{"id":305565,"date":"2022-12-15T19:57:31","date_gmt":"2022-12-15T18:57:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=305565"},"modified":"2022-12-15T19:57:31","modified_gmt":"2022-12-15T18:57:31","slug":"prokurori-i-tiranes-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurise-dhe-nje-mik-perdorues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prokurori-i-tiranes-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurise-dhe-nje-mik-perdorues\/","title":{"rendered":"Prokurori i Tiran\u00ebs jep shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb mik p\u00ebrdorues &#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Robert Kote, u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 15 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative lidhur me shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe pushimet  jasht\u00eb shtetit, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Po ashtu, paraqiti q\u00ebndrimin e tij edhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit ku mes t\u00eb tjerash u evidentua  miq\u00ebsia e tij me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti pohoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prej personave m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues kokaine.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Kote po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Robert Kote e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989. Ai punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesat financiare<\/p>\n<p>Nga hetimet e pasurive t\u00eb subjektit ka rezultuar se n\u00eb vitin 2011 ai ka bler\u00eb nj\u00eb automjet \u201cRange Rover\u201d, kundrejt shum\u00ebs 1500 euro. K\u00ebt\u00eb makin\u00eb rezulton ta ket\u00eb shitur n\u00eb 2014-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 4000 euro.<\/p>\n<p>\u201cDuket se \u00e7mimi i shitjes n\u00eb 2014 \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi i deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2011, n\u00eb shum\u00ebn 1500 euro\u201d, v\u00ebrejti Sanxhaktari dhe e cil\u00ebsoi pa logjik\u00eb ekonomike k\u00ebt\u00eb transaksion. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vlera e deklaruar si e p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebtij automjeti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb k\u00ebsaj shume n\u00eb analiz\u00eb, Kote ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti \u201cAudi A4\u201d n\u00eb vitin 2014, n\u00eb vler\u00ebn totale 1 milion lek\u00eb. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Audi-t.<\/p>\n<p>Sanxhaktari shtoi se automjeti tip \u201cAudi A4\u201d \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish tek shoq\u00ebria q\u00eb e kishte shitur. \u201cDuket se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare dhe prandaj e ka kthyer\u201d, pohoi realtorja.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Sanxhaktari relatoi lidhur me konstatimet p\u00ebr dy kontrata paraprake t\u00eb nj\u00ebjta, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga subjekti n\u00eb muaj shkurt dhe mars t\u00eb vitit 2017 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb mjedisi nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, kundrejt  \u00e7mimit 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kontratat jan\u00eb n\u00ebnshkruar pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, por ato nuk jan\u00eb pasqyruar as n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2017. Megjithat\u00eb, subjekti ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se si garanci p\u00ebr kredin\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr dhe jo nj\u00ebsia q\u00eb do t\u00eb blihej. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka informuar Komisionin se kontrata paraprake e vitit 2017 \u00ebsht\u00eb revokuar, si dhe ka depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton se nj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga nj\u00eb shtetase tjet\u00ebr e cila e disponon si pron\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka shpjeguar se nuk e dispononte shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro, prandaj dhe ishte t\u00ebrhequr duke kryer revokimin e kontrat\u00ebs paraprake. Kote ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit dokumentacion lidhur me kontratat si dhe p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb. Po ashtu, ka depozituar edhe nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb ka rr\u00ebzuar vendimmarrjen e ILDKPKI-s\u00eb, q\u00eb e ka nd\u00ebshkuar subjektin me gjob\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb transaksioneve p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mes subjektit dhe nd\u00ebrtuesit, por konstatohet se veprimet e Kotes duket se kan\u00eb pasur si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Kote nuk ka krijuar pasuri me kredin\u00eb e marr\u00eb, p\u00ebr shkak se ky veprim \u00ebsht\u00eb kryer pas periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe bazuar n\u00eb faktin se \u00ebsht\u00eb trajtuar si rast nga institucioni kompetent, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur vet\u00ebm lidhur me destinacionin e vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur se n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2017, jan\u00eb kryer disa transferta vlerash monetare nga bashk\u00ebshortja e subjektit p\u00ebr llogari t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo ka jetuar atje me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndiqte studimet.