{"id":304800,"date":"2022-12-12T08:38:12","date_gmt":"2022-12-12T07:38:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=304800"},"modified":"2022-12-12T08:38:12","modified_gmt":"2022-12-12T07:38:12","slug":"gazetarja-grupet-kriminale-pastrojne-para-ne-kulla-e-hotele-luksoze-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gazetarja-grupet-kriminale-pastrojne-para-ne-kulla-e-hotele-luksoze-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Gazetarja: Grupet kriminale pastrojn\u00eb para n\u00eb kulla e hotele luksoze n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Uashington u mbaj konferenca e 20-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Kund\u00ebr Korrupsionit, organizuar nga qeveria amerikane dhe \u2018Transparency International\u2019. Takimi mblodhi s\u00eb bashku mbi 2 mij\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoq\u00ebria civile, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, komuniteti i biznesit, e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeverive anemban\u00eb globit. Drejtuesja e zyr\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore, e Nism\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar, Fatjona Mejdini, tha se mesazhi kryesor i takimit ishte se Uashingtoni i q\u00ebndron angazhimeve t\u00eb tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Duke u p\u00ebrq\u00ebndruar tek rajoni i Ballkanit, zonja Mejdini shtoi se zyrtar\u00ebt amerikane e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin mekanizmat e njohur, p\u00ebr t\u00eb luftur fenomenin, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb sanksione t\u00eb reja, si nga ana e Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, ashtu dhe nga Departamenti i Shtetit. Gjat\u00eb intervist\u00ebs me gazetaren e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Menada Zaimi, zonja Mejdini foli dhe mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si dhe mbi problematikat q\u00eb hasin gazetar\u00ebt, kryesisht ata investigativ\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u00c7far\u00eb t\u00eb reje solli kjo konferenc\u00eb nga pik\u00ebpamja e krijimit t\u00eb mekanizma m\u00eb efikase p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e korrupsionit?<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini: M\u00eb lejoni t\u00eb falenderoj fillimisht Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, po k\u00ebshtu Zyr\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Narkotik\u00ebve n\u00eb Departamentin amerikan t\u00eb Shtetit, q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb dhe po ashtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur pun\u00ebn e organizat\u00ebs q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj, Nism\u00ebs Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe pun\u00ebn q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb korrupsionit dhe monitorimit t\u00eb fenomenit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. P\u00ebr t\u2019u kthyer tek pyetja juaj. Vet\u00eb fakti q\u00eb kjo konferenc\u00eb organizohej nga qeveria amerikane ishte nj\u00eb tregues i fort\u00eb q\u00eb ajo i q\u00ebndron vendimeve t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebr ta pasur korrupsionin si nj\u00eb shtyll\u00eb, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb saj, duke e p\u00ebrcaktuar sikurse e that\u00eb dhe ju, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ajo q\u00eb u theksua edhe gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb konferenc\u00ebs nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit Anthony Blinken, ishte fakti q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb, e para, t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e tyre n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, dhe ato lidhen me mb\u00ebshtetjen, financimit t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme, ligjzbatuese. Dhe nga ana tjet\u00ebr, sanksionet. Ajo q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite sidomos, n\u00eb dy tre vitet e fundit, ka patur rritje t\u00eb madhe t\u00eb sanksioneve ekonomike t\u00eb vendosura nga Departamenti i Thesarit, si dhe nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrcaktimeve publike si t\u00eb pad\u00ebshiruar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personazhesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Ballkan, nga Departamenti amerikan i Shtetit. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe ky ishte nj\u00eb nga mesazhet m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb konferenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt i njohur q\u00eb Shqip\u00ebria ka probleme t\u00eb m\u00ebdha me korrupsionin. Megjith\u00eb thirrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund, nuk duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shpesh krijohet p\u00ebrshtypja se nxitja p\u00ebr ta luftuar fenomenin, vjen m\u00eb s\u00eb shumti nga jasht\u00eb, nga SHBA-t\u00eb apo Per\u00ebndimi, por duket se ngec brenda, n\u00eb vend. Pse ndodh kjo?