{"id":302775,"date":"2022-12-01T16:28:57","date_gmt":"2022-12-01T15:28:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=302775"},"modified":"2022-12-01T16:28:57","modified_gmt":"2022-12-01T15:28:57","slug":"zhulali-rama-i-shqetesuari-i-vetem-nga-protesta-e-6-dhjetorit-axhenda-protestes-e-njejte-me-samitin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zhulali-rama-i-shqetesuari-i-vetem-nga-protesta-e-6-dhjetorit-axhenda-protestes-e-njejte-me-samitin\/","title":{"rendered":"Zhulali: Rama, i shqet\u00ebsuari i vet\u00ebm nga protesta e 6 dhjetorit! Axhenda protest\u00ebs e nj\u00ebjt\u00eb me Samitin"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Departamentit p\u00ebr Politikat me Jasht\u00eb n\u00eb PD Ilda Zhulali deklaroi n\u00eb edicionin e lajmeve n\u00eb MCN Tv se Edi Rama \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuari i vet\u00ebm nga protesta e 6 dhjetorit dhe jo BE. Zhulali u shpreh se Brukseli po intensifikon dialogun me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u2019u treguar se unioni s\u2019ke ka zhvendosur v\u00ebmendjen nga rajoni.<\/p>\n<p>Zhulali v\u00eb n\u00eb dukje se protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje miq\u00ebsore ndaj BE p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb populli opozitar. Ajo shtoi se 6 dhjetori nuk do t\u00eb krijoj\u00eb ng\u00ebr\u00e7e brenda koalicionit opozitar.<\/p>\n<p>Teksa komentoi vizit\u00ebn e Steinmeier n\u00eb Tiran\u00eb, Zhulali tha:<\/p>\n<p><em>Vizita e Presidentit gjerman \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo \u00ebsht\u00eb vizita e dyt\u00eb e nj\u00eb Presidenti gjerman n\u00eb Shqip\u00ebri, pas asaj t\u00eb Herzog n\u00eb 1995. Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e madhe e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, dhe demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mb\u00ebshtetja e saj ka qen\u00eb jo vet\u00ebm bujare, por edhe e v\u00ebrtet\u00eb. I ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat n\u00eb sy Shqip\u00ebris\u00eb. Vizita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, sepse tregon q\u00eb Shqip\u00ebria g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Ajo shtoi se:<\/p>\n<p><em>Tezat e kryeministrit se Europa na ka braktisur nuk q\u00ebndron dhe prezenca dhe mesazhet e Presidentit i v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebto. \u00cbsht\u00eb e pangjashme q\u00eb t\u00eb takoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur k\u00ebtu. Vendet e BE po p\u00ebrpiqen t\u00eb intensifikojn\u00eb dialogun politik me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb mesazh vendeve q\u00eb Europa s\u2019e ka zhvendosur Ballkanin Per\u00ebndimor nga axhenda, pavar\u00ebsisht nga lufta n\u00eb Ukrian\u00eb dhe kriza ekonomike. Kontaktet do t\u00eb p\u00ebrshpejtohen, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar. Rama b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb edhe shqet\u00ebsimet e Melonit, shqet\u00ebsimet e ngritura nga Gjermania dhe PE. Jan\u00eb aktor\u00eb me pesh\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kritikuar jo pak her\u00eb qeverin\u00eb. Qeveria ende s\u2019ka reflektuar por vazhdon me axhenda q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 evropiane.<\/em><\/p>\n<p>Lidhur me protest\u00ebn e thirrur nga Berisha n\u00eb 6 dhjetor dhe q\u00ebndrimet e Brukselit, Zhulali u shpreh:<\/p>\n<p><em>Kush \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr protest\u00ebn e 6 dhjetorit? Pam\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e delegacionit t\u00eb BE q\u00eb s\u2019ishte e shqet\u00ebsuar nga protesta. P\u00ebrkundrazi tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb. I vetmi i shqet\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb kryeministri shqiptar. Ai ka vendosur nj\u00eb pushtet t\u00eb pakufizuar q\u00eb s\u2019e njeh llogaridh\u00ebnien as n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs, as ligjit. E shqet\u00ebson axhenda e protest\u00ebs. Axhenda e protest\u00ebs dhe Samitit jan\u00eb n\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Samiti do theksoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra si opozita. Axhenda e integrimit n\u00eb BE p\u00ebrfshin bashk\u00ebpunimin e 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrputhshme me Procesin e Berlinit, jo Ballkanin e Hapur. Sanksionet ndaj Rusis\u00eb jan\u00eb t\u00eb panegociueshme dhe Serbia duhet t\u2019i zbatoj\u00eb n\u00ebse do integrimin. Emigracioni p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem p\u00ebr BE-n\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti shqet\u00ebsim i opozit\u00ebs shqiptare. Europa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb. Kur flasim p\u00ebr demokracin\u00eb, flasim p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb oponenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Opozita s\u2019i n\u00ebnshtrohet qeveris\u00eb, por ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jap\u00eb alternativ\u00ebn e saj. Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn shqiptare, kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr BE-n\u00eb, BE-ja e di q\u00eb kjo po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Bashk\u00eb s\u2019jan\u00eb vet\u00ebm krer\u00ebt e opozit\u00ebs, por i gjith\u00eb populli opozitar i \u00ebsht\u00eb bashkuar k\u00ebsaj beteje dhe do ta demonstroj\u00eb me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb 6 dhjetor. \u00a0\u00cbsht\u00eb ftes\u00eb e hapur p\u00ebr k\u00ebdo, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kampin opozitar, p\u00ebr \u00e7do qytetar, p\u00ebrfshir\u00eb ata socialiste dhe pa bindje politike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje miq\u00ebsore ndaj BE p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb populli opozitar. T\u00eb gjitha q\u00ebndrimet anti-europiane q\u00eb ka mbajtur kjo qeveri s\u2019mund t\u00eb vishen me flamurin shqiptar, sepse nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popullin shqiptar. Kjo nuk e zbeh koalicionin dhe nuk krijon ng\u00ebr\u00e7e, i vetmi i shqet\u00ebsuar mbetet kryeministri Rama. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta shqet\u00ebsojm\u00eb sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebn gabim dhe i shmanget llogaridh\u00ebnies\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Departamentit p\u00ebr Politikat me Jasht\u00eb n\u00eb PD Ilda Zhulali deklaroi n\u00eb edicionin e lajmeve n\u00eb MCN Tv se Edi Rama \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuari i vet\u00ebm nga protesta e 6 dhjetorit dhe jo BE. Zhulali u shpreh se Brukseli po intensifikon dialogun me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u2019u treguar se unioni s\u2019ke ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":302776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-302775","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=302775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=302775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=302775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=302775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}