{"id":301494,"date":"2022-11-25T15:39:20","date_gmt":"2022-11-25T14:39:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301494"},"modified":"2022-11-25T15:39:20","modified_gmt":"2022-11-25T14:39:20","slug":"trondit-frrok-cupiprotesta-e-6-dhjetorit-eshte-marrezi-e-berishes-ai-mund-te-bej-qametin-ne-shesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/trondit-frrok-cupiprotesta-e-6-dhjetorit-eshte-marrezi-e-berishes-ai-mund-te-bej-qametin-ne-shesh\/","title":{"rendered":"Trondit Frrok \u00c7upi:Protesta e 6 dhjetorit \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi e Berish\u00ebs. Ai mund t\u00eb b\u00ebj qametin n\u00eb shesh&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Analisti i njohur, Frrok \u00c7upi ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, nd\u00ebrsa shprehet se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha m\u00eb 6 dhjetor mund t\u00eb degjeneroj\u00eb n\u00eb dhun\u00eb e kaos. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, zoti \u00c7upi theksoi se n\u00eb protest\u00eb e 6 dhjetorit do derdhet gjak, pas sipas tij, Berisha \u00ebsht\u00eb paguar nga Rusia p\u00ebr t\u00eb shkaktuar kaos. Madje, ai shtoi se mercenar\u00eb rus\u00eb dhe iranian\u00eb do tentojn\u00eb t\u00eb eliminojn\u00eb disa nga lider\u00ebt e BE m\u00eb 6 dhjetor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, analisti \u00c7upi u shpreh m\u00eb tej se Berisha rrezikon t\u00eb asgj\u00ebsohet nga spiunazhi rus n\u00ebse nuk e ndez \u2018flak\u00eb e tym\u2019 Tiran\u00ebn m\u00eb 6 dhjetor,. Po ashtu, zoti \u00c7upi tregon edhe rolin e djalit t\u00eb ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shk\u00eblzen Berisha n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, q\u00eb kreu i \u201cFoltores\u201d e sulmon si projekt, teksa zbulon edhe arsyen se pse kreu i PL, Ilir Meta ka braktisur kreun e \u201cFoltores\u201d.<\/p>\n<p><strong>-Zoti \u00c7upi, Sali Berisha ka thirrur qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb m\u00eb 6 dhjetor, dit\u00eb kjo kur n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb zbarkojn\u00eb lider\u00ebt e BE. Si ju duket ky vendim?<\/strong><\/p>\n<p><em>Protesta e 6 dhjetorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebzi, marr\u00ebzi e Berish\u00ebs. E nis si heroiz\u00ebm e i mbaron si komedi; ec e ec rrug\u00ebs e tani thot\u00eb se \u2018do t\u00eb manifestoj p\u00ebr ardhjen e lider\u00ebve t\u00eb BE\u2019. I ka ngelur ora te manifestimet e Pionier\u00ebve t\u00eb Enverit, me shall\u00eb t\u00eb kuq n\u00eb qaf\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb, Saliu \u00ebsht\u00eb hileqar dhe i pasinqert\u00eb, gjith\u00eb jet\u00ebn fshihet. Ku t\u2019i besosh atij? Ai thot\u00eb \u2018paq\u00ebsore\u2019 dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb qametin n\u00eb shesh; para ka pa fund, kriminel\u00ebt e vjet\u00ebr i ka angazhuar; kriminel\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb lindur n\u00eb prehrin e kriminel\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr\u2026 Dhe mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb incident me lider\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb BE. N\u00eb at\u00eb, moment ai mundt\u00eb thot\u00eb: \u2018Jo un\u00eb, jo un\u00eb\u2026 Demonstrata im ishte paq\u00ebsore\u2026\u2019. Si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb me krimet gjith\u00eb jet\u00ebn. A mendoni se me push\u00ebn e vet i ka vrar\u00eb ata q\u00eb vrau? Ai thjesht ka l\u00ebvizur pak nj\u00ebr\u00ebn vetull: \u2018Ma hiqni qafe Azemin\u2026, bie fjala\u2019. Por kjo betej\u00eb kund\u00ebr pranis\u00eb s\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb e v\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb pozit\u00ebn e tij reale, q\u00eb\u00ebsht\u00eb pozita kund\u00ebr Per\u00ebndimit, kund\u00ebr BE, kund\u00ebr vlerave europianist. I b\u00ebn edhe nj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe vetes: Q\u00eb n\u00eb 6 dhjetor, fjalori politik dhe mediatik i per\u00ebndimit do t\u00eb jet\u00eb ky: \u2018Grupimi i Berish\u00ebs, grupim anti- amerikan e anti- BE, n\u00eb krah t\u00eb partive simotra t\u00eb Le Pen, etj.