{"id":305253,"date":"2022-12-14T09:10:50","date_gmt":"2022-12-14T08:10:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=305253"},"modified":"2022-12-14T09:10:50","modified_gmt":"2022-12-14T08:10:50","slug":"zhgenjimi-nga-politika-korrupsioni-dhe-papunesia-si-po-braktiset-e-shpopullohet-bosnje-hercegovina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zhgenjimi-nga-politika-korrupsioni-dhe-papunesia-si-po-braktiset-e-shpopullohet-bosnje-hercegovina\/","title":{"rendered":"Zhg\u00ebnjimi nga politika, korrupsioni dhe papun\u00ebsia, si po braktiset e shpopullohet Bosnje-Hercegovina"},"content":{"rendered":"<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz largohen nga ky vend i Ballkanit. Ata shkojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Shum\u00eb prej tyre ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb, sidomos nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Valixhet b\u00ebhen gati, bileta prenotohet. P\u00ebr t\u00eb shkuar nga Sarajeva, Tuzla ose Banja Luka n\u00eb veri, n\u00eb Ljubjan\u00eb, Mynih, Vjen\u00eb apo Malmo. Bilet\u00eb pa kthim, sepse kthimi nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar h\u00eb p\u00ebr h\u00eb.<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nga Bosnja dhe Hercegovina dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit largohen nga vendi i tyre. Dukuria e quajtur Brain Drain, rrjedhje truri, ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb eksod masiv. Edhe ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin e tyre, duke punuar p\u00ebr shembull p\u00ebr organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, njohin vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, largimin q\u00eb andej.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ato q\u00eb ka hedhur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb hap \u00ebsht\u00eb Hana Curak. Ka disa vite q\u00eb 28 vje\u00e7arja jeton larg atdheut, Bosnj\u00ebs, dhe punon sot si bashk\u00ebpun\u00ebtore shkencore n\u00eb Universitetin Humbold n\u00eb Berlin. Ajo thot\u00eb se n\u00eb Bosnj\u00eb asaj i mungonte mir\u00ebkuptimi p\u00ebr njer\u00ebzit ose aktivitetet progresive. Strukturat e pushtetit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb betonuara.<\/p>\n<p>Shifrat jan\u00eb alarmante: N\u00eb vitin 1991 Bosnj\u00eb Hervegovina kishte 4,3 milion\u00eb banor\u00eb, sot ka rreth 3 milion\u00eb. Me mij\u00ebra largohen nga vendi infermier\u00ebt, fizioterapist\u00ebt dhe zanat\u00e7injt\u00eb. Dhe sipas parashikimeve t\u00eb OKB, largimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Deri n\u00eb vitin 2050, rreth 500 mij\u00eb boshnjak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Varf\u00ebri, sistem i dob\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor, korrupsion dhe pasiguri pensioni<\/p>\n<p>Q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs (1992-1995) qindra mij\u00ebra vet\u00eb u larguan nga vendi p\u00ebr shkak t\u00eb tmerreve. Por vala aktuale e ikjeve ka shum\u00eb arsye: gjendja e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike, kujdesi i keq sh\u00ebndet\u00ebsor, korrupsioni dhe pasiguria e pensioneve. Por jo vet\u00ebm s\u00eb fundmi si arsye q\u00eb i b\u00ebn njer\u00ebzit t\u00eb largohen nga vendi shihet edhe politika helmuese e naconalist\u00ebve.<\/p>\n<p>Partit\u00eb radikale, ajo e boshnjak\u00ebve (SDA), e kroat\u00ebve (HDZ) dhe serb\u00ebve (SNSD) e kan\u00eb ndar\u00eb vendin p\u00ebr vete dhe kontrollojn\u00eb dh\u00ebnien e pun\u00ebve fitimprur\u00ebse. Njer\u00ebzit pa teser partie shpesh nuk kan\u00eb shanse t\u00eb marrin vende pune gjat\u00eb pokerit p\u00ebr zgjedhjen e personelit. Kritik\u00ebt ankohen, se politikan\u00ebt nuk punojn\u00eb p\u00ebr qytetaret dhe qytetar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten dhe familjet e tyre.<\/p>\n<p>Me Marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb Dejtonit t\u00eb 1995, v\u00ebrtet q\u00eb iu dha fund luft\u00ebs trevje\u00e7are, por dominanca e nacionalist\u00ebve u betonua n\u00eb Status Quo. Kategoria e qytetar\u00ebve (pra njer\u00ebzve q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nga grupet e caktuara etnike) u zhduk, duke bllokuar k\u00ebshtu p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb normalizimin demokratik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cNga vendi jan\u00eb larguar n\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish me bindje demokratike,\u201d konstaton politologia Tanja Topic, e cila punon n\u00eb Banja Luka p\u00ebr fondacionin gjerman Friedrich-Ebert, fondacion i af\u00ebrt me partin\u00eb socialdemokrate gjermane.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz nuk ka vend n\u00eb Bosnj\u00eb Hervegovin\u00eb, ata u nxorr\u00ebn nga loja prej nacionalizmit helmues dhe strukturave kriminele. Edhe n\u00eb sistemin e arsimit njer\u00ebzit u ndan\u00eb n\u00eb kategori etnike.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e dua vendin tim,\u201d psher\u00ebtin nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e cila ka b\u00ebr\u00eb plane t\u00eb largohet nga vendi me vajz\u00ebn e saj. Por nuk e duroj dot as p\u00ebr vete, as p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi kaosin e politik\u00ebs, urrejtjen q\u00eb ajo p\u00ebrhap, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kan\u00eb d\u00ebrguar her\u00eb pas here apele politikan\u00ebve boshnjak\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb vend. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ata q\u00eb me politik\u00ebn e tyre kontraverse, krijojn\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb i b\u00ebn njer\u00ebzit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Parlamentar\u00ebt e BE-s\u00eb e kritikuan ashp\u00ebr k\u00ebt\u00eb si \u201cakt jodemokratik\u201d, votat e zgjedh\u00ebseve dhe zgjedh\u00ebsve shkuan n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb radikale nacionaliste t\u00eb kroat\u00ebve, HDZ. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, thot\u00eb politologia Topic, manipulimi i zgjedhjeve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit ku dominojn\u00eb serb\u00ebt, n\u00eb Republika Srpska, \u201cu legjitimua nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Shihet hapur se Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb Status Quo-n\u00eb e brisht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata stabilizojn\u00eb pushtetmbajt\u00ebsit e korruptuar dhe jo liberal\u00eb. Manovra t\u00eb tilla b\u00ebjn\u00eb q\u00eb popullsia t\u00eb humbas\u00eb shum\u00eb besimin tek Per\u00ebndimi. Njer\u00ebzit ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb, dhe k\u00ebrkojn\u00eb fatin diku gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Shembull i mir\u00eb q\u00eb tregon d\u00ebshtimin e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb vrasja e studentit David Dragicevic, e cila nxiti n\u00eb vitin 2018 protesta q\u00eb zgjat\u00ebn me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn moton \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Davidin\u201d, aktivist\u00ebt k\u00ebrkuan n\u00eb protestat e tyre n\u00eb Banja Luka zbardhjen e krimit. Prind\u00ebrit mendojn\u00eb se i biri ka r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb karteli droge, q\u00eb ka lidhje deri n\u00eb rrethet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por delegacioni i BE-s\u00eb, duke pasur parasysh udh\u00ebheq\u00ebsin e serb\u00ebve Milorad Dodik, nuk e mb\u00ebshteti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes, thot\u00eb nj\u00eb ish- punonj\u00ebse e politikanit. Grupe t\u00eb pushtetshme, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera n\u00eb vrasje, b\u00ebn\u00eb presion mbi demostruesit aq gjat\u00eb sa protestat nuk vazhduan m\u00eb. Deri m\u00eb sot vrasja nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur.<\/p>\n<p>BE \u2013 Mbrojtje e vlerave europiane<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut p\u00ebr diskriminimin e hebrejve, rom\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb presin t\u00eb zbatohen. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ver\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb drejtat e p\u00ebrgjithshme qytetare, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb ka krijuar nj\u00eb sistem aparteidi, thot\u00eb aktivistja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Azra Zornic. BE nuk arrin t\u00eb ket\u00eb sukses kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e vlerave t\u00eb veta n\u00eb Bosnj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur aktor\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb nuk mund t\u00eb shihen m\u00eb si garanci p\u00ebr zhvillimet demokratike, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet kritike,\u201d thot\u00eb analistja Lejla Gacanica. N\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr elitave kriminele, shum\u00eb vet\u00eb ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb.<\/p>\n<p>Tok\u00eb pjellore p\u00ebr radikalizim<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Bosnj\u00eb por edhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb duke u rritur: Aktualisht 67 p\u00ebrqind e brezit t\u00eb ri, thot\u00eb Balkanbarometer p\u00ebr vitin 2022, mendon q\u00eb t\u00eb largohet nga rajoni.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendet humbasin shum\u00eb nga kapitali human dhe forca ekonomike. N\u00eb shum\u00eb qytete q\u00eb nga Beogradi deri n\u00eb Sarajev\u00eb mungojn\u00eb zanat\u00e7injt\u00eb: \u201cAta kan\u00eb shkuar n\u00eb Berlin,\u201d thuhet me t\u00eb madhe. Pasojat: Popullsia e varf\u00ebr gjith\u00ebsesi paguan \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb sektorit t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha shoq\u00ebria b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e prekshme nga radikalizime t\u00eb tjera. \u201cMeqen\u00ebse mish\u00ebruesit e vlerave liberale dhe demokratike largohen,\u201d thot\u00eb politologia Topic,\u201d dob\u00ebsohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rezistenca kund\u00ebr nacionalizmit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit.\u201d\/Deutsche Welle<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz largohen nga ky vend i Ballkanit. Ata shkojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Shum\u00eb prej tyre ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb, sidomos nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Valixhet b\u00ebhen gati, bileta prenotohet. P\u00ebr t\u00eb shkuar nga Sarajeva, Tuzla ose Banja Luka n\u00eb veri, n\u00eb Ljubjan\u00eb, Mynih, Vjen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":305254,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-305253","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=305253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305253\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/305254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=305253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=305253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=305253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}