{"id":305746,"date":"2022-12-16T16:04:02","date_gmt":"2022-12-16T15:04:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=305746"},"modified":"2022-12-16T16:04:02","modified_gmt":"2022-12-16T15:04:02","slug":"frrok-cupi-ja-strategjia-e-berishes-qe-tregon-se-atentatin-me-grusht-ndaj-tij-e-organizoi-vete-si-u-infiltrua-agresori-dhe-arsyeja-e-vertete-pse-gert-shehu-fali-truprojat-qe-e-masa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/frrok-cupi-ja-strategjia-e-berishes-qe-tregon-se-atentatin-me-grusht-ndaj-tij-e-organizoi-vete-si-u-infiltrua-agresori-dhe-arsyeja-e-vertete-pse-gert-shehu-fali-truprojat-qe-e-masa\/","title":{"rendered":"Frrok \u00c7upi: Ja strategjia e Berish\u00ebs q\u00eb tregon se \u2018atentatin\u2019 me grusht ndaj tij e organizoi vet\u00eb, si u infiltrua agresori dhe arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb pse Gert Shehu fali truprojat q\u00eb e masakruan"},"content":{"rendered":"<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Analisti i njohur, Frrok \u00c7upi ka komentuar ngjarjen e ndodhur n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs ku 31-vje\u00e7ari Gert Shehu kalon thuajse pa asnj\u00eb penges\u00eb rojet q\u00eb kujdesen p\u00ebr sigurin\u00eb dhe q\u00ebllon me grusht Sali Berish\u00ebn. Sipas \u00c7upit, Berisha u vet\u00eb godit. Argumenti i analistit \u00ebsht\u00eb veprimi i befasish\u00ebm i Berish\u00ebs i cili \u201cfali\u201d Gertin dhe nga ana tjet\u00ebr ky i fundit fali truprojat e tij. \u00c7upi shprehet m\u00eb tej gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, se t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb kryer krime, por kjo falje sipas tij \u00ebsht\u00eb pasi n\u00ebse policia fillon hetimet at\u00ebher\u00eb do t\u00eb dal\u00eb \u2018lakuriq\u2019 e v\u00ebrteta se Berisha e planifikoi sulmin ndaj vetes. Nga ana tjet\u00ebr ai foli p\u00ebr drejtuesin e ri t\u00eb SPAK dhe p\u00ebr p\u00ebrplasjen e kryeministrit Rama me ambasadoren amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim.<\/p>\n<p><strong>-Zoti \u00c7upi, k\u00ebto dit\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb media \u2018ftohja\u2019 mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. A e shikoni v\u00ebrtet si \u201cftohje\u201d?<\/strong><\/p>\n<p><em>Si shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb fjalori i p\u00ebrdorur p\u00ebr \u2018ftohje\u2019 dhe \u2018konflikt\u2019 mes ambasadores amerikane dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb vjen keq p\u00ebr munges\u00ebn e kultur\u00ebs s\u00eb informimit dhe aft\u00ebsin\u00eb e pakt\u00eb t\u00eb gjykimit t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj \u2018melodrame\u2019. E di se dikush e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018detyr\u00ebn\u2019 ndaj opozit\u00ebs q\u00eb tenton t\u00eb dal\u00eb nga rrjeta p\u00ebrmes ndonj\u00eb \u2018\u00e7arjeje\u2019 mes Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Por kjo nuk ndodh.<\/em><\/p>\n<p><em> Fjalori \u2018ftohje\u2019 me nj\u00eb shtet mik, ose aleatin ton\u00eb kryesor- si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fjala, vjen nga nj\u00eb pezhorativ i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Edhe at\u00ebher\u00eb kam besim se ky lloj fjalori \u00ebsht\u00eb ngjizur nga gazetar\u00eb t\u00eb nxituar ose nga gazetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb flasin shkurt rreth asaj situate. Edhe politikan\u00ebt diletant\u00eb kan\u00eb rolin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb pezhorativ t\u00eb ardhur n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb. Por nuk mund t\u00eb ket\u00eb sot \u2018ftohje\u2019 mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane. Sepse kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte \u2018ftohje mes shtetit amerikan dhe shtetit shqiptar\u2019. Ku ka k\u00ebtu ftohje, e shikon dikush?&#8230; P\u00ebrkundrazi bashk\u00ebpunimi mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shk\u00eblqyeri n\u00eb historin\u00eb e shteteve.