{"id":295421,"date":"2022-10-25T15:27:19","date_gmt":"2022-10-25T13:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295421"},"modified":"2022-10-25T15:27:19","modified_gmt":"2022-10-25T13:27:19","slug":"diplomimi-i-oficereve-te-rinj-rrumbullaku-kush-do-te-promovohet-duhet-te-kete-vetem-nje-kriter-integritetin-e-larte-dhe-te-pacenuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/diplomimi-i-oficereve-te-rinj-rrumbullaku-kush-do-te-promovohet-duhet-te-kete-vetem-nje-kriter-integritetin-e-larte-dhe-te-pacenuar\/","title":{"rendered":"Diplomimi i oficer\u00ebve t\u00eb rinj\/ Rrumbullaku: Kush do t\u00eb promovohet, duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kriter, integritetin e lart\u00eb dhe t\u00eb pacenuar\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, u zhvillua ceremonia e diplomimit t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb rinj dhe e fillimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Policis\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishin Ministri i Brendsh\u00ebm, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Rektori i Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe qindra oficer\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ky fillimviti akademik sh\u00ebnon nj\u00eb event shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt e Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb dhe p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pasi 42 student\u00eb t\u00eb ekselenc\u00ebs integrohen n\u00eb struktura t\u00eb ndryshme t\u00eb Policis\u00eb, me q\u00ebllim dh\u00ebnien e kontributit t\u00eb tyre, p\u00ebr p\u00ebmbushjen efikase t\u00eb detyrave funksionale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb. Nd\u00ebrkaq, 246 punonj\u00ebs policie, t\u00eb diplomuar me rezultate t\u00eb larta, jan\u00eb gati t\u00eb dalin n\u00eb terren 24\/7, p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike. Gjithashtu, 225 student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i integrohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edukimit dhe formimit policor elit\u00eb, n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, duke e konsideruar Policin\u00eb e Shtetit si zgjedhje t\u00eb par\u00eb p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre, si individ\u00eb dhe si profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, fjala e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, mbajtur n\u00eb ceremonin\u00eb e sotme.<\/p>\n<p><em>\u201cFillimi i nj\u00eb viti t\u00eb ri akademik nuk sh\u00ebnon thjesht dhe vet\u00ebm nisjen e nj\u00eb viti t\u00eb ri m\u00ebsimor p\u00ebr Akademin\u00eb e Siguris\u00eb. Tetori p\u00ebr Akademin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hov i ri, nj\u00eb mund\u00ebsi dhe mend\u00ebsi e re, nj\u00eb buqet\u00eb shpresash t\u00eb reja dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i injektohen pik\u00ebrisht nga secili prej jush, misionit fisnik t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndon\u00ebse dekada larg asaj dite, t\u00eb qenit sot p\u00ebrball\u00eb jush, m\u00eb krijon nostalgji dhe m\u00eb sjell kujtime t\u00eb paharrueshme t\u00eb dit\u00ebs kur shum\u00eb i vendosur dhe t\u00ebr\u00ebsisht i motivuar nga ndjenja e atdhedashuris\u00eb, mora vendimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kushte tejet t\u00eb v\u00ebshtira logjistike dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krejt tjet\u00ebr p\u00ebr imazhin publik t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nuk e kisha aspak mision n\u00eb vetvete, mb\u00ebrritjen e detyr\u00ebs s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, por sot, teksa e mbaj n\u00eb supe k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ju k\u00ebshilloj q\u00eb ju ta \u00ebnd\u00ebrroni dhe ta keni misionin tuaj t\u00eb lart\u00eb, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkall\u00ebve t\u00eb karrier\u00ebs brenda struktur\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u promovuar n\u00eb rradh\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit duhet t\u00eb ec\u00eb paralelisht me pun\u00eb dhe investim nga secili prej jush, p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi, si dhe duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet domosdoshm\u00ebrisht nga nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb kriter, integriteti i lart\u00eb dhe i pac\u00ebnuar, si individ, si profesionist, si bashk\u00ebqytetar, me k\u00ebdo ndaj t\u00eb cilit do t\u00eb zgjatni dor\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, ju keni fatin dhe privilegjin e madh t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e nj\u00eb policie, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ridimensionuar, me nj\u00eb korniz\u00eb ligjore t\u00eb standardeve t\u00eb Bashkimit Europian, me rezultate shum\u00eb pozitive n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit t\u00eb saj, luft\u00ebn kund\u00ebr fenomeneve kriminale dhe me ambiente t\u00eb shtuara dhe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb rinovuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju vendos\u00ebt t\u00eb jepni kontributin tuaj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0 polici e standardeve europiane, q\u00eb integrohet si e barabart\u00eb me homolog\u00ebt dhe e besueshme prej tyre, p\u00ebr realizimin e operacioneve komplekse nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe q\u00eb ka imazhin e nj\u00eb organizate transparente dhe t\u00eb besueshme te qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve iu sh\u00ebrben.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky reformim rr\u00ebnj\u00ebsor i Policis\u00eb \u201csot\u201d, n\u00eb krahasim me Policin\u00eb \u201cdje\u201d, shoq\u00ebrohet jo vet\u00ebm me benefite, por edhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsish p\u00ebr secilin prej jush.