{"id":302956,"date":"2022-12-02T17:52:20","date_gmt":"2022-12-02T16:52:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=302956"},"modified":"2022-12-02T17:52:20","modified_gmt":"2022-12-02T16:52:20","slug":"samiti-i-be-se-ne-tirane-policia-blindon-kryeqytetin-bllokim-total-ne-disa-rruge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/samiti-i-be-se-ne-tirane-policia-blindon-kryeqytetin-bllokim-total-ne-disa-rruge\/","title":{"rendered":"Samiti i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb\/ Policia \u201cblindon\u201d kryeqytetin, bllokim total n\u00eb disa rrug\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shteti ka p\u00ebrpiluar nj\u00eb plan masash p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e samitit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb mbahet m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb Tiran\u00eb. Policia njoftoi se n\u00eb perimetrin e siguris\u00eb do ket\u00eb disa rrug\u00eb t\u00eb bllokuara.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi <\/strong><strong>i policis\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u201cS\u00eb bashku me Drejtorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Rendit dhe Drejtorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Rrugore jemi k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prezente masat e marra nga Policia e Shtetit p\u00ebr garantimin e rendit publik, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb Samitit Bashkimi Europian \u2013 P\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<br \/>\nZhvillimi i Samitit t\u00eb Bashkimit Europian, n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 6 dhjetor, sh\u00ebnjon nj\u00eb event tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr prespektiv\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. L\u00ebvizja e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, m\u00eb 6 dhjetor, do t\u00eb impaktohet drejtp\u00ebrdrejt nga ky aktivitet me p\u00ebrmasa nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nisur nga r\u00ebnd\u00ebsia insituticionale dhe nga impakti publik q\u00eb ka ky event, Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb maksimumin e kapaciteteve t\u00eb saj njer\u00ebzore dhe logjistike, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e tij.<\/p>\n<p>Samiti i Bashkimit Europian p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe p\u00ebr strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb ve\u00e7anti, nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar kontributin e gjithsecilit, p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, p\u00ebr t\u00eb riv\u00ebn\u00eb n\u00eb pah, standardet e larta t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbush vendi yn\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt, tejet pozitivisht, n\u00eb imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes sjelljes dhe q\u00ebndrimeve tona institucionale dhe qytetare, gjat\u00eb procesit t\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij Samiti, ne kemi shansin q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb vlerat tona historike, si mik\u00ebpritja, mir\u00ebkuptimi dhe maturia, si dhe prespektiv\u00ebn europiane q\u00eb kemi treguar nd\u00ebr shekuj, dhe t\u00eb cil\u00ebn kemi rastin ta shpalosim m\u00eb 6 dhjetor, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb Samitit t\u00eb Bashkimit Europian, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan t\u00eb detajuar masash, p\u00ebr garantimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb Samitit t\u00eb Bashkimit Europian \u2013 P\u00ebr Ballkanin P\u00ebr\u00ebndimor, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, me dat\u00eb 6 dhjetor 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb detyrave ligjore, si duke shfryt\u00ebzuar p\u00ebrvoj\u00ebn pozitive t\u00eb fituar gjat\u00eb planifikimit, organizimit dhe menaxhimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb aktiviteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Policia e Shtetit ka marr\u00eb t\u00eb gjitha masat, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrug\u00ebkalimet e delegacioneve, ambientin ku do t\u00eb zhvillohet ky samit, si dhe p\u00ebr garantimin e rendit publik n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n<p>Paraprakisht, theksoj faktin se Policia e Shtetit, p\u00ebr hartimin e Planit t\u00eb Masave dhe p\u00ebr vendosjen e perimetrit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Samitin Bashkimi Europian \u2013 Ballkani P\u00ebr\u00ebndimor, ka bashk\u00ebpunuar edhe me ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb BE, me q\u00ebllim zbatimin e standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e k\u00ebtij aktiviteti, po bashk\u00ebpunohet me agjencit\u00eb e tjera t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb v\u00ebnd, si dhe me organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare INTERPOL dhe EUROPOL, p\u00ebr shkembimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb informacioneve.