u00ebve. Pagesat e student\u00ebve, tarifat e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb student\u00ebve t\u00eb nivelit Master, n\u00eb universitetet tona publike duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eblloj me ato t\u00eb shkollave publike t\u00eb Franc\u00ebs, t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Gjermani, student\u00ebt e diplomave Master paguajn\u00eb vet\u00ebm 310-330 euro n\u00eb vit, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb paguajn\u00eb kat\u00ebr deri pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Po niveli i pagave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre k\u00ebtu dhe n\u00eb Franc\u00eb a e dini se sa e kan\u00eb disnivelin? Pagat andej jan\u00eb mesatarisht pes\u00eb deri n\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se raporti i pabarazis\u00eb dhe i padrejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb gati 10-12 her\u00eb. Kjo nuk mund t\u00eb tolerohet. Ne kemi krijuar n\u00eb modelin e arsimit t\u00eb lart\u00eb nj\u00eb mish-mash. K\u00ebrkojm\u00eb modelin e Europ\u00ebs kontinentale dhe kopjojm\u00eb ligje nga modeli anglosakson. Ndaj them se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr administrat\u00eb publike t\u00eb kualifikuar, t\u00eb mbrojtur me kujdes, q\u00eb sh\u00ebrben si kolona vertebrale e shtetit. Pedagog\u00ebt duhet ta kund\u00ebrshtojn\u00eb me forc\u00eb dhe t\u00eb mos e pranojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pagave t\u00eb tyre, n\u00eb universitetet publike t\u00eb paguhet nga tarifat e student\u00ebve. Jo, nuk jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhurat dyt\u00ebsore t\u00eb universiteteve. Tarifat e larta t\u00eb student\u00ebve n\u00eb shkollat e larta jan\u00eb tatime t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr familjet q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe k\u00ebto nuk jan\u00eb politika t\u00eb majta.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">At\u00eb q\u00eb buxheti i shtetit, nuk i jep nj\u00eb shkolle t\u00eb lart\u00eb publike, k\u00ebrkon ta plot\u00ebsoj\u00eb duke e detyruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb publike t\u00eb rrit\u00eb tarif\u00ebn e shkollimit. Kjo pages\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e detyrueshme sa \u00ebsht\u00eb e detyrueshme edhe pagesa p\u00ebr tatimin dhe taks\u00ebn. Kjo shprehja \u201cta harrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje pagash\u201d m\u00eb duket shum\u00eb vulgare, fjalor i nj\u00eb niveli t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb vet\u00ebm arsyetim racional nuk fsheh brenda saj. Nuk e di se pse m\u00eb detyron t\u00eb mendoj keq p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e ul\u00ebt n\u00eb argumente t\u00eb k\u00ebtij reagimi t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb togfjal\u00ebsh \u201cta harrojn\u00eb\u2026\u201d. Nj\u00eblloj si nj\u00eb prind q\u00eb nuk di t\u00eb prind\u00ebroj\u00eb dhe q\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs me k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr ndonj\u00eb \u00e7okollat\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ju p\u00ebrgjigjen \u201charroje \u00e7okollat\u00ebn\u201d. Jo k\u00ebshtu. Un\u00eb drejtuesit e qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit dua ti shoh si njer\u00ebz me nj\u00eb barr\u00eb m\u00ebnd, q\u00eb fjal\u00ebn e fundit nuk e thon\u00eb t\u00eb par\u00ebn dhe nuk flasin pa u menduar mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Sipas z. Rama, rritja e radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt, m\u00ebsuesit, mjek\u00ebt, polic\u00ebt e ushtarak\u00ebt, nd\u00ebrsa pedagog\u00ebt, mund ta shtojn\u00eb vet\u00eb rrog\u00ebn, duke u angazhuar n\u00eb projekte. Si mund t\u00eb angazhohen n\u00eb projekte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\u2026?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pedagog\u00ebt urojn\u00eb q\u00eb pagat e m\u00ebsuesve, mjek\u00ebve, polic\u00ebve dhe ushtarak\u00ebve apo dhe pensionet e pensionist\u00ebve t\u00eb rriten. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dinjitetin e shtetit shqiptar q\u00eb k\u00ebto shtresa t\u2019i v\u00ebshtroj\u00eb me nj\u00eb sy tjet\u00ebr. Pensionet e pensionist\u00ebve jan\u00eb fare qesharake. Ironia q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb faktin se individ\u00ebt e k\u00ebtyre shtresave q\u00eb votojn\u00eb t\u00eb majt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb braktisur nga e majta. K\u00ebto shtresa q\u00eb thoni ju, jan\u00eb natyrsh\u00ebm shtresa q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe marrin n\u00eb mbrojtje qeverit\u00eb dhe politikat e majta.