{"id":296376,"date":"2022-10-30T11:14:13","date_gmt":"2022-10-30T10:14:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296376"},"modified":"2022-10-30T11:14:13","modified_gmt":"2022-10-30T10:14:13","slug":"dua-te-dal-se-me-rrezikohet-martesa-i-riu-ne-burgun-e-shkodres-befason-gjykaten-kam-gruan-shtatzene-nuk-ka-kush-ta-ndihmoj-me-punet-e-shtepise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dua-te-dal-se-me-rrezikohet-martesa-i-riu-ne-burgun-e-shkodres-befason-gjykaten-kam-gruan-shtatzene-nuk-ka-kush-ta-ndihmoj-me-punet-e-shtepise\/","title":{"rendered":"\u201cDua t\u00eb dal se m\u00eb rrezikohet martesa!\u201d- I riu n\u00eb burgun e Shkodr\u00ebs befason gjykat\u00ebn: Kam gruan shtatz\u00ebn\u00eb, nuk ka kush ta ndihmoj me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKam gruan shtatzan\u00eb dhe nuk ka kush e ndihmon p\u00ebr pun\u00ebt\u201d. Me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nj\u00eb 32 vje\u00e7ar i arrestuar me 1.89 gram\u00eb hashash e befasoi Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr pasi gjykata e Lezh\u00ebs e la n\u00ebn arrest me burg. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkresash t\u00eb cilat u mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb nga shkalla e dyt\u00eb, pasi ishin konsideruar qesharake nga shkalla e par\u00eb. Burimet i than\u00eb Gazetasi.al, se si prova u hodh\u00ebn n\u00eb tavolin\u00eb data e celebrimit, v\u00ebrtetime shtatzanie dhe d\u00ebshmi banor\u00ebsh q\u00eb thon\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrestuarin. Por m\u00eb kryesorja qe k\u00ebmb\u00ebngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij p\u00ebr pun\u00ebt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton n\u00eb dosje shtetasi J.I i dor\u00ebzoi gjykat\u00ebs kartel\u00ebn e bashk\u00ebshortes ku v\u00ebrtetohej se \u00e7ifti pret t\u00eb b\u00ebhet me f\u00ebmij\u00eb. I dyshuari J.I kishte si arsyetim para gjykat\u00ebs shkakun e ndihm\u00ebs ndaj bashk\u00ebshortes dhe asistimin p\u00ebr pun\u00ebt midis tyre, dh\u00ebnie ndihme p\u00ebr furnizim me ushqime dhe \u00e7do pun\u00eb tjet\u00ebr. Burimet pran\u00eb gjykat\u00ebs lokale i treguan Gazetasi.al fashikullin ku p\u00ebrshkruhet arrestimi i t\u00eb dyshuarit dhe masat e siguris\u00eb arrest me burg. N\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb firmosur nga mjek\u00ebt v\u00ebrtetohej nevoja e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve q\u00eb ai ti ndihmonte me pun\u00ebt, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e cila ju pranua nga Apeli me urdh\u00ebrin \u2018arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cReferuar ekzaminimit t\u00eb kryer pran\u00eb Spitalit A. provohet fakti se shtetasja E. (bashk\u00ebshortja e personit n\u00ebn hetim J.I ) \u00ebsht\u00eb ekzaminuar me diagnoz\u00ebn gravidanc\u00eb intra uterine, unike, evolutive dhe \u00ebsht\u00eb rekomanduar terapi dhe p\u00ebr pasoj\u00eb masa e sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d do ta pengonte n\u00eb p\u00ebrkujdesjen ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Sipas dokumentacionit mjek\u00ebsor rezulton se, t\u00eb dy prind\u00ebrit e personit n\u00ebn hetim jan\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe personi i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u2019i ndihmoj\u00eb \u00ebsht\u00eb personi n\u00ebn hetim,\u201d- shkruan n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti dhe i dyshuari i cili pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs nuk u pa e arsyeshme t\u00eb lihej i lir\u00eb nga gjykata lokale, por t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana u vler\u00ebsuan nga Apeli. P\u00ebr prokurorin\u00eb burimet i than\u00eb Gazetasi.al se ishte dakord dhe ndaj gjykata e Apelit e deklaroi edhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb riut\u2019.<\/p>\n<p>\u201cPersoni n\u00ebn hetim ka paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar personalitetin dhe gjendjen ekonomike sociale t\u00eb tij, prova q\u00eb nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga organi procedues, dhe jan\u00eb vler\u00ebsuar nga Gjykata e Apelit, Shkod\u00ebr si t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mas\u00ebn e sigurimit. Ky vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Gjykat\u00ebs, n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebrkesa paraqitet para saj\u201d.