{"id":295564,"date":"2022-10-26T12:47:58","date_gmt":"2022-10-26T10:47:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295564"},"modified":"2022-10-26T12:47:58","modified_gmt":"2022-10-26T10:47:58","slug":"mashtrime-mbi-3-milione-euro-prokurori-i-spak-call-centeri-ne-tirane-u-merrte-parate-pensionisteve-italiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mashtrime-mbi-3-milione-euro-prokurori-i-spak-call-centeri-ne-tirane-u-merrte-parate-pensionisteve-italiane\/","title":{"rendered":"Mashtrime mbi 3 milion\u00eb euro, prokurori i SPAK: Call Centeri n\u00eb Tiran\u00eb u merrte parat\u00eb pensionist\u00ebve italian\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tre shtetas shqiptar\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb prangat e nj\u00eb operacioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb zhvilluar mes SPAK, Prokuroris\u00eb italiane dhe Policis\u00eb Shqiptare. Sipas asaj q\u00eb prokurori i SPAK Ened Naku\u00e7i dhe prokurori italian Raffaele Tito than\u00eb, mashtrimi ishte mbi 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cViktimat ishin kryesisht gra dhe burra t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme sht\u00ebpiak\u00eb, pensionist\u00eb banues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Italin\u00eb, q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar para me leht\u00ebsi. Propozimi b\u00ebhej fillimisht duke investuar n\u00eb blerjen e aksioneve n\u00eb Amazon n\u00eb vler\u00ebn 250 euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb prokurori Naku\u00e7i.<\/p>\n<p>Tre t\u00eb arrestuarit n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb:\u00a0<strong>Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani.<\/strong><\/p>\n<p>Skema ve\u00e7an\u00ebrisht komplekse kriminale bazohej n\u00eb pastrimin e shumave t\u00eb vjedhura n\u00eb vende t\u00eb ndryshme an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Qipron, Lituanin\u00eb, Estonin\u00eb, Holand\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb, dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb kriptovaluta. N\u00eb k\u00ebrkim jan\u00eb dhe pes\u00eb shtetas t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune t\u00eb pajisura me kompjuter personal dhe dy server\u00eb t\u00eb lidhur me stacionet e pun\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb Itali u sekuestrua serveri i p\u00ebrdorur nga shoqata p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e saj kompjuterike dhe p\u00ebr t\u00eb penguar hetimet.<\/p>\n<p><strong>PROKURORIA E POSA\u00c7ME KUND\u00cbR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR<\/strong><\/p>\n<p><strong>KOMUNIKAT\u00cb P\u00cbR SHTYP<\/strong><\/p>\n<p>OPERACIONI \u201cDREAM EARNINGS\u201d<strong>\u00a0<span style=\"text-decoration: line-through;\">\u2013 \u00a0<\/span><\/strong>MASHTRONIN VIKTIMAT DUKE I PREMTUAR FITIME T\u00cb MENJ\u00cbHERSHME ONLINE. SHP\u00cbRB\u00cbHET GRUPI I STRUKTURUAR\u00a0 KRIMINAL<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Z. Ened NAKU\u00c7I dhe Prokurori i Republik\u00ebs n\u00eb Pordenone, z. Raffaele TITO kan\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb aktivitet hetimor q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb nxjerrjen e tri masave paraprake ndaj tre shtetasve shqiptar\u00eb, me role ky\u00e7e n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb vepronte n\u00eb fush\u00ebn e\u00a0<em>mashtrimeve kompjuterike n\u00eb rrjet<\/em>.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia C e Hetimit Kibernetik n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit Shqip\u00ebri, s\u00eb bashku me partner\u00ebt Italian\u00eb dhe m\u00eb sakt\u00ebsisht me Hetuesit e Grupit t\u00eb Gatsh\u00ebm n\u00eb qytetin e Pordenone dhe t\u00eb Qendr\u00ebs Operative p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike \u2013 Policia e Telekomunikacionit n\u00eb Friuli Venezia Giulia, me bashk\u00ebpunimin e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Post\u00ebs e Telekomunikacionit, t\u00eb Sh\u00ebrbimit Qendror Operativ si dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimit p\u00ebr Bashk\u00ebpunimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Policis\u00eb si dhe t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Ekspertit p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb kryer n\u00eb Tiran\u00eb, 5 kontrolle ndaj shtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb arrestuar dhe n\u00eb zyrat ku dyshohej se ndodheshin call center-at. Mendohet se kjo organizat\u00eb ka arritur t\u00eb mashtroj\u00eb qindra qytetar\u00eb italian\u00eb, banues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin Italian, p\u00ebr nj\u00eb total prej m\u00eb shum\u00eb se tre milion\u00eb euro, me gjas\u00eb kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut pasi mendohet se shifra mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb filluar pas denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Post\u00eb-Telekomunikacionit n\u00eb qytetin e Pordenone, Itali ku pas verifikimeve t\u00eb m\u00ebtejshme ka dal\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi mjaft komplekse sipas s\u00eb cil\u00ebs, viktimat kontaktoheshin n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, ku bindeshin nga mashtruesit p\u00ebr t\u00eb investuar fillimisht shifra t\u00eb vogla, t\u00eb cilat transformoheshin n\u00eb fitime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha. Disa prej viktimave n\u00eb fakt kan\u00eb par\u00eb se si\u00a0<strong>investimet e tyre jan\u00eb trefishuar<\/strong>\u00a0n\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb, duke i par\u00eb fitimet e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet disa platformave\u00a0<em>n\u00eb rrjet\u00a0<\/em>t\u00eb krijuara enkas nga grupi kriminal p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm investimin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se autor\u00ebt e k\u00ebsaj skeme kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e skemave p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt n\u00eb derdhjen e qindra mij\u00ebra eurove n\u00eb llogarit\u00eb e tyre t\u00eb vendosura dhe jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>Mashtruesit ishin mjaft t\u00eb aft\u00eb duke qen\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me viktimat potenciale: bisedat e tyre ishin p\u00ebr emergjenc\u00ebn e pandemis\u00eb po ashtu edhe p\u00ebr situata personale apo sentimentale dhe familjare t\u00eb viktimave dhe shfryt\u00ebzonin vetmin\u00eb e krijuar nga situata e pandemis\u00eb duke u vet\u00ebofruar si miq dhe persona t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Viktimat ishin gra dhe burra t\u00eb t\u00eb gjitha moshave, sht\u00ebpiak\u00eb, profesionist\u00eb dhe pensionist\u00eb banues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Italin\u00eb, dhe q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar para leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Propozimi i par\u00eb i evidentuar i investimit kishte t\u00eb b\u00ebnte me blerjen e aksione n\u00eb Amazon n\u00eb vler\u00ebn e 250 \u20ac dhe t\u00eb fitimit brenda nj\u00eb jave. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb bisedave t\u00eb b\u00ebra me viktimat, mashtruesit propozonin shtrirjen e investimit drejt kriptovalut\u00ebs BitCoin pasi sipas tyre investimi do t\u00eb rritej shum\u00eb si pasoj\u00eb e futjes s\u00eb produktit t\u00eb vaksinave n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Grupi kriminal kishte arritur t\u00eb ngrinte nj\u00eb\u00a0<em>call center<\/em>\u00a0t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me role t\u00eb ndryshme n\u00eb brendin\u00eb e tij: n\u00eb fakt, kishte operator\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb ngarkuar me kontaktimin e klient\u00ebve dhe verfikimin e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb investuar si dhe \u201ckonsulent\u00eb\u201d t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimit m\u00eb fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>Besnik\u00ebria e \u201cklientit\u201d ishte kaq efikase sa viktima n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve,\u00a0<strong>e ka lejuar mashtruesin t\u00eb p\u00ebrdorte n\u00eb distanc\u00eb kompjuterin personal<\/strong>, i cili n\u00eb koh\u00eb reale realizonte transfertat e parave n\u00ebp\u00ebrmjet kontrollit t\u00eb nj\u00eb softueri n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb quajtur \u201cAnydesk\u201d. Gjithsesi, mashtruesit nuk mjaftoheshin me kaq: mjaft t\u00eb shpeshta ishin n\u00eb fakt kontrollet e e-maileve, fotografive, dokumenteve t\u00eb viktimave. T\u00eb gjitha k\u00ebto informacione shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet\u00a0<em>social engineering<\/em>\u00a0p\u00ebr t\u00eb \u201cpatur n\u00eb dor\u00eb\u201d viktimat n\u00eb rast se ata do t\u00eb hezitonin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb tjera. Jo n\u00eb pak raste, at\u00ebher\u00eb kur ata perceptonin hezitime tek viktimat, b\u00ebheshin agresiv\u00eb dhe t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm duke shfryt\u00ebzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast informacionet e marra dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u2019i bindnin duke u k\u00ebrkuar financime p\u00ebr investimet e reja.