{"id":298042,"date":"2022-11-09T12:25:24","date_gmt":"2022-11-09T11:25:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=298042"},"modified":"2022-11-09T12:25:24","modified_gmt":"2022-11-09T11:25:24","slug":"albano-zhapaj-kandidon-ne-fier-primaret-e-pd-jane-risi-per-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/albano-zhapaj-kandidon-ne-fier-primaret-e-pd-jane-risi-per-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Albano Zhapaj kandidon n\u00eb Fier: Primaret e PD jan\u00eb risi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Albano Zhapaj prezantoi kandidur\u00ebn n\u00eb primare p\u00ebr Bashkin\u00eb e Fierit. Nga selia e PD, Zhapaj tha se primaret jan\u00eb nj\u00eb risi p\u00ebr \u00e7do demokrat e demokrate, p\u00ebr \u00e7do simpatizant e simpatizant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar miq, t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Jam k\u00ebtu para jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim publik, q\u00eb mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, na \u00ebsht\u00eb ofruar si mund\u00ebsi nga procesi i ri demokratik i primareve, p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin tim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit.<\/em><\/p>\n<p><em>Duhet t\u00eb pranoj se kjo vendimmarrje nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, pasi m\u00eb par\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb reflektimi personal, konsultimi me miqt\u00eb demokrat\u00eb, dhe diskutimi me koleg\u00ebt, shok\u00ebt dhe familjar\u00ebt e mi.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht q\u00eb m\u00eb leht\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje procesi i primareve, t\u00eb cilin e shikoj si nj\u00eb risi p\u00ebr \u00e7do demokrat e demokrate, p\u00ebr \u00e7do simpatizant e simpatizant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ndjen se mund t\u00eb jap\u00eb kontributin dhe idet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, shoq\u00ebri e cila sot m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr demokraci, p\u00ebr liri, dhe p\u00ebr t\u00eb drejta njer\u00ebzore e qytetare.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndjeva se duhet t\u00eb isha pjes\u00eb e k\u00ebsaj gare p\u00ebr qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve p\u00ebrkon me filozofin\u00eb time t\u00eb pun\u00ebs dhe jet\u00ebs, ku betejat p\u00ebr demokraci b\u00ebhen nga kandidat\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidat\u00eb t\u00eb em\u00ebruar, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vitet e fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb quhem Albano Zhapaj, pedagog n\u00eb universitet, ish emigrant ekonomik n\u00eb Itali nga viti 1992 e deri n\u00eb vitin 2007, vit kur vendosa vullnetarisht t\u00eb kthehem dhe t\u00eb kontribuoj n\u00eb vendin tim, mbasi u shkollova n\u00eb Universitetin e Padova, n\u00eb profilin Psikologji-Pedagogji me rezultate ekselente.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Karrier\u00ebn time si pedagog e kam filluar n\u00eb Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, p\u00ebr ta vijuar m\u00eb tej n\u00eb vendin tim, si n\u00eb: Universitetin e Tiran\u00ebs, ku ve\u00e7 pedagog kam mbajtur edhe detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Kurrikulave t\u00eb k\u00ebtij institucioni, n\u00eb Universitetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb Elbasanit, si dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. P\u00ebr tet\u00eb vjet kam punuar pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, n\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, jan\u00eb vlera t\u00eb patjet\u00ebrsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb, e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet n\u00eb vendin, e drejta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe lumturin\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ku ke lindur, jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb dhuruara nga Zoti, nga askush tjet\u00ebr. Asnj\u00eb qeveri apo qeveritar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i prek\u00eb, t&#8217;i cenoj\u00eb, t\u2019i heq\u00eb apo tjet\u00ebrsoj\u00eb ato, as sot e as kurr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nisur nga k\u00ebto premisa, vendosa t\u00eb kandidoj n\u00eb primaret p\u00ebr Fierin, pasi nuk e pranoj dot q\u00eb un\u00eb dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet ku t\u00eb rinjt\u00eb largohen se s\u2019kan\u00eb pun\u00eb, s\u2019ka shpres\u00eb, nuk pranoj dot q\u00eb \u00e7do vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot q\u00eb toka t\u00eb zbrazet e t\u00eb mos punohet, q\u00eb t\u00eb braktisen sht\u00ebpit\u00eb, q\u00eb t\u00eb braktisen varret e t\u00eb par\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nj\u00eb grusht pushtetar\u00ebsh kan\u00eb vendosur t\u00eb na nxjerrin n\u00eb treg.\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Modeli i nj\u00eb pushteti vendor q\u00eb kam n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb ai model ku qytetari i k\u00ebrkon llogari pushteti vendor dhe jo e kund\u00ebrta, ku qytetari t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb aktive e jet\u00ebs dhe vendimmarrjes s\u00eb qytetit, dhe jo vuajt\u00ebs i vendimmarrjeve t\u00eb k\u00ebqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtyp\u00ebse&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb me ndihm\u00ebn e Zotit dhe me vullnetin e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve do t\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur nga p\u00ebrvoja dhe dija ime, p\u00ebr ti kthyer vlerat qytetit t\u00eb Fierit, p\u00ebr t\u2019i kthyer Bashkin\u00eb Qytetar\u00ebve Fierak\u00eb. Fieri nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb bashkia e \u201cqytetar\u00ebve tan\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tyre\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfitoj nga z\u00ebri q\u00eb m\u00eb jep kjo foltore ti b\u00ebj thirrje \u00e7do qytetari fierak dhe shqiptar q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e tyre, t\u00eb rimarrin t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, pun\u00ebs dhe dinjitetit, sepse jan\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb ua ka fal Zoti, dhe ky pushtet ua ka tjet\u00ebrsuar, t\u00eb ngrihen fuqish\u00ebm n\u00eb protesta, sepse ato q\u00eb na i kan\u00eb marr\u00eb ma mashtrim e dhun\u00eb, duhet t\u00eb na i kthejn\u00eb patjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi shpreh respektin dhe mir\u00ebnjohjen p\u00ebr k\u00ebdo kandidat apo kandidate q\u00eb do jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj gare demokratike, dhe deklaroj solemnisht se do t\u00eb pranoj rezultatin e dal\u00eb nga vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, si dhe q\u00eb do t\u00eb punoj nj\u00ebsoj fort, si pjes\u00eb e ngusht\u00eb e stafit dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i kujtdo kandidati fitues n\u00eb qytetin e Fierit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albano Zhapaj prezantoi kandidur\u00ebn n\u00eb primare p\u00ebr Bashkin\u00eb e Fierit. Nga selia e PD, Zhapaj tha se primaret jan\u00eb nj\u00eb risi p\u00ebr \u00e7do demokrat e demokrate, p\u00ebr \u00e7do simpatizant e simpatizant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. DEKLARATA E PLOTE T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb, T\u00eb nderuar miq, t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb Jam k\u00ebtu para jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":298047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-298042","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298042\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}