{"id":29819,"date":"2017-01-14T12:12:15","date_gmt":"2017-01-14T10:12:15","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=29819"},"modified":"2017-01-14T12:12:15","modified_gmt":"2017-01-14T10:12:15","slug":"zbardhet-vendimi-procedurat-per-legalizimin-e-1320-pallateve-pa-hipoteke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbardhet-vendimi-procedurat-per-legalizimin-e-1320-pallateve-pa-hipoteke\/","title":{"rendered":"Zbardhet vendimi, procedurat p\u00ebr legalizimin e 1320 pallateve pa hipotek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Zbardhet vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr legalizimin e pallateve q\u00eb jan\u00eb pa leje nd\u00ebrtimi ose n\u00eb shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimi. Gjith\u00eb procesi i legalizimit do t\u00eb jet\u00eb falas dhe gjith\u00eb procedura do t\u00eb ndiqet nga AULUIZNI, mjafton q\u00eb pronar\u00ebt e sht\u00ebpive t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb pran\u00eb agjencis\u00eb dokumentet q\u00eb do t\u2019u k\u00ebrkohen nga punonj\u00ebsit e ALUZINI-t p\u00ebr rastet kur dosjet jan\u00eb t\u00eb pa plota. E vetmja tarif\u00eb q\u00eb do t\u00eb paguajn\u00eb pronar\u00ebt e 30 mij\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb tarifa e hipotek\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e objekteve t\u00eb legalizuara \u00ebsht\u00eb 5000 lek\u00eb, shkruan gazeta shqiptare. Vendimi me 29 pika parashikon zgjidhjen edhe n\u00eb rastet kur ka mbivendosje t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nj\u00ebsi individuale ka pretendime pron\u00ebsie nga dy apo m\u00eb shum\u00eb persona, mosmarr\u00ebveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat e legalizimit pezullohen vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb individuale q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i mosmarr\u00ebveshjes, me paraqitjen e v\u00ebrtetimit gjyq\u00ebsor nga pala e interesuar apo me vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr vendosjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb. K\u00ebto procedura rinisin n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitivin e vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar nga subjekti i interesuar\u201d-thuhet n\u00eb vendim. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pages\u00ebn e tarif\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit nga poseduesit zbatohen pikat 2 deri n\u00eb 4\/1, t\u00eb vendimit nr.860, dat\u00eb 10.12.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe vlerave t\u00eb zbatueshme p\u00ebr legalizim\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d. Referuar ligjit, tarifa e sh\u00ebrbimit p\u00ebr legalizim, p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje me funksion social-ekonomik, si dhe p\u00ebr objektet e dyta, \u00ebsht\u00eb 8000lek\u00eb, p\u00ebr \u00e7do kat t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb t\u00eb rast do t\u00eb paguhet nga nd\u00ebrtuesi. \u201cGazeta Shqiptare\u201d publikon vendimin e plot\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit do t\u00eb marrin hipotek\u00ebn p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre 30 mij\u00eb familje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p><b>P\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb legalizimit t\u00eb objekteve me leje nd\u00ebrtimi, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb kryer shtesa an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi ose ndryshime t\u00eb funksionit t\u00eb hap\u00ebsirave dhe t\u00eb objekteve shum\u00ebkat\u00ebshe pa leje, t\u00eb destinuara p\u00ebr kalimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb apo qiradh\u00ebnien<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb neneve 36 e 43\/1, t\u00eb ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e ministrit t\u00eb Zhvillimit Urban, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p><b>VENDOSI:<\/b><\/p>\n<p>I. LEGALIZIMI N\u00cb FAVOR T\u00cb POSEDUESVE T\u00cb OBJEKTEVE ME LEJE ND\u00cbRTIMI, N\u00cb T\u00cb CILAT JAN\u00cb KRYER SHTESA AN\u00cbSORE DHE\/OSE N\u00cb LART\u00cbSI OSE NDRYSHIME T\u00cb FUNKSIONIT T\u00cb HAP\u00cbSIRAVE<\/p>\n<p>1. Procedurat e legalizimit t\u00eb objektit me leje nd\u00ebrtimi, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb kryer shtesa an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi ose ndryshim i funksionit t\u00eb hap\u00ebsirave, kryhen n\u00eb favor t\u00eb poseduesve (si porosit\u00ebs apo pronar\u00eb trualli, sipas kontratave t\u00eb porosis\u00eb\/sip\u00ebrmarrjes ose aktmarr\u00ebveshjes) n\u00eb