{"id":298508,"date":"2022-11-11T14:53:30","date_gmt":"2022-11-11T13:53:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=298508"},"modified":"2022-11-11T14:53:30","modified_gmt":"2022-11-11T13:53:30","slug":"intervista-spartak-braho-skanon-qeverisjen-e-edi-rames-smund-te-vazhdohet-me-kandidate-zogjte-laramane-vangjush-dakon-dhe-hajdutin-e-makines-se-benzema","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/intervista-spartak-braho-skanon-qeverisjen-e-edi-rames-smund-te-vazhdohet-me-kandidate-zogjte-laramane-vangjush-dakon-dhe-hajdutin-e-makines-se-benzema\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Spartak Braho \u2018skanon\u2019 qeverisjen e Edi Ram\u00ebs: S\u2019mund t\u00eb vazhdohet me kandidat\u00eb \u201czogjt\u00eb laraman\u00eb\u201d, Vangjush Dakon dhe hajdutin e makin\u00ebs s\u00eb Benzema. Nevoj\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kahun"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">VALENTINA MADANI\/ P\u00ebr ish-deputetin e PS-s\u00eb, Spartak Braho, emigrimi i dit\u00ebve t\u00eb sotme i ngjan eksodit t\u00eb viteve 1991 kur shqiptar\u00ebt kaluan detin drejt vendeve t\u00eb per\u00ebndimit. Braho kritikon qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb plani serioz me q\u00ebllim frenimin e emigrimit kaotik t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr gazet\u00ebn \u201c<\/span><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Panorama<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201d, Spartak Braho p\u00ebrmes 5 faktor\u00eb kryesor\u00eb si shkaktar\u00eb t\u00eb hemorragjis\u00eb s\u00eb largimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit. Sipas tij, qeveria ende nuk po e kupton se pun\u00ebsimi, mekanizmat q\u00eb e nxisin at\u00eb dhe rritja e pagave deri dyfish dhe trefish jan\u00eb imediatisht nj\u00eb objektiv q\u00eb duhet nd\u00ebrmerr me urgjenc\u00eb. Ish-deputeti i PS-s\u00eb akuzon Kryeministrin Edi rama se nuk po sheh problemin n\u00eb sy, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb po marrin arratin\u00eb. Braho flet edhe p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re teksa SPAK-ut i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb arrestoj\u00eb zyrtar\u00ebt e korruptuar. Kurse nga ambasadorja amerikane Yuri Kim pret q\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb emrat e politikan\u00ebve q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Z. Braho pse po shpopullohet Shqip\u00ebria? P\u00ebr cilat arsye po largohen shqiptar\u00ebt drejt per\u00ebndimit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Lexuam k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb nj\u00eb gazetari ivestigativ anglez nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen n\u00eb shkrimin e tij. Ai konstatonte se \u201cShqip\u00ebria konsiderohet vitet e fundit nj\u00eb vend i parap\u00eblqyer dhe atraktive p\u00ebr turizmin europian, por po kthehet p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit masive, n\u00eb nj\u00eb vend azil pleqsh n\u00eb brigjet e Adriatikut\u201d. Mendoj se pak a shum\u00eb ky p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, p\u00ebr shkak se vitet e fundit ka nj\u00eb hemorragji t\u00eb papar\u00eb t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, kryesisht t\u00eb rinj q\u00eb u larguan n\u00eb rrug\u00eb legale dhe ilegale drejt\u00eb disa vendeve t\u00eb Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs ku n\u00eb trend \u00ebsht\u00eb Gjermania dhe Spanja. Pes\u00eb jan\u00eb faktor\u00ebt kryesore t\u00eb k\u00ebtij emigrimi hemorragjik jasht\u00eb kufijve, q\u00eb n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me l\u00ebvizjet dhe emigrimin e viteve 1991 kur u nd\u00ebrrua sistemi. Ende nuk ka nj\u00eb analiz\u00eb dhe studim serioze p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar shkaqet kryesore nga organet e specializuara studimore dhe qeveria. Ka vet\u00ebm konstatime dhe nj\u00eb analiz\u00eb serioze t\u00eb b\u00ebr\u00eb dit\u00ebt e fundit nga ekonomisti Zef Pre\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u2026dhe cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Faktori i par\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ekonomik, papun\u00ebsia, pagat e ul\u00ebta, fenomeni i korrupsionit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore i ndikuar edhe nga kriza ekonomike globale, e cila ka p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Faktori i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai