{"id":299257,"date":"2022-11-14T19:38:26","date_gmt":"2022-11-14T18:38:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299257"},"modified":"2022-11-14T19:38:26","modified_gmt":"2022-11-14T18:38:26","slug":"kreshnik-spahiu-analizon-arsyet-ja-pse-protesta-e-12-nentorit-ishte-me-e-trishta-dhe-me-e-vdekura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kreshnik-spahiu-analizon-arsyet-ja-pse-protesta-e-12-nentorit-ishte-me-e-trishta-dhe-me-e-vdekura\/","title":{"rendered":"Kreshnik Spahiu analizon arsyet: Ja pse protesta e 12 N\u00ebntorit ishte m\u00eb e trishta dhe m\u00eb e vdekura"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka analizuar protest\u00ebn e mbajtur m\u00eb 12 N\u00ebntor nga opozita.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Spahiu shkruan se q\u00eb prej vitit 1990 dhe deri t\u00eb shtun\u00ebn ka ndjekur \u00e7do protest\u00eb, mir\u00ebpo kurr\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dukur turma e demokrat\u00ebve aq pesimist\u00eb dhe indeiferent\u00eb, teksa m\u00eb tej ka listuar t\u00eb gjitha arsyet se pse protesta e s\u00eb shtun\u00ebs ishte m\u00eb e ve\u00e7anta n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Sipas tij ishte m\u00eb e ve\u00e7anta, jo p\u00ebr pjes\u00ebrmarrjen apo fjalimet, por pasi ishte e \u201ctrisht\u00eb\u201ddhe e \u201cvdekur\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Ishte protest\u00eb apo funeral?<\/p>\n<p>Dje protesta e Partis\u00eb Demokratike ishte m\u00eb e ve\u00e7anta n\u00eb historin\u00eb politike n\u00eb 32 vitet e fundit:<\/p>\n<p>\u2013 jo nga pjes\u00ebmarrja,<\/p>\n<p>\u2013 jo nga fjalimet,<\/p>\n<p>\u2013 jo nga formati,<\/p>\n<p>\u2013 jo nga kauza,<\/p>\n<p>\u2013 jo nga koh\u00eb-zgjatja,<\/p>\n<p>Thjesht, ishte historike sepse dukej:<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb e trishta<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb e qeta<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb e vdekura<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb e zbehta<\/p>\n<p>\u2013 m\u00eb pesimistja<\/p>\n<p>Thjesht dhe tro\u00e7 ajo kishte zero entuziaz\u00ebm.<\/p>\n<p>Kam ndjekur \u00e7do protest\u00eb nga 8 dhjetori 1990 dhe deri dje, por kurr\u00eb s\u2019m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur turma e mij\u00ebra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.<\/p>\n<p>E gjitha i p\u00ebrngjante nj\u00eb ndeshje futbolli ku tifoz\u00ebt shikojn\u00eb loj\u00ebn thjesht p\u00ebr kuriozitet, por jo p\u00ebr fitore sepse e din\u00eb rezultatin para se t\u00eb filloj ndeshja q\u00eb do humbasin 0 me 6.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur tifoz\u00ebt e din\u00eb humbjen ata shkojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb pa thirrje dhe jan\u00eb spektator.<\/p>\n<p>Nuk i kam\u00eb par\u00eb kurr\u00eb kaq t\u00eb mbaruar, t\u00eb lodhur dhe t\u00eb trishtuar protestuesit e zjarrt\u00eb dhe militant\u00ebt q\u00eb e duan me aq zem\u00ebr at\u00eb parti.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb aq t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb zbeht\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 as kur u vra babi Rudin\u00ebs, Azem Hajdari,<\/p>\n<p>\u2013 as kur Shqip\u00ebria u dogj nga rebelimi 97,<\/p>\n<p>\u2013 as kur protestohej kund\u00ebr ambasadores amerikane Mariza Lino,<\/p>\n<p>\u2013 as kur humb\u00ebm zgjedhjet 2001,<\/p>\n<p>\u2013 as kur dha dor\u00ebheqjen Sali Berisha,<\/p>\n<p>\u2013 as kur rriheshin me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb oborrin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ata peotestues dje kishin nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.<\/p>\n<p>Fundja \u00e7far\u00eb do b\u00ebnin p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb th\u00ebrrisnin:<\/p>\n<p>\u201cPosht\u00eb Amerika, Rroft\u00eb Monika\u201d<\/p>\n<p>Tribuna ishte plot me komuniste q\u00eb premtonin Revolucionin, por e shtyn  at\u00eb pas kampionatit Bot\u00ebror t\u00eb Futbollit, pas gjelit deri dhe vitit t\u00eb ri, duke u tallur s\u00ebrish me demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kishin udh\u00ebtuar 6 or\u00eb me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfik\u00ebsi i protestave. Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai q\u00eb premtoj se Revolucion foltores nuk do flej gjum\u00eb si Basha, por \u00e7udit\u00ebrisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:<\/p>\n<p>\u2013 Kishte m\u00eb pak protestues,<\/p>\n<p>\u2013 Kishte m\u00eb pak entuziaz\u00ebm,<\/p>\n<p>\u2013 Kishte m\u00eb pak forc\u00eb dhe goditje,<\/p>\n<p>\u2013 Kishte m\u00eb pak zkarr,<\/p>\n<p>\u2013 Kishte pak koh\u00eb dhe or\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb kauz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetja shtrohet kush e fiku dje zjarrin e protest\u00ebs?<\/p>\n<p>Askush, thjesht dje nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Kishin dal\u00eb me mij\u00ebra dhe ishte plot me njer\u00ebs por ata kishin dal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vaki popullore sepse xhenazen e kishin n\u00eb tribun\u00eb, prandaj ajo nuk ishte protest\u00eb por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka analizuar protest\u00ebn e mbajtur m\u00eb 12 N\u00ebntor nga opozita. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Spahiu shkruan se q\u00eb prej vitit 1990 dhe deri t\u00eb shtun\u00ebn ka ndjekur \u00e7do protest\u00eb, mir\u00ebpo kurr\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dukur turma e demokrat\u00ebve aq pesimist\u00eb dhe indeiferent\u00eb, teksa m\u00eb tej ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":188396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299257","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299257\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}