<\/em><\/p>\n<p><em> Aq t\u00eb lidhur jan\u00eb mes tyre shteti amerikan me shtetin shqiptar, saq\u00eb edhe ndonj\u00eb europian na shikon me k\u00ebrsh\u00ebri: \u2018Po si mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebta kaq t\u00eb lidhur me Amerik\u00ebn?\u2019. \u00a0K\u00ebta q\u00eb i fryjn\u00eb \u2018ftohjes\u2019 nuk dua t\u2019i dyshoj si t\u00eb paguar nga Rusia apo nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr armik i Amerik\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kur po zgjerohet zjarri i konfliktit Rusi- Ukrain\u00eb, e kur rrezikohet Per\u00ebndimi, na u dashka shpikur nj\u00eb \u2018ftohje\u2019 mu n\u00eb vendin ton\u00eb, mu n\u00eb buz\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Bullshit!.<\/em><\/p>\n<p><em>Procedura e zgjedhjes nis sot. Nuk mund t\u00eb them se do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb. M\u00eb duket se t\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00eb prokuror si Giovanni Falcone n\u00eb Itali, ose si prokurorja Lynne Abraham n\u00eb Amerik\u00eb, e mbiquajtur si \u2018mbret\u00ebresha e Vdekjes\u2019, e cila d\u00ebrgoi para litarit 440 kriminel\u00eb nga 2900 q\u00eb kishte gjith\u00eb Amerika at\u00eb vit- edhe kjo m\u00eb duket e pamundur. Ne nuk kemi prokuror q\u00eb mund t\u00eb vihet n\u00eb krye t\u00eb SPAK.<\/em><\/p>\n<p><em> Ne i kemi t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit t\u00eb helmuar nga e keqja, nga korrupsioni. Ben Kraja, ai q\u00eb ik\u00ebn sot, alarmoi Amerik\u00eb e Shqip\u00ebri se \u2018kemi frik\u00eb, vras\u00ebsit po na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb, zyrtar\u00ebt e\u00a0 korruptuar po na blejn\u00eb!\u2019. E kujt i duhet ky sinqeritet? Apo edhe kjo ka q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ul\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb e popullit p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dmth tu thot\u00eb njer\u00ebzve \u201cMbrohuni me sfurqe e me lopata\u2019, se ne kemi frik\u00eb p\u00ebr vete. Rreziku i prokurorit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prokurori; nd\u00ebrsa shpresa e individit dhe e popullit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Drejt\u00ebsia. Hajde zgjidh tani, si ta b\u00ebjm\u00eb? K\u00ebta, bashk\u00eb me gjykat\u00ebsit, e kan\u00eb helmuar gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, duke paraqitur \u2018prokurorin e shitur\u2019 ose modelin e\u00a0 hajdutit n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ka veshur veladonin e gjykat\u00ebsit. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb mendoj se p\u00ebr t\u00eb pasur prokuror t\u00eb SPAK na duhet ose prokuror nga Shtetet e Bashkuara, ose nj\u00eb njeri i mir\u00eb prej nesh, i dashuruar me kombin, i sakrific\u00ebs, model i drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb para- politike, njeri q\u00eb nuk ka vjedhur&#8230; dhe ky le t\u00eb ket\u00eb \u00e7far\u00ebdo profesioni tjet\u00ebr, deri edhe druvar. Nuk na duhen predikimet me paragraf\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb shkelin Drejt\u00ebsin\u00eb. \u00a0Jemi keq, prandaj nuk shikoj shpres\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>-Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr, &#8220;Foltorja&#8221; dhe Partia e Liris\u00eb zhvilluan nj\u00eb protest\u00eb m\u00eb 6 dhjetor, e cila ndon\u00ebse ishte paralajm\u00ebruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se do ishte e madhe, duket se p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb tubim sindikatash. Si ju duket protesta e 6 dhjetorit?<\/strong><\/p>\n<p><em>Shum\u00eb e thjesht\u00eb: N\u00ebse \u2018protesta\u2019 e ashtuquajtur protest\u00eb, por q\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrshesh me njer\u00ebz pa mend e hajdut\u00eb, do t\u00eb ishte protest\u00eb e madhe, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb gj\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb. Gj\u00ebja q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb: Sali Berisha nuk do t\u00eb gjakosej. Ai kur pa se ve\u00e7 nj\u00eb grusht njer\u00ebzish i kishin mbetur rreth tij, at\u00ebher\u00eb vuri n\u00eb zbatim planin \u2018p\u00ebr gjakosje\u2019. Gerti