{"id":299341,"date":"2022-11-15T11:09:13","date_gmt":"2022-11-15T10:09:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299341"},"modified":"2022-11-15T11:09:13","modified_gmt":"2022-11-15T10:09:13","slug":"bedeli-dhe-kryebedeli-i-vucicit-lakeu-dhe-kryelakeu-i-vucicit-ai-qe-ska-as-din-e-as-iman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bedeli-dhe-kryebedeli-i-vucicit-lakeu-dhe-kryelakeu-i-vucicit-ai-qe-ska-as-din-e-as-iman\/","title":{"rendered":"Bedeli dhe kryebedeli i Vu\u00e7i\u00e7it, lakeu dhe kryelakeu i Vu\u00e7i\u00e7it, ai q\u00eb s\u2019ka as din e as iman&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj<\/p>\n<p>Bedeli dhe kryebedeli i Vu\u00e7i\u00e7it, lakeu dhe kryelakeu i Vu\u00e7i\u00e7it, ai q\u00eb s\u2019ka as din e as iman, njeriu pa fe dhe atdhe, se t\u00eb dyja i ka shitur, njeriu q\u00eb nuk flet, por jasht\u00ebqit, fatkeq\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cgjelin mbi plehun e Surrelit\u201d b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb shoh\u00eb shifrat e t\u2019i v\u00ebr\u00eb gishtin kok\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin ekonomik rajonal Banka Bot\u00ebrore thot\u00eb se \u00e7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve dhe inflacioni i lart\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb niveli i mir\u00ebqenies n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb bjer\u00eb me 4%, nd\u00ebrsa niveli i varf\u00ebris\u00eb mund t\u00eb rritet me 8.4%.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, Indeksi i \u00c7mimeve t\u00eb Konsumit (inflacioni) q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve p\u00ebr nj\u00eb shport\u00eb mallrash t\u00eb caktuar,  p\u00ebr muajin tetor arriti n\u00eb 8.3%, niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza q\u00eb shkaktoi n\u00eb ekonomi r\u00ebnia e piramidave.<\/p>\n<p>Problemi i emigracionit, lind kur n\u00eb nj\u00eb vend ikin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr persona sesa kthehen. Dhe n\u00eb Shqip\u00ebri fenomeni i humbjes s\u00eb kapitalit njer\u00ebzor n\u00eb 9 vitet e qeverisjes s\u00eb sektit Rama \u00ebsht\u00eb evident dhe shum\u00eb shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p>Shpopullimi masiv ka shum\u00eb efekte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe shum\u00eb efekte an\u00ebsore me nj\u00eb kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr vendin, pasi ve\u00e7 plakjes s\u00eb popullsis\u00eb, ka nj\u00eb humbje t\u00eb njohurive potenciale, d\u00ebmton perspektivat e rritjes n\u00eb t\u00eb ardhmen, d\u00ebmton sistemin arsimor, sistemin e pensioneve, cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb sistemin mjek\u00ebsor, par\u00ebsor e spitalor, etj.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat n\u00eb 2017 popullsia me mosh\u00eb nga 0-19 vje\u00e7 ishte 732,315 nd\u00ebrsa n\u00eb 2021 kaloi n\u00eb 647.864, me nj\u00eb r\u00ebnie prej 11.5% vet\u00ebm n\u00eb 4 vitet e fundit. Nd\u00ebrsa popullsia n\u00eb pension (mbi 65 vje\u00e7) \u00ebsht\u00eb rritur nga 552.492 q\u00eb ish n\u00eb 2017 n\u00eb 625.973 persona, duke u rritur me 13.3%.