<\/p>\n<p>Burimet e policis\u00eb i than\u00eb Gazetasi.al se i dyshuari u arrestua p\u00ebr shp\u00ebrndarje droge nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb pas tha se e mbante hashashin p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak. \u201cN\u00eb lokalin e tij u gjet\u00ebn qes\u00eb t\u00eb vogla me hashash, t\u00eb fshehura posht\u00eb banakut. Droga ishte futur pran\u00eb pijeve alkoolike dhe pran\u00eb nj\u00eb kutie fishash q\u00eb dyshohet se p\u00ebrdoreshin p\u00ebr loj\u00eb pokeri\u201d deklaroi policia gjat\u00eb kyqrjes s\u00eb vendngjarjes q\u00eb solli arrestimin e tij n\u00eb flagranc\u00eb. Shtetasi J. I n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb kujtoi se kishte patur mund\u00ebsi ti shp\u00ebtonte policis\u00eb dhe t\u00eb largohej, por kishte q\u00ebndruar dhe k\u00ebt\u00eb e konsideroi si bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Kjo rrethan\u00eb nuk u p\u00ebrfill nga gjykata e Lezh\u00ebs. Megjithat\u00eb ai luajti me kart\u00ebn tjet\u00ebr. Me rrezikimin e martes\u00ebs dhe t\u00eb hetimit mbi personalitetin e tij, pra se \u00e7far\u00eb thuhej n\u00eb zon\u00eb p\u00ebr t\u00eb, i riu k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pak koh\u00eb q\u00eb ishte martuar dhe se edhe ky fakt duhet t\u00eb kthehej n\u00eb favor t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tij. As kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk u pranua pasi gjykata \u00e7moi se nj\u00eb vendim gjykate nuk ndikon n\u00eb lidhjen martesore.<\/p>\n<p>B\u00ebhet me dije se duke insistuar p\u00ebr liri, J.I ka dor\u00ebzuar n\u00eb l\u00ebvizjen e radh\u00ebs nj\u00eb v\u00ebrtetim nga kryetari i fshatit. Edhe ai tregon se si i riu kishte nj\u00eb familje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb njohur n\u00eb zon\u00eb. V\u00ebrtetimi thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cJ. I rrjedh nga nj\u00eb familje me tradita t\u00eb larta morale dhe shoq\u00ebrore dhe kjo familje nuk ka patur dhe nuk ka sjell\u00eb probleme n\u00eb komunitetin ku jeton. Por edhe si individ ai njihet p\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb shoq\u00ebrore. Personalisht nuk ka patur asnj\u00ebher\u00eb probleme me organet vendore n\u00eb juridiksion<\/p>\n<p>t\u00eb rrethit Mirdit\u00eb. Karakterizohet si nj\u00eb person me temperament pozitiv i natyr\u00ebs s\u00eb qet\u00eb dhe g\u00ebzon respekt nga banoret e k\u00ebsaj zone.\u201d. As me k\u00ebt\u00eb v\u00ebrtetim i riu nuk mundi ta ndryshoj\u00eb mas\u00ebn e arrestit me burg. E vetmja q\u00eb e shp\u00ebtoi ishte v\u00ebrtetimi i bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Duke i l\u00ebvizur t\u00eb gjith\u00eb gur\u00ebt, avokat\u00ebt interpretojn\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb apo jo e rrezikshme vepra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai u prangos.<\/p>\n<p>\u201cPersoni n\u00ebn hetim paraqet rrezikshm\u00ebri t\u00eb pak\u00ebt shoq\u00ebrore, \u00e7ka p\u00ebrligj marrjen e nj\u00eb mase m\u00eb t\u00eb but\u00eb se ajo e arrestit me burg\u201d m\u00ebsohet t\u00eb ken\u00eb th\u00ebn\u00eb avokat\u00ebt p\u00ebrpara gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes s\u00eb personit n\u00ebn hetim ndaj t\u00eb cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit n\u00eb marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e provave gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit ose rreziku i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale. N\u00eb rastin konkret p\u00ebr t\u00eb dyshuarin J. I. nuk ka pasur prova apo indicie q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte rreziku p\u00ebr t\u2019u larguar. Ai rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytetar me personalitet t\u00eb mir\u00eb, banues Lezh\u00eb, me arsim t\u00eb mes\u00ebm, dhe nuk i p\u00ebrket riskut t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb procesin e drejt\u00ebsis\u00eb nga personi n\u00ebn hetim, nuk provohet i till\u00eb\u201d.\/GazetaSi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKam gruan shtatzan\u00eb dhe nuk ka kush e ndihmon p\u00ebr pun\u00ebt\u201d. Me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nj\u00eb 32 vje\u00e7ar i arrestuar me 1.89 gram\u00eb hashash e befasoi Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr pasi gjykata e Lezh\u00ebs e la n\u00ebn arrest me burg. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkresash t\u00eb cilat u mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":296377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296376","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296376\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}