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, po bashk\u00ebpunohet me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Autoritetet e Aeroportit t\u00eb Rinasit, Autoritetet e Kontrollit t\u00eb Aviacionit t\u00eb Tiran\u00ebs, Policin\u00eb Bashkiake t\u00eb Tiran\u00ebs, Sh\u00ebrbimin Zjarr\u00ebfik\u00ebs dhe Qendrat Spitalore t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr garantimin e siguris\u00eb para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb Samitit, \u00ebsht\u00eb parashikuar ky perimet\u00ebr sigurie:<\/p>\n<p>Bulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, nga ura e Dajtit deri te Sheshi \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d;<br \/>\nBulevardi \u201cBajram Curri\u201d nga kryq\u00ebzimi me rrug\u00ebn e \u201cElbasanit\u201d deri te kryq\u00ebzimi me rrug\u00ebn \u201cIbrahim Rugova\u201d;<br \/>\nRruga \u201cPapa Gjon Pali II\u201d nga ETC-RTSH-Stadium;<br \/>\nRruga \u201cDervish Hima\u201d;<br \/>\nRruga \u201cAsim Zeneli\u201d;<br \/>\nRruga \u201cThemistokli G\u00ebrmenji\u201d, pran\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit dhe te kryq\u00ebzimi af\u00ebr rrug\u00ebs \u201cPapa Gjon Pali II\u201d;<br \/>\nRruga \u201cIsmail Qemali\u201d, nga kryq\u00ebzimi i Liceut deri te rruga e \u201cElbasanit\u201d.<br \/>\nRruga \u201cMustafa Matohiti\u201d, pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cKosova\u201d;<br \/>\nRruga \u201cJul Variboba\u201d, pran\u00eb post\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit dhe rrug\u00ebn \u201cPapa Gjon Pali II\u201d;<br \/>\nRruga \u201cFatmir Haxhiu\u201d, te ETC;<br \/>\nRruga \u201cLek\u00eb Dukagjini\u201d, nga sheshi \u201cShopen\u201d, deri te stadiumi \u201cAir Albania\u201d dhe p\u00ebrreth stadiumit;<br \/>\nRruga \u201cSkerdilajd Llagami\u201d dhe rruga \u201cFaik Konica\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto akse rrugore do t\u00eb ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa do t\u00eb lejohet vet\u00ebm levizja e qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb banor\u00eb, brenda perimetrit t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se kufizimet e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb perimetrin e siguris\u00eb s\u00eb Samitit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mir\u00ebkuptimin e qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb respektuar k\u00ebrkesat dhe procedurat ligjore, t\u00eb normuara nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Ndalim t\u00eb qarkullimit t\u00eb automjeteve do t\u00eb ket\u00eb edhe n\u00eb aksin rrugor;<\/strong><\/p>\n<p>Rinas \u2013 Mbikalimi i Kasharit \u2013 Autostrada \u201cDurr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb\u201d \u2013 Ish-sheshi \u201cShqiponja\u201d \u2013 Unaza e Tiran\u00ebs \u2013 Rrethrrotullimi i Saukut \u2013 Rrethrrotullimi pran\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb \u2013 Pallati i Brigadave \u2013 Rrethrrotullimi i qytetit \u201cStudenti\u201d deri tek kryq\u00ebzimi me bulevardin \u201cBajram Curri\u201d.<\/p>\n<p>Kufizime t\u00eb qarkullimit t\u00eb automjeteve t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb aksin rrugor \u201cShkod\u00ebr \u2013 Lezh\u00eb \u2013 Milot \u2013 Thuman\u00eb \u2013 Fush\u00eb Kruj\u00eb \u2013 Vor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm konsistojn\u00eb n\u00eb disa plane, konkretisht:<\/p>\n<p>Garantimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb Samitit.<br \/>\nOrganizimin e sh\u00ebrbimeve policore p\u00ebr sigurimin e t\u00eb gjith\u00eb perimetrit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Samitit.