rastet e m\u00ebposhtme:a) Subjekti nd\u00ebrtues\/investitori \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e nenit 99 (ose 187) t\u00eb ligjit nr.9901, dat\u00eb 14.4.2008, \u201cP\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare\u201d, t\u00eb ndryshuar; oseb) Subjekti nd\u00ebrtues\/investitori nuk dor\u00ebzon brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebsh nga data e njoftimit dokumentacionin e k\u00ebrkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar, ose nuk shlyen, brenda t\u00eb nj\u00ebjtit afat, detyrimet financiare sipas nenit 43, t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ligj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me veprimtari t\u00eb pezulluar prej t\u00eb pakt\u00ebn 1 viti, sipas informacionit t\u00eb administruar nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit; osec) Subjekti nd\u00ebrtues\/investitori nuk ka paraqitur aplikim p\u00ebr legalizim, deri n\u00eb dat\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi.2. Kur plot\u00ebsohen kushtet e pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t vijojn\u00eb legalizimin n\u00eb favor t\u00eb poseduesve t\u00eb apartamenteve ose ambienteve me funksion social-ekonomik, n\u00eb vijim t\u00eb quajtura \u201cnj\u00ebsi individuale\u201d, sipas rregullave dhe procedurave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.3. Drejtorit\u00eb e var\u00ebsis\u00eb t\u00eb ALUIZNI-t, pas kryerjes s\u00eb procedurave t\u00eb evidentimit n\u00eb terren, hartojn\u00eb listat e nd\u00ebrtimeve t\u00eb ngritura nga subjektet q\u00eb gjenden n\u00eb kushtet e pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, si dhe list\u00ebn e poseduesve t\u00eb nj\u00ebsive individuale dhe i afishojn\u00eb ato n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb ALUIZNI-t, n\u00eb ambientet e drejtorive dhe t\u00eb objekteve q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb legalizimit, si dhe pran\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore.4. Legalizimi dhe regjistrimi p\u00ebr objektet q\u00eb trajtohen sipas k\u00ebtij kreu, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb gjendjes ligjore, kryhen n\u00eb dy faza:a) Miratimi i lejes s\u00eb legalizimit p\u00ebr objektin kryesor (sipas projektit t\u00eb miratuar nga organi kompetent) s\u00eb bashku me shtesat an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb realizuara dhe t\u00eb deklaruara nga subjekti nd\u00ebrtues dhe regjistrimi i tyre n\u00eb ZVRPP n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ALUIZNI-t.b) Miratimi i lejes s\u00eb legalizimit p\u00ebr shtesat an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb realizuara dhe t\u00eb deklaruara nga vet\u00eb subjektet poseduese.5. U n\u00ebnshtrohen kritereve kualifikuese t\u00eb parashikuara n\u00eb vendimin nr.280, dat\u00eb 1.4.2015, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit t\u00eb zbatuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kualifikuar nd\u00ebrtimet pa leje, shtesat an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi, n\u00eb nd\u00ebrtime me leje\u201d, vet\u00ebm shtesat n\u00eb tejkalim t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse shtesa gjendet n\u00eb kushtet e p\u00ebrjashtimit nga legalizimi, legalizohet dhe regjistrohet vet\u00ebm objekti kryesor.6. Poseduesit e nj\u00ebsive individuale duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga data e afishimit publik sipas pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, dokumentacionin q\u00eb provon marr\u00ebdh\u00ebnien juridiko-civile me subjektin nd\u00ebrtues\/investitor. Miratimi i lejeve t\u00eb legalizimit p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb individuale n\u00eb favor t\u00eb poseduesve kryhet pas zbatimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.7. N\u00ebse objekti me leje nd\u00ebrtimi, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb kryer shtesa an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi ose ndryshim i funksionit t\u00eb hap\u00ebsirave, \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb truall privat, pronar\u00ebt e truallit p\u00ebrfitojn\u00eb pjes\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb objektin kryesor dhe n\u00eb shtesat e realizuara nga subjekti nd\u00ebrtues\/investitor, n\u00eb p\u00ebrputhje me shkronj\u00ebn \u201cc\u201d, t\u00eb nenit 37, t\u00eb ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar.8. Nj\u00ebsit\u00eb individuale, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb lidhur kontrata porosie\/sip\u00ebrmarrjeje ose aktmarr\u00ebveshje, legalizohen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit nd\u00ebrtues\/investitor, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb i takojn\u00eb pronarit t\u00eb truallit sipas paragrafit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb shkronj\u00ebs \u201cc\u201d, t\u00eb nenit 37, t\u00eb ligjit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur. N\u00eb rastet e shkronj\u00ebs \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, kur mbi nj\u00ebsin\u00eb individuale nuk ka pretendime nga t\u00eb tret\u00eb, ajo legalizohet n\u00eb favor t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>9.N\u00eb rastet e ekzekutimit t\u00eb detyrue-sh\u00ebm mbi objektin apo mbi nj\u00ebsit\u00eb individuale zbatohen p\u00ebrcaktimet e pikave 8\/3 deri n\u00eb 8\/7, t\u00eb vendimit nr.280, dat\u00eb 1.4.2015, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit t\u00eb zbatuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kualifikuar nd\u00ebrtimet pa leje, shtesat an\u00ebsore dhe\/ose n\u00eb lart\u00ebsi, n\u00eb nd\u00ebrtime me leje\u201d, t\u00eb ndryshuar.N\u00eb \u00e7do rast, ekzekutimi i detyruesh\u00ebm, q\u00eb lidhet me pasurit\u00eb e subjektit nd\u00ebrtues\/investitor, nuk mund t\u00eb shtrihet mbi nj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb poseduesve ose mbi shtesat e realizuara dhe t\u00eb deklaruara prej tyre.10. Kur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nj\u00ebsi individuale ka pretendime pron\u00ebsie nga dy apo m\u00eb shum\u00eb persona, mosmarr\u00ebveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat e legalizimit pezullohen vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb individuale q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i mosmarr\u00ebveshjes, me paraqitjen e v\u00ebrtetimit gjyq\u00ebsor nga pala e interesuar apo me vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr vendosjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb. K\u00ebto procedura rinisin n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitivin e vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar nga subjekti i interesuar.<\/p>\n<p>11. Procedurat e legalizimit sipas k\u00ebtij kreu nuk pengohen nga detyrimet kontraktore q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb nd\u00ebrmjet poseduesve dhe subjektit nd\u00ebrtues\/investitor lidhur me nj\u00ebsit\u00eb individuale dhe as nuk i shuajn\u00eb k\u00ebto detyrime.12. Regjistrimi i nj\u00ebsive individuale dhe i pjes\u00ebs takuese t\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb kryhet sipas lejes s\u00eb legalizimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, zbatohen procedurat e parashikuara n\u00eb vendimin nr.1095, dat\u00eb 28.12.2015, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb bashk\u00ebrendimit t\u00eb pun\u00ebs, nd\u00ebrmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-s\u00eb, dhe t\u00eb procedurave apo kufizimeve q\u00eb zbatohen p\u00ebr efekt t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb legalizuara\u201d. Poseduesit e nj\u00ebsive individuale, krahas pages\u00ebs s\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb regjistrimit p\u00ebr k\u00ebto nj\u00ebsi, paguajn\u00eb solidarisht edhe tarif\u00ebn e regjistrimit t\u00eb objektit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.13. Akti p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb konstruktive t\u00eb objektit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, sipas nenit 37, t\u00eb ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar, depozitohet nga poseduesit e nj\u00ebsive individuale.14. P\u00ebr pages\u00ebn e tarif\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit nga poseduesit zbatohen pikat 2 deri n\u00eb 4\/1, t\u00eb vendimit nr.860, dat\u00eb 10.12.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe vlerave t\u00eb zbatueshme p\u00ebr legalizim\u201d, t\u00eb ndryshuar.15. Penalitetet sipas nenit 43, t\u00eb ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe detyrimet tatimore, t\u00eb parashikuara nga nenet 11 dhe 20, t\u00eb ligjit nr.8438, dat\u00eb 28.12.1998, \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, t\u00eb ndryshuar, mbarten nga subjekti nd\u00ebrtues\/investitor dhe nuk pengojn\u00eb legalizimin n\u00eb favor t\u00eb poseduesve, sipas k\u00ebtij kreu.Penalitetet llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. N\u00ebse subjekti \u00ebsht\u00eb duke iu n\u00ebnshtruar procedurave t\u00eb falimentit, ato i njoftohen edhe personit t\u00eb ngarkuar me likuidimin e shoq\u00ebris\u00eb tregtare dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Falimentit.Detyrimet