{"id":302600,"date":"2022-11-30T17:15:25","date_gmt":"2022-11-30T16:15:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=302600"},"modified":"2022-11-30T17:15:25","modified_gmt":"2022-11-30T16:15:25","slug":"nje-shejtan-me-brire-pellumb-xhufi-per-saliun-6-dhjetorin-serbo-centrizmin-europian-dhe-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-shejtan-me-brire-pellumb-xhufi-per-saliun-6-dhjetorin-serbo-centrizmin-europian-dhe-qeverine\/","title":{"rendered":"\u201cNj\u00eb shejtan me brir\u00eb\u201d, P\u00ebllumb Xhufi p\u00ebr Saliun, 6 dhjetorin, serbo-centrizmin europian dhe Qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cAskush nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se \u00e7\u2019i ka b\u00ebr\u00eb ky njeri vendit t\u00eb tij\u201d, \u2013 thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DITA akademiku P\u00ebllumb Xhufi.<\/p>\n<p><em>\u201cRealizoi asgjesimin e planifikuar t\u00eb ushtris\u00eb, policis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe kthimin e tyre n\u00eb qen-roje t\u00eb pushtetit t\u00eb gangster\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb paaft\u00ebve; drejtoi vepr\u00ebn kriminale t\u00eb djegies, shkat\u00ebrrimit, rr\u00ebnimit t\u00eb in frastruktur\u00ebs industriale, bujq\u00ebsore, arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ngritur me gjak e me djers\u00eb nga dy gjenerata shqiptar\u00ebsh; \u00e7oi n\u00eb nivele mjerimi arsimin, shkenc\u00ebn e kul tur\u00ebn; programoi vrasjen q\u00eb n\u00eb embrion t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb klime mbyt\u00ebse represive mbi opozit\u00ebn e shtypin e lir\u00eb; e n\u00eb fund, nxiti tin\u00ebzisht ndarjet, ballafaqimet e deri p\u00ebrplasjet nd\u00ebr-shqiptare\u201d<\/em>, \u2013 num\u00ebron ai nd\u00ebrsa flet edhe p\u00ebr 6 dhjetorin, t\u00eb cilin e quan nj\u00eb akt anti-shqiptar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Profesor Xhufi, m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb mbahet nj\u00eb samit i pazakont\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: vijn\u00eb krer\u00ebt e shteteve t\u00eb BE-s\u00eb. Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e p\u00ebr krejt rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, BE rikonfirmon politik\u00ebn e vet t\u00eb integrimit t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb Evrop\u00eb, dhe k\u00ebsaj radhe ka vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb mos ta jap\u00eb, si zakonisht, nga Brukseli, por nga Tirana. Ndoshta ndonj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ky takim i nivelit t\u00eb lart\u00eb i BE me Serbin\u00eb, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn, Malin e Zi, Kos ov\u00ebn, Maqedonin\u00eb e Veriut e Shqip\u00ebrin\u00eb, do mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, duke filluar nga viti 1948, Evropa ka patur nj\u00eb qasje serbo-centrike ndaj k\u00ebtij rajoni. Deri edhe lajmet mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, Bullgarin\u00eb, Rumanin\u00eb etj., i merrte t\u00eb filtruara e t\u00eb konfeksionuara mir\u00eb e bukur n\u00eb Beograd. As edhe tragjedit\u00eb q\u00eb Serbia e Miloshevi\u00e7it shkaktoi aty n\u00eb mbyllje t\u00eb shekullit XX nuk mjaftuan p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb, sidomos n\u00eb 5-6 shtete antare t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, politikat provokative e destabilizuese q\u00eb Beogradi vijon t\u00eb zbatoj\u00eb ndaj Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi e posa\u00e7\u00ebrisht Kosov\u00ebs si dhe flirti i tij me Rusin\u00eb e Putinit edhe pas agresionit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, do e ket\u00eb shtyr\u00eb BE ta caktoj\u00eb Tiran\u00ebn si vendin mikprit\u00ebs t\u00eb samitit.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb p\u00eblqen ta shoh k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb BE edhe si simptom\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb zhvendosjeje strategjike drejt nj\u00eb zone me vokacion evropian e euroatlantik t\u00eb sigurt. Amerikan\u00ebt e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb hap 30 vjet m\u00eb par\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, kur identifikuan Malin e Zi, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebri-Kosov\u00ebn si vende mike e an\u00ebtare t\u00eb ardhshme t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Kush e di, ndoshta edhe n\u00eb BE mund t\u00eb jet\u00eb pjekur mendimi se investimi p\u00ebr Serbin\u00eb e er\u00ebs post-Miloshevi\u00e7 nuk ka dh\u00ebn\u00eb frytet e pritura. Ky vend vazhdon t\u2019i krijoj\u00eb andralla. Prandaj, n\u00eb pritje q\u00eb Beogradi t\u00eb sqaroj\u00eb pozit\u00ebn e tij ndaj Per\u00ebndimit, ndaj NATO-s e BE-s\u00eb, Brukseli ka vendosur t\u00eb fitoj\u00eb koh\u00ebn e humbur duke na kushtuar m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje ne t\u00eb tjer\u00ebve, shqiptar\u00ebve, bosnjak\u00ebve, malazez\u00ebve, maqedonasve.