{"id":304088,"date":"2022-12-08T18:55:22","date_gmt":"2022-12-08T17:55:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=304088"},"modified":"2022-12-08T18:55:22","modified_gmt":"2022-12-08T17:55:22","slug":"grushti-mbi-berishen-konferenca-e-shtypit-qe-vodhi-oren-e-samitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/grushti-mbi-berishen-konferenca-e-shtypit-qe-vodhi-oren-e-samitit\/","title":{"rendered":"Grushti mbi Berish\u00ebn, konferenca e shtypit q\u00eb vodhi or\u00ebn e Samitit"},"content":{"rendered":"<p>Kur dikush luan muzik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb bulevardit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr thyhen instrumentet n\u00eb skajin tjet\u00ebr, natyrisht q\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00ebrheq personazhi i dyt\u00eb. Biblioteka mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb cak men\u00e7urie e dobie, por m\u00eb shum\u00eb buj\u00eb b\u00ebn djegia e librave. Ky \u00ebsht\u00eb shkaku njer\u00ebzor q\u00eb shpjegon v\u00ebmendjen e shproporcionuar q\u00eb mor\u00ebn dy ngjarjet e t\u00eb mart\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb dhjetorit n\u00eb Tiran\u00eb; nga nj\u00eb an\u00eb Samiti dhe nga ana tjet\u00ebr akti kriminal mbi liderin e opozit\u00ebs. Nj\u00eb d\u00e9j\u00e0 vu e frikshme me 15 vjet m\u00eb par\u00eb, kur Xhorxh Bushi u p\u00ebrmend m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u201chumbjen\u201d e or\u00ebs n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb sesa p\u00ebr mesazhet thelb\u00ebsore q\u00eb kurdis\u00ebn ndryshe or\u00ebn e gjith\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur shum\u00eb shpesh dhun\u00eb mbi njer\u00ebzit e politik\u00ebs. Mbi ta jan\u00eb zbrazur madje edhe plumba si n\u00eb rastin e Azem Hajdarit dhe kan\u00eb derdhur gjak mbi nj\u00eb list\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese personazhesh politik\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Edi Ram\u00ebn, t\u00eb cilit ja kurseu jet\u00ebn vet\u00ebm fati.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb pothuaj matematikisht n\u00eb k\u00ebto raste, n\u00eb ata q\u00eb d\u00ebnonin aktet e dhun\u00ebs dhe merrnin an\u00ebn e viktimave dhe n\u00eb ata q\u00eb heshtnin n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose premtonin edhe m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto episode t\u00eb frikshme, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sag\u00eb rrokopuje 30 vjecare, Sali Berisha ka qen\u00eb emri q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gjithmon\u00eb n\u00eb sfond protagonist, deri n\u00eb momentin q\u00eb ai vet\u00eb, u b\u00eb subjekt i nj\u00eb grushti kriminal.<\/p>\n<p>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb n\u00eb tre dekada ka dh\u00ebn\u00eb dhe ka marr\u00eb shum\u00eb grushte. Ka rr\u00ebzuar dhe e kan\u00eb rr\u00ebzuar. Ka par\u00eb t\u00eb ngrihen viktimat n\u00eb syt\u00eb e tij dhe \u00ebsht\u00eb ringritur s\u00ebrish vet\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb vinin bast kund\u00ebr tij. Ka ngritur kultin e forc\u00ebs n\u00eb pushtet dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb me force nga pushteti. Ka treguar me gisht kund\u00ebrshtarin si armik q\u00eb duhet mundur dhe \u00ebsht\u00eb trajtuar si armik i mundur.<\/p>\n<p>N\u00eb ato pak \u00e7aste dramatike t\u00eb mesdit\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs, ndryshe nga m\u00eb par\u00eb, ai pati nj\u00eb sjellje me dy kahe p\u00ebrjashtuese. N\u00eb fillim ai u vet\u00ebdemonstrua si nj\u00eb shtetar evropian, nj\u00eblloj si ata q\u00eb ishin n\u00eb Samit, disa qindra metra m\u00eb tej n\u00eb jug t\u00eb Bulevardit, kur i vuri fre reagimit t\u00eb demonstruesve dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, u rivesh s\u00ebrish me kostumin e tij t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb politikanin instiktiv, ballkanasit inat\u00e7or q\u00eb k\u00ebrkon shpagim nga armiku. Ndalja e turm\u00ebs dhe mbajtja e saj brenda kordonit t\u00eb siguris\u00eb, kur mjaftonte nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndizte nj\u00eb zjarr q\u00eb nuk dihej se deri ku mund t\u00eb shkonte, ishte nj\u00eb akt q\u00eb i b\u00ebn nder, kurse gishti i tij q\u00eb sh\u00ebnjoi me em\u00ebr autorin, dometh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebn, ishte