<br \/>\nSigurimin e delegacioneve p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebkalimit, nga Rinasi p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nEskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, p\u00ebr n\u00eb vendin e zhvillimit t\u00eb Samitit n\u00eb Tiran\u00eb, dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Rinas.<br \/>\nEskortimi i delegacioneve nga PKK Morin\u00eb, Kuk\u00ebs, p\u00ebr n\u00eb vendin e zhvillimit t\u00eb Samitit n\u00eb Tiran\u00eb, dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Morin\u00eb, Kuk\u00ebs.<br \/>\nEskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkod\u00ebr, p\u00ebr n\u00eb vendin e zhvillimit t\u00eb Samitit n\u00eb Tiran\u00eb, dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Hani i Hotit, Shkod\u00ebr.<br \/>\nSigurimin e rrug\u00ebkalimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb emergjenc\u00ebs.<br \/>\nMenaxhimi i trafikut rrugor n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb Samitit, etj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb mos krijuar pengesa n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e institucioneve q\u00eb jan\u00eb brenda perimetrit t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Samiti, si dhe t\u00eb banor\u00ebve rezid\u00ebnt\u00eb n\u00eb perimetrin e siguris\u00eb, sqarojm\u00eb se:<\/p>\n<p>\u2013 Hyrja e punonj\u00ebsve t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cThemistokli Germenji\u201d;<br \/>\n\u2013 Hyrja e punonj\u00ebsve t\u00eb AKSHI-s\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cJul Variboba\u201d;<br \/>\n\u2013 Hyrja e punonj\u00ebsve t\u00eb Kryeministris\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIsmail Qemali\u201d nga kahu i rrug\u00ebs s\u00eb \u201cElbasanit\u201d;<br \/>\n\u2013 Hyrja e punonj\u00ebsve t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIsmail Qemali\u201d nga kahu i rrug\u00ebs \u201cIbrahim Rugova\u201d;<br \/>\n\u2013 Hyrja e student\u00ebve, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nga rruga \u201cIbrahim Rugova\u201d \u2013 sheshi \u201cShopen\u201d \u2013 rruga \u201cLek Dukagjini\u201d \u2013 Universitet;<br \/>\n\u2013 Hyrja e gazetar\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj t\u00eb ftuar n\u00eb samit, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAbdyl Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb drejtim t\u00eb pallatit t\u00eb Kongreseve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij aktiviteti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Policia e Shtetit k\u00ebrkon mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb reduktojn\u00eb n\u00eb maksimum p\u00ebrdorimin dhe qarkullimin me automjete gjat\u00eb k\u00ebsaj dite, si dhe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin akse rrugore dhe drejtime t\u00eb tjera l\u00ebvizjeje. Ky kontribut i qytetar\u00ebve do t\u00eb vler\u00ebsohej si nj\u00eb ndihm\u00eb mjaft e \u00e7muar, p\u00ebr garantimin e masave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij Samiti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, falenderoj mediet p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe siguroj qytetar\u00ebt p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb zbatuar me p\u00ebrpikm\u00ebri t\u00eb gjitha masat e planifikuara, me q\u00ebllim sigurimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb Samitit Bashkimi Europian \u2013 Ballkani Per\u00ebndimor, si dhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim efektiv me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shteti ka p\u00ebrpiluar nj\u00eb plan masash p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e samitit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb mbahet m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb Tiran\u00eb. Policia njoftoi se n\u00eb perimetrin e siguris\u00eb do ket\u00eb disa rrug\u00eb t\u00eb bllokuara. Njoftimi i policis\u00eb:\u00a0 \u201cS\u00eb bashku me Drejtorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Rendit dhe Drejtorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":302957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-302956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=302956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=302956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=302956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=302956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}