{"id":295641,"date":"2022-10-26T16:50:22","date_gmt":"2022-10-26T14:50:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295641"},"modified":"2022-10-26T16:50:22","modified_gmt":"2022-10-26T14:50:22","slug":"tentoi-te-vriste-nje-person-me-snajper-apeli-i-tiranes-shpall-te-pafajshem-ergys-kolaverin-te-lirohet-menjehere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tentoi-te-vriste-nje-person-me-snajper-apeli-i-tiranes-shpall-te-pafajshem-ergys-kolaverin-te-lirohet-menjehere\/","title":{"rendered":"Tentoi t\u00eb vriste nj\u00eb person me snajper, \u201cApeli\u201d i Tiran\u00ebs shpall t\u00eb pafajsh\u00ebm Ergys Kolaverin: T\u00eb lirohet menj\u00ebher\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja ndodhi n\u00eb Vaqarr, n\u00eb mjediset e ajrimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb D\u00ebnimeve Penale (IEDP), n\u00eb\u00a0 or\u00ebn 16:31, ku \u00ebsht\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjat\u00eb hetimeve ka rezultuar t\u00eb ishte objektiv i gabuar i sulmit.<\/p>\n<p>Mbi Kolaverin r\u00ebndonin disa vepra penale si \u201cVrasjes p\u00ebr gjakmarrje\u201d, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cPlagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d dhe \u201cProdhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d,\u00a0 p\u00ebr motive gjakmarrje kund\u00ebr shtetasit me iniciale G.D.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi:<\/strong><\/p>\n<p>Referuar raportimeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb media, Gjykata e Apelit Tiran\u00eb, informon sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 30.07.2016, n\u00eb mjediset e ajrimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb D\u00ebnimeve Penale (IEDP), Vaqarr, n\u00eb\u00a0\u00a0or\u00ebn 16:31, \u00ebsht\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri shtetasi me iniciale\u00a0<strong>L.D<\/strong>, i cili gjat\u00eb hetimeve ka rezultuar t\u00eb ishte objektiv i gabuar i sulmit. I akuzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb i pandehuri me iniciale\u00a0<strong>E.K<\/strong>., i cili akuzohet se ka kryer veprat penale t\u00eb\u00a0<em>\u201c<strong>Vrasjes p\u00ebr gjakmarrje\u201d,<\/strong>\u00a0mbetur n\u00eb tentativ\u00eb,\u00a0<strong>\u201cPlagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d,<\/strong>\u00a0<strong>\u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>\u201cProdhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d,\u00a0<\/strong><\/em>\u00a0p\u00ebr motive gjakmarrje kund\u00ebr shtetasit me iniciale\u00a0<strong>G.D<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb, ka zhvilluar gjykimin lidhur\u00a0 me \u00e7\u00ebshtjen penale me t\u00eb pandehur\u00a0<strong>E.K<\/strong>, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme<em>,\u00a0<\/em>t\u00eb parashikuar nga nenet 78\/a-22, 88\/1, 278\/1, 279\/2 t\u00eb K.Penal, si dhe ndaj t\u00eb pandehurit\u00a0<strong>E.C<\/strong>, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e ver\u00ebs penale t\u00eb\u00a0<strong><em>\u201cMoskall\u00ebzimit t\u00eb krimit\u201d<\/em><\/strong><em>,\u00a0<\/em>t\u00eb parashikuar nga neni 300\/1 t\u00eb K.Penal.<\/p>\n<p><strong><em>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb me vendimin nr. 106, dat\u00eb 08.11.2017 ka vendosur:<\/em><\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehuri\u00a0<strong>K\u00a0<\/strong>p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb<strong>\u201cVrasja p\u00ebr gjakmarrje\u201d,<\/strong>\u00a0<em>mbetur n\u00eb tentativ\u00eb<\/em>, e parashikuar nga neni 78\/a e 22 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe n\u00eb lidhje me nenet 23 dhe 49 t\u00eb k\u00ebtij Kodi,\u00a0<strong>me 18 (tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) vjet burgim<\/strong>.<\/li>\n<li>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehuri\u00a0<strong>K\u00a0<\/strong>p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb<strong>\u201cPlagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d,<\/strong>\u00a0e parashikuar nga neni 88, paragrafi I par\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe n\u00eb lidhje me nenet 49 t\u00eb k\u00ebtij Kodi,\u00a0<strong>me 4 (kat\u00ebr) vjet burgim<\/strong>.<\/li>\n<li>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehuri\u00a0<strong>K\u00a0<\/strong>p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb<strong><em>\u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d<\/em>,<\/strong>\u00a0e parashikuar nga neni 278, paragrafi I par\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe n\u00eb lidhje me nenet 49 t\u00eb k\u00ebtij Kodi,\u00a0<strong>me 4 (kat\u00ebr) vjet burgim<\/strong>.<\/li>\n<li>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehuri\u00a0<strong>K\u00a0<\/strong>p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb<strong><em>\u201cProdhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d<\/em>,<\/strong>\u00a0e parashikuar nga neni 279, paragrafi i dyt\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe n\u00eb lidhje me nenet 49 t\u00eb k\u00ebtij Kodi,\u00a0<strong>me 1 (nj\u00eb) vit burgim<\/strong>.<\/li>\n<li>N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit\u00a0<strong>K<\/strong>, me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej\u00a0<strong>20 (nj\u00ebzet) vjet burgim.