{"id":299237,"date":"2022-11-14T18:21:23","date_gmt":"2022-11-14T17:21:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299237"},"modified":"2022-11-14T18:21:23","modified_gmt":"2022-11-14T17:21:23","slug":"nuk-ka-fonde-jorida-tabaku-kompensimi-i-pronave-ne-rrezik-ja-pse-u-gabua-me-ligjin-7501","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-ka-fonde-jorida-tabaku-kompensimi-i-pronave-ne-rrezik-ja-pse-u-gabua-me-ligjin-7501\/","title":{"rendered":"\u201cNuk ka fonde\u201d- Jorida Tabaku: Kompensimi i pronave, n\u00eb rrezik! Ja pse u gabua me ligjin \u201c7501\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku ka theksuar sot gjat\u00eb Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb se ligji p\u00ebr trajtimin dhe kompensimin e pronave mbetet s\u00ebrish antikushtetues, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb komisionit, deputetja demokrate risolli n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e Pron\u00ebs dhe pronar\u00ebve q\u00eb u shpron\u00ebsuan dhunsh\u00ebm dhe persekutuan n\u00ebn regjimin komunist. Ajo u shpreh se ata nuk mund\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mohuar edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit dhe se vendimi i Gjykat\u00ebs Europiane dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, treguan se ligji kishte mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebrs\u00ebri mbetet antikushtetues, me gjith\u00eb ndryshimet e b\u00ebra nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb nj\u00eb pike\u201d, n\u00ebnvizoi Tabaku nd\u00ebrsa debatonte me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb theksoi se shtyrja e afatit 3 vje\u00e7ar i pamjaftuesh\u00ebm, nuk ezaurohen t\u00eb gjitha dosjet.<\/p>\n<p>Deputetja Tabaku solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe vlerat reale q\u00eb qeveria shqiptare ka vendosur n\u00eb funksion t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pronave duke sjell\u00eb shifrat e evidentuara nga KLSH p\u00ebrgjat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se ligji 7501 ka qen\u00eb i gabuar dhe ka pasur reperkusione t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSi p\u00ebrfaq\u00ebsues e k\u00ebsaj shtrese \u00ebsht\u00eb turp q\u00eb edhe pas 32 vitesh diskutohet akoma p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs, p\u00ebr probleme me \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs.  E kam njohur dhe kam k\u00ebrkuar ndjes\u00eb, gabimi i par\u00eb kryesor ka qen\u00eb ligji \u20187501\u2019. Aty kan\u00eb lindur t\u00eb gjitha problemet dhe ligjet e tjera q\u00eb kan\u00eb ardhur.  Ky ligj, p\u00ebrve\u00e7se i padrejt\u00eb, propozimi q\u00eb ka sjell\u00eb qeveria cenon sigurin\u00eb juridike, duke pasur parasysh se ndryshojn\u00eb disa koncepte dhe ndryshon trajtimi i t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb aplikuar si me k\u00ebt\u00eb ligj dhe ligjet e m\u00ebparshme; grupet e ndryshme t\u00eb pronar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga secila kategori e ligjit\u201d \u2013 u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera Tabaku.<\/p>\n<p>M\u00eb tej deputetja e PD-s\u00eb evidentoi me radh\u00eb t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet q\u00eb prekin shtres\u00ebn e pronar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt sot kan\u00eb mbetur jetim\u00eb si pasoj\u00eb e qeverisjes q\u00eb ka menduar.<\/p>\n<p>\u201cKam disa shqet\u00ebsime, duke qen\u00eb se jam nj\u00eb nga personat q\u00eb ka \u00e7uar ligjin n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, menj\u00ebher\u00eb pas miratimit t\u00eb tij. Kam folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke qen\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsoj edhe nj\u00eb elektorat i cili preket shum\u00eb nga ligji i vitit 2015.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime t\u00eb cilat i kam ngritur pas 2013-\u00ebs, pasi doli vendimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u2018Manushaqe Puto\u2019, dhe t\u00eb tjer\u00eb, por t\u00eb cilat jan\u00eb reflektuar edhe m\u00eb shum\u00eb me ligjin e vitit 2015 dhe vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, pas \u00e7\u00ebshtjen \u201cBeshiri. N\u00eb fakt, sjellja e k\u00ebtij ligji dhe si vendimi i Gjykat\u00ebs Europiane dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, tregojn\u00eb se ligji kishte mang\u00ebsi. N\u00eb gjykimin tim ligji p\u00ebrs\u00ebri mbetet antikushtetues, me gjith\u00eb ndryshimet e b\u00ebra nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. S\u00eb pari, sa \u00ebsht\u00eb numri i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb patrajtuara deri m\u00eb sot?<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk jan\u00eb trajtuar deri m\u00eb sot, pse mendoni se afati q\u00eb afati q\u00eb ju k\u00ebrkoni t\u00eb shtyni, sepse praktikisht ligji thoshte se \u201cdo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ezaurimi i t\u00eb gjitha pagesave brenda nj\u00eb afati 3 vje\u00e7ar\u201d.  Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb afati, sigurisht q\u00eb nuk u arrit.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjova z\u00ebvend\u00ebsministren q\u00eb tha, q\u00eb fondet nuk mund t\u00eb tjet\u00ebrsohen.  \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepse k\u00ebto shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari speciale q\u00eb i shkojn\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Pronave. Sepse un\u00eb jam p\u00ebrpjekur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur sesi jan\u00eb trajtuar fondet nga Agjencia e Pronave dhe raporti i KLSH-s\u00eb thot\u00eb se \u201cp\u00ebrve\u00e7 2017-\u00ebs, kur ka pasur surplus n\u00eb fondin e alokuar, q\u00eb qeveria mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb brenda 10 viteve do t\u00eb kishte nj\u00eb fond prej 50 mld. T\u00eb gjitha vitet e tjera kan\u00eb qen\u00eb minus.