{"id":30182,"date":"2017-01-19T11:29:29","date_gmt":"2017-01-19T09:29:29","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=30182"},"modified":"2017-01-19T11:29:29","modified_gmt":"2017-01-19T09:29:29","slug":"detaje-nga-ligji-i-ri-pajisje-pergjimi-edhe-ne-dhomat-e-gjumit-te-zyrtareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/detaje-nga-ligji-i-ri-pajisje-pergjimi-edhe-ne-dhomat-e-gjumit-te-zyrtareve\/","title":{"rendered":"Detaje nga ligji i ri, pajisje p\u00ebrgjimi edhe n\u00eb dhomat e gjumit t\u00eb zyrtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb kufizim p\u00ebr p\u00ebrgjimet parandaluese. N\u00eb \u00e7do ambient q\u00eb do t\u00eb frekuentohet nga zyrtar\u00ebt e dyshuar p\u00ebr korrupsion dhe njer\u00ebzit e krimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyr\u00ebn, lokalet e preferuara, sh\u00ebtitjet, dhomat e banes\u00ebs, makin\u00ebn etj., do t\u00eb vendosen pajisje p\u00ebrgjimi dhe kamera t\u00eb fshehta survejimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimi i bisedave telefonike dhe bashk\u00ebbisedimeve n\u00eb ambiente private dhe publike t\u00eb t\u00eb dyshuarve p\u00ebr praktika korruptive apo p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale, do t\u00eb mund\u00ebsohet nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu parashikon ligji i ri p\u00ebr p\u00ebrgjimet parandaluese, i depozituar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe i hartuar nga ekspert\u00ebt e EURALIUS dhe OPDAT, duke e p\u00ebrputhur me t\u00eb gjith\u00eb paket\u00ebn ligjore t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb kuadrin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><b>Byroja e Hetimit<\/b><\/p>\n<p>Projektligji u jep kompetenca t\u00eb nj\u00ebjta si Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ashtu edhe drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrgjimeve, nd\u00ebrsa parashikon t\u00eb drejt\u00ebn e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs antikorrupsion, projektligji zgjeron objektin e p\u00ebrgjimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb sinjalet, shkrimet, fotografit\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat audio-vizuale dhe \u00e7do lloji tjet\u00ebr informacioni t\u00eb marr\u00eb ose transmetuar n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve t\u00eb komunikimit elektronik, sjelljet, veprimet dhe bisedat e kryera n\u00eb vendet private dhe publike.<\/p>\n<p>Nisma zgjeron edhe kuptimin e termit \u2018p\u00ebrgjim\u2019, duke p\u00ebrfshir\u00eb jo vet\u00ebm regjistrimin e bisedave, por edhe videot e survejimit t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb mjediseve private dhe publike si dhe d\u00ebgjimin e regjistrimit t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb bisedave n\u00eb mjediset private dhe publike. Sa i takon ambienteve private, ligjit u jep t\u00eb drejt\u00eb hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vendosjen e pajisjeve t\u00eb p\u00ebrgjimi, sipas mund\u00ebsive, n\u00eb \u00e7do ambient, madje edhe n\u00eb dhomat e gjumit, n\u00eb funksion t\u00eb efikasitetit t\u00eb hetimeve. Vendosja e pajisjeve do t\u00eb mund\u00ebsohet nga punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, me an\u00eb t\u00eb metodave dhe praktikave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><b>Dh\u00ebnia e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjim<\/b><\/p>\n<p>Sipas ligjit, drejtori i SHISH, ministri i Brendsh\u00ebm, ministri i Mbrojtjes si dhe \u00e7do ministri, q\u00eb ka n\u00eb var\u00ebsi sh\u00ebrbime informative\/policore t\u00eb krijuara me ligj, miraton ose refuzon k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjimin e komunikimeve elektronike n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve t\u00eb komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fsheht\u00eb t\u00eb mjediseve private dhe publike. Prokuroria kompetente paraqet k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjimin e komunikimeve me an\u00eb \u00eb pajisjes elektronike t\u00eb komunikimit ose video survejimeve t\u00eb fshehta n\u00eb vende publike dhe private tek kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Kryetari i Gjykat\u00ebs, pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs me shkrim p\u00ebr p\u00ebrgjim, miraton ose refuzon k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjimin e komunikimeve me an\u00eb t\u00eb pajisjes elektronike t\u00eb komunikimit, ose video survejimit t\u00eb fshehur t\u00eb ambienteve publike dhe private.