<\/p>\n<p> Pra, nga emigracioni reduktohet numri i t\u00eb rinjve dhe rritet numri i pensionist\u00ebve, t\u00eb par\u00ebt prodhojn\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb dyt\u00ebt konsumojn\u00eb vler\u00eb (pensione dhe sh\u00ebrbim sanitar). Nga viti n\u00eb vit skema e pensioneve po p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb 1990 ne kishim 4 kontribuues (t\u00eb pun\u00ebsuar) p\u00ebr \u00e7do 1 p\u00ebrfitues pensioni (pensionist) sot kemi 1.4 kontribues p\u00ebr \u00e7do pensionist. N\u00ebse do ti referohemi projeksioneve t\u00eb popullsis\u00eb sipas grupmoshave n\u00eb 2030 do t\u00eb kemi 1.1 kontribuues p\u00ebr 1 p\u00ebrfitues (sistemi i pensioneve kalon padyshim n\u00eb kolaps).<\/p>\n<p>Sot nj\u00eb familje harxhon mesatarisht 8% t\u00eb buxhetit familjar p\u00ebr rritjen dhe edukimin e f\u00ebmij\u00ebve. Nga lindja deri n\u00eb 24 vje\u00e7 nj\u00eb familje harxhon rreth 42 mij\u00eb euro. Po ashtu qeveria shpenzon rreth 18 mij\u00eb euro p\u00ebr formimin e nj\u00eb t\u00eb riu (nga klasa e par\u00eb fillore deri n\u00eb matur\u00ebn shtet\u00ebrore, po ashtu rreth 36000 euro i kushton vendit dhe familjes formimi i nj\u00eb mjeku. N\u00eb 9 vitet e fundit jan\u00eb larguar rreth 20.000 mjek\u00eb dhe infermier\u00eb nga Shqip\u00ebria, gati 2000 infermier\u00eb dhe mjek\u00eb \u00e7do vit largohen nga Shqip\u00ebria, drejt vendeve t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n<p>Nga Shqip\u00ebria largohen \u00e7do vit rreth 55.000 mij\u00eb veta nga t\u00eb cil\u00ebt rreth 90% nuk kthehen m\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr apo afatmesme dhe rreth 35% e tyre jan\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7. Kjo n\u00ebnkupton se Shqip\u00ebria humbet rreth 630 milion\u00eb euro \u00e7do vit vet\u00ebm nga largimi i t\u00eb rinjve q\u00eb nuk kthehen m\u00eb n\u00eb vendlindje. Kjo \u00ebsht\u00eb humbja n\u00eb formimin e kapitalit human. Por nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja humbje.<\/p>\n<p>Efektet jan\u00eb shkat\u00ebrrimtare n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor nga ikja e mjek\u00ebve dhe e infermier\u00ebve (nga 140 mjek\u00eb p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb kish Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 2000, n\u00eb 2018 kishim vet\u00ebm 110 mjek\u00eb p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb ku mesatarja e BE-s\u00eb ishte 348 mjek\u00eb p\u00ebr \u00e7do 100 mij\u00eb banor\u00eb. Spitalet n\u00eb qytete dhe nj\u00eb pjes\u00eb e atyre rajonale po shkojn\u00eb drejt kthimit n\u00eb ambulator\u00eb apo drejt mbylljes fare.<\/p>\n<p>E rip\u00ebrs\u00ebris: p\u00ebrpara se t\u00eb krekoset si \u201cgjeli mbi plehun e Surrelit\u201d, bedeli i Vu\u00e7i\u00e7it b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb shifrat kok\u00ebforte dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se 12 n\u00ebntori do t\u00eb jet\u00eb fillimi i fundit p\u00ebr t\u00eb dhe sektin e tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Bedeli dhe kryebedeli i Vu\u00e7i\u00e7it, lakeu dhe kryelakeu i Vu\u00e7i\u00e7it, ai q\u00eb s\u2019ka as din e as iman, njeriu pa fe dhe atdhe, se t\u00eb dyja i ka shitur, njeriu q\u00eb nuk flet, por jasht\u00ebqit, fatkeq\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cgjelin mbi plehun e Surrelit\u201d b\u00ebn mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":299342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299341","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299341\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}