{"id":299075,"date":"2022-11-14T09:54:06","date_gmt":"2022-11-14T08:54:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299075"},"modified":"2022-11-14T09:54:06","modified_gmt":"2022-11-14T08:54:06","slug":"preket-drejtperdrejt-rroga-e-kryetarit-te-klsh-se-magjistratet-sfidojne-me-gjyq-qeverine-per-rritjen-e-pages-baze-kerkohen-20-milione-usd-nga-buxheti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/preket-drejtperdrejt-rroga-e-kryetarit-te-klsh-se-magjistratet-sfidojne-me-gjyq-qeverine-per-rritjen-e-pages-baze-kerkohen-20-milione-usd-nga-buxheti\/","title":{"rendered":"\u2018Preket drejtp\u00ebrdrejt rroga e kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb\u2019\/ Magjistrat\u00ebt sfidojn\u00eb me gjyq Qeverin\u00eb p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs baz\u00eb, k\u00ebrkohen 20 milion\u00eb USD nga buxheti"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rekomandim i KLSH-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen gabim t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb nxiti rreth 150 magjistrat\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtoheshin gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar 14 mij\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb n\u00eb muaj \u2013 me nj\u00eb efekt q\u00eb parashikohet t\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn e 20 milion\u00eb USD p\u00ebr buxhetin e shtetit. Qeveria dhe Kuvendi refuzojn\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre vendimeve, duke e \u00e7uar p\u00ebrplasjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej d\u00ebgjesave me institucionet e pavarura n\u00eb Komisionin e \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore p\u00ebr projekt-buxhetin 2023, kryetarja e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Pamela Qirko, k\u00ebrkoi  nj\u00eb shtes\u00eb fondi prej 45 milion\u00eb lek\u00ebsh me argumentin se nevojitej p\u00ebr p\u00ebrballimin e shtes\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs bruto t\u00eb komisioner\u00ebve dhe k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko iu referua shkurtimisht \u201cdisa vendimeve gjyq\u00ebsore\u201d q\u00eb kishin sjell\u00eb si pasoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb re t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa u kund\u00ebrshtua nga kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, e cila tha se vendimet e gjykatave nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vendimmarrjen e Kuvendit dhe se paga e magjistrat\u00ebve vendoset n\u00ebp\u00ebrmjet akteve ligjore.<\/p>\n<p>Objekti i debatit n\u00eb komision mbeti i paqart\u00eb, por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN, ekspozojn\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ligjore q\u00eb po zhvillohet prej dy vitesh n\u00eb prapasken\u00eb mes sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ekzekutivit p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs referenc\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve \u2013 bazuar n\u00eb parashikimet kontradiktore t\u00eb ligjit 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve..\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr rishikimin e pag\u00ebs referenc\u00eb me argumentin se do t\u00eb krijonte \u2018efekte t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr buxhetin e shtetit\u2019 me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb 20 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dhjetra magjistrat\u00eb i jan\u00eb drejtuar tashm\u00eb gjykat\u00ebs dhe disa prej tyre i kan\u00eb fituar gjyqet, duke parashikuar nj\u00eb efekt domino p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi se jan\u00eb 76 k\u00ebrkes\u00eb-padi t\u00eb 150 magjistrat\u00ebve, individuale apo kolektive, q\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb me objekt t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb; \u201cp\u00ebrfitim t\u00eb pag\u00ebs bruto n\u00eb mas\u00ebn 132.100 lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Beteja n\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb fituar tashm\u00eb nga magjistrat\u00ebt; nga 30 k\u00ebrkes\u00eb padi t\u00eb shqyrtuara, p\u00ebr 14 \u00ebsht\u00eb vendosur pranimi i k\u00ebrkes\u00eb-padis\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr 16 t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i \u00e7\u00ebshtjes si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb vendimi t\u00eb KLGJ-s\u00eb q\u00eb u njeh t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sipas nenit 12 t\u00eb ligjit 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u2026\u201d, paga mujore bruto e magjistratit p\u00ebrb\u00ebhet nga paga referuese baz\u00eb, e nj\u00ebjt\u00eb me pozicionin e drejtorit t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kryeministri, plus shtes\u00ebn p\u00ebr pag\u00ebn n\u00eb grup si dhe shtesa t\u00eb tjera p\u00ebr vjet\u00ebrsi, p\u00ebr pozicion drejtues apo v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb janar 2021, nj\u00eb raport auditi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit konstatoi se p\u00ebrllogaritja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve ishte b\u00ebr\u00eb gabim dhe i rekomandoi K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor q\u00eb t\u00eb rib\u00ebnte p\u00ebrllogaritjen e pag\u00ebs bruto.