{"id":296183,"date":"2022-10-29T12:11:22","date_gmt":"2022-10-29T10:11:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296183"},"modified":"2022-10-29T12:11:22","modified_gmt":"2022-10-29T10:11:22","slug":"miratohet-me-unanimitet-zbardhet-rezoluta-e-partise-se-lirise-ndryshimet-ne-kushtetute-vetem-me-referendum","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/miratohet-me-unanimitet-zbardhet-rezoluta-e-partise-se-lirise-ndryshimet-ne-kushtetute-vetem-me-referendum\/","title":{"rendered":"Miratohet me unanimitet\/ Zbardhet rezoluta e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb: Ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb vet\u00ebm me referendum"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb miratuar me unanimitet sot Rezoluta e Konvent\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb ka referendumin. Rezoluta u prezantua nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PL, Tedi Blushi.<\/p>\n<p>Rezoluta shprehet se n\u00eb kushtet kur qeverisjet bllokojn\u00eb llogaridh\u00ebnien dhe uzurpojn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet duke dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike q\u00eb t\u00eb shprehin sovranitetin e tyre: referendumin!<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb angazhohet p\u00ebr kthimin e vendit n\u00eb normalitet demokratik, ku vullneti i qytetar\u00ebve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridh\u00ebnien e saj, duke zbatuar Referendumin si form\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb direkte dhe si garantor se vullneti i qytetar\u00ebve nuk do t\u00eb merret peng nga keq-qeverisja;<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu sipas rezolut\u00ebs, Partia e Liris\u00eb do t\u00eb sanksionoj\u00eb n\u00eb legjislacion q\u00eb \u00e7do ndryshim\/amendim n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet m\u00eb vet\u00ebm nga deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas saj, ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb duhet t\u00eb realizohen vet\u00ebm p\u00ebrmes Referendumit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe vullneti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i popullit.<\/p>\n<p><strong>E PLOT\u00cb<\/strong><br \/>\n<strong>REZOLUT\u00cb<\/strong><br \/>\n<strong>E KONVENT\u00cbS S\u00cb PARTIS\u00cb S\u00cb LIRIS\u00cb<\/strong><br \/>\n<strong>29 TETOR 2022<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sistemet demokratike populli ka sovranitet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u2019u shprehur dhe vendosur p\u00ebr ligjet e vendit, t\u00eb zgjedh\u00eb me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb qeverisjen dhe ta kontrolloj\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur qeverisjet bllokojn\u00eb llogaridh\u00ebnien dhe uzurpojn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet duke dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike q\u00eb t\u00eb shprehin sovranitetin e tyre: REFERENDUMIN!<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar se:<br \/>\n\u2013 Rendi kushtetues \u00ebsht\u00eb tronditur si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit;<\/p>\n<p>\u2013 Qeverisja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autokratike b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb grabitur dhe bler\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrndjekjes dhe k\u00ebrc\u00ebnimit me privime nga t\u00eb drejta jet\u00ebsore t\u00eb individit apo familjes s\u00eb tyre, si ato t\u00eb pun\u00ebsimit, t\u00eb t\u00eb ardhurave apo t\u00eb pron\u00ebs, duke angazhuar haptazi bot\u00ebn e krimit n\u00eb grabitjen e pushtetit;<\/p>\n<p>-Qeverisja shkel me arroganc\u00eb, haptazi dhe q\u00ebllimsh\u00ebm ligjet, rregullat dhe ligjin themelor t\u00eb shtetit, Kushtetut\u00ebn;<\/p>\n<p>\u2013 Kasta n\u00eb fuqi grabit pron\u00ebn publike dhe at\u00eb private n\u00eb funksion t\u00eb pasurimit t\u00eb tejskajsh\u00ebm t\u00eb saj;<\/p>\n<p>-Qeverisja ka eliminuar plot\u00ebsisht llogaridh\u00ebnien p\u00ebrpara qytetar\u00ebve dhe n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb saj;<\/p>\n<p>-Qeveria ka krijuar nj\u00eb ekonomi publike n\u00eb funksion vet\u00ebm t\u00eb pasurimit t\u00eb kryeministrit dhe klanit pran\u00eb tij, duke sjell\u00eb d\u00ebme dhe defekte t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb funksionimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb komb\u00ebtare;<br \/>\n-Qeveria ka fuqizuar pak grupe biznesi t\u00eb lidhura me krimin dhe grupe mediatike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb qeverisjes dhe propagand\u00ebs me q\u00ebllim deformimin dhe manipulimin e opinionit publik;<\/p>\n<p>-Kushtetuta \u00ebsht\u00eb miratuar me Referendum nga populli shqiptar n\u00eb 22 n\u00ebntor 1998 nd\u00ebrsa amendimet e \u00e7\u00ebshtjeve thelb\u00ebsore t\u00eb saj nuk jan\u00eb miratuar me referendum;<br \/>\n-Pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 1998, mungesa e vullnetit politik ka krijuar situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe absurde, duke i mohuar shqiptar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb p\u00ebrmes Referendumit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare;<\/p>\n<p>-N\u00eb 24 vite pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs asnj\u00eb propozim p\u00ebr referendum nuk \u00ebsht\u00eb miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p>-Politika dhe shumicat qeveris\u00ebse kan\u00eb bllokuar ushtrimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vullnetit popullit p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb.