{"id":297925,"date":"2022-11-08T19:41:27","date_gmt":"2022-11-08T18:41:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=297925"},"modified":"2022-11-08T19:41:27","modified_gmt":"2022-11-08T18:41:27","slug":"ambasadorja-amerikane-ne-okb-flet-nga-tirana-po-diskutojme-me-qeverine-shqiptare-per-stabilizimin-e-situates-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ambasadorja-amerikane-ne-okb-flet-nga-tirana-po-diskutojme-me-qeverine-shqiptare-per-stabilizimin-e-situates-ne-rajon\/","title":{"rendered":"Ambasadorja amerikane n\u00eb OKB flet nga Tirana: Po diskutojm\u00eb me Qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr stabilizimin e situat\u00ebs n\u00eb rajon"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thot\u00eb se trysnia ndaj Rusis\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb derisa ajo t\u00eb largohet nga Ukraina. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, ambasadorja Thomas-Greenfield e cil\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb partnere t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ambasadore Thomas-Greenfield, faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Bota sot po kalon momente t\u00eb trazuar, n\u00eb t\u00eb cilat K\u00ebshilli i Sigurimit \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb linj\u00eb t\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, ju keni gjetur koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Cili ishte q\u00ebllimi i k\u00ebsaj vizite, dhe \u00e7far\u00eb biseduat me autoritetet shqiptare?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn prej 100 vitesh. Pra, ne po festojm\u00eb 100 vite marr\u00ebdh\u00ebnie. Por, m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit dhe ne angazhohemi me ta rregullisht. Ne jemi me ata dhe ata jan\u00eb me ne, si\u00e7 citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Sekretari Baker n\u00eb shesh k\u00ebtu shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo th\u00ebnie ende q\u00ebndron. Un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr ta pohuar s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, t\u00eb fal\u00ebnderoj Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr ne n\u00eb K\u00ebshill dhe p\u00ebr t\u00eb pasur diskutime me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr prioritetet dhe interesat tona, nd\u00ebrsa shkojm\u00eb drejt vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe pasojat e shum\u00ebanshme q\u00eb ka sjell\u00eb, jan\u00eb sot nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore. A jeni e shqet\u00ebsuar se rus\u00ebt mund t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb rinovimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb grurit gjat\u00eb k\u00ebtij muaji?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ajo marr\u00ebveshje p\u00ebr grurin ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribuese e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me disa nga rrymat n\u00eb mjedisin e siguris\u00eb ushqimore. Rusia dhe Ukraina prodhojn\u00eb sasi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gruri. M\u00eb shum\u00eb se 10 milion\u00eb ton\u00eb grur\u00eb kan\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb tremujor, q\u00eb nga nisja e marr\u00ebveshjes. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dua t\u00eb l\u00ebvdoj ve\u00e7an\u00ebrisht, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ai dhe ekipi i tij b\u00ebn\u00eb, duke punuar me Turqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Njoftimi shum\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Rusis\u00eb p\u00ebr daljen nga marr\u00ebveshja jav\u00ebn e kaluar shkaktoi shum\u00eb f\u00ebrkime n\u00eb treg. Pra, shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb zgjatet. Marr\u00ebveshja e grurit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jugun e globit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Dhe \u00ebsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ka nj\u00eb diskutim p\u00ebr ta perjashtuar Rusin\u00eb nga K\u00ebshilli i Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Ka pasur dhe disa propozime. Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni i ShBA-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe pse?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Aktualisht pozicioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb realiteti. Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rusia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb. Ne punuam gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u2019i izoluar, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar, n\u00eb disa votime n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ku ata jan\u00eb d\u00ebnuar ashp\u00ebr. Dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ushtrojm\u00eb trysni mbi ta derisa t\u00eb largohen nga Ukraina.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ambasadore Thomas-Greenfield, ekziston shqet\u00ebsimi se n\u00ebse republikan\u00ebt fitojn\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb Kongres, ata do t\u00eb shkurtojn\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Ju vet\u00eb a jeni e shqet\u00ebsuar?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Shiko, nuk do komentoj p\u00ebr politik\u00ebn e brendshme, por do them q\u00eb mb\u00ebshtjetja p\u00ebr Ukrain\u00ebn ka q\u00ebn\u00eb dypartiake dhe q\u00eb Presidenti do punoj\u00eb me cilindo Kongres q\u00eb do jet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ne do vazhdojm\u00eb angazhimin ton\u00eb ndaj popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Si e shikoni faktin q\u00eb Irani po furnizon Rusin\u00eb me dron\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrdoren n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ministri i Jasht\u00ebm i Iranit pranoi se jan\u00eb ata q\u00eb po i japin k\u00ebta dron\u00eb. Ata lan\u00eb t\u00eb kuptohet se i kishin siguruar vet\u00ebm n\u00eb fillim dhe se nuk ishin t\u00eb armatosur. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se dron\u00ebt iranian\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb sulmuar civil\u00ebt n\u00eb Ukrain\u00eb, duke thyer rezolutat e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb ndalojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebrges\u00eb t\u00eb till\u00eb arm\u00ebsh nga Irani dhe gjithashtu Rusin\u00eb t\u2019i marr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, t\u00eb dyja vendet jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kjo tregon se Rusia duhet t\u00eb varet nga Irani p\u00ebr t\u00eb siguruar armatime dhe se Irani \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i jap\u00eb arm\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb ka sulmuar fqinjin e tij, nj\u00eb shteti i cili \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i p\u00ebrhersh\u00ebm i K\u00ebshilli t\u00eb Sigurimit. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak sjellja q\u00eb ne do t\u00eb prisnim nga Rusia.<\/p>\n<p>Nuk habitemi nga Irani. Por s\u00ebrish, kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e rezolutave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit dhe \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb merremi n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan s\u00eb fundmi, s\u00eb bashku me Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe lidhur me protestat n\u00eb Iran. N\u00ebnpresidentja Kamala Harris, deklaroi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb Iranin nga Komisioni i OKB-s\u00eb p\u00ebr statusin e grave. Si mendoni ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb dhe sa e v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Si fillim, m\u00eb lejoni t\u00eb lavd\u00ebroj grat\u00eb kurajoze t\u00eb Iranit t\u00eb cilat po ngrihen dhe po protestojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb sulmeve t\u00eb tmerrshme q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb duart e qeveris\u00eb dhe t\u00eb shpreh, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb, trishtimin ton\u00eb p\u00ebr vrasjen e Amini-t. Vendimi q\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs-Presidentja njoftoi jav\u00ebn e shkuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb cilin ne do punojm\u00eb n\u00eb vijim me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komitetit mbi statusin e gruas, p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Irani nuk e meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision. Ky komision \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e grave. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e grave. Dhe asnj\u00eb vend q\u00eb sulmon grat\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb nuk i nderon t\u00eb drejtat e grave, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill. Ne pat\u00ebm nj\u00eb takim informal shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, ku d\u00ebnuam sulmet q\u00eb po ndodhin n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>Dhe ky d\u00ebnim ka ardhur nga nj\u00eb num\u00ebr i madh shtetesh, t\u00eb cil\u00ebt e shohin se \u00e7far\u00eb po u ndodh grave dhe burrave kurajoz\u00eb iranian\u00eb q\u00eb po protestojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur shqet\u00ebsimi rreth ndikimit rus n\u00eb Ballkan. Sa problematik \u00ebsht\u00eb sipas jush ky ndikim dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, kemi pasur diskutime me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Ballkan. Ne i mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta stabilizuar situat\u00ebn. Ne sapo kaluam rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit p\u00ebr forc\u00ebn e stabilizimit, p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb forc\u00eb k\u00ebtu. Dhe ne do vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me vendet e rajonit p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do mund\u00ebsoj\u00eb paqen n\u00eb at\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi angazhuar dhe jemi angazhuar t\u00eb punojm\u00eb me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. Cili \u00ebsht\u00eb ai problem q\u00eb si Ambasadore n\u00eb OKB, ju shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb, le t\u00eb themi, q\u00eb ju l\u00eb pa gjum\u00eb nat\u00ebn?<\/p>\n<p>Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ndryshon nga dita n\u00eb dit\u00eb. Por do thoja q\u00eb gj\u00ebja kryesore q\u00eb m\u00eb l\u00eb pa gjum\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne kemi nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit q\u00eb po rrezikon dhe sulmon nj\u00eb fqinj, q\u00eb po v\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb rrezik paqen dhe sigurin\u00eb dhe q\u00eb nuk po nderon pozicionin q\u00eb ka si an\u00ebtar i p\u00ebrhersh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Ndikimi q\u00eb kjo ka, dua t\u00eb them, n\u00eb besimin q\u00eb bota ka n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, q\u00eb po v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>E di q\u00eb ne po p\u00ebrballemi me situat\u00ebn. E di q\u00eb ne po e izolojm\u00eb Rusin\u00eb, por e di q\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne duhet t\u2019i shtojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb reformuar K\u00ebshillin e Sigurimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si i adresojm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thot\u00eb se trysnia ndaj Rusis\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb derisa ajo t\u00eb largohet nga Ukraina. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, ambasadorja Thomas-Greenfield e cil\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb partnere t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ambasadore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":297926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-297925","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297925\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/297926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}