<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini: Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb femomen shum\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrhapur. Dhe lufta ndaj tij \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb edhe p\u00ebr vende m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria. Dua t\u00eb theksoj faktin se n\u00eb deklarat\u00ebn finale t\u00eb konferenc\u00ebs, u theksuan p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb institucioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb financuar nga qeveria amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb SPAKU, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, dhe aty u theksua fakti q\u00eb ish-ministra e deputet\u00eb sot i gjejm\u00eb pas hekurave. Por nga ana tjet\u00ebr e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb pyetjen tuaj, sepse sigurisht q\u00eb duke patur tre dekada tranzicion, zhvillime dhe korrupsion, duket se shqiptar\u00ebt sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb efekte t\u00eb menj\u00ebhershme. K\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb SPAK-u apo edhe institucionet e tjera ta vijojn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr mos ta ndalur ritmin, por ama p\u00ebr t\u00eb shkuar edhe m\u00eb lart, p\u00ebr t\u00eb goditur edhe m\u00eb lart kur vjen puna tek \u00e7\u00ebshtjet e korrupsionit, por edhe krimit t\u00eb organizuar sepse ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb. Kjo ndodh p\u00ebr shkak se nj\u00eb institucion i vet\u00ebm nuk mund ta luftoj\u00eb korrupsionin. Un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke nisur q\u00eb nga edukimi p\u00ebr kultur\u00ebn e integritetit. Shoq\u00ebria si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb t\u00eb mobilizohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kund\u00ebr korrupsionit. Mendoj q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ne mund t\u00eb flasim p\u00ebr rezultate reale.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Autoritetet kan\u00eb pranuar se koh\u00ebt e fundit po vihet re nj\u00eb p\u00ebrfshirje e shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale jasht\u00eb vendit, sidomos n\u00eb trafikun e drogave, duke u aktivizuar n\u00eb vendet e burimit, ato t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, duke garantuar transportin e drogave drejt Evrop\u00ebs per\u00ebndimore. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e parave q\u00eb rrjedhin nga ky aktivitet kriminal po investohen n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse ka ndodhur kjo?<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini: Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb ashtu si me korrupsionin, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb me krimin e organizuar. Fakti q\u00eb Shqip\u00ebria shpesh ka prodhuar shpesh grupe kriminale t\u00eb forta, ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj simbioze q\u00eb korrupsioni ka zhvilluar me krimin e organizuar. Zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar merrnin para nga persona t\u00eb inkriminuar dhe nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb inkriminuarit ofronin mb\u00ebshtetje p\u00ebr ta n\u00eb fushata elektorale. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb histori e njohur shqiptare. Ajo q\u00eb ne po shikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente \u00ebsht\u00eb fuqizimi i krimit t\u00eb organizuar jasht\u00eb k\u00ebsaj skeme, n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ju e p\u00ebrmend\u00ebt, kemi Amerik\u00ebn Latine ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb prezent, kemi qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha evropiane ku ata gjithashtu jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm. Por kemi edhe destinacione si Emiratet e Bashkuara Arabe ku k\u00ebto grupe jan\u00eb gjithashtu prezent. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante n\u00eb fakt se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb mendoj q\u00eb, sot \u00e7far\u00eb i lidh k\u00ebto grupe kriminale me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb ana ekonomike, pastrimi i parave, kullat e larta q\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb Tiran\u00eb apo hotelet luksoze n\u00eb bregdet. Mendoj se qeveria shqiptare, institucionet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesshme, sepse k\u00ebto para t\u00eb pista n\u00eb fakt nuk e zhvillojn\u00eb vendin, por e deformojn\u00eb komplet tregun dhe zhvillojn\u00eb nj\u00eb konkurenc\u00eb t\u00eb pandershme.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gazetari investigative n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini: T\u00eb b\u00ebsh gazetari investigative nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend, por n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pse?<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse mediat e m\u00ebdha shkojn\u00eb pas interesave t\u00eb politik\u00ebs apo pronar\u00ebve dhe ka pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr z\u00ebrat e pavarur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Uashington u mbaj konferenca e 20-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Kund\u00ebr Korrupsionit, organizuar nga qeveria amerikane dhe \u2018Transparency International\u2019. Takimi mblodhi s\u00eb bashku mbi 2 mij\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoq\u00ebria civile, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, komuniteti i biznesit, e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeverive anemban\u00eb globit. Drejtuesja e zyr\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore, e Nism\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar, Fatjona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":304801,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-304800","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304800"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304800\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/304801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}