{"id":298805,"date":"2022-11-12T21:00:13","date_gmt":"2022-11-12T20:00:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=298805"},"modified":"2022-11-12T21:00:13","modified_gmt":"2022-11-12T20:00:13","slug":"edhe-emigrantet-shqiptare-ne-greqi-po-largohen-masivisht-drejt-britanise-se-madhe-studiuesja-tregon-rrugen-qe-po-ndjekin-ata-pas-krizes-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/edhe-emigrantet-shqiptare-ne-greqi-po-largohen-masivisht-drejt-britanise-se-madhe-studiuesja-tregon-rrugen-qe-po-ndjekin-ata-pas-krizes-ekonomike\/","title":{"rendered":"Edhe emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi po largohen masivisht drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, studiuesja tregon rrug\u00ebn q\u00eb po ndjekin ata pas kriz\u00ebs ekonomike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 30 vitet e pas komunizmit emigracioni m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve ishte drejt Greqis\u00eb fqinje. Por koh\u00ebt e fundit numri i emigrant\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Greqi po sh\u00ebnon r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme prej migrimit t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb drejt Anglis\u00eb dhe Europ\u00ebs veriore. Studiuesit vler\u00ebsojn\u00eb se prirjet e reja migruese kan\u00eb ndikim edhe tek shum\u00eb zona nd\u00ebrkufitare shqiptare ku emigrant\u00ebt nuk po kthehen m\u00eb nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sezonale.<\/p>\n<p>N\u00eb Vrisera t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nj\u00eb zon\u00eb kufitare buz\u00eb kufirit me Greqin\u00eb, nj\u00eb grusht banor\u00ebsh jan\u00eb mbledhur n\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Dropullit p\u00ebr buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Jeta e banor\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb prej migrimit masiv dhe organizmi i sh\u00ebrbimeve sidomos p\u00ebr moshat e treta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr qeverit\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet p\u00ebr sfidat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zon\u00ebn e Vriseras\u00eb t\u00eb Dropullit t\u00eb Sip\u00ebrm kan\u00eb ikur masivisht dhe k\u00ebtu kan\u00eb mbetur shum\u00eb pak pleq. Disa sht\u00ebpi n\u00eb \u00e7do fshat, maksimumi 30 sht\u00ebpi q\u00eb jan\u00eb me dy apo tre banor\u00eb. Dhe kjo krijon shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi si p\u00ebr sh\u00ebrbimet sidomos sh\u00ebndet\u00ebsore, transportin jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u201d<\/p>\n<p>Zoti Kicaqi thot\u00eb m\u00eb tej se largimi s\u00eb fundi edhe nga Greqia i brezit t\u00eb dyt\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb lidhjen me familjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai thot\u00eb se djali i tij ka migruar s\u00eb fundi n\u00eb Anglid dhe ai nuk e ka d\u00ebshiruar k\u00ebt\u00eb migrim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kisha djalin q\u00eb m\u00eb iku nga Greqia, nga Athina ku kishte pun\u00ebn, n\u00eb Angli. Kjo p\u00ebr arsye se kishte rrog\u00ebn e ul\u00ebt dhe nuk i dilte t\u00eb plot\u00ebsonte nevojat. Gjet\u00ebn mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira atje dhe k\u00ebshtu kan\u00eb ikur shum\u00eb emigrant shqiptar\u00eb edhe nga Greqia. Nuk e doja nj\u00eb mergim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb djalit, por tani po m\u00ebsohemi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Greqi nuk ka ende statistika t\u00eb qarta p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve drejt vendeve europiane dhe n\u00eb Angli pasi nj\u00eb pjes\u00eb e migrant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb larguar me dokumente apo n\u00ebnshtet\u00ebsi greke.<\/p>\n<p>Eda Gemi, nj\u00eb studiuese e njohur e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb Greqi flet mbi k\u00ebt\u00eb dukuri.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrllogaritet q\u00eb rreth viteve 2018-2020 rreth 55mij\u00eb deri n\u00eb 60 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb larguar drejt Britanis\u00eb s\u00eb madhe kryesisht. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa u p\u00ebrket emigrant\u00ebve grek\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb reja 18-29 \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb m\u00eb 400 deri 450 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Gemi thot\u00eb m\u00eb tej se drejt vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Veriore apo n\u00eb Angli po largohet nj\u00eb brez shqiptar\u00ebsh i mir\u00ebkualifikuar.