<\/p>\n<p>Gabimi, sipas KLSH-s\u00eb, u ka mohuar gjyqtar\u00ebve 14 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe se paga referenc\u00eb e tyre duhet t\u00eb ishte 132.100 lek\u00eb nga 118.000 lek\u00eb q\u00eb ishte llogaritur deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. KLSH-ja e b\u00ebri p\u00ebrllogaritjen e re duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb vitit 2017 p\u00ebr miratimin e struktur\u00ebs dhe t\u00eb niveleve t\u00eb pagave t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij rekomandimi, KLGJ vendosi n\u00eb dijeni Ministrin\u00eb e Financave dhe i k\u00ebrkoi fond shtes\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 476 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e efekteve prapavepruese n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Ministria e Financave e refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb me \u201cefekte t\u00eb pap\u00ebrballueshme\u201d p\u00ebr buxhetin e shtetit dhe me nj\u00eb argumentim 2 faqesh, kund\u00ebrshton interpretimin e b\u00ebr\u00eb nga KLSH-ja, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb keqkuptim ligjor t\u00eb terminologjis\u00eb \u201cpag\u00eb e funksionit\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre q\u00eb disponohet nga BIRN, Ministria e Financave shprehet se \u201crekomandimi nuk q\u00ebndron dhe nuk mund t\u00eb zbatohet, pasi mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb p\u00ebrcaktimeve ligjore dhe n\u00ebnligjore\u2026\u201d dhe p\u00ebrfundon arsyetimin se \u201cbuxheti miratohet nga parlamenti dhe nuk mund t\u00eb ndryshohet pa vendim t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Financave i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se k\u00ebto vendime gjykatash kan\u00eb efekt domino dhe p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb madhe punonj\u00ebsish q\u00eb kan\u00eb statusin magjistrat, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb dhe \u00e7do pozicion pune n\u00eb \u00e7do institucion tjet\u00ebr. \u201cMe llogaritjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ministria p\u00ebr efektet e zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre vendimeve, shuma totale shkon n\u00eb 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja,\u201d tha zyrtari.<\/p>\n<p>Pasi u njoh me problematik\u00ebn, Komisioni Parlamentar i Ligjeve nxitoi t\u00eb ndryshonte nenin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr statusin\u2026\u201dn\u00eb prill 2021, duke e formuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb t\u00eb mos linte vend p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>Por deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti, rreth 150 gjyqtar\u00eb i ishin drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb detyruan KLGJ-n\u00eb q\u00eb t\u2019u njoh\u00eb shtes\u00ebn n\u00eb pag\u00eb sipas rekomandimit dhe p\u00ebrllogaritjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KLSH-ja.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vendimet e marra deri n\u00eb korrik 2022 jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb gjyqtar\u00ebve, t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe me ekzekutim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, duke e vendosur KLGJ-n\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 27 korrik 2022, KLGJ mori vendim p\u00ebr pranimin e rekomandimit t\u00eb KLSH-s\u00eb, duke u njohur jo vet\u00ebm gjyqtar\u00ebve, por edhe k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb pag\u00ebn bruto n\u00eb mas\u00ebn 132,100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Efekti financiar prapaveprues llogaritet p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2019 deri 28 maj 2021, kur kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi ndryshimet n\u00eb ligj t\u00eb b\u00ebra nga Kuvendi, por n\u00eb mbledhje dhe n\u00eb vendim nuk jepet nj\u00eb shif\u00ebr buxhetore t\u00eb kostove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb n\u00eb pag\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb KLGJ, kryetarja Naureda Llagami e quajti vendimin t\u00eb detyruar dhe theksoi se impakti financiar \u00ebsht\u00eb i madh dhe i kund\u00ebrshtuar nga Ministria e Financave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion ku tashm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vendime jan\u00eb t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe me ekzekutim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm,\u201d tha Llagami n\u00eb mbledhje, duke shtuar se K\u00ebshilli \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb veproj\u00eb shpejt me ekzekutimet e vendimeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj situate q\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon vjen dhe administrojm\u00eb vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga magjistrat\u00ebt,\u201d thekson ajo, duke k\u00ebrkuar q\u00eb drejtoria e buxhetit t\u00eb adresoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve q\u00eb lindin p\u00ebr secil\u00ebn gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn p\u00ebr buxhetin n\u00eb Komision t\u00eb Ligjeve, Llagami nuk e ngriti k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe nuk k\u00ebrkoi buxhet shtes\u00eb nga Kuvendi p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si KLGJ do e zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim pa fondet buxhetore, nd\u00ebrsa qeveria nuk e ka marr\u00eb parasysh n\u00eb projekt-buxhet efektin financiar.