<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb angazhohet p\u00ebr:<\/p>\n<p>-Kthimin e vendit n\u00eb normalitet demokratik, ku vullneti i qytetar\u00ebve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridh\u00ebnien e saj, duke zbatuar Referendumin si form\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb direkte dhe si garantor se vullneti i qytetar\u00ebve nuk do t\u00eb merret peng nga keq-qeverisja;<\/p>\n<p>-Marrjen e t\u00eb gjitha nismave ligjore p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr Referendumet, me q\u00ebllim zbatimin real t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte kushtetuese themelore.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrmarrjen e \u00e7do veprimi p\u00ebr institucionalizimin e referendumit, t\u00eb k\u00ebtij instrumenti thell\u00ebsisht demokratik me efekte t\u00eb shum\u00ebfishta, n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb qeverisjes, llogaridh\u00ebnies s\u00eb saj p\u00ebrpara qytetar\u00ebve dhe organeve ligjzbatuese, angazhimit cil\u00ebsor civil dhe politik t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb politik\u00eb-b\u00ebrje dhe rritjes s\u00eb besimit t\u00eb humbur t\u00eb qytetarit te politika.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrmarrjen e \u00e7do veprimi ligjor e institucional p\u00ebr miratimin e rregullave sa m\u00eb t\u00eb thjeshta t\u00eb kuadrit ligjor, p\u00ebr organizimin e shpejt\u00eb dhe pa pengesa t\u00eb Referendumeve Komb\u00ebtare dhe Lokale.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se Referendumi \u00ebsht\u00eb instrumenti funksional i vet\u00ebm i demokracis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi lokale apo komb\u00ebtare,<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb do t\u00eb sanksionoj\u00eb n\u00eb legjislacion q\u00eb:<\/p>\n<p>-\u00c7do ndryshim\/amendim n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet m\u00eb vet\u00ebm nga deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb duhet t\u00eb realizohen vet\u00ebm p\u00ebrmes Referendumit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe vullneti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i popullit.<\/p>\n<p>Kushtetuta \u00ebsht\u00eb miratuar nga populli me Referendum n\u00eb vitin 1998, ndaj \u00e7do germ\u00eb apo nen i ndryshuar i saj duhet t\u00eb ratifikohet p\u00ebrmes shprehjes s\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve;<\/p>\n<p>\u2013 Mega-Projektet komb\u00ebtare me vler\u00eb prej qindra miliona eurosh, q\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb shpenzimesh nga Buxheti i Shtetit, duhet t\u00eb marrin miratimin e popullit. Nuk mundet q\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare q\u00eb prek jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit p\u00ebr periudha t\u00eb gjata kohore p\u00ebr 30- 99 vjet t\u00eb miratohet vet\u00ebm nga qeveria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ata q\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi i tyre p\u00ebr k\u00ebto projekte;<\/p>\n<p>\u2013 Ndryshimet n\u00eb Kodin e Familjes, projektligjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me institucionin e familjes, prind\u00ebrimit dhe bir\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm nga politikan\u00eb apo ligjv\u00ebn\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb axhenda t\u00eb caktuara personale, politike apo ideologjike, por duhen vendosur e sanksionuar nga populli p\u00ebrmes Referendumit sepse vet\u00ebm populli mund t\u00eb vendos\u00eb mbi vlerat universale dhe morale, traditat e institucionit t\u00eb martes\u00ebs, modelin e familjes, dhe m\u00ebnyr\u00ebn e prind\u00ebrimit.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb gjitha objektet, zonat, pasurit\u00eb komb\u00ebtare me vlera universale, sitet arkeologjike, t\u00eb klasifikuara si trash\u00ebgimi kulturore dhe pasuri komb\u00ebtare t\u00eb mos jepen n\u00eb p\u00ebrdorim, t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve apo me koncension pa miratimin e vullnetit popullor p\u00ebrmes Referendumit.<\/p>\n<p>\u2013 Mega-Projektet rajonale t\u00eb financuara nga Nj\u00ebsit\u00eb e Pushtetit Vendor duhen miratuar, p\u00ebrmes Referendumit, nga banor\u00ebt e nj\u00ebsive vendore ku zhvillohet aktiviteti i k\u00ebtyre projekteve dhe investimeve, ose p\u00ebrmes referendumeve komb\u00ebtare kur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebsaj natyre kan\u00eb efekte n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrmes Referendumit qytetar\u00ebt do t\u00eb vendosin p\u00ebr ruajtjen e identitetit dhe t\u00eb ardhmen e qytetit t\u00eb tyre sidomos p\u00ebr objekte dhe site arkeologjike dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Referendumi \u00ebsht\u00eb instrumenti m\u00eb demokratik q\u00eb i garanton lirin\u00eb sovranit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e shenjt\u00eb e drejta e popullit, p\u00ebr t\u00eb ushtruar sovranitetin e tij, p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos ja l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtetit t\u00eb radh\u00ebs fatin e tij dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb miratuar me unanimitet sot Rezoluta e Konvent\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb ka referendumin. Rezoluta u prezantua nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PL, Tedi Blushi. Rezoluta shprehet se n\u00eb kushtet kur qeverisjet bllokojn\u00eb llogaridh\u00ebnien dhe uzurpojn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet duke dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296183","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296183\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}