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Angazhimi n\u00eb projekte i pedagog\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull tjet\u00ebr dhe un\u00eb mund t\u2019ju them se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, pavar\u00ebsisht se aktualisht e vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve pedagog\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb i shkruajn\u00eb projektet dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Por a shkruhen t\u00eb gjitha projektet p\u00ebr llogari t\u00eb shkollave t\u00eb larta? K\u00ebt\u00eb duhet ta kishte menaxhuar me kujdes vet\u00eb qeveria. T\u00eb detyrohen nj\u00ebsit\u00eb baz\u00eb dhe ato kryesore t\u00eb shkruajn\u00eb projekte dhe t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebrkime p\u00ebr llogari t\u00eb ekonomis\u00eb. Un\u00eb jam dakord q\u00eb shkollat e larta t\u00eb detyrohen t\u00eb sigurojn\u00eb edhe t\u00eb ardhura dyt\u00ebsore, por shkoll\u00ebn e lart\u00eb publike e shkat\u00ebrroi politika q\u00eb krijoi universitete n\u00eb \u00e7do qytet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qoka dhe q\u00eb nuk la universitet pa e ndar\u00eb n\u00eb dy e tre pjes\u00eb sikur jepte tollona.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Universitetet duhet t\u00eb alokojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor dhe projektet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb angazhimi n\u00eb pun\u00eb k\u00ebrkimore t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si stimul i fort\u00eb p\u00ebr pedagog\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb shteti ka nevoj\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb mir\u00eb, por fare mir\u00eb, se pedagogu n\u00eb universitet paguhet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien, t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb leksione q\u00eb reflektojn\u00eb t\u00eb rejat e shkenc\u00ebs dhe t\u00eb teknologjis\u00eb, t\u00eb hap\u00eb horizonte dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe k\u00ebrkimore t\u00eb brezave t\u00eb rinj, t\u00eb injektoj\u00eb tek ata dashurin\u00eb p\u00ebr progresin, p\u00ebr profesionin dhe q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb ballafaqohen me bot\u00ebn. Pedagog\u00ebt kan\u00eb detyrimin t\u00eb shkruajn\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgatisin dispensa dhe libra, si detyrim, t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb, t\u00eb studiojn\u00eb vet\u00eb dhe t\u00eb drejtojn\u00eb pa p\u00ebrtuar, gjith\u00eb jet\u00ebn pun\u00ebn e pavarur t\u00eb student\u00ebve, t\u00eb ken\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb edhe kur ajo prish humorin e qeverive dhe nuk i p\u00eblqen dikujt, qoft\u00eb edhe kur nuk i p\u00eblqen gjith\u00eb bot\u00ebs. Pedagog\u00ebt dhe profesorati jan\u00eb misionar\u00eb, nuk jan\u00eb rrog\u00ebtar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ata kan\u00eb nj\u00ebmij\u00eb k\u00ebrkesa dhe nevoja q\u00eb shteti nuk ja ka garantuar. Kush i sheh thjesht si rrog\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb mjeran. Jan\u00eb mjeran\u00eb ata q\u00eb i shohin me inat dhe t\u00eb mbushur me mllef shfryjn\u00eb \u201c\u2026 \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pedagog\u00ebt, \u00e7far\u00eb duan ata\u201d. Mos harroni se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb shtres\u00eb q\u00eb u ka p\u00ebrgatitur t\u00eb gjith\u00ebve ju q\u00eb keni n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb lart\u00eb, se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fatet dhe t\u00eb ardhmen e vendit. Kush mendon se ka n\u00eb dor\u00eb shpirtin e tyre gabon r\u00ebnd\u00eb. E pasi, shteti, pronari i shkollave t\u00eb larta publike ti plot\u00ebsoj\u00eb kushtet materiale t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb jetes\u00ebs, duhet tu k\u00ebrkoj\u00eb llogari fort edhe pedagog\u00ebve. Duhet tu k\u00ebrkoj\u00eb llogari atyre jo vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrgatisin doktoraturat, por edhe m\u00eb pas, madje t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb punime dhe studime pasi kan\u00eb mbrojtur doktoraturat. Qeveria i respekton pedagog\u00ebt kur ajo i lexon studimet e tyre dhe reflekton ndaj sugjerimeve t\u00eb tyre dhe nuk i p\u00ebrdor pedagog\u00ebt dhe rektor\u00ebt p\u00ebr interesa politike.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A e shihni si intimidim sulmin e Kryeministrit Rama ndaj kreut t\u00eb sindikat\u00ebs s\u00eb pedagog\u00ebve Sander Kova\u00e7i?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kreun e Sindikat\u00ebs t\u00eb Universiteteve nuk e njoh. Nj\u00eb pedagog do ishte domosdo n\u00eb krye t\u00eb sindikat\u00ebs, por edhe po t\u00eb mos kishte fare sindikata, dikush duhet ta prezantoj\u00eb z\u00ebrin e pedagog\u00ebve. Me siguri sikur n\u00eb krye t\u00eb sindikatave t\u00eb ishte dikush tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ishte th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje tipike e provokuar nga nj\u00eb proces i mbrapsht\u00eb t\u00eb menduari, q\u00eb ka si baz\u00eb mentalitetin komunist, \u201csi guxon ti t\u00eb m\u00eb kund\u00ebrshtosh mua\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari \u00ebsht\u00eb problematike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb fare minimale t\u00eb