politik, pasiguria sociale i nxitur nga opozita e sotme dhe ndikime e huaja. \u00cbsht\u00eb Serbia e ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr, q\u00eb si nj\u00eb dor\u00eb e fsheht\u00eb shtyn zbrazjen dhe shpopullimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dhe ka qen\u00eb nj\u00eb synim i hersh\u00ebm i q\u00ebllimeve t\u00eb saj hegjemoniste q\u00eb merr edhe trajtat t\u00eb nj\u00eb \u201ckomploti\u201d t\u00eb fabrikuar nga teorit\u00eb e \u00c7ubriolovi\u00e7it. Faktori i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ai psikologjik, q\u00eb ka marr\u00eb nuancat e nj\u00eb epidemie dhe psikoze masive, ve\u00e7an\u00ebrisht te t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mungesa e perspektiv\u00ebs dhe largimi kuturu pa ditur dhe pa pasur synime t\u00eb qarta ku shkojn\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb po shkojn\u00eb, e nxit emigrimin. Faktori i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb edhe ndikimi i kondicionit shpirt\u00ebror t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vite kan\u00eb emigruar kudo. N\u00eb koh\u00ebt moderne, ve\u00e7an\u00ebrisht 500 vitet e fundit ata kan\u00eb emigruar pa pyetur shum\u00eb p\u00ebr sistemet ekonomike e jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs, nga Australia, SHBA, Kin\u00eb, Japoni Turqi, Argjentin\u00eb dhe n\u00eb mjaft vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb thelb arsyet kan\u00eb qen\u00eb ekonomike. Faktori i pest\u00eb q\u00eb ka nxitur emigrimin \u00ebsht\u00eb edhe joshja nga k\u00ebrkesat p\u00ebr pun\u00ebsim dhe thithjen p\u00ebr nevojat e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb mjaft vendeve me nivel t\u00eb lart\u00eb ekonomik, t\u00eb cilat koh\u00ebt e fundit jan\u00eb mjaft tunduese, por q\u00eb nuk organizohen n\u00eb rrug\u00eb zyrtare edhe me pjes\u00ebmarrjen e shtetit shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A mund t\u00eb frenohet emigrimi i shqiptar\u00ebve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Natyrisht, k\u00ebta faktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda dhe ky realitet mjaft shqet\u00ebsues ndikohet edhe p\u00ebrball\u00eb masave anemike dhe jo parandaluese t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, e cila deri tani nuk ka paraqitur asnj\u00eb plan serioz p\u00ebr ta frenuar k\u00ebt\u00eb emigrim kaotik. Kuptohet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb kryesore jan\u00eb sa objektive dhe subjektive. Qeveria ende nuk po e kupton se pun\u00ebsimi, mekanizmat q\u00eb e nxisin at\u00eb dhe rritja e pagave deri dyfishim dhe trefishim, q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb me urgjenc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si e lexoni deklarat\u00ebn e Kryeministrit Rama se shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb kan\u00eb emigruar dhe e vetmja koh\u00eb kur u penguan ishin gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00cbsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm, i p\u00ebrcipt\u00eb, pa sens logjike dhe jo i justifikuar, shpjegimi q\u00eb i b\u00ebri dit\u00ebt e fundit Kryeministri Rama \u201cse po ikin pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb izoluar n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs\u201d. Kryeministri duhet ta dij\u00eb se nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm izolimi i diktatur\u00ebs, por edhe Europa nuk t\u00eb pranonte dhe hapte dyert kollaj n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si e vler\u00ebsoni qeverisjen aktuale t\u00eb Edi Ram\u00ebs? Si po qeveris Kryeministri i vendit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Peizazhi ekzistues i pasqyr\u00ebs qeveris\u00ebse t\u00eb kabinetit \u201cRama 3\u201d vazhdon t\u00eb mbetet e zymt\u00eb dhe l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar e ballafaquar me pritshmerit\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe e krahasuar me dy mandatet e m\u00ebparshme. Kjo qeverisje ka nevoje ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kahun, ku \u00ebsht\u00eb futur dhe imediatisht i duhet t\u00eb prek\u00eb e filloj\u00eb terapi ekonomike p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn e b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb popullat\u00ebs aktive, t\u00eb fermer\u00ebve, m\u00ebsuesve, pensionist\u00ebve, ushtarak\u00ebve, polic\u00ebve etj. Buxheti i ri i sapo miratuar n\u00eb parim n\u00eb Kuvend nuk duket se ngjall ndonj\u00eb optimiz\u00ebm