<\/p>\n<p>800 milion\u00eb n\u00eb vitin 2018. <\/p>\n<p>2.7 miliard\u00eb n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>976 milion\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>703 milion\u00eb n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vite jan\u00eb minus fondi t\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>Nga i gjith\u00eb ligji at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb klasa politike ra dakord q\u00eb e vetmja gj\u00eb e mir\u00eb e ligjit ishte q\u00eb ka nj\u00eb fond t\u00eb dedikuar q\u00eb nuk do t\u00eb preket. Edhe ajo gj\u00eb e mir\u00eb e ligjit sot nuk po zbatohet sepse fondi, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llogari e dedikuar q\u00eb shkon n\u00eb fondin e Agjencis\u00eb s\u00eb Pronave, jo gjithmon\u00eb p\u00ebrdoret deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i tret\u00eb lidhet me numrin e ekzekutimeve. Sipas raportit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji dhe deri n\u00eb 31.12.2021 jan\u00eb ekzekutuar 974 vendime.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb num\u00ebr kaq i ul\u00ebt vendimesh?<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb numri total i vendimeve?<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr rezulton t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm 3% e gjith\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Afati i shtyrjes s\u00eb ligjit jep p\u00ebrgjigje akomodimit t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave t\u00eb cilat jan\u00eb me radh\u00eb, me vite duke pritur\u201d \u2013 tha Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb pronari t\u2019i kompensohet prona me 20%, teksa shtoi se problemet q\u00eb vazhdon t\u00eb ket\u00eb ligji dhe ndryshimet, n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb njohjes s\u00eb pron\u00ebs dhe jo n\u00eb momentin, sipas parimit t\u00eb ligjit t\u00eb vjet\u00ebr do t\u00eb kishin nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye numri i aplikimeve ka qen\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt 2400. Ju siguroj qe do t\u00eb jet\u00eb po i ul\u00ebt. Duke shpresuar q\u00eb ky ligj t\u00eb goditet n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese apo nj\u00eb vendim tjet\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Ligji q\u00eb i k\u00ebrkon pronarit t\u00eb heq\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nga e drejta e pron\u00ebs, vet\u00ebm sa stimulon rr\u00ebmuj\u00ebn dhe kaosin q\u00eb ka ndodhur, do p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb. Progres raporti e njeh si nj\u00eb nga fushat, pas liris\u00eb se medias, procesin e kompensimti te pronave si nje nje nga fushat qe nuk ka patur progres, por ka edhe nj\u00eb korrupsion t\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p>Me ligjin aktual dhe ndryshimet q\u00eb b\u00ebni p\u00ebrs\u00ebri nuk jepet zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes se pron\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri pronaret mbeten te diskriminuar.  Vazhdojn\u00eb e cil\u00ebsohen si ish -pronar\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb gjykimin e tim thjesht e p\u00ebrkeq\u00ebson dhe nuk jep zgjidhje perfundimtare.<\/p>\n<p>Ky ndryshim i parimit te ligjit ka bere te mundur qe sot pjesa me e madhe peronave te mos marrin kompensim duke shpresuar qe ne te ardhmen te ndryshoj\u00eb ligji dhe te rritet kjo vlere. <\/p>\n<p>Konsultimet me shoqatat nuk i keni reflektuar k\u00ebtu. E v\u00ebrteta eshte qe prona nuk shkon tek i zoti. Preferojn\u00eb te mos aplikojn\u00eb dhe te ruajn\u00eb te drejt\u00ebn e tyre sesa te marrin 20%.<\/p>\n<p>Fondi i kompensimit.<\/p>\n<p>Vendimet e fundit, vendim i 2014-es, q\u00eb hiqte 16 mij\u00eb ha pron\u00eb nga fondi i kompensimit e kalonte tek Ministria e Bujqesise per tu dhene me qera nje euro. <\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb fond real p\u00ebr t\u00eb kompensuar pronar\u00ebt. \u00c7far\u00eb kane qene me vlere iu eshte dhene investitor\u00ebve strategjike. Asetet e tjera jan\u00eb dhene me 1 euro dhe kane qene te preferuarat. Pronat e bashkive jan\u00eb te pashfryt\u00ebzueshme nga pronaret.<\/p>\n<p>Edhe heqja dore per te perdorur fondin e kompensimit eshte nje opsion i pad\u00ebshiruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndryshimet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nuk japin zgjidhje problemit. Thjesht do te p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb norm\u00ebn e aplikimit, do jene ne nivel te ulet. Cenon parimin e te drejt\u00ebs se pron\u00ebs\u201d \u2013 p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e saj Tabaku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku ka theksuar sot gjat\u00eb Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb se ligji p\u00ebr trajtimin dhe kompensimin e pronave mbetet s\u00ebrish antikushtetues, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra nga Gjykata Kushtetuese. Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb komisionit, deputetja demokrate risolli n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e Pron\u00ebs dhe pronar\u00ebve q\u00eb u shpron\u00ebsuan dhunsh\u00ebm dhe persekutuan n\u00ebn regjimin komunist. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":296408,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299237","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}