<\/p>\n<p><b>Koh\u00ebzgjatja e p\u00ebrgjimit<\/b><\/p>\n<p>Nisma ligjore rregullon koh\u00ebzgjatjen e vendimit p\u00ebr p\u00ebrgjimin e komunikimeve elektronike, si edhe p\u00ebr video survejimin e fsheht\u00eb dhe p\u00ebrgjimin e bisedave n\u00eb mjediset publike dhe private t\u00eb, cilat jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb deri n\u00eb tre muaj. N\u00eb \u00e7do rast, zgjatja e afatit ose masat e reja nuk mund t\u00eb jen\u00eb me tep\u00ebr se tre muaj. Projektligji i njeh t\u00eb drejt\u00ebn drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb njihen n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, nga drejtuesi i institucionit q\u00eb ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjimin, me rezultatet e p\u00ebrgjimit, si gjat\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrgjimit, ashtu edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><b>Situata emergjente<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb situata emergjente, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ose nj\u00eb prokuror i autorizuar prej tij, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, urdh\u00ebron me shkrim realizimin teknik t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrgjimit ose video survejimit, nd\u00ebrsa revokimi i vendimit t\u00eb p\u00ebrgjimit ose video survejimit b\u00ebhet nga kryetarit i Gjykat\u00ebs se Posa\u00e7me t\u00eb Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ose n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij, nga z\u00ebvend\u00ebskryetari, kur gjykon se p\u00ebrgjimi ose video survejimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vlefsh\u00ebm sipas ligjit, shkruan \u2018shqiptarja.com\u2019.<\/p>\n<p><b>Disa nga ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr p\u00ebrgjimet<\/b><\/p>\n<p><b>Neni 5<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb nenin 7 b\u00ebhen k\u00ebto shtesa dhe ndryshime: N\u00eb pik\u00ebn 1 fjal\u00ebt \u201c&#8230;pran\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8230;\u201d hiqen dhe shtohen fjal\u00ebt \u201c&#8230;- prokuroris\u00eb kompetente&#8230;\u201d. Shkronja \u201cc\u201d e pik\u00ebs 2 ndryshon si m\u00eb posht\u00eb: \u201cc) p\u00ebrshkrimin e komunikimeve elektronike ose t\u00eb objekteve private apo publike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjohen dhe, kur \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr operatorin e komunikimit elektronik q\u00eb i ofron sh\u00ebrbim subjektit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjohet\u201d.<\/p>\n<p><b>Neni 9<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb nenin 11 ndryshon si vijon: Pas marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr p\u00ebrgjim, kur vihet re se pajisjet fundore t\u00eb subjektit q\u00eb p\u00ebrgjohet jan\u00eb shtuar ose ndryshuar, nuk p\u00ebrs\u00ebritet k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrgjim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast institucioni q\u00eb ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjimin \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb njoftoj\u00eb me shkrim p\u00ebr pajisjen e re fundore, kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ose n\u00eb mungese t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetarin -dhe Struktur\u00ebn P\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb P\u00ebrgjimeve n\u00eb SHISH. Afatet e p\u00ebrgjimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbeten t\u00eb pandryshuara.