tatimore mbarten nga subjekti nd\u00ebrtues, edhe pse kalimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00ebsit\u00eb individuale kryhet nga ALUIZNI n\u00ebp\u00ebrmjet lejes s\u00eb legalizimit. Sipas k\u00ebsaj pike, ALUIZNI p\u00ebrcjell pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve informacionin dhe dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e detyrimeve tatimore.Pagesa p\u00ebr taks\u00ebn e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nuk pengon legalizimin sipas k\u00ebtij kreu dhe kryhet n\u00eb \u00e7do rast nga subjekti nd\u00ebrtues\/investitor.16. Rastet e parashikuara n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr efekt t\u00eb detyrimeve t\u00eb subjektit nd\u00ebrtues\/investitor p\u00ebr pages\u00ebn e penalitetit dhe tatimit, trajtohen n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi nga institucionet tatimore dhe ato t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb shoq\u00ebrive tregtare.II.<\/p>\n<p><b>Legalizimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit nd\u00ebrtues\/investitor17.\u00a0<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebr objektet me shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, q\u00eb nuk trajtohen sipas kreut I, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, leja e legalizimit miratohet p\u00ebr subjektin nd\u00ebrtues\/investitor q\u00eb rezulton i till\u00eb nga leja e nd\u00ebrtimit apo p\u00ebr subjektin q\u00eb ka fituar t\u00eb drejta mbi nd\u00ebrtimin, n\u00ebp\u00ebrmjet:a) veprimeve juridiko-civile (kontrata, akte noteriale) p\u00ebr kalimin e t\u00eb drejtave mbi objektin, nga investitori\/nd\u00ebrtuesi te nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr;b) vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.18. Legalizimi nuk pengohet nga detyrimet tatimore q\u00eb kan\u00eb pal\u00ebt si rezultat i veprimeve t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb p\u00ebr kalimin e t\u00eb drejtave mbi objektin dhe as nuk i shuan k\u00ebto detyrime. Sipas k\u00ebsaj pike, ALUIZNI, n\u00eb momentin e d\u00ebrgimit t\u00eb lejes s\u00eb legalizimit p\u00ebr regjistrim, p\u00ebrcjell kopje t\u00eb dokumentacionit t\u00eb praktik\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e detyrimeve tatimore, pran\u00eb drejtoris\u00eb rajonale t\u00eb tatimeve.Kur kalimi i t\u00eb drejtave mbi objektin \u00ebsht\u00eb kryer pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, zbatohen p\u00ebrcaktimet e pik\u00ebs 9, t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ministrit t\u00eb Financave dhe ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.9, dat\u00eb 26.2.2008, t\u00eb ndryshuar.19. Rregullat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pikat 4, 5 dhe 9, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, zbatohen edhe p\u00ebr objektet q\u00eb legalizohen sipas k\u00ebtij kreu.<\/p>\n<p><b>III. LEGALIZIMI I OBJEKTEVE SHUM\u00cbKAT\u00cbSHE PA LEJE ND\u00cbRTIMI, T\u00cb DESTINUARA P\u00cbR KALIM PRON\u00cbSIE APO QIRADH\u00cbNIE 20.<\/b> Evidentimi i objekteve shum\u00ebkat\u00ebshe (mbi 5 kate), t\u00eb ngritura pa leje nd\u00ebrtimi t\u00eb organeve kompetente, p\u00ebr q\u00ebllim shitblerjeje apo qiradh\u00ebnieje t\u00eb nj\u00ebsive individuale t\u00eb banimit apo sh\u00ebrbimit, kryhet nga drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t, n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebrendimit dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit me nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave t\u00eb evidentimit n\u00eb terren.21. Subjekti, q\u00eb ka ngritur nd\u00ebrtimin shum\u00ebkat\u00ebsh pa leje me q\u00ebllim shitblerjeje dhe\/ose qiradh\u00ebnieje, paguan:a) taks\u00ebn e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb sipas ligjit p\u00ebr sistemin e taksave vendore. Procedura q\u00eb ndiqet n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebsaj pike \u00ebsht\u00eb ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 5, t\u00eb vendimit nr.860, dat\u00eb 10.12.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe vlerave t\u00eb zbatueshme p\u00ebr legalizim\u201d, t\u00eb ndryshuar.b) tarif\u00ebn p\u00ebr legalizim, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb.<\/p>\n<p>Tarifa p\u00ebr legalizim paguhet nga subjekti q\u00eb ka ngritur nd\u00ebrtimin, pran\u00eb ALUIZNI-t, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga data e njoftimit me shkrim, duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb si n\u00eb pik\u00ebn 4\/1, t\u00eb vendimit nr.860, dat\u00eb 10.12.