{"id":296402,"date":"2022-10-30T12:02:45","date_gmt":"2022-10-30T11:02:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296402"},"modified":"2022-10-30T12:02:45","modified_gmt":"2022-10-30T11:02:45","slug":"32-operacione-ne-nje-jave-policia-e-shtetit-ben-bilancin-jane-arrestuar-154-persona-24-u-shpallen-ne-kerkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/32-operacione-ne-nje-jave-policia-e-shtetit-ben-bilancin-jane-arrestuar-154-persona-24-u-shpallen-ne-kerkim\/","title":{"rendered":"32 operacione n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, Policia e Shtetit b\u00ebn bilancin: Jan\u00eb arrestuar 154 persona, 24 u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka b\u00ebr\u00eb bilancin e k\u00ebsaj jave, ku njofton se jan\u00eb arrestuar 154 persona, 263 jan\u00eb proceduar penalisht dhe 24 jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jav\u00eb jan\u00eb kryer dhjet\u00ebra operacione policore t\u00eb finalizuara n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit. Heroin\u00eb, kokain\u00eb, kanabisi, arm\u00eb zjarri, arm\u00eb t\u00eb ftohta, mallra t\u00eb kontrabanduara, shuma parash dhe sende t\u00eb tjera t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p><strong>Policia e Shtetit, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Angazhim n\u00eb terren, 24\/7, i strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet e vendit, p\u00ebr t\u00eb parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb cil\u00ebndo form\u00eb t\u00eb shfaqjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pun\u00eb hetimore dhe operative-gjurmuese, p\u00ebr lokalizimin, kapjen dhe v\u00ebnien n\u00eb pranga t\u00eb shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, operacione dhe megaoperacione p\u00ebr goditjen e krimit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, jan\u00eb proceduar penalisht n\u00eb total, 441 shtetas, nga k\u00ebta: 154 jan\u00eb arrestuar, 263 jan\u00eb proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb dhe 24 jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Jan\u00eb lokalizuar dhe kapur 27 persona n\u00eb k\u00ebrkim, nga t\u00eb cil\u00ebt 26 n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar dhe 1 n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje jan\u00eb evidentuar dhe goditur 11 raste dhe jan\u00eb sekuestruar 6 arm\u00eb zjarri, 2 arm\u00eb gjahu, 7 mjete prer\u00ebse (thika), 1 dorez\u00eb dhe 1 shkop (si ata t\u00eb Policis\u00eb).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave jan\u00eb finalizuar 32 operacione policore dhe 1 megaoperacion, p\u00ebr goditjen e paligjshm\u00ebrive n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>54 shtetas t\u00eb arrestuar, 16 shtetas t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe 127 shtetas n\u00ebn hetim, si rezultat i 2 fazave t\u00eb megaoperacionit antidrog\u00eb \u201cKnock Do\u00ebn\u201d, t\u00eb zhvilluar nga DVP Kor\u00e7\u00eb. Kokain\u00eb, heroin\u00eb, kanabis, arm\u00eb zjarri dhe sende t\u00eb tjera t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb 2 fazave t\u00eb k\u00ebtij megaoperacioni.<\/p>\n<p>1 ton e 162 kg l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, 3815 kapsolla elektrike, t\u00eb sekuestruara dhe 6 shtetas t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga, si rezultat i finalizimit t\u00eb operacionit \u201cToka e art\u00eb\u201d, nga DVP Dib\u00ebr. Operacioni goditi p\u00ebrdorimin e tregtimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve plas\u00ebse dhe informalitetin.<\/p>\n<p>Ka vijuar megaoperacioni \u201cKuito\u201d. Policia e Vor\u00ebs vuri n\u00eb pranga nj\u00eb 46-vje\u00e7ar, i cili l\u00ebvizte me dokumente t\u00eb falsifikuara, me mas\u00eb sigurie \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, pasi ishte i k\u00ebrkuar si pjes\u00ebtar i nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb dyshohet se do t\u00eb trafikonte drejt vendit ton\u00eb, 137 kg kokain\u00eb, n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit \u201cNeutralizimi\u201d, n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, u neutralizua dhe u vu n\u00eb pranga, nj\u00eb 49-vje\u00e7ar me rekorde t\u00eb theksuara kriminale, p\u00ebr krime ndaj personit dhe arm\u00ebmbajtje pa leje, i cili hapi zjarr ndaj sh\u00ebrbimeve t\u00eb Forc\u00ebs Speciale RENEA.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cLokalizimi\u201d, n\u00eb Pogradec, u vu n\u00eb pranga autori i dyshuar i ngjarjes s\u00eb ndodhur m\u00eb dat\u00eb 07.09.2022, n\u00eb fshatin G\u00ebshtenjas, ku mbeti i vrar\u00eb me mjet prer\u00ebs (thik\u00eb), nj\u00eb 65-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve jan\u00eb finalizuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacionesh, si rezultat i t\u00eb cilave jan\u00eb goditur 23 raste n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Jan\u00eb sekuestruar sasi t\u00eb drogave t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, si dhe 38 automjete, 7 peshore elektonike, 49 celular\u00eb dhe shuma parash.