{"id":297049,"date":"2022-11-02T14:35:28","date_gmt":"2022-11-02T13:35:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=297049"},"modified":"2022-11-02T14:35:28","modified_gmt":"2022-11-02T13:35:28","slug":"sa-kushtuan-9-vite-dashuri-rama-media","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sa-kushtuan-9-vite-dashuri-rama-media\/","title":{"rendered":"Sa kushtuan 9 vite dashuri Rama-media?"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Arber Zaimi<\/p>\n<p>Po afrojn\u00eb zgjedhjet lokale dhe Edi Ram\u00ebs i duhen urgjentisht armiq. Meq\u00eb pushtetin qendror dhe lokal e ka t\u00ebr\u00ebsisht Partia Socialiste, ai nuk ka ku t\u00eb kanalizoj\u00eb shqet\u00ebsimet, zhg\u00ebnjimet apo mllefet e njer\u00ebzve. Nuk mund t\u2019ia faturoj\u00eb mosarritjet, d\u00ebshtimet apo pun\u00ebt e k\u00ebqija askujt, sepse nuk i ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dimension pushteti ndonj\u00eb partie tjet\u00ebr, qoft\u00eb ajo partnere apo opozitare. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aspektet negative t\u00eb marrjes s\u00eb timonit krejt\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb &#8211; sepse duke lakmuar mbajtjen e meritave vet\u00ebm p\u00ebr vete (me \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb histori), ai harroi kufizimet e kontingjencat e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat patjet\u00ebr se do ta konsumonin dhe e kan\u00eb konsumuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn secilin politikan q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb ndaj\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb stres e sip\u00ebr, Rama ka kuptuar se nuk mund t\u2019i ec\u00eb m\u00eb loja e zakonshme, q\u00eb luhet sa her\u00eb ka zgjedhje n\u00eb 30 vitet e fundit: ajo e faj\u00ebsimit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr d\u00ebshtimin e qeveris\u00eb. Opozita aktuale jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pushtet askund, sepse bojkotoi edhe zgjedhjet lokale, por \u00ebsht\u00eb dhe e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb grupin e saj parlamentar, duke kaluar p\u00ebrmes v\u00ebshtir\u00ebsive organizative. Rama e ka kuptuar se \u00e7do goditje q\u00eb i b\u00ebn pushteti k\u00ebsaj opozite, vet\u00ebm sa e ndihmon at\u00eb t\u00eb viktimizohet e vet\u00ebm sa e rrit imazhin abuziv t\u00eb Ram\u00ebs. Shqiptar\u00ebt, p\u00ebr vet\u00eb historin\u00eb e tyre komb\u00ebtare, shoq\u00ebrore apo individuale, m\u00eb leht\u00eb e kan\u00eb ta shohin veten n\u00eb rolin e viktim\u00ebs se sa t\u00eb abuzuesit, prandaj sa her\u00eb q\u00eb Rama e b\u00ebn opozit\u00ebn t\u00eb duket viktim\u00eb dhe veten abuzues, aq m\u00eb shum\u00eb humb mb\u00ebshtetje te radh\u00ebt e jo-militant\u00ebve. E sidomos n\u00eb zgjedhjet lokale, jan\u00eb jo-militant\u00ebt, \u201celektorati gri\u201d, ata q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kush fiton.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb Ram\u00ebs i duhet nj\u00eb armik pak m\u00eb i fort\u00eb, me pushtet real, i cili edhe po u godit prej qeveris\u00eb, nuk duket viktim\u00eb. Si\u00e7 duket e ka evidentuar nj\u00eb armik t\u00eb till\u00eb tek Top Channel, nj\u00eb televizion privat me licens\u00eb komb\u00ebtare e me impakt t\u00eb gjer\u00eb ekonomik e opinionformues (edhe pse n\u00eb r\u00ebnie).<\/p>\n<p>Rama i tregoi publikut nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb Top Ch. ia paska drejtuar institucioneve publike duke k\u00ebrkuar rreth 100.000 euro p\u00ebr realizimin e 50 emisioneve promovuese p\u00ebr nj\u00eb program qeveritar t\u00eb rehabilitimit t\u00eb fshatrave dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb agroturizmit. Sipas Ram\u00ebs, mosp\u00ebrmbushja e k\u00ebsaj k\u00ebrkese ka sjell\u00eb rritjen e kritikave nga televizioni, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kjo media po shantazhon qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Rama padashje ka ekspozuar vetveten. Kanakar i shumic\u00ebs s\u00eb mediave p\u00ebr 9 vite me radh\u00eb, ai i paska treguar publikut se dashuria e medias me t\u00eb, kushton. Portretizimi roz\u00eb, me shk\u00eblqim e xixa, i shum\u00eb\u00e7kaje q\u00eb b\u00ebn qeveria e tij, paska patur shum\u00eb fatura si k\u00ebto. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se kjo k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb paska b\u00ebr\u00eb Top Ch. nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, e as nuk i b\u00ebn vet\u00ebm ky kanal.<\/p>\n<p>Rama si \u201chistori suksesi\u201d \u00ebsht\u00eb thjesht produkt mediatik. Ky produkt mediatik \u00ebsht\u00eb paguar me leje nd\u00ebrtimi, licenca biznesesh jo gjithnj\u00eb t\u00eb rregullta (si ato t\u00eb industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb mbeturinave), koncesione, partneritete publiko-private q\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb publikun dhe vjedhin privatin.<\/p>\n<p>Rama ka treguar vet\u00ebm nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, rreth 2000 euro p\u00ebr emision, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet pak e shum\u00eb n\u00ebn koston e produksionit televiziv. Mir\u00ebpo duke dashur t\u00eb tregoj\u00eb se mediat po p\u00ebrpiqen ta shantazhojn\u00eb, ai ka zbuluar maj\u00ebn e nj\u00eb ajsbergu t\u00eb madh. \u00cbsht\u00eb ajsbergu i marr\u00ebdh\u00ebnies ilegjitime t\u00eb qeveris\u00eb me median, q\u00eb ka varf\u00ebruar qytetar\u00ebt dhe shtetin, e ka pasuruar Ram\u00ebn dhe pronar\u00ebt e mediave. Rama \u00ebsht\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb mediave sinjalin:<\/p>\n<p><em> \u201cMos guxoni t\u00eb m\u00eb rr\u00ebzoni, sepse rr\u00ebzohemi bashk\u00eb. Ju m\u00eb shantazhoni, por dhe un\u00eb ju shantazhoj. We are in this together\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa popullit po p\u00ebrpiqet t\u2019i ushqej\u00eb iden\u00eb se, edhe pse ai e ka pushtetin t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb prej tre mandatesh, p\u00ebr d\u00ebshtimet e ka fajin \u201carmiku i brendsh\u00ebm\u201d q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb opozita, por dashnorja e tij, media.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Arber Zaimi Po afrojn\u00eb zgjedhjet lokale dhe Edi Ram\u00ebs i duhen urgjentisht armiq. Meq\u00eb pushtetin qendror dhe lokal e ka t\u00ebr\u00ebsisht Partia Socialiste, ai nuk ka ku t\u00eb kanalizoj\u00eb shqet\u00ebsimet, zhg\u00ebnjimet apo mllefet e njer\u00ebzve. Nuk mund t\u2019ia faturoj\u00eb mosarritjet, d\u00ebshtimet apo pun\u00ebt e k\u00ebqija askujt, sepse nuk i ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dimension pushteti ndonj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":297050,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-297049","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297049\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/297050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}