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe vlerave t\u00eb zbatueshme p\u00ebr legalizim\u201d, t\u00eb ndryshuar.22. N\u00ebse p\u00ebr legalizimin e objektit shum\u00ebkat\u00ebsh kan\u00eb aplikuar si nd\u00ebrtuesi ashtu dhe banor\u00ebt, procedurat e legalizimit p\u00ebr objektin kryhen vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuesit. P\u00ebrjashtimisht, kur subjekti, q\u00eb ka ngritur nd\u00ebrtimin, u ka kaluar t\u00eb drejtat mbi nj\u00ebsit\u00eb individuale p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi ose kur nuk plot\u00ebson dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr legalizim, procedurat vijojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb banor\u00ebve.23. Kur leja e legalizimit miratohet p\u00ebr banor\u00ebt e nj\u00ebsive individuale, ata paguajn\u00eb vet\u00ebm taks\u00ebn e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me paragrafin e tret\u00eb, t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 27, t\u00eb ligjit nr.9632, dat\u00eb 30.10.2006, \u201cP\u00ebr sistemin e taksave vendore\u201d, t\u00eb ndryshuar.24. Veprimet juridiko-civile t\u00eb nd\u00ebrtuesit (aplikues p\u00ebr legalizim), t\u00eb kryera pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr kalimin e t\u00eb drejtave mbi objektin q\u00eb legalizohet sipas k\u00ebtij kreu apo mbi nj\u00ebsit\u00eb individuale, nuk merren parasysh nga drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t. P\u00ebrjashtim nga ky rregull b\u00ebjn\u00eb rastet kur procedurat e legalizimit kryhen p\u00ebr poseduesit e nj\u00ebsive individuale.<\/p>\n<p><b>IV. DISPOZITA T\u00cb FUNDIT 25.\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Problematikat e pozicionimit t\u00eb objektit me shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe\/ose t\u00eb sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit zgjidhen duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb gjendjen faktike nd\u00ebrtimore, t\u00eb evidentuar n\u00eb terren. Drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t vijojn\u00eb legalizimin e objektit sipas k\u00ebtij evidentimi, pavar\u00ebsisht nga ndryshimi midis gjendjes faktike dhe dokumentacionit t\u00eb lejes s\u00eb l\u00ebshuar nga autoriteti vendor.26. N\u00eb rastin kur rezulton se objekti\/sheshi i nd\u00ebrtimit shtrihet jasht\u00eb truallit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit, drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t procedojn\u00eb sipas neneve 15\/1 dhe 17, t\u00eb ligjit nr.9482, dat\u00eb 3.4.2006, \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe akteve n\u00ebnligjore n\u00eb zbatim t\u00eb tyre, n\u00ebse nuk arrihet marr\u00ebveshje juridiko-civile mes pal\u00ebve private.K\u00ebto dispozita zbatohen edhe kur ka ndryshime t\u00eb gjendjes juridike t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb raport me dokumentacionin e lejes p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrtimit.27. P\u00ebr efekt t\u00eb llogaritjes dhe ark\u00ebtimit t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore, p\u00ebr t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet q\u00eb trajtohen sipas k\u00ebtij vendimi, drejtorit\u00eb e ALUIZNI-t zbatojn\u00eb procedurat e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 5, t\u00eb vendimit nr.860, dat\u00eb 10.12.2014, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe vlerave t\u00eb zbatueshme p\u00ebr legalizim\u201d, t\u00eb ndryshuar.28. N\u00eb fund t\u00eb pik\u00ebs 11, t\u00eb vendimit nr.465, dat\u00eb 22.6.2016, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e procedurave dhe rregullave p\u00ebr kalimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi parcel\u00ebn nd\u00ebrtimore t\u00eb objekteve informale\u201d, shtohen fjal\u00ebt \u201c\u2026 ose kur gjendja juridike e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit ka ndryshuar.\u201d.29. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit t\u00eb Zonave\/Nd\u00ebrtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Falimentit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr legalizimin e pallateve q\u00eb jan\u00eb pa leje nd\u00ebrtimi ose n\u00eb shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimi. Gjith\u00eb procesi i legalizimit do t\u00eb jet\u00eb falas dhe gjith\u00eb procedura do t\u00eb ndiqet nga AULUIZNI, mjafton q\u00eb pronar\u00ebt e sht\u00ebpive t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb pran\u00eb agjencis\u00eb dokumentet q\u00eb do t\u2019u k\u00ebrkohen nga punonj\u00ebsit e ALUZINI-t p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29819","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}