k\u00ebrkosh paga sa ato n\u00eb Kosov\u00eb, apo n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ata q\u00eb e shohin nga jasht\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb futur dot n\u00eb qeliz\u00ebn dhe protoplazm\u00ebn e saj, nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb \u00e7mojn\u00eb dhe shprehin vler\u00ebn, ndershm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrkushtimin dhe kontributet e pedagog\u00ebve. Baltosja \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebri e politikan\u00ebve grindavec\u00eb. Intimidimi \u00ebsht\u00eb profesion i tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk harrojn\u00eb t\u00eb krekosen para mediave p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar si gjoja rast\u00ebsisht at\u00eb se \u00e7far\u00eb pune ka b\u00ebr\u00eb ky apo ai person q\u00eb merr kuraj\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb politik\u00ebn e qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mentalitet q\u00eb buron nga lodhja prej koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb pushtet t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb harruar t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Pedagog\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb arsim m\u00eb cil\u00ebsor dhe trajtim dinjoz t\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama u p\u00ebrmendi vetingun e pasuris\u00eb. Por a duhet m\u00eb par\u00eb veting p\u00ebr qeverin\u00eb dhe ministrat q\u00eb firmos\u00ebn mega afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, koncesioneve e PPP\u2026?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebj avokatin e askujt q\u00eb nuk ka respektuar rregullat dhe ligjet e shtetit lidhur me deklarimet. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kultur\u00ebn ton\u00eb administrative, ligjore dhe fiskale. Un\u00eb jam p\u00ebr deklarim t\u00eb rregullt, t\u00eb \u00e7dokujt, \u00e7do vit, t\u00eb \u00e7do individi n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ardhura as mbi pag\u00ebn minimale apo mbi pensionin minimal. Deklaratat p\u00ebr ta duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar politikat sociale, mbrojtjen sociale dhe dor\u00ebn e ngroht\u00eb institucionale t\u00eb shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pedagog\u00ebt nuk frik\u00ebsohen nga vetingu, por a \u00ebsht\u00eb kjo pik\u00ebrisht shtresa q\u00eb abuzon me pozit\u00ebn dhe me funksionin q\u00eb ushtron? Sigurisht, duhet nj\u00eb skaner i fort\u00eb, duhet nj\u00eb transparenc\u00eb e plot\u00eb e t\u00eb gjitha sjelljeve materiale dhe financiare t\u00eb politikan\u00ebve. Ministrat, nuk po kuptojn\u00eb se n\u00eb ato poste q\u00eb kan\u00eb jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb dhe jo agallar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, m\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnvizoj edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr. Politikan\u00ebt abuzojn\u00eb me militant\u00ebt, abuzojn\u00eb me nj\u00eb lloj doze besimi t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb tyre, abuzojn\u00eb me ndarjen dhe emocionet dyzet vje\u00e7are t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave n\u00eb vendin ton\u00eb. Kjo dhun\u00eb e militantizmit politik t\u00eb militant\u00ebve mban gjithnj\u00eb n\u00eb politik\u00eb njer\u00ebz t\u00eb paaft\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">K\u00ebta politikan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb, gjejn\u00eb streh\u00eb te k\u00ebta militant\u00eb, dhe zgjidhje me kosto shum\u00eb t\u00eb larta, me eficienc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe q\u00eb p\u00ebrfundimisht konsiderohen t\u00eb gabuara por mjerisht pasi kalojn\u00eb disa vite. P\u00ebr opinionin tim, skandali i incenerator\u00ebve, koncesionet e PPP, paq\u00ebndrueshm\u00ebrit\u00eb dhe mungesa e qart\u00ebsis\u00eb n\u00eb politikat fiskale, shkat\u00ebrrimi i administrat\u00ebs publike, braktisja e qeverisjes vendore dhe mbi t\u00eb gjitha keqadministrimi territorial, sidomos betonizimet e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb bregdetit, jan\u00eb nga ato politika fatale q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt do t\u00eb na duhet ti shohim si fatkeq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, nj\u00eblloj si\u00e7 kemi par\u00eb e vler\u00ebsuar firmat piramidale, kioskat, nd\u00ebrtimet pa lej\u00eb, kanabizimin, etj<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Sherif Bundo, ish-deputet i PS-s\u00eb, prej vitesh pedagog i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, mb\u00ebshtet protest\u00ebn e pedagog\u00ebve dhe denoncon qeverin\u00eb p\u00ebr sjellje arrogante, pasi sipas tij nuk po e kupton se po proteston nj\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs s\u00eb kombit. Edi Rama dhe Sherif Bundo Bundo thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":295198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295194","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}