d\u00ebshmia e radh\u00ebs q\u00eb shpirti e ka jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb krahasim me vesin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb sot pothuaj n\u00eb pozit\u00ebn e Edi Ram\u00ebs n\u00eb majin e 2011-\u00ebs. Madje edhe m\u00eb keq se ai. Shum\u00eb m\u00eb keq. At\u00ebher\u00eb, mbasi i kishte pushkatuar kat\u00ebr vet\u00eb n\u00eb trotuar dhe e k\u00ebrc\u00ebnonte dhe at\u00eb vet\u00eb me vdekje, mbasi i grabiti fitoren e ngusht\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb si prik\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb tij politik, Berisha e vuri Ram\u00ebn n\u00eb pozit\u00ebn e atij q\u00eb nuk kishte \u00e7far\u00eb humbte m\u00eb. Dhe fiks n\u00eb momentin kur Berisha dukej se nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb fitonte tjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, erdhi edhe rr\u00ebzimi e rr\u00ebnimi i tij. Sot, n\u00eb role t\u00eb ndryshuara, shto k\u00ebtu edhe izolimin e tij t\u00eb friksh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Berisha \u00ebsht\u00eb duke i luajtur vetes loj\u00ebn e akrepit t\u00eb rrethuar me zjarr. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb atij rrethi, vet\u00ebm e djeg edhe m\u00eb shum\u00eb. Megjithat\u00eb ka nj\u00eb diferenc\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb janar 2011, Doktor Berisha premtonte t\u00eb b\u00ebhej snajper q\u00eb do t\u00eb vriste, n\u00eb dhjetor 2022 Rama foli si Doktor q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb plag\u00eb kur d\u00ebnoi dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Tentativa e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr problematike lokale n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebndrra e tij egoiste p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb konferenc\u00eb gjigante shtypi me mbi nj\u00eb mij\u00eb gazetar\u00eb nga gjith\u00eb Evropa, d\u00ebshira e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u2019u rid\u00ebshmuar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb faktor q\u00eb duhet t\u00eb llogaritet n\u00eb Shqip\u00ebri, u realizua vet\u00ebm p\u00ebrgjysm\u00eb. Ai u b\u00eb s\u00ebrish protagonist t\u00eb mart\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit me \u00e7mimin e gjakut n\u00eb portretin e tij. K\u00ebsaj here ishte ai q\u00eb \u201cvodhi\u201d or\u00ebn e Samitit n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb or\u00eb e \u00e7muar v\u00ebmendjeje q\u00eb nuk dihet se kur dhe si mund t\u00eb rikthehet m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Si nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb skaj t\u00eb Ballkanit, sahati ka mbetur ende tek dhuna si fe\u2019 zyrtare dhe q\u00eb e tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare si nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb kriz\u00eb dhe depresion t\u00eb thell\u00eb, si nj\u00eb shoq\u00ebri me ekuilibra tmerr\u00ebsisht t\u00eb brishta, ku nj\u00eb milion \u201cshuplaka\u201d votash vlejn\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb grusht n\u00eb protest\u00eb dhe ku t\u00eb gjith\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb dy role, her\u00eb viktim\u00ebn e pangush\u00eblluar, her\u00eb agresorin e pand\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si ai fatkeqi fam\u00ebkeq q\u00eb p\u00ebrdori grushtin si arm\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe agresor q\u00eb duhet nd\u00ebshkuar, edhe viktim\u00eb q\u00eb duhet ngush\u00eblluar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur dikush luan muzik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb bulevardit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr thyhen instrumentet n\u00eb skajin tjet\u00ebr, natyrisht q\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00ebrheq personazhi i dyt\u00eb. Biblioteka mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb cak men\u00e7urie e dobie, por m\u00eb shum\u00eb buj\u00eb b\u00ebn djegia e librave. Ky \u00ebsht\u00eb shkaku njer\u00ebzor q\u00eb shpjegon v\u00ebmendjen e shproporcionuar q\u00eb mor\u00ebn dy ngjarjet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":159120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-304088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}