<\/p>\n<p>Entuziazmi me t\u00eb cilin u prit\u00ebn n\u00eb BE rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb nd\u00ebrmjetme n\u00eb SHBA, provon se politika e BE n\u00eb drejtim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb konvergoj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me politik\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb sprovuar t\u00eb administrat\u00ebs amerikane. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e mir\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet tona.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb opozita ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb protest\u00eb masive, sipas saj, kund\u00ebr qeveris\u00eb. Si ju duket nj\u00eb vendim i till\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr n\u00eb 6 dhjetor?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Le t\u00eb sakt\u00ebsojm\u00eb: protesta nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje e \u201copozit\u00ebs\u201d, e cila tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb variab\u00ebl mjaft kompleks. Protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i z. Berisha. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i marr\u00eb kuturu. Nuk kuptohet n\u00ebse do jet\u00eb nj\u00eb protest\u00eb, apo nj\u00eb pritje festive, nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr \u201cregjimit kleptokratik t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, apo nj\u00eb pritje festive p\u00ebr delegacionin e Brukselit.<\/p>\n<p>Z. Berisha \u00ebsht\u00eb shejtan me brir\u00eb. Luan me elementin surpriz\u00eb duke u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve: \u201cdoni t\u00eb dini se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb 6 dhjetor? Ejani n\u00eb shesh ta m\u00ebsoni\u201d. K\u00ebshtu shpreson t\u00eb mbledh\u00eb \u201cpopullin\u201d e tij.<\/p>\n<p>Por, \u201cpopulli i tij\u201d po tkurret nga dita n\u00eb dit\u00eb. Motivet e tij nuk frym\u00ebzojn\u00eb, nuk japin fitore. Tashm\u00eb armik i shpal lur i SHBA dhe i Evrop\u00ebs, z. Berisha e ka kthyer aspirat\u00ebn p\u00ebr pushtet t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb avulluar.<\/p>\n<p>Pak nga pak po e braktisin t\u00eb gjith\u00eb, madje edhe \u201coligark\u00ebt\u201d e tij m\u00eb besnik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb financojn\u00eb marrinat e tij. Jan\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb serioze, nd\u00ebrtojn\u00eb grata\u00e7ela, t\u00eb cilat duan t\u2019i kthejn\u00eb n\u00eb hotele e salla konferencash p\u00ebr evente nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si ai i 6 dhjetorit. Nuk duan, sigurisht, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, ato pallate bashk\u00eb me ata vet\u00eb t\u00eb kthehen nj\u00eb dit\u00eb objekte \u201cnon grata\u201d. Akoma m\u00eb keq, t\u00eb p\u00ebrfshihen nga zjarri q\u00eb Doktori i \u201crevolucionit permanent\u201d k\u00ebrkon t\u2019i ver\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i bindur, edhe nga manifestimi i fundit i opozit\u00ebs, se demokrat\u00ebt e arsyesh\u00ebm nuk duan t\u2019i shkojn\u00eb pas nj\u00eb njeriu me turbullira t\u00eb r\u00ebnda ideologjike, i cili nuk merret vesh \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb: \u00ebsht\u00eb komunist, trockist, demokrat, liberal, konservator apo t\u00ebpk\u00eb fashist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: protesta e paralajm\u00ebruar nga z. Berisha n\u00eb 6 dhjetor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antishqiptar, n\u00eb vazhd\u00ebn e akteve antishqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e tij. Askush nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se \u00e7\u2019i ka b\u00ebr\u00eb ky njeri vendit t\u00eb tij. Realizoi asgjesimin e planifikuar t\u00eb ushtris\u00eb, policis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe kthimin e tyre n\u00eb qen-roje t\u00eb pushtetit t\u00eb gangster\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb paaft\u00ebve; drejtoi vepr\u00ebn kriminale t\u00eb djegies, shkat\u00ebrrimit, rr\u00ebnimit t\u00eb in frastruktur\u00ebs industriale, bujq\u00ebsore, arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ngritur me gjak e me djers\u00eb nga dy gjenerata shqiptar\u00ebsh; \u00e7oi n\u00eb nivele mjerimi arsimin, shkenc\u00ebn e kul tur\u00ebn; programoi vrasjen q\u00eb n\u00eb embrion t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb klime mbyt\u00ebse represive mbi opozit\u00ebn e shtypin e lir\u00eb; e n\u00eb fund, nxiti tin\u00ebzisht ndarjet, ballafaqimet e deri p\u00ebrplasjet nd\u00ebr-shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997, bashk\u00eb me grigj\u00ebn e tij dogji, vrau e shkretoi Shqip\u00ebrin\u00eb, si Neroni Rom\u00ebn. \u00c7\u2019alternativ\u00eb qeveris\u00ebse mund t\u00eb pritet nga Berisha dhe t\u00eb tijt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>\u2013 Berisha, nj\u00eb i sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe aleati i tij Ilir Meta kan\u00eb deklaruar se kjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr BE-s\u00eb, por kund\u00ebr qeveris\u00eb kleptokratike t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ju ting\u00ebllon e besueshme?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shikoni, z. Berisha, mendoj un\u00eb, ka arritur nj\u00eb pik\u00eb kritike. Nuk mendoj se e ka me zotin Rama, e sigurisht nuk guxon ta ket\u00eb me BE-n\u00eb. E ka me popullin shqiptar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e e lindur e diktator\u00ebve kjo, q\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb grahmat e fundit, \u00e7fryjn\u00eb kund\u00ebr popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Si Du\u00e7ja, ashtu edhe Hitleri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb e disfat\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Luft\u00ebn II Bot\u00ebrore ia atribuonin popullit italian dhe atij gjerman, t\u00eb cil\u00ebt, sipas tyre, gjat\u00eb luft\u00ebs u treguan fri kacak\u00eb e t\u00eb squllur (!) Nuk u mjaftuan milionat e viktimave q\u00eb shkaktuan n\u00eb popujt e Evrop\u00ebs, por donin q\u00eb edhe popujt e tyre t\u00eb shuheshin deri tek njeriu i fundit p\u00ebr hir t\u00eb \u00e7menduris\u00eb s\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Mutatis mutandis jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb edhe ne me diktator\u00ebt tan\u00eb, kushdo qofshin ata. E lidhin fatin e vendit e t\u00eb popullit me fatin e tyre personal.<\/p>\n<p>Kur z. Berisha thot\u00eb se do kthej\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, neve duhet t\u00eb na r\u00ebqethet trupi dhe duhet t\u00eb gjejm\u00eb ndonj\u00eb vrim\u00eb ku t\u00eb futemi. Sepse m\u00eb kujtohen vitet \u201990, kur megjith\u00eb konsensusin mbar\u00ebpopullor p\u00ebr ndryshim, z. Berisha deshi t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb revolucioni t\u00eb p\u00ebrgjakur.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt, megjith\u00eb monitorimin e k\u00ebshillat e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, erdhi n\u00eb pushtet n\u00ebp\u00ebrmjet djegiesh, shkat\u00ebrrimesh, atentatesh e vrasjesh t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb e gazetar\u00ebve. Nuk e futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb e t\u00eb zhvillimit demokratik, por e ktheu n\u00eb vitin zero. N\u00eb vitin 1994 tentoi t\u00eb instaloj\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb republik\u00eb presidenciale, n\u00eb fakt diktat ur\u00eb presidenciale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese t\u00eb iniciuara nga ai vet\u00eb dhe meq\u00eb tashm\u00eb ishte kryeminist\u00ebr, vendosi ta kthej\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb kinse republik\u00eb kryeministrore, n\u00eb fakt diktatur\u00eb kry eministrore. Por populli e rr\u00ebzoi me vot\u00eb, dhe frutet e \u201cdiktatur\u00ebs kryeministrore\u201d t\u00eb instaluar nga ai vet\u00eb, tani po i g\u00ebzon z. Rama. Kjo e t\u00ebrbon president-kryeministrin e d\u00ebshtuar, i cili e ka kuptuar se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb alternativave, populli parap\u00eblqen m\u00eb mir\u00eb \u201cdiktatur\u00ebn me fytyr\u00eb njeriu\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs, se sa \u201cdiktatur\u00ebn me fytyr\u00eb mizore\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj nuk sheh opsion tjet\u00ebr, ve\u00e7 atij t\u00eb revolucionit, apo m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb yxhymit haxhiqamilist mbi pallatet e pushtetit. Ja ushqejn\u00eb shpres\u00ebn b\u00ebmat e t\u00eb ngjashm\u00ebve t\u00eb tij kudo n\u00eb bot\u00eb, nga trampist\u00ebt e sulmit t\u00eb 6 janarit 2021 mbi Capitol Hill, e deri tek putinist\u00ebt e Kremlinit e k\u00ebrc\u00ebnimet e tyre p\u00ebr apokalipsin b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kur mendoni se opozita mund t\u00eb vij\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pushtet?