dhe se parashikimet nuk jan\u00eb n\u00eb rritje. Edhe Kryeministri n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend pati m\u00eb shum\u00eb fyerje karshi tymnaj\u00ebs q\u00eb hidhte opozita dhe nuk ju p\u00ebrgjigj si duhet k\u00ebrkesave dhe parashikimeve serioze n\u00eb funksionin e Kryeministrit. Ai duhet ta dij\u00eb, ta shoh\u00eb problemin n\u00eb sy, se mij\u00ebra shqiptar\u00eb po marrin arratin\u00eb. Po zbrazet vendi ve\u00e7an\u00ebrisht fshati, por a do t\u00eb rikthehen nj\u00eb dit\u00eb vall\u00eb? Shqip\u00ebria n\u00eb 800-900 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb vitin 45, n\u00eb vitin 90 po shkonte n\u00eb afro 4 milion\u00eb banor\u00eb. Tani shifrat jan\u00eb zvog\u00ebluar me dyfish. Ai duhet ta dij\u00eb se k\u00ebt\u00eb vit si\u00e7 japin alarmin specialist\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb u mboll\u00ebn me grur\u00eb sa sip\u00ebrfaqe e mbjell\u00eb e vitit 1950.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A do t\u00eb jet\u00eb drejt\u00ebsia dhe organet e saj instrumenti kryesor q\u00eb do ta shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">U b\u00ebn\u00eb disa vite q\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi e njehsojn\u00eb me synimin e fillimit t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re q\u00eb lidhet me pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb, si e keqja m\u00eb madhe n\u00eb pun\u00ebn e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve. SPAK-u si organi kryesor q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe q\u00eb synon t\u00eb realizoj\u00eb eliminimin e k\u00ebsaj t\u00eb keqeje dhe q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb d\u00ebnimin e kujtdo qoft\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb shkelin ligjet, Kushtetut\u00ebn, q\u00eb kryejn\u00eb korrupsionin aktive dhe pasive, kund\u00ebr kriminel\u00ebve me kollare dhe pa kollare. Ai ka nj\u00eb mision t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, madje edhe patriotik p\u00ebr fatet e k\u00ebtij vendi. Volume t\u00eb t\u00ebra dosjesh e denoncimesh penale kan\u00eb v\u00ebrshuar n\u00eb zyrat e SPAK-ut. Ka me shum\u00eb se 2 vjet.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Por, \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me to?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Hapja e k\u00ebtyre dosjeve e \u201cgjynaheve\u201d, q\u00eb deri tani jan\u00eb vet\u00ebm hapje, t\u00eb krimeve t\u00eb ndodhura kronologjikisht, si ato t\u00eb vitit 1997, grushtit t\u00eb shtetit, shitjes t\u00eb interesave komb\u00ebtare, t\u00eb korrupsionit, t\u00eb vjedhjeve n\u00eb privatizimit t\u00eb kompleksit Partizani, afera e CEZ-it, vrasjet e G\u00ebrdecit, apo t\u00eb 11 Janarit, pastrimi dhe p\u00ebrdorimi i parave t\u00eb agjentur\u00ebs Ruse nga PD-ja etj., kan\u00eb mbetur ende pa autor\u00eb. K\u00ebto dosje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krimet kryesore dhe thelbin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb autor\u00ebve, jan\u00eb ende \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura, por jo t\u00eb mbyllura e t\u00eb shoq\u00ebruara me nd\u00ebshkim penal p\u00ebr fajtor\u00ebt, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00c7far\u00eb po ndodh me dosjen e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka vet\u00ebm dy arrestime t\u00eb niveleve t\u00eb larta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pronar\u00ebt legale dhe anonim\u00eb ndodhen t\u00eb arratisur jasht\u00eb shtetit, por q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen nga ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Asnj\u00ebri nuk jep shpjegime p\u00ebr k\u00ebto pagesa n\u00eb dukje t\u00eb pajustifikuara. Thuhet se Prokuroria e Posa\u00e7me Antikorrupsion po punon edhe pse ndaj saj mund t\u00eb b\u00ebhen edhe v\u00ebrejtje p\u00ebr ngatht\u00ebsi. Dit\u00ebt e fundit p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Departamentit Amerikane, z. Eskobar, ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri n\u00eb dukje s\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt po k\u00ebrc\u00ebnohen e presionohen nga politikan\u00eb dhe kriminel\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra \u201cne po mbajm\u00eb sh\u00ebnim\u201d. K\u00ebt\u00eb fakt e p\u00ebrs\u00ebriti pardje edhe kryeprokurori i SPAK-ut, z. Kraja. Gjykoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme dhe ata politikan\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnues kan\u00eb emra, jan\u00eb konkrete. Ata duhet t\u00eb njihen edhe nga opinioni, hapur dhe ndaj tyre duhet t\u00eb veprojn\u00eb me forc\u00eb ligji kur shkelet. Edhe ligji kur shkelet ka nj\u00eb rrug\u00eb. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb dera e burgut. Personalisht si jurist kam d\u00ebnuar nd\u00ebrhyrjet e Berish\u00ebs, Ram\u00ebs, Met\u00ebs p\u00ebr deklaratat kund\u00ebr SPAK-ut me iden\u00eb larg duart nga SPAK-u. Ideja q\u00eb po dominon n\u00eb opinionin e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb se SPAK-u po punon i tkurrur dhe nuk po vepron me forc\u00eb, por vazhdojm\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb te goditjet ndaj krimit jo vet\u00ebm hipotetik, por aktiv\u00eb, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu ky organ kryen misionin e tij dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi realizohet dhe kryen funksionin e duhur. Gjithsesi, shqiptar\u00ebt dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb interesuara, jan\u00eb t\u00eb bindur dhe shpresojn\u00eb p\u00ebr suksesin e Reform\u00ebs. Shpresa vdes e fundit thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb. Do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm organet e drejt\u00ebsis\u00eb, kjo shtyll\u00eb e fort\u00eb e shtetit, q\u00eb do ta shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe bindja ime.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit q\u00eb vjen dhe atyre politike pas dy vjet\u00ebsh? A do t\u00eb jen\u00eb protestat si ajo e 12 n\u00ebntorit faktor p\u00ebr ta kthyer opozit\u00ebn n\u00eb pushtet?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pas disa muajsh, vendi do t\u00eb shkoj\u00eb te zgjedhjet e organeve t\u00eb pushtetit vendor ku t\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb nisur secila sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tyre fushat\u00ebn elektorale me objektivin kryesor fillimisht zgjedhjen e kandidateve. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb proces i nd\u00ebrlikuar, sepse nga nj\u00ebra an\u00eb mazhoranca si parti e vetme n\u00eb fushate do t\u00eb ket\u00eb problem p\u00ebr shkak t\u00eb konsumimit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar t\u00eb zgjedhurit e saj kryesore. Nd\u00ebrsa opozita nga ana tjet\u00ebr duke qen\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb tre pole, dy PD, Partia e Liris\u00eb dhe grupi I partive t\u00eb tjera t\u00eb djathta do t\u00eb jet\u00eb problematike. Si do t\u00eb zgjidhen kandidatet, kush do ti propozoj\u00eb, me cilin sig\u00ebl do t\u00eb paraqiten n\u00eb fushat\u00eb? Ka z\u00ebra q\u00eb thuhet se Partia e Saliut dhe Flamurit k\u00ebt\u00eb handikap do ta zgjidhin me ndihm\u00ebn e simboleve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb me pik\u00ebpyetje n\u00ebse do ta haj\u00eb \u201csapunin p\u00ebr djath\u00eb \u201ckur partia e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb list\u00eb p\u00ebr kandidat\u00eb. Ky formatim i list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm ligj\u00ebrisht, nuk \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb e tjera. Dit\u00ebt e fundit po synohet t\u00eb krijohet nj\u00eb grupim politik me p\u00ebrb\u00ebrjen e t\u00eb gjith\u00eb grupimeve opozitare n\u00ebn nj\u00eb sig\u00ebl zgjedhore. Por, edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb zgjidh vet\u00ebm an\u00ebn procedurale. Por, n\u00eb kushtet kur brenda k\u00ebtij grupimi prevalojn\u00eb interesa te ndryshme t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb tyre dhe jo i elektoratit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sigurimi dhe funksionimi i nj\u00eb shumatoreje elektorale fituese. K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb dhe e parashikojn\u00eb edhe sondazhet objektive t\u00eb z. Eduart Zaloshnj\u00ebs. Era fryn p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr mazhoranc\u00ebn aktuale, ndon\u00ebse ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb e majt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A kan\u00eb efekt dhe ndikim thirrjet p\u00ebr protesta t\u00eb partive opozitare p\u00ebr t\u00eb rrezuar Edi Ram\u00ebn?