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se subjekti ka shpjeguar pran\u00eb ILDKPKI se pagesat jan\u00eb kryer p\u00ebr studimet e vajz\u00ebs n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Vjen\u00ebs si dhe p\u00ebr shpenzimet e saj jetike. Ai ka deklaruar se e bija ka q\u00ebndruar fillimisht n\u00eb nj\u00eb apartament me qira dhe pastaj \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb konvikt, ku \u00ebsht\u00eb strehuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas relatores, Kote nuk i ka sh\u00ebnuar k\u00ebto shpenzime n\u00eb deklarimet periodike dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura prej tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt e Komisionit.<\/p>\n<p>Komisioni ka p\u00ebrllogaritur shpenzimet vjetore t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat, nga ka rezultuar p\u00ebr \u00e7do vit rreth 14 mij\u00eb euro. Sanxhaktari v\u00ebrejti se referencat sipas Eurostat tregojn\u00eb shpenzime m\u00eb t\u00eb larta nga ato t\u00eb deklaruara prej subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb mas\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2015 dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn. Subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kote \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar deklarimet e tij se shpenzimet gjat\u00eb q\u00ebndrimit tek familjar\u00ebt n\u00eb Greqi, jan\u00eb mbuluar prej tyre. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar shpenzime p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2016, por ka sh\u00ebnuar si vendq\u00ebndrim sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, t\u00eb v\u00ebllait e t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb Korinth t\u00eb Greqis\u00eb, si dhe se nuk ka pasur shpenzime.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr dy udh\u00ebtime q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb Vjen\u00eb, ka pretenduar se kan\u00eb q\u00ebndruar tek miq q\u00eb jetojn\u00eb atje. Sanxhaktari konstatoi se \u00ebsht\u00eb provuar se personat e deklaruar nga subjekti jetojn\u00eb n\u00eb Greqi, por subjekti nuk ka depozituar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se shpenzimet jan\u00eb mbuluar prej familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare paraprake n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shpenzimet e vajz\u00ebs jan\u00eb konsideruar bazuar n\u00eb referencat e Eurostat, si dhe duke mosp\u00ebrfshir\u00eb shum\u00ebn 4000 euro nga shitja e automjetit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja shtoi, se subjektit i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se n\u00ebse nuk do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova p\u00ebr q\u00ebndrimin tek t\u00eb af\u00ebrmit, shpenzimet e udh\u00ebtimeve do t\u00eb p\u00ebrllogariten 50 euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr person dhe at\u00ebher\u00eb balanca negative totale do t\u00eb shkoj\u00eb rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kote k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet shuma 4000 euro. Ai solli si argument faktin se bler\u00ebsi ishte nj\u00eb biznemsen q\u00eb kishte fuqi bler\u00ebse t\u00eb konsiderueshme dhe se i kishte p\u00eblqyer ngjyra dhe targa e mjetit. Edhe pas pyetjes s\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Gerrit Sprenger, subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera e shitjes s\u00eb mjetit ishte 4000 euro dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit, Kote argumentoi se familjar\u00ebt e tij, nisur dhe nga fakti se ishin nga Gjirokastra kishin emigruar n\u00eb Greqi. Ai deklaroi se prej vitit 1993 shkonte t\u2019i takonte. \u201cJam p\u00ebrpjekur t\u00eb sjell dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre. Ata jan\u00eb t\u00eb pajisur prej koh\u00ebsh me pasaporta greke. Kam sjell\u00eb dokumentacion me vul\u00eb  apostile n\u00eb form\u00eb e k\u00ebrkuar nga ligji lidhur me t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb mi. Do lutesha q\u00eb shpenzimet e q\u00ebndrimit jasht\u00eb shtetit t\u00eb p\u00ebrllogariten 5 euro n\u00eb dit\u00eb\u201d, k\u00ebrkoi Kote.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte provuar me dokumentacion se akomodimi i vajz\u00ebs n\u00eb Vjen\u00eb kishte kushtuar 300 euro n\u00eb muaj. Ai e cil\u00ebsoi si p\u00ebrllogaritje t\u00eb pasakt\u00eb vler\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb kryer nga Komisioni dhe pretendoi se shpenzimet totale t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb muaj mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb 700 ose 800 euro, por kurrsesi 1300 euro.<\/p>\n<p>Kote pranoi se kishte pasur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime pasi nuk kishte pasqyruar kursimet. \u201c\u00cbsht\u00eb gabimi im se kam deklaruar \u00e7do vit pagat, mjetet e p\u00ebrdorura dhe kredit\u00eb. \u00cbsht\u00eb pasakt\u00ebsi\u201d, pohoi ai dhe pretendoi se me 35 vjet pun\u00eb si magjistrat kishte pasur mjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar udh\u00ebtimet tek n\u00ebna dhe motra e tij n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Lidhur me destinacionin e kredis\u00eb, subjekti shpjegoi se vlera ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzimet e vajz\u00ebs, si dhe u ishte dh\u00ebn\u00eb borxh familjar\u00ebve n\u00eb Greqi, kur ata kishin pasur nevoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike atje.