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb \u00e7do dite t\u00eb detyr\u00ebs suaj n\u00eb secil\u00ebn struktur\u00eb ku do t\u00eb integroheni, kujtojini vetes se ju jeni modeli, ju jeni pika e referenc\u00ebs dhe etaloni mates i vler\u00ebsimit qytetar dhe i shtetit, i cili iu ka ju, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb funksionalitetit t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Secili prej jush, me personalitetin dhe profesionalitetin e tij apo t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebn shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur n\u00eb komunitetin, t\u00eb cilit do t\u2019i sh\u00ebrbeni. Imazhi juaj \u00ebsht\u00eb imazhi publik i vendit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb vlera dhe r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ka jeta, prona dhe siguria e \u00e7do qytetari t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Prania ime sot p\u00ebrkon me 3 evente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr brezin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, ekselenca e Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb i injektohet sot rradh\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb privilegj dhe k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb konstatoj se efektiv\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit sot, i japin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb meriton, shkollimit dhe formimit policor.<\/em><\/p>\n<p><em>Aktualisht, imazhi i nj\u00eb punonj\u00ebsi policie ka nj\u00eb efekt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb social dhe mediatik, andaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ju t\u00eb informoheni dhe t\u00eb edukoheni gjer\u00ebsisht si profesionist\u00eb, por dhe si qytetar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushni sa m\u00eb cil\u00ebsisht, detyrat tuaja funksionale.<\/em><\/p>\n<p><em>Angazhimi i student\u00ebve t\u00eb ekselenc\u00ebs drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit do t\u00eb rrit\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e hetimeve, n\u00eb luft\u00eb ndaj fenomeneve globale kriminale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve ekonomike dhe kibernetike.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, brezi i ri i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit angazhohet sot pran\u00eb patrullave t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me objektivin e qart\u00eb, ofrimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb motivuar, 24\/7, n\u00eb funksion t\u00eb kontrollit te territorit, rendit dhe siguris\u00eb publike n\u00eb vend.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb asistuar \u00e7do qytetar n\u00eb nevoj\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb trajtuar me profesionaliz\u00ebm e paan\u00ebsi, hap pas hapi, n\u00eb terren, rastet, deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb tyre, n\u00eb zbatim t\u00eb kompetencave q\u00eb iu jep ligji.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb treti, dita e sotme sh\u00ebnon edhe fillimin e formimit akademik p\u00ebr specialist\u00ebt e Hetimit t\u00eb Krimeve. Kjo fash\u00eb ekspert\u00ebsh do t\u00eb mb\u00ebshtetet gjat\u00eb formimit akademik, me pajisjet dhe sistemet e fjal\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb teknologjis\u00eb, t\u00eb cilat do t\u2019i ken\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u2019u arsimuar dhe p\u00ebrgatitur profesionalisht, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe n\u00eb luft\u00ebn pa kompromis kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Specialist\u00ebt e Hetimit t\u00eb Krimeve trajnohen sot nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mire, vendas, europian\u00eb dhe amerikan\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pararoj\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb ndaj kriminalitetit n\u00eb dimensionet e reja teknologjike n\u00eb t\u00eb cilat ai shfaqet.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi, dua t\u2019ju kujtoj se shkollimi \u00ebsht\u00eb pasaporta m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe investimi q\u00eb do t\u2019u k\u00ebmbehet me interesat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs dhe t\u00eb ecuris\u00eb suaj n\u00eb karrier\u00eb, p\u00ebr ju si brezi i ardhsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkollimi dhe edukimi jan\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb imazhi juaj p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve, jan\u00eb zotimet q\u00eb u jepni atyre p\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb denj\u00eb dhe cil\u00ebsor dhe jan\u00eb trampolinat e vetme q\u00eb do t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb flisni, uroj n\u00eb nj\u00eb podium shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar se ky, n\u00eb detyra menaxheriale dhe drejtuese, pse jo edhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra dhe misioni yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Luftoni me integritet drejt \u00ebndrrave tuaja dhe mos harroni kurr\u00eb se jeni pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shteti shqiptar, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve!<\/em><\/p>\n<p><em>Ju fal\u00ebnderoj dhe ju uroj suksese n\u00eb misionin ton\u00eb fisnik, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, u zhvillua ceremonia e diplomimit t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb rinj dhe e fillimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Policis\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishin Ministri i Brendsh\u00ebm, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Rektori i Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe qindra oficer\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295422,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295421","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295421\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}