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Thirrjet e dyshes Berisha-Meta p\u00ebr organizim protestash me disa lloje cil\u00ebsimesh, si t\u00eb pandalshme, me dhun\u00eb, me mosbindje civile, revolucionare, t\u00eb pand\u00ebrprera ashtu si\u00e7 e kemi par\u00eb deri tani, nuk ka ndonj\u00eb sinoptik\u00eb apo gjas\u00eb se do t\u00eb zgjidhin gj\u00eb. Ndon\u00ebse kjo shkume thirrjesh, ngrihet mbi nj\u00eb problematike dhe t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar dhe ja vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjuar opinionin kund\u00ebr keqqeverisjes s\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe drejtimit pa busull dhe problematik n\u00eb situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb interesant t\u00eb parashikohet rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore. P\u00ebrball\u00eb dyshes Berisha, Meta e kompani, Rama ka mund\u00ebsi t\u2019i kap\u00ebrdij\u00eb, t\u2019i mposht\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pritshme t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, por jo ashtu si\u00e7 e pret e mendon drejtuesi i Partis\u00eb Socialiste. Gjithsesi, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prognoz\u00eb e vendi dhe politika kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr novacione n\u00eb ide dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb emra. Nuk mund t\u00eb vazhdohet me Vangjush Dakon n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit apo me \u201czogjt\u00eb laraman\u00eb\u201d q\u00eb ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr fushat\u00eb, ashtu sikund\u00ebrse nuk mund t\u00eb vazhdohet si n\u00eb Mamurras me kandidat\u00eb vjedh\u00ebsin e makin\u00ebs s\u00eb t\u00eb famshmit Benzema n\u00eb Spanj\u00eb. T\u00eb shohim \u00e7\u2019do na \u201cpjellin\u201d primaret e Saliut, dor\u00ebheqjet e disa deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb nga jeta politike, apo \u201cnovacionet\u201d e kandidateve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Edi Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A besoni se organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsi\u2026?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Berisha e ka drejtuar vendin her\u00eb si President e her\u00eb si Kryeminist\u00ebr p\u00ebr gati 15 vjet, por bilanci i drejtimit tij, pothuajse \u00ebsht\u00eb negative pasi ai ka rrezikuar qeverisjen e vendit me qindra skandale. Personalisht ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet jo vet\u00ebm politikisht, por edhe ligj\u00ebrisht. Ai i ka mbijetuar situatave t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shum\u00eb faktor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shpjeguar ato holl\u00ebsisht dhe specifikisht nuk do t\u00eb ndalemi. Kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbijetes\u00eb t\u00eb tij, mosfunksionimi i shtetit q\u00eb ka sjell\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb tij. Etapa e mosfunksionimit t\u00eb shtetit dhe ligjit, q\u00eb ka zgjatur n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicionit 30-vje\u00e7ar, duhet th\u00ebn\u00eb e pranuar se e ka \u201cmbjell\u00eb\u201d e kultivuar edhe vet\u00eb Partia Socialiste e drejtuesit e saj n\u00eb vite, por edhe ndikimi i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtare me motivin \u201cta ruajm\u00eb stabilitetin n\u00eb rajon dhe n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Paaft\u00ebsia, mungesa seriozitetit e idealizmit, intrigat, marr\u00ebveshjet pa skrupull t\u00eb tipit \u201cnj\u00eb her\u00eb drejto ti, nj\u00ebher\u00eb un\u00eb\u201d, korrupsioni, edhe nga mazhoranca socialiste kan\u00eb shtuar jo vet\u00ebm pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe pasivitetin dhe gjendjen e r\u00ebnd\u00eb. Nuk duhet t\u00eb gjykohet vet\u00ebm Sali Berisha dhe soji i tij, por edhe drejtuesit demagog\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur socialist\u00eb me vite, disa hileqar\u00eb q\u00eb u kan\u00eb konvertuar n\u00eb rilind\u00ebs, pa ideale ndershm\u00ebrie dhe burra pa \u201cb\u201d dhe jo shtetar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ P\u00ebr ish-deputetin e PS-s\u00eb, Spartak Braho, emigrimi i dit\u00ebve t\u00eb sotme i ngjan eksodit t\u00eb viteve 1991 kur shqiptar\u00ebt kaluan detin drejt vendeve t\u00eb per\u00ebndimit. Braho kritikon qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb plani serioz me q\u00ebllim frenimin e emigrimit kaotik t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, Spartak Braho p\u00ebrmes 5 faktor\u00eb kryesor\u00eb si shkaktar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":298513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-298508","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}