<\/strong><\/li>\n<li>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehuri\u00a0<strong>C\u00a0<\/strong>p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb<strong><em>\u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d<\/em>,<\/strong>\u00a0e parashikuar nga neni 300, paragrafi i par\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe n\u00eb lidhje me nenet 49 t\u00eb k\u00ebtij Kodi,\u00a0<strong>me 1 (nj\u00eb) vit burgim<\/strong>.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, e cila k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit p\u00ebr sa i p\u00ebrket mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit dh\u00ebn\u00eb ndaj t\u00eb pandehurit\u00a0<strong>E.K<\/strong>\u00a0dhe d\u00ebnimin e\u00a0<strong>tij p\u00ebrfundimisht me 30 vjet burgim<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb ushtruar ankim edhe nga i pandehuri\u00a0<strong>E.K<\/strong>, i cili k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit p\u00ebr sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><em>-Deklarimin si t\u00eb pafajsh\u00ebm, pasi nuk u arrit q\u00eb t\u00eb provohet fakti q\u00eb ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u00a0\u201cVrasjes p\u00ebr gjakmarrje\u201d, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cPlagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d , \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>I pandehuri\u00a0<strong>E.C<\/strong>\u00a0ka paraqitur ankim,\u00a0 i cili k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Gjykata e Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda<\/strong>\u00a0<strong>Tiran\u00eb, me vendimin nr. 39 dat\u00eb\u00a0 26.03.2018 ka\u00a0 vendosur<\/strong>:<\/p>\n<ul>\n<li>Konstatimin e moskompetenc\u00ebs l\u00ebndore t\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe prishjen e vendimit nr. 106 dat\u00eb 08.11.2017 t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/li>\n<li>D\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb pandehurit\u00a0<strong>K<\/strong>dhe\u00a0<strong>C<\/strong>, Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi,\u00a0 ka ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Prokurori pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, i cili ka k\u00ebrkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim n\u00eb po at\u00eb Gjykat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjykata e Lart\u00eb, Kolegji Penal me vendimin nr. 00-2018-312 dat\u00eb 12.09.2018 ka vendosur:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>D\u00ebrgimin e akteve Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb p\u00ebr vazhdimin e gjykimit, si gjykat\u00eb q\u00eb ka kompetenc\u00eb l\u00ebndore p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 01 date 23.12.2019 ka vendosur:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Shpalljen e moskompetences lendore te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/li>\n<li>D\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes penale Nr. 9\/102 regjistrimi, dat\u00eb 04\/10\/2018 q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb pandehurit\u00a0<strong>K<\/strong>, i akuzuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga Nenet 78\/a dhe 22, 88\/1, 278\/1 dhe 179\/2 te Kodit Penal, si dhe ndaj te pandehurit\u00a0<strong>C<\/strong>, i akuzuar per vepren penale te parashikuar nga Neni 300 te Kodit Penal, Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, si gjykat\u00eb kompetente.<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit dhe shqyrtimit t\u00eb ankimeve t\u00eb p\u00ebrm\u00ebndura m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata e Apelit Tiran\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe an\u00ebtar\u00eb znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, dat\u00eb\u00a0 26.10.2022 vendosi<\/p>\n<ul>\n<li>Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda si me poshte:<\/li>\n<li>Deklarimin e pafajshem te te pandehurit K per kryerjen e veprave penale te \u201cVrasje per gjakmarrje\u201d mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78\/a e 22 i K.Penal, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municionit\u201d, parashikuar nga neni 278\/1 i Kodit Penal, \u201cPlagosja e rende me dashje\u201d, parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.<\/li>\n<li>Deklarimi i pafajshem te te pandehurit C per kryerjen e vepres penale te \u201cMoskallezimit te krimit\u201d, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.<\/li>\n<li>Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda per disponimet e tjera te tij.<\/li>\n<li>Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit K nga qendrimi i tij nen masen e sigurimit \u201carrest ne shtepi\u201d, nese nuk mbahet per ndonje veper penale apo mase sigurimi tjeter.<\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja ndodhi n\u00eb Vaqarr, n\u00eb mjediset e ajrimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb D\u00ebnimeve Penale (IEDP), n\u00eb\u00a0 or\u00ebn 16:31, ku \u00ebsht\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjat\u00eb hetimeve ka rezultuar t\u00eb ishte objektiv i gabuar i sulmit. Mbi Kolaverin r\u00ebndonin disa vepra penale si \u201cVrasjes p\u00ebr gjakmarrje\u201d, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295641","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295641\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}