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Gjithmon\u00eb kam menduar, se p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt e l\u00ebna nga qeverisjet e z. Berisha, vendi kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje relativisht t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs. Pavar\u00ebsisht m\u00ebkateve t\u00eb shumta, qeverisja e majt\u00eb ka treguar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fatet e vendit.<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb shtetit pas katraur\u00ebs berishiane t\u00eb vitit 1977, u krye gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj. Rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt e m\u00ebdhenj, t\u00eb komprometuara r\u00ebnd\u00eb nga PD e Berish\u00ebs, gjithashtu. Qeverit\u00eb socialiste menazhuan edhe situat\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Kat\u00ebr t\u00eb pestat e procesit t\u00eb hyrjes n\u00eb NATO (MAP) gjithashtu u drejtuan nga qeverit\u00eb e majta. Procesi tjet\u00ebr i integrimit n\u00eb BE ka b\u00ebr\u00eb hapa dometh\u00ebn\u00ebse gjithashtu n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjeve socialiste.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, un\u00eb mendoj se kushtet jan\u00eb pjekur p\u00ebr nj\u00eb rotacion politik. Mir\u00ebpo, problemi \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb pjekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rotacion vet\u00eb opozita, e cila p\u00ebrve\u00e7se \u201cbashk\u00ebjeton\u201d me nj\u00eb kufom\u00eb politike, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb e qart\u00eb se detyr\u00eb e par\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb kthimi i normalitetit demokratik.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb kthehet normaliteti demokratik, q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet dalja e alternativave t\u00eb reja dhe q\u00eb opozit\u00ebs t\u2019i krijohej kushte t\u00eb barabarta konkurimi, duhet q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhen ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008, q\u00eb sanksionuan pushtetin e kryetar\u00ebve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, as grupimi i ligjsh\u00ebm i PD, as partia n\u00eb pushtet, as shoq\u00ebria civile nuk po duan ta kthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb prioritare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bllokuar dialektik\u00ebn demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar pushtetin PS-PD.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb opozit\u00ebs aktuale, a nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb qeverisja socialiste t\u00eb b\u00ebj\u00eb korrektime, t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrat kund\u00ebr, q\u00eb nuk vijn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nga kjo lloj opozite, pra faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb social\u00eb, apo edhe brenda mazhoranc\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>-Pa dyshim q\u00eb duhet t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb ju rreshtoni n\u00eb pyetjen tuaj. T\u00eb d\u00ebgjosh e t\u00eb reflektosh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt, ndaj t\u00eb cilit jan\u00eb deficitar\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb, nga ata t\u00eb maj\u00ebs s\u00eb piramid\u00ebs, e deri tek n\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb modest i administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sh\u00ebmbull, sektori ku qeverisja e gjat\u00eb e z. Rama ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebsh\u00ebruar \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb stafeve drejtuese. Dikur quhej politik\u00eb e kuadrit. Sot, ky moment delikat e vendimtar p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve t\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb zgjedhje e vendim ekskluziv t\u00eb kryeministrit t\u00eb radh\u00ebs. Fakt \u00ebsht\u00eb, q\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb ata deputet\u00eb, ata ministra, kryetar\u00eb bashkish apo drejtues institucionesh q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, bie n\u00eb sy figura e Kryeministrit, dhe jo vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb, jo vet\u00ebm se sipas rastit shfaqet i ve shur allamoj ose allasoj, apo sepse luan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e fush\u00ebs. Z. Rama ka ide, ka dije, ka ambicje e ka shije.