{"id":298404,"date":"2022-11-11T09:29:05","date_gmt":"2022-11-11T08:29:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=298404"},"modified":"2022-11-11T09:29:05","modified_gmt":"2022-11-11T08:29:05","slug":"plagjiatura-e-kryeakademikut-skender-gjinushi-ne-kongresin-e-drejtshkrimit-ju-referuar-nje-artikulli-sarkazme-autori-nuk-ekziston","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/plagjiatura-e-kryeakademikut-skender-gjinushi-ne-kongresin-e-drejtshkrimit-ju-referuar-nje-artikulli-sarkazme-autori-nuk-ekziston\/","title":{"rendered":"Plagjiatura e kryeakademikut Sk\u00ebnder Gjinushi n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit, ju referuar nj\u00eb artikulli sarkazm\u00eb, autori nuk ekziston"},"content":{"rendered":"<p>Sk\u00ebnder Gjinushi, kreu i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, gjat\u00eb festimeve p\u00ebr 50 vjetorin e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit, ka lexuar dhe i \u00ebsht\u00eb referuar gjith\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb artikulli sarkazm\u00eb n\u00eb internet. Madje, autori i k\u00ebtij shkrimi sarkazm\u00eb nuk ekziston, por ka nj\u00eb pseudonim.<\/p>\n<p>Gjinushi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij i referohet autorit Caruana dhe librit t\u00eb tij Shteti dhe Drejtshkrimi. Mir\u00ebpo, pedagogia dhe studiuesja Ledi Shamku thot\u00eb se ky autor nuk ekziston dhe as libri i tij.<\/p>\n<p>\u201cLibri \u201cShteti dhe Drejtshkrimi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sajes\u00eb e sarkazm\u00ebs s\u00eb Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistenc\u00ebn e ketij gja-libri thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u tallur me hiperkontollin e shtetit n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, ja si kjo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shkencizma s\u00ebrish. Por ama libri nga sot ekziston\u201d, shkruan me ironi Shamku.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb i saj, dhe linku i tekstit q\u00eb ka marr\u00eb plagjiatur Sk\u00ebnder Gjinushi:<\/p>\n<p>KRYEPLAGJIATURA E KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI<\/p>\n<p>Mezi e prita k\u00ebt\u00eb dit\u00ebn e Festimeve Drejtshkrimore t\u00eb Akademizm\u00ebs sot. U ngrita her\u00ebt, vajta n\u00eb leksion, u shpjegova student\u00ebve gjuh\u00ebn si identitet, por mendjen e kisha te Festimet n\u00eb Tiran\u00eb. Kisha hall mos humbisja fjalimin e Kryeakademikut dhe e dija q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb zhg\u00ebnjente n\u00eb banalitetin e tij si\u00e7, rrofsh o Zot, nuk m\u00eb ka zhg\u00ebnjyer kurre.<\/p>\n<p>Por sot n\u00eb fjalimin e tij Kryeakademiku kishte vendosur t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb lumtur, sepse u shfaq si Kryekomiku i Pirandellos te Gjasht\u00eb Personazhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Autorit.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eblloj edhe fjalimi solemn i Kryeakademikut Gjinushi po k\u00ebrkonte Autorin, dhe e gjeti!<\/p>\n<p>Jua kam v\u00ebn\u00eb enkas p\u00ebrbri edhe nj\u00eb cop\u00eb nga fjalimi i Kryekomikoakademikut, edhe burimin origjinal nga ky njeri e ka vjedhur ose plagjiaturuar fjalimin e tij solemn p\u00ebr Festimet Drejtshkrimore.<\/p>\n<p>Artilulli nga e ka vjedhur, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb SHKRIM SARKAZM\u00cb te Peisazhe t\u00eb Fjal\u00ebs, q\u00eb mban p\u00ebr autor pseudonimin Gjeto Bashari. (po ju ve n\u00eb fund edhe linkun e plot\u00eb t\u00eb artikullit sarkaz\u00ebm q\u00eb ta lexoni me nge). Ajo \u00e7ka dua t\u2019ju them \u00ebsht\u00eb se NUK EKZISTON ASNJ\u00cb LIB\u00cbR \u201cSHTETI DHE DREJTSHKRIMI\u201d ME AUTOR CARUANA T\u00cb CILIN E CITON (NGAT\u00cbRRUESH\u00cbM MADJE) KRYEAKADEMIKU N\u00cb FJALIMIN E TIJ SOT.<\/p>\n<p>Libri \u201cShteti dhe Drejtshkrimi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sajes\u00eb e sarkazm\u00ebs s\u00eb Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistenc\u00ebn e ketij gja-libri thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u tallur me hiperkontollin e shtetit n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, ja si kjo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shkencizma s\u00ebrish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI \u201cSHTETI DHE DREJTSHKRIMI\u201d NGA SOT KA JET\u00cbN E VET SI SHENJ\u00cb E HAJNIS\u00cb INTELEKTUALE T\u00cb KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI.<\/p>\n<p>Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkaz\u00ebm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn p\u00ebr Festimet Drejtshkrimore.<\/p>\n<p>Dhe kur sarkazm\u00ebn e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb dhe nj\u00ebherit Kryeakademiku i sotsh\u00ebm, ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb sarkazm\u00eb, \u00ebsht\u00eb Kryesarkazm\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sk\u00ebnder Gjinushi, kreu i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, gjat\u00eb festimeve p\u00ebr 50 vjetorin e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit, ka lexuar dhe i \u00ebsht\u00eb referuar gjith\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb artikulli sarkazm\u00eb n\u00eb internet. Madje, autori i k\u00ebtij shkrimi sarkazm\u00eb nuk ekziston, por ka nj\u00eb pseudonim. Gjinushi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij i referohet autorit Caruana dhe librit t\u00eb tij Shteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":298405,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-298404","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298404\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}