{"id":296450,"date":"2022-10-30T15:06:46","date_gmt":"2022-10-30T14:06:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296450"},"modified":"2022-10-30T15:06:46","modified_gmt":"2022-10-30T14:06:46","slug":"fasha-e-energjise-elektrike-hyn-ne-fuqi-ne-date-1-nentor-pd-ere-eshte-kthyer-ne-vegel-te-rames-procedura-per-rritjen-e-cmimit-eshte-e-paligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fasha-e-energjise-elektrike-hyn-ne-fuqi-ne-date-1-nentor-pd-ere-eshte-kthyer-ne-vegel-te-rames-procedura-per-rritjen-e-cmimit-eshte-e-paligjshme\/","title":{"rendered":"Fasha e energjis\u00eb elektrike hyn n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00eb 1 n\u00ebntor, PD: ERE \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb veg\u00ebl t\u00eb Ram\u00ebs! Procedura p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb e paligjshme"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka reaguar n\u00eb lidhje me vendosjen e\u00a0fash\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr abonent\u00ebt q\u00eb konsumojn\u00eb mbi 800kWh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia blu, an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Lisand\u00ebr Hoxha ka deklaruar se ERE n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve \u00ebsht\u00eb kthyer nga nj\u00eb institucion t\u00eb pavarur n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shton se procedura p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit, nd\u00ebrsa n\u00ebnvizon se edhe sikur t\u00eb ishte ndjekur procedura e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, rrethanat nuk e justifikojn\u00eb rritjen e saj.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb njoftuar nga Qeveria Rama, \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike do t\u00eb ndryshoj\u00eb nga data 1 N\u00ebntor.<\/em><\/p>\n<p><em>Enti Rregullator i Energjis\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb kthyer nga nj\u00eb institucion i pavarur, n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe mafies s\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/em><\/p>\n<p><em>Procedura p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur t\u00eb ishte ndjekur procedura me p\u00ebrpikm\u00ebri, rrethanat nuk e justifikojn\u00eb rritjen e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Partia Demokratike, n\u00eb 8 mujorin e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb prodhuar nga tregu i rregulluar dhe KESH rreth 3.79 T\u00cb\/h.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr, OSHEE, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 8 mujor, ka shitur p\u00ebr tregun e rregulluar rreth 3.01 T\u00cb\/H (p\u00ebr abonentin familjar, privat, buxhetorin dhe jobuxhetorin). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kemi prodhuar m\u00eb shum\u00eb energji nga sa ka qen\u00eb nevoja e konsumator\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb vjen nga mungesa e prodhimit dhe kriza e \u00e7mimeve si pasoj\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, por buron drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga keq menaxhimi dhe vjedhja sistematike q\u00eb i b\u00ebhet k\u00ebtij sektori.<\/em><\/p>\n<p><em>Vjedhjet me blerjen e energjis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore q\u00eb e detyrojn\u00eb qeverin\u00eb t\u00eb faturoj\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbuluar abuzimet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 8 mujor \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb tregun e liberalizuar rreth 1 T\u00cb energji me vler\u00eb 416 milion euro. N\u00ebse do ishte bler\u00eb me tarif\u00ebn mesatare t\u00eb \u00e7mimeve sipas burs\u00ebs Hupex, kostoja e k\u00ebtij Terravati do t\u00eb ishte rreth 281 milion euro, pra 135 milion euro m\u00eb pak nga sa ka harxhuar qeveria. K\u00ebto fatura t\u00eb kripura, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga vjedhjet, kan\u00eb krijuar nj\u00eb defi\u00e7it t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb sektorin e energjis\u00eb dhe buxhet, duke na detyruar t\u00eb paguajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do popull tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, detyrohemi t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00eb mal me hipokrizi, g\u00ebnjeshtra dhe k\u00ebshilla nga keqb\u00ebr\u00ebsit tan\u00eb se si t\u00eb kursejm\u00eb energji dhe t\u00eb pranojm\u00eb n\u00eb heshtje rritjen e saj. Qeveria q\u00eb arrestoi rreth 30 mij\u00eb kryefamiljar\u00eb p\u00ebr detyrime ndaj OSHEE, pas 9 vite n\u00eb pushtet deklaron si humbje n\u00eb rrjet 1.04T\u00cb, ose 34% t\u00eb prodhimit. Kjo shif\u00ebr nuk p\u00ebrputhet me sukseset e propaganduara apo me tarifat q\u00eb u mbahen abonent\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fature p\u00ebr kryerjen e investimeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike ju fton t\u00eb refuzoni k\u00ebshillat cinike dhe hipokrite t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cilat ngjajn\u00eb me ato t\u00eb nj\u00eb hajduti q\u00eb sapo t\u00eb ka vjedhur parat\u00eb nga xhepi dhe t\u00eb k\u00ebshillon se si ta shtysh muajin duke kursyer.<\/em><\/p>\n<p><em>Fasha prej 800k\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim kriminal dhe barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shum\u00eb familje shqiptare!<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas ekspert\u00ebve tan\u00eb do t\u00eb preken nga \u00e7mimi i ri prej 44 leke\/k\u00eb pa TVSH s\u00eb paku 161 mij\u00eb abonent\u00eb familjar\u00eb. Kjo barr\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb fatura t\u00eb shtrenjta t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me vler\u00ebn e rrog\u00ebs mesatare. Praktikisht nj\u00eb rrog\u00eb p\u00ebr familje do t\u2019i dedikohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar fatur\u00ebn e energjis\u00eb. P\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe abonentin familjar, rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb do t\u00eb thot\u00eb falimentim.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo qeveri e ka ndar\u00eb mendjen t\u2019ju varf\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb skamje! Ajo nuk do t\u00eb ndal\u00eb abuzimet deri sa ne ta ndalim at\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Me Edi Ram\u00ebn ekonomia e familjeve tona \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik!\u00a0 Partia Demokratike ju fton me 12 n\u00ebntor t\u00eb p\u00ebrballemi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb ndalur falimentimin e ekonomis\u00eb ton\u00eb!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka reaguar n\u00eb lidhje me vendosjen e\u00a0fash\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr abonent\u00ebt q\u00eb konsumojn\u00eb mbi 800kWh. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia blu, an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Lisand\u00ebr Hoxha ka deklaruar se ERE n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve \u00ebsht\u00eb kthyer nga nj\u00eb institucion t\u00eb pavarur n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb qeveris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296450","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296450\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}