<\/p>\n<p>Padyshim punon shum\u00eb. Por, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e atyre q\u00eb vijn\u00eb pas tij dhe q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrzgjedhje e atij vet\u00eb, l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Provoni t\u00eb kujtoni se kush ka qen\u00eb para n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebsh minist\u00ebr i ekonomis\u00eb, i bujq\u00ebsis\u00eb, i energjis\u00eb apo i arsimit. Mund i kot\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtohet, po, Saimir Tahiri. Por kujtohet si p\u00ebr guximin e treguar n\u00eb mbylljen e \u201crepublik\u00ebs s\u00eb Lazaratit\u201d, ashtu edhe p\u00ebr d\u00ebnimin q\u00eb iu dha nga gjykata p\u00ebr lidhje t\u00eb dyshuara me nj\u00eb grup trafikant\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kujtohet p\u00ebr mir\u00eb ministrja e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, zonja Manastirliu, p\u00ebr rolin e saj n\u00eb p\u00ebrballimin e emergjenc\u00ebs Covid dhe p\u00ebr ndryshimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb gjendjes n\u00eb spitalet tona, q\u00eb deri dje t\u00eb kujtonin lazaretet mesjetare t\u00eb murtaj\u00ebs. K\u00ebshtu edhe ndonj\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr e gjetur e Kryeministrit.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zgjedhjet e tij kan\u00eb rezulttuara t\u00eb pafata, dhe k\u00ebt\u00eb e provon ndrrimi i shpesht\u00eb i ministrave e deputet\u00ebve. Gj\u00eb negative kjo, pasi pengon stabilizimin e krijimin e nj\u00eb klase politikan\u00ebsh profesionist\u00eb. \u00cbsht\u00eb pritur q\u00eb pas mandatit t\u00eb par\u00eb, apo makar pas mandatit t\u00eb dyt\u00eb, z. Rama t\u00eb ndryshoj\u00eb qasje, por m\u00eb kot.<\/p>\n<p>Me sa duket \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obsesion i tij t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb transfuzi on radikal t\u00eb klas\u00ebs drejtuese, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pension \u201cpleqt\u00eb\u201d 40, 50 apo 60 vje\u00e7ar\u00eb e duke ua besuar hallet dhe pun\u00ebt e shtetit t\u00eb rinjve 25-30 vje\u00e7ar\u00eb. Shum\u00eb prej tyre nuk l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohur p\u00ebr publikun vet\u00ebm kur bien n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, z. Rama vijon t\u00eb peshkoj\u00eb peshqit e gabuar, si n\u00eb metafor\u00ebn e atij fatkeqit, q\u00eb fut dor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb thes t\u00eb mbushur plot e p\u00ebrplot me at\u00eb gj\u00ebn\u00eb e mir\u00eb, e p\u00ebr dreq dora i z\u00eb t\u00eb vetmen gj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb ndodhet gabimisht aty\u2026.<\/p>\n<p>(Intervista e plot\u00eb mund t\u00eb lexohet sot n\u00eb DITA print n\u00eb kioskat e shtypit n\u00eb gjith\u00eb vendin)<\/p>\n<p>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gazet\u00ebs DITA, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar DITA dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAskush nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se \u00e7\u2019i ka b\u00ebr\u00eb ky njeri vendit t\u00eb tij\u201d, \u2013 thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DITA akademiku P\u00ebllumb Xhufi. \u201cRealizoi asgjesimin e planifikuar t\u00eb ushtris\u00eb, policis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe kthimin e tyre n\u00eb qen-roje t\u00eb pushtetit t\u00eb gangster\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb paaft\u00ebve; drejtoi vepr\u00ebn kriminale t\u00eb djegies, shkat\u00ebrrimit, rr\u00ebnimit t\u00eb in [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":302601,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-302600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=302600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302600\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=302600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=302600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=302600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}