<\/p>\n<p><b>Neni 10<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb nenin 12 ndryshon si vijon: N\u00eb pik\u00ebn 1 pas fjal\u00ebve \u201c&#8230;SHISH realizon vet\u00ebm proceset teknike t\u00eb p\u00ebrgjimit&#8230;\u201d shtohen fjal\u00ebt \u201c&#8230;komunikimeve elektronike, video survejimit t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb mjediseve private dhe publike ose t\u00eb d\u00ebgjimit dhe regjistrimit t\u00eb fshehte t\u00eb bisedave n\u00eb mjediset publike dhe private&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 1 fjal\u00ebt \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve t\u00eb komunikimit elektronik\u201d hiqen. N\u00eb fjalin\u00eb e dyt\u00eb t\u00eb pik\u00ebs 1 pas fjal\u00ebve \u201c&#8230;p\u00ebr llogari t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit&#8230;\u201d shtohen fjal\u00ebt \u201c&#8230;Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit&#8230;\u201d. N\u00eb pik\u00ebn 2 b\u00ebhen ndryshimet si m\u00eb posht\u00eb: \u201cPas fjal\u00ebve \u201c&#8230;punonj\u00ebsit e seksionit t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb Policis\u00eb se Shtetit&#8230;\u201d shtohen fjal\u00ebt \u201c&#8230;Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit&#8230;\u201d. \u201cFjal\u00ebt \u201cProkurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d hiqen dhe shtohen fjal\u00ebt \u201cose \/ dhe Prokuroria kompetente \u201c. N\u00eb pik\u00ebn 3 fjalia e par\u00eb, pas fjal\u00ebve \u201c&#8230;n\u00eb SHISH dhe seksioni i p\u00ebrgjimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit&#8230;\u201d shtohet \u201c&#8230;Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit&#8230;\u201d.<\/p>\n<p><b>Neni 15<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb nenin 17 b\u00ebhen ndryshimet si m \u00eb posht\u00eb: Pika 1 riformulohet si m\u00eb posht\u00eb: 1. \u201cP\u00ebr situata emergjente, me k\u00ebrkese verbale t\u00eb drejtuesit t\u00eb institucionit shtet\u00ebror informativ, sipas nenit 6 t\u00eb k\u00ebtij ligji, Drejtuesi i Prokuroris\u00eb se Posa\u00e7me ose nj\u00eb prokuror i autorizuar prej tij sipas nenit 8 t\u00eb k\u00ebtij ligji, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, urdh\u00ebron me shkrim realizimin teknik t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrgjimit ose video survejimit.<\/p>\n<p>Urdhri regjistrohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb evidencat e b\u00ebrtham\u00ebs komanduese elektronike t\u00eb prokuroris\u00eb kompetente- dhe t\u00eb specialist\u00ebt e Struktur\u00ebs P\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb P\u00ebrgjimeve n\u00eb SHISH ose seksionit t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme. Me regjistrimin e urdhrit, specialist\u00ebt e Sektorit t\u00eb P\u00ebrgjimeve ose t\u00eb seksionit t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Byros\u00eb Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Hetimit dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme realizojn\u00eb procesin e p\u00ebrgjimit.\u201d<\/p>\n<p>Pika 2 riformulohet si m\u00eb posht\u00eb: \u201c2. Brenda 8 or\u00ebve nga fillimi i p\u00ebrgjimit ose video survejimit, institucioni shtet\u00ebror informativ q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, i paraqet Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ose Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me k\u00ebrkes\u00ebn e rregullt me shkrim, e cila p\u00ebrmban arsyet e veprimeve emergjente s\u00eb bashku me komunikimin e p\u00ebrgjuar t\u00eb zbardhur. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb merret vendimi p\u00ebrkat\u00ebs brenda 24 or\u00ebve p\u00ebr vazhdimin ose nd\u00ebrprerjen e p\u00ebrgjimit.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb kufizim p\u00ebr p\u00ebrgjimet parandaluese. N\u00eb \u00e7do ambient q\u00eb do t\u00eb frekuentohet nga zyrtar\u00ebt e dyshuar p\u00ebr korrupsion dhe njer\u00ebzit e krimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyr\u00ebn, lokalet e preferuara, sh\u00ebtitjet, dhomat e banes\u00ebs, makin\u00ebn etj., do t\u00eb vendosen pajisje p\u00ebrgjimi dhe kamera t\u00eb fshehta survejimi. P\u00ebrgjimi i bisedave telefonike dhe bashk\u00ebbisedimeve n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30182","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30182"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30182\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}