<\/p>\n<p>Brezi i dyt\u00eb i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kualifikuar. Zakonisht kan\u00eb mbaruar studimet n\u00eb Greqi dhe k\u00ebt\u00eb kapital dijesh ato e investojn\u00eb n\u00ebnj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Studiuesja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb emigracionit thot\u00eb se paavr\u00ebsiht kurbave t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb Greqi, sidomos pas kriz\u00ebs ekonomike greke e cila shtyu shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen nga Greqia si pasoj\u00eb e nismave qeveritare greke ka pasur nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb pun\u00ebsimit sezonal t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb lloj liberalizimi t\u00eb pun\u00ebsimit sezonal t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. Kjo filloi q\u00eb me pandemin\u00eb. Ishte pik\u00ebrisht viti 2020, nevojat p\u00ebr pu\u00ebnsim sezonal kryesisht n\u00eb bujq\u00ebsi por edhe n\u00eb blektori e b\u00ebn\u00eb q\u00eb qeveria greke t\u00eb marr\u00eb vendimin q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Greqi me pasaporta pa pasur nevoj\u00ebn e vizave sezonale.<\/p>\n<p>Emigracioni shqiptar ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i madh p\u00ebr familjet n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm p\u00ebrmes d\u00ebrgimit t\u00eb parave por edhe p\u00ebrmes kontributit n\u00eb m\u00ebmyr\u00eb sezoanle t\u00eb familejev q\u00eb kthehshin nga Greqia p\u00ebr t\u00eb punuar dhe jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjet e reja t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Greqia sidomos t\u00eb familjeve m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb mosh\u00eb e kan\u00eb ndryshaur s\u00eb fundi k\u00ebt\u00eb trajektore l\u00ebvizjeje thor\u00eb zonja Gemi.<\/p>\n<p>Nga momenti q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e emigracionit shqiptar n\u00eb Greqi ka l\u00ebvizur drejt vendeve t\u00eb tjera, atyre skandinave , Britanis\u00eb s\u00eb Madhe apo Europ\u00ebs Kontinentale p\u00ebrfshi k\u00ebtu Belgjik\u00ebn, Gjermanin\u00eb kryesiht ,padyshim ka ndryshuar trajektoren e l\u00ebvizjes s\u00eb familjeve shqiptare sidomos t\u00eb atyre m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Gemi thot\u00eb m\u00eb tej se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pol t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr emigracionin shqiptar n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb seri faktor\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cNga momenti q\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb pol t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt se po t\u00eb shihni kurb\u00ebn e k\u00ebtyre trajektoreve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i par\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb linin Greqin\u00eb ka qen\u00eb Shqip\u00ebria .Ishte ideja t\u00eb rikonsideronin kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar r\u00ebnien e ekonomis\u00eb n\u00eb Greqi prej kriz\u00ebs financiare. Por Shqip\u00ebria nuk u ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nuk u jep akoma shum\u00eb. Ka nj\u00eb treg pune q\u00eb \u00ebsht\u00eb i segmentuar , nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eborganizuar, sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb strukturuara dhe t\u00eb bazuara tek aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe diplomat shkollore p\u00ebrkat\u00ebse. Por komuniteti shqiptar n\u00eb Greqi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi pavar\u00ebsisht r\u00ebnies dhe pavar\u00ebsisht rrymave t\u00eb reja migratore. Asnj\u00eb komunitet tjet\u00ebr nuk ka arritur t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00ebg Greqi.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb publikuara nga Ministria greke e Emigracionit p\u00ebr shtatorin e k\u00ebtij viti flasin se n\u00eb Greqi ndodhen 291. 868 emigrant\u00eb shqiptar\u00eb me lejeq\u00ebndrimi t\u00eb vlefshme t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 61,4 % t\u00eb t\u00eb huajve t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb rezultojn\u00eb me lejeq\u00ebndrimet n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022 \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se shtatori i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeq\u00ebndrimi t\u00eb vlefshme, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin 63,% t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb greke t\u00eb Emigracionit p\u00ebrdit\u00ebsohen n\u00eb dinamik\u00eb dhe ndon\u00ebse emigrant\u00ebt nga Shqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pj\u00ebs\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb t\u00eb huajve t\u00eb pajisur me lejeq\u00ebndrimi, numri i tyre vjen gjithnj\u00eb e m\u00eb n\u00eb r\u00ebnie.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 30 vitet e pas komunizmit emigracioni m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve ishte drejt Greqis\u00eb fqinje. Por koh\u00ebt e fundit numri i emigrant\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Greqi po sh\u00ebnon r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme prej migrimit t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb drejt Anglis\u00eb dhe Europ\u00ebs veriore. Studiuesit vler\u00ebsojn\u00eb se prirjet e reja migruese kan\u00eb ndikim edhe tek shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":298806,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-298805","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298805"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298805\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298806"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}