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e krimit ekonomik dhe financiar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, jan\u00eb goditur 42 raste, nga k\u00ebto 6 raste t\u00eb kontraband\u00ebs me mallra t\u00eb ndryshme, n\u00eb Vlor\u00eb, Tiran\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 2 fazave t\u00eb operacionit \u201cFasada\u201d, n\u00eb Elbasan, jan\u00eb konfiskuar pasuri me vler\u00eb 3 000 000 euro, q\u00eb burojn\u00eb nga veprimtari kriminale, si dhe \u00ebsht\u00eb vendosur sekuestro preventive p\u00ebr pasuri t\u00eb tjera, me vler\u00eb 400 000 euro.<\/p>\n<p>Nga DVP Tiran\u00eb jan\u00eb zhvilluar 8 operacione p\u00ebr evidentimin dhe goditjen e organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Si rezultat i operacioneve, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb 9 shtetas n\u00eb pranga dhe jan\u00eb sekuestruar 9 aparate celulare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb finalizuar 8 operacione policore, n\u00eb Gjirokast\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb dhe Fier, p\u00ebr goditjen e transportimit kundrejt fitimit, t\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit. 9 shtetas jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit nga strukturat e Policis\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet mb\u00ebshtet\u00ebse, jan\u00eb evidentuar dhe goditur 23 raste t\u00eb krimeve mjedisore dhe jan\u00eb trajtuar ligj\u00ebrisht 32 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Policia Rrugore\/Monitorim i pand\u00ebrprer\u00eb i qarkullimit rrugor n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve inteligjente, p\u00ebr parandalimin e aksidenteve dhe p\u00ebr rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb rrugore.<\/p>\n<ul>\n<li>Si rezultat i monitorimeve, jan\u00eb pezulluar n\u00eb total 631 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat: 498 p\u00ebr qarkullim me shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, 91 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 42 p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor.<\/li>\n<li>P\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me p\u00ebrzgjedhje, jan\u00eb arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga k\u00ebta: 25 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 19 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/li>\n<li>Jan\u00eb goditur nga Policia Rrugore e Tiran\u00ebs, 7 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb korruptuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb Rrugore dhe 4 raste t\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve, n\u00ebn efektin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Policia Kufitare\/Kontrolle intensive p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve nd\u00ebrkufitare. T\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u2019iu ofruar qytetar\u00ebve n\u00eb hyrje\/dalje, n\u00eb pikat e kalimit kufitar, sh\u00ebrbim sa m\u00eb cil\u00ebsor.<\/p>\n<ul>\n<li>N\u00eb bashk\u00ebpunim me DVP-t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb goditur 13 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit dhe t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/li>\n<li>Jan\u00eb proceduar penalisht 3 shtetas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb tjera\u201d; 5 shtetas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d dhe 2 shtetas p\u00ebr \u201cMosdeklarimi i t\u00eb hollave n\u00eb kufi\u201d.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Policia e Shtetit do t\u00eb intensifikoj\u00eb operacionet dhe megaoperacionet n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit, me q\u00ebllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave q\u00eb qarkullojn\u00eb me arm\u00eb zjarri apo me l\u00ebnd\u00eb narkotike, kapjen e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, si dhe p\u00ebr evidentimin e goditjen e paligjshm\u00ebrive n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb, duke iu garantuar anonimat t\u00eb plot\u00eb, reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka b\u00ebr\u00eb bilancin e k\u00ebsaj jave, ku njofton se jan\u00eb arrestuar 154 persona, 263 jan\u00eb proceduar penalisht dhe 24 jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj jav\u00eb jan\u00eb kryer dhjet\u00ebra operacione policore t\u00eb finalizuara n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit. Heroin\u00eb, kokain\u00eb, kanabisi, arm\u00eb zjarri, arm\u00eb t\u00eb ftohta, mallra t\u00eb kontrabanduara, shuma parash dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":294468,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}