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tjera,\u00a0<strong>viktimat me vullnet t\u00eb lir\u00eb u jepnin kredencialet e aksesit n\u00eb sh\u00ebrbimet bankare n\u00eb rrjet<\/strong>\u00a0\u201ckonsulent\u00ebve\u201d t\u00eb tyre me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar kryerjen e investimeve n\u00eb momentin kur tregu paraqiste luhatje t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>T\u00eb shumta ishin gjithashtu arsyet q\u00eb mashtruesit p\u00ebrdornin sa her\u00eb q\u00eb viktimat k\u00ebrkonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin fitimet e tyre t\u00eb rreme. Nd\u00ebr to ishte pretendimi p\u00ebr t\u2019i paguar nj\u00eb komision p\u00ebr zhbllokimin e fondeve nj\u00eb agjencie t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr shkak t\u00eb Brexit. K\u00ebto shuma akoma dhe nj\u00ebher\u00eb kalonin n\u00eb llogarin\u00eb e grupit kriminal i cila natyrisht q\u00eb nuk kthente mbrapsht as \u201cinvestimin\u201d fillestar.<\/p>\n<p><em>Modus operandi<\/em>\u00a0i k\u00ebsaj organizate u arrit t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb aktiviteti shum\u00eb intensiv\u00a0<strong>hetimor<\/strong>.<\/p>\n<p>Analiza e llogarive rrjedh\u00ebse bankare, e realizuar nga hetuesit n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimeve t\u00eb ndryshme ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0<strong>Shtete t\u00eb ndryshme an\u00ebtare<\/strong>\u00a0t\u00eb Bashkimit Europian nd\u00ebr to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb faktin se parat\u00eb e viktimave n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve, shnd\u00ebrroheshin n\u00eb kriptovaluta t\u00eb lidhura me llogari rrjedh\u00ebse jasht\u00eb shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb pagjurmueshme.<\/p>\n<p>Fal\u00eb aktiviteteve hetimore teknike, tradicionale dhe kibernetike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur identifikimi i eksponent\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe dy prej \u201ckonsulent\u00ebve\u201d m\u00eb t\u00eb besuar dhe m\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb mashtrimin e qytetar\u00ebve italian\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi kriminal koh\u00ebt e fundit po ristrukturohej dhe zgjerohej,\u00a0<strong>duke ndryshuar dhe vendndodhjen e veprimtaris\u00eb kriminale gj\u00eb e cila u konstatua dhe<\/strong>\u00a0gjat\u00eb operacionit policor t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e djeshme, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb po kryhej operacioni policor ku po kryheshin 5 kontrollet, ekzekutoheshin masat paraprake si dhe po sekuestroheshin pajisjet kompjuterike, n\u00eb Itali, me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Pordenone, u procedua nj\u00ebkoh\u00ebsisht me sekuestrimin e Serverit t\u00eb ndodhur n\u00eb shtetin Italian, duke realizuar k\u00ebshtu\u00a0<em>nj\u00eb fikje totale\u00a0<\/em>t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga organizata. Hetimi po vazhdon p\u00ebr konkludimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti kriminal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre shtetas shqiptar\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb prangat e nj\u00eb operacioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb zhvilluar mes SPAK, Prokuroris\u00eb italiane dhe Policis\u00eb Shqiptare. Sipas asaj q\u00eb prokurori i SPAK Ened Naku\u00e7i dhe prokurori italian Raffaele Tito than\u00eb, mashtrimi ishte mbi 3 milion\u00eb euro. \u201cViktimat ishin kryesisht gra dhe burra t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme sht\u00ebpiak\u00eb, pensionist\u00eb banues n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295565,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295564","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}