\u2019<\/em><\/p>\n<p><strong>-P\u00ebrve\u00e7se mazhoranc\u00ebs socialiste, t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb z\u00ebrat, madje edhe brenda PD (asaj zyrtare t\u00eb Alibeajt) q\u00eb thon\u00eb se protesta e thirrur nga Berisha \u00ebsht\u00eb tendencioze dhe synon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pasi do t\u00eb mbahet paralelisht me takimin Shqip\u00ebri-BE. Keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/p>\n<p><em>Ka nj\u00eb qasje t\u00eb fsheht\u00eb, por shum\u00eb hileqare; q\u00eb m\u00eb duket se ka krijuar nj\u00eb lidhje edhe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin n\u00eb Kosov\u00eb. E dini \u00e7far\u00eb ndodhi sot mes Kosov\u00ebs dhe BE? BE vendosi q\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb pa afat shqyrtimin e heqjes s\u00eb vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, kur sapo ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb agjend\u00eb dhe mund t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje pozitive. Pse ndodhi kjo \u2018tragjedi\u2019 p\u00ebr l\u00ebvizjene lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve kosovar\u00eb? Sepse lidershipi shtet\u00ebror atje sajoji nj\u00eb konflikt me Serbin\u00eb n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, konflikt p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje banale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e targave t\u00eb makinave. Kurti nuk d\u00ebgjoi aspak BE-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit. Dhe BE vendosi tu mbyll\u00eb der\u00ebn qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ja k\u00ebshtu mendon edhe Berisha: T\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr vendin dhe kombin ton\u00eb. K\u00ebsaj here e ka z\u00ebn\u00eb me demonstrat\u00ebn kund\u00ebr BE. Por fatmir\u00ebsisht, Amerika ka punuar n\u00eb favorin ton\u00eb prej koh\u00ebsh, u ka treguar gjith\u00eb bot\u00ebs cili \u00ebsht\u00eb \u2018i korruptuari i madh Sali Berisha;\u2019 dhe tani askush nuk e merr seriozisht.<\/em><\/p>\n<p><strong>-A rrezikohet q\u00eb protesta e thirrur nga Sali Berisha t\u00eb degjeneroj\u00eb n\u00eb dhun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Jo, n\u00eb dhun\u00eb nuk mund t\u00eb degjeneroj\u00eb\u2026, por k\u00ebt\u00eb \u2018jo\u2019 e them me nj\u00eb kusht: N\u00ebse mes turmave t\u00eb Berish\u00ebs nuk do t\u00eb futen misionar\u00eb nga Rusia. Por besojse nga Rusia do t\u00eb ket\u00eb; kjo \u00ebsht\u00eb protest\u00eb e Putinit kund\u00ebr BE. Berisha \u00ebsht\u00eb njeriu i tyre, aq m\u00eb tep\u00ebr tani kur Amerik\u00eb dhe BE e kan\u00eb njohur dhe i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2018sikterr prej nesh\u2019. Ardhja e rus\u00ebve?\u2026 k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Berisha edhe \u00ebn vitin 1997 me luft\u00ebn kund\u00ebr Vlor\u00ebs. Atje solli ushtar\u00eb iranian\u00eb, nga ata mercenar\u00eb q\u00eb kishin mbetur ende n\u00eb Bosnj\u00eb. Kam frik\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb edhe gjakatar\u00eb iranian\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Europa \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar.<\/em><\/p>\n<p><strong>-PS k\u00ebmb\u00ebngul se protesta e thirrur nga Berisha \u00ebsht\u00eb e sponsorizuar nga Rusia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes saj t\u00eb shkaktoj\u00eb trazira n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej n\u00eb rajon. Sa q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto pretendime?<\/strong><\/p>\n<p><em>Nuk jan\u00eb pretendimet e vet\u00ebm nj\u00eb partie ( PS) n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjith\u00eb bota akademike, politike, e analiz\u00ebs ushtarake, etj\u2026, kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Rusia nuk e ka aq shum\u00eb me Ukrain\u00ebn se sa me futjen e Kalit t\u00eb Troj\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian. E shikoni \u00e7far\u00eb rreziku e pret Europ\u00ebn k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr? Partia e Berish\u00ebs, besoj se vet\u00eb Berisha, jan\u00eb sponsorizuar nga Rusia. K\u00ebta mendojn\u00eb se do t\u00eb fitojn\u00eb\u2026 Por n\u00ebse nuk fitojn\u00eb, \u00e7far\u00eb jan\u00eb gjasat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Berisha mund t\u00eb ndodhet n\u00ebn sulmet e spiunazhit rus. Ju e dini sa t\u00eb egra jan\u00eb ato sulme.