<\/p>\n<p>Beteja ligjore n\u00eb Kushtetuese   <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtar\u00ebt kan\u00eb vendosur ta \u00e7ojn\u00eb m\u00eb tej betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb page, duke k\u00ebrkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese shfuqizimin e nenit p\u00ebr pagat t\u00eb ndryshuar nga Kuvendi n\u00eb prill 2021.<\/p>\n<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve, q\u00eb ka depozituar k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, pretendon se KLGJ i ka devijuar detyrimit ligjor p\u00ebr zbatimin e rekomandimit t\u00eb KLSH-s\u00eb p\u00ebr rillogaritjen e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve dhe se deputet\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb ligj me q\u00ebllim formulimin e tij sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb \u2018gabuara\u2019 t\u00eb KLGJ-s\u00eb p\u00ebrpara auditit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse dispozita ishte e qart\u00eb, u realizua formulimi i saj sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb gabuar q\u00eb ishte zbatuar dispozita e m\u00ebparshme, duke ulur pag\u00ebn e magjistrat\u00ebve,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Unionit.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt e quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje antikushtetuese, c\u00ebnim t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb mbrojtjen e p\u00ebrgatitur p\u00ebr seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb pritet t\u00eb mbahet me 15 n\u00ebntor, Kuvendi pretendon se k\u00ebrkesa e gjyqtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e pabazuar dhe se vullneti i ligjv\u00ebn\u00ebsit ka qen\u00eb i qart\u00eb dhe i sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve q\u00eb n\u00eb momentin kur jan\u00eb hartuar ligjet e \u201cReform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Kuvendit, t\u00eb cilin BIRN e disponon, i referohet dokumenteve p\u00ebrgatitore t\u00eb ligjeve dhe komunikimit mes parlamentit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr p\u00ebrllogaritjet e efekteve n\u00eb buxhet t\u00eb pagave t\u00eb reja t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, ku referohet shifra 118.000 si pag\u00eb baz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin ligjor, Kuvendi fokusohet gjat\u00eb tek rekomandimi i KLSH-s\u00eb, nga ku edhe buroi p\u00ebrplasja ligjore, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb rekomandin \u201cjodetyrues\u201d p\u00ebr institucionet dhe n\u00eb konflikt interesi t\u00eb hapur, pasi ndryshimi i p\u00ebrllogaritjes prek drejtp\u00ebrdrejt pag\u00ebn e kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja e pag\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb kategori gjyqtar\u00ebsh passjell dhe l\u00ebvizje p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve t\u00eb \u00e7do niveli. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb preket dhe paga e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe ndikimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb sjell ndikim n\u00eb vet\u00eb pag\u00ebn e kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb,\u201d thot\u00eb Kuvendi, duke iu referuar ligjit p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb e barazon pag\u00ebn e kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb me at\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, kryetarja e komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka, i tha BIRN-it se vullneti i ligjv\u00ebn\u00ebsit kur ka miratuar ligjet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ndryshohet me vendime t\u00eb gjykatave dhe as me rekomandime t\u00eb KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe e riformuluam nenin p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr keqinterpretim, por gjat\u00eb miratimit t\u00eb ligjit n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb ndjekur nj\u00eb praktik\u00eb ligjore e plot\u00eb, ku shprehet qart\u00ebsisht p\u00ebrllogaritja e pag\u00ebs,\u201d tha Bushka.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, Bushka u sugjeroi atyre q\u00eb t\u00eb mos aplikojn\u00eb referenca t\u00eb reja p\u00ebr pagat n\u00eb projektligjin e buxhetit 2023, derisa Kuvendi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rekomandim i KLSH-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen gabim t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb nxiti rreth 150 magjistrat\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtoheshin gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar 14 mij\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb n\u00eb muaj \u2013 me nj\u00eb efekt q\u00eb parashikohet t\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn e 20 milion\u00eb USD p\u00ebr buxhetin e shtetit. Qeveria dhe Kuvendi refuzojn\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre vendimeve, duke e \u00e7uar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":299076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}