<\/p>\n<p>Figura dhe profesionalizmi<\/p>\n<p>Sanxhaktari v\u00ebrejti se raporti i par\u00eb i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ishte pozitiv, por se nuk p\u00ebrmbante mendimin e nj\u00eb prej institucioneve verifikuese. Pas pwrditwsimit t\u00eb infove, DSIK e ka deklasifikuar pjes\u00ebrisht raportin e dyt\u00eb dhe i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2016, nga ka rezultuar se dy persona q\u00eb jan\u00eb kapur me dy arka me municione dhe jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cdetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur\u201d. Prokurori Kote e ka pushuar procedimin penal duke u bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr amnistin\u00eb, por KPK vler\u00ebson se subjekti ka b\u00ebr\u00eb kualifikim t\u00eb gabuar t\u00eb vepr\u00ebs penale duke sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb pushimin e procedimit dhe kthimin e nj\u00eb mjeti t\u00eb sekuestruar.<\/p>\n<p>Kote deklaroi se ndaj k\u00ebtyre personave ishte caktuar masa e sigurimit personal. Ai shtoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb prokuroria ishte e centralizuar dhe k\u00ebrkesat e vendimmarrjet diskutoheshin me drejtuesin. Ai e quajti t\u00eb drejt\u00eb cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale \u201cmbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve dhe municionit luftarak\u201d, duke v\u00ebrejtur se edhe policia e kishte sjell\u00eb referimin po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Kote shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person me 9 f\u00ebmij\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb shiste municionin p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb \u2018t\u00eb vjetra\u2019.<\/p>\n<p>Sprenger e pyeti Koten se \u00e7far\u00eb mendonte se do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb apo pse do t\u2019i p\u00ebrdornin t\u00eb proceduarit dy arkat me municione. Subjekti deklaroi se nj\u00ebri prej t\u00eb proceduarve kishte tentuar, por shitja e tyre kishte mbetur n\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi n\u00eb vijim, se gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr pasuris\u00eb, ka rezultuar se subjekti ka vendosur si kolateral nj\u00eb pasuri t\u00eb dy shtetasve, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ka rezultuar se ka pasur disa precedent\u00eb penal\u00eb. \u201cPor subjekti nuk ka hetuar k\u00ebt\u00eb shtetas p\u00ebr t\u00eb cilin ka deklaruar se e ka shok prej 25 vjet\u00ebsh\u201d, pohoi Sanxhaktari dhe shpjegoi se prej verifikimeve t\u00eb kryera n\u00eb internet ka rezultuar se ka qen\u00eb i proceduar p\u00ebr shitje narkotik\u00ebsh, p\u00ebrshtatje t\u00eb lokalit p\u00ebr mbajtje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe nd\u00ebrtim pa leje.<\/p>\n<p>Relatorja pohoi se ky rast \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00eb drejtim t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe subjekti ka sjell\u00eb shpjegime p\u00ebr historikun e procedimeve.<\/p>\n<p>Prokurori Kote deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte shpjeguar dhe m\u00eb par\u00eb se shtetasin Y.G. e njihte prej vitesh dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ndaj tij nuk kishte procedime penale pasi nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb paligjshm\u00ebri. Subjekti pohoi se Y.G. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb sipas tij, zot\u00ebron gjysm\u00ebn e kodr\u00ebs s\u00eb Linz\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues kokaine. \u201cN\u00eb vendime gjykate p\u00ebrmendet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues\u201d, sqaroi ai p\u00ebr mikun e tij.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari v\u00ebrejti se po t\u00eb shikoje dokumentet e prokuroris\u00eb, dukej sikur ky shtetas po d\u00ebrgohej p\u00ebr gjykim, nd\u00ebrsa po t\u00eb lexoje vendimin e gjykat\u00ebs duhej si hetimi p\u00ebr Y.G. ishte pushuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u relatuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional.  N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Kote k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 19 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:40.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Robert Kote, u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 15 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative lidhur me shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe pushimet jasht\u00eb shtetit, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb nj\u00eb makine. Po ashtu, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":305566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-305565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=305565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/305566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=305565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=305565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=305565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}