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Aleati i Sali Berish\u00ebs, kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Metaj duket si m\u00eb i qet\u00eb dhe po vozit situat\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndryshe nga kreu i \u201cFoltores\u201d ka zbutur tonet dhe p\u00ebr protest\u00ebn e 6 dhjetorit nuk ka folur ende. \u00c7far\u00eb po gatuan Meta me k\u00ebt\u00eb qet\u00ebsi olimpike? A ja kan\u00eb t\u00ebrhequr veshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kreut t\u00eb PL?<\/strong><\/p>\n<p><em>Jo, as jan\u00eb ndar\u00eb, as i kan\u00eb t\u00ebrhequr veshin Met\u00ebs. Ilir Meta funksionon ndryshe n\u00eb at\u00eb kulm mafioz; Meta dhe Berisha jan\u00eb t\u00eb pabes\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit, presin ku t\u2019i shkelin bishtin tjetrit. Ilir Meta k\u00ebt\u00eb her\u00eb po e l\u00eb Sali Berish\u00ebn t\u2019i dal\u00eb boja. Ilir Meta e shikon veten m\u00eb t\u00eb ri se Berisha dhe thot\u00eb \u2018pse t\u00eb djeg veten\u2019 me beteja kund\u00ebr Europ\u00ebs. Por t\u00eb shikojm\u00eb deri at\u00eb dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Sipas jush a synon Ilir Meta kreun e opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb dy e din\u00eb se \u2018po ia fusin kot, plako!\u2019. As Berisha, as Meta nuk b\u00ebhen krer\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ata nuk do t\u00eb jen\u00eb as pjes\u00eb e politik\u00ebs parlamentare. Meta e di k\u00ebt\u00eb, sigurisht. Por tallen me militant\u00ebt e tyre, i g\u00ebnjejn\u00eb, iu fusin fitilin dhe i l\u00ebn\u00eb n\u00eb bulevard.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Gjithashtu Sali Berisha ka k\u00ebrc\u00ebnuar me m\u00ebsymjen e protestuesve n\u00eb Parlament dhe madje edhe n\u00eb ambasad\u00ebn britanike n\u00eb Tiran\u00eb. Si ju duken k\u00ebto deklarata dhe \u00e7far\u00eb mesazhi k\u00ebrkon t\u00eb jap\u00eb Berisha?<\/strong><\/p>\n<p><em>Ju thash\u00eb se Berisha e nd\u00ebrron l\u00ebkur\u00ebn rrug\u00ebs, ec e ec! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka marr\u00eb pamjen e kamikazit. Si kamikaz do t\u00eb hidhet mbi muret e ambasadave per\u00ebndimore. Por tani nuk shkon m\u00eb kjo pun\u00eb, madje as me kamikaz\u00ebt n\u00eb Ramallah.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Dit\u00ebt e fundit vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga shirat dhe si rezultat ka pasur p\u00ebrmbytje t\u00eb m\u00ebdha, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Veri. Opozita b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverin\u00eb dhe e akuzon se po \u201cmbyt\u201d me vet\u00ebdije Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi po vjedh energji dhe konsumon korrupsion galopant. Keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebrmbytjet jan\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ndahet mes natyr\u00ebs dhe njeriut. Natyra b\u00ebn at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb, por sa e pret njeriu fatkeq\u00ebsin\u00eb e aktit t\u00eb natyr\u00ebs? Ka plot probleme. Por m\u00eb pak se kurr\u00eb me shira t\u00eb tilla t\u00eb papushim. Opozita kur ishte n\u00eb qeverisje, ka sh\u00ebnuar akte dhe shifra t\u00eb llahtr\u00ebshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb zonat ku ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbytje. Po ju them vet\u00ebm nj\u00eb fakt: P\u00ebrmbytjet e vitit 2010 n\u00eb Shkod\u00ebr e soll\u00ebn ujin n\u00eb gjith\u00eb qytetin, deri t\u00eb Teatri Migjeni. Mbytja zgjati tre vjet. Edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr: N\u00eb vitin 2010 t\u00eb PD u p\u00ebrmbyt\u00ebn 14 mij\u00eb hektar\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebto dit\u00eb u p\u00ebrmbyt vet\u00ebm 1.3 hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytura n\u00eb Shkod\u00ebr. B\u00ebjeni krahasimin, i thon\u00eb 14 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbytje at\u00ebher\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>-Gjithashtu vendi zien nga debati p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, ku t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata, sidomos \u00e7ifti \u201cBerisha-Meta\u201d q\u00eb e cil\u00ebsojn\u00eb at\u00eb si megavjedhje dhe skandal. Pse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr opozita dhe \u00e7far\u00eb po ndodh sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p><em>Un\u00eb di q\u00eb k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb jan\u00eb konsumuar aq shum\u00eb n\u00eb qeverisje, saq\u00eb tani nuk mund t\u00eb merren seriozisht. E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00ebher\u00eb korrupsionin si leck\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh, e kan\u00eb p\u00ebrdorur aq sa e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me kryeministrin ( Berisha) m\u00eb t\u00eb korruptuarin e rruzullit tok\u00ebsor. Tani nuk u shikon syri, nuk u shikon gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se \u2018zi, mortje, vjedhje, shkat\u00ebrrim, varf\u00ebri\u2019. K\u00ebta nuk do ta pranonin kurr\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri moderne si kjo q\u00eb kemi tani. Vet\u00eb arrit\u00ebn kulmin deri te nj\u00eb tort\u00eb 500 metra katror p\u00ebr festat e 28-29 n\u00ebntorit e vitit 2012, tort\u00eb q\u00eb na turp\u00ebroi para gjith\u00eb bot\u00ebs Ku mund t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebta zhvillim e p\u00ebrparim, ose vep\u00ebr t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Dometh\u00ebn\u00eb si Porti i Ri i Durr\u00ebsit\u2026 Por un\u00eb di edhe q\u00eb gjysma e ati territori, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet Porti \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, e vjedhur dhe firmosu nga babai i tij kryeminist\u00ebr. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Shk\u00eblzeni po p\u00ebrpiqej ta shiste at\u00eb tok\u00eb me 5. 5 milion\u00eb euro. Kjo \u00ebsht\u00eb Opozita dhe Porti.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb lejoni t\u2019ju pyes p\u00ebr situat\u00ebn e tensionuar Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk kan\u00eb arritur ende nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr targat. Si ju duket situata atje?<\/strong><\/p>\n<p><em>Faleminderit. Situata n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e tensionuar. Dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr pun\u00eb targash\u2026 Shum\u00eb banale. Mendo k\u00ebt\u00eb situat\u00eb bot\u00ebrore me luft\u00eb e me rreziqe t\u00eb m\u00ebdha, qeveria e Kosov\u00ebs merret me targat e makinave dhe b\u00ebhet kund\u00ebr BE e kund\u00ebr Amerik\u00ebs. Kurti nuk e ka me Serbin\u00eb. Kurti i i Kosov\u00ebs e ka me popullin e Kosov\u00ebs dhe kund\u00ebr Amerik\u00ebs dhe kund\u00ebr Europ\u00ebs. As ka pranuar ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb prej tyre. BE vendosi q\u00eb t\u00eb heq\u00eb nga agjenda e vet pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr heqjen e vizave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn populli i Kosov\u00ebs po k\u00ebrkon e vuan prej vitesh. Mendoni sa keq \u00ebsht\u00eb puna. Nd\u00ebrsa presidenti i Serbis\u00eb ka v\u00ebn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebshillat e Per\u00ebndimit, krejt ndryshe b\u00ebn lidershipi i Kosov\u00ebs. K\u00ebta mbjellin bim\u00eb e Absurdit, me q\u00ebllim q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb mbij\u00eb m\u00eb shum\u00eb tension e konflikt.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti i njohur, Frrok \u00c7upi ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, nd\u00ebrsa shprehet se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha m\u00eb 6 dhjetor mund t\u00eb degjeneroj\u00eb n\u00eb dhun\u00eb e kaos. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, zoti \u00c7upi theksoi se n\u00eb protest\u00eb e 6 dhjetorit do derdhet gjak, pas sipas tij, Berisha \u00ebsht\u00eb paguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":164483,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301494","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}