q\u00eb e q\u00eblloi \u00ebsht\u00eb rritur me f\u00ebmij\u00ebt e Berish\u00ebs. <\/em><\/p>\n<p><em>Ai u th\u00ebrrit p\u00ebr t\u00eb kryer aktin, por q\u00eb do t\u00eb mbetej me aq. Por kjo kishte vler\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Berish\u00ebn. E para, me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb mund t\u00eb godiste autoritetin e Samitit BE- Ballkani Per\u00ebndimor. E dyta, se me at\u00eb gjak do t\u00eb justifikohej para mastar\u00ebve t\u00eb tij Rusi e Iran, nga ku \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr ta mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb larg Per\u00ebndimit<\/em><\/p>\n<p><strong>-Sipas jush \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb protest\u00eb. Pse u godit Berisha?<\/strong><\/p>\n<p><em>Asgj\u00eb \u2018sipas meje\u2019. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, Berisha u vet\u00eb godit. Por Gerti Shehu nuk e mbajti dor\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn e ul\u00ebt ku kishte p\u00ebrcaktuar Berisha. Iu desh t\u00eb akuzonte e t\u00eb l\u00ebshonte alarme kund\u00ebr Qeveris\u00eb e kund\u00ebr Policis\u00eb&#8230; Kot, p\u00ebr gjasme. Po tani e shikoni q\u00eb sa Saliu \u2018fal\u2019 Gertin, aq edhe Gerti fal rojat e Berish\u00ebs. T\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb kryer krime mes veti.\u00a0 Pse \u2018fal\u2019 Berisha. Pse nuk shkon n\u00eb polici p\u00ebr shpjegime? Sepse duan ta mbyllin me \u2018falje gjaqesh\u2019, t\u00eb mos i afrohen hetimit dhe policis\u00eb, se at\u00ebher\u00eb do t\u00eb dal\u00eb \u2018lakuriq\u2019 e v\u00ebrteta pse Berisha e planifikoi sulmin ndaj vetes.<\/em><\/p>\n<p>-At\u00eb dit\u00eb u mbajt edhe Samiti i BE, i cili rezultoi sukses pasi u mbajt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka z\u00ebra se protesta u thirr p\u00ebr t\u00eb sfumuar Samitin. Sipas jush, kush e mori v\u00ebmendjen? Kush fitoi dhe kush humbi&#8230;<\/p>\n<p><em>Kush e mori v\u00ebmendjen, pyesni?. Ka disa z\u00ebra q\u00eb thon\u00eb se \u2018v\u00ebmendjen e mori grushti\u2019, jo Samiti. Ky mendim \u00ebsht\u00eb tmerr dhe fatkeq\u00ebsi njer\u00ebzore. Samiti i BE n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e madhe pas lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; jo e madhe thjesht si volum, por ndri\u00e7imi per\u00ebndimor mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, harresa e Konferenc\u00ebs Islamike t\u00eb Berish\u00ebs dhe e anadollakll\u00ebkut t\u00eb Haxhi Qamilit. Samiti p\u00ebrcaktoi m\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb n\u00eb histori autoritetin per\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe vuri piketat e kontinentit Europian k\u00ebtu e n\u00eb Serbi e n\u00eb Bosnj\u00eb e n\u00eb Maqedoni&#8230; T\u00eb thon\u00eb se \u2018grushti mbi fytyr\u00ebn e Saliut e sfumoi\u2019, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur fermeri ta mbaj\u00eb lop\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr bajgat.<\/em><\/p>\n<p><strong>-K\u00ebt\u00eb 8 dhjetor q\u00eb sapo lam\u00eb pas, PD festoi 32 vjetorin e themelimit e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Festa u zhvillua e ndar\u00eb nga grupi i Bash\u00ebs dhe i Berish\u00ebs. Por ky i fundit u duk i braktisur, pasi p\u00ebrve\u00e7 nja dy deputet\u00ebve, ish-ministrave demokrat dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli,\u00a0 i vetmi i ftuar &#8220;VIP&#8221; ishte Ilir Meta. Keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/p>\n<p><em>Pak a shum\u00eb k\u00ebt\u00eb koment do t\u00eb kisha edhe un\u00eb, cil\u00ebt ishin VIP-at. Por nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje, ve\u00e7se p\u00ebr t\u2019u habitur. Saliu i shkret\u00eb po mban mes duarsh nj\u00eb kandil t\u00eb mbaruar, pa vajguri e pa fitil. E mban sa e mban dhe shikon se po i fiket n\u00eb duar. Por njeri i mbrapsht q\u00eb kur kishte \u2018kandil\u2019 i vuri flak\u00ebn vendit.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0-Si ju duket bashk\u00ebpunimi Meta-Berisha? Do ket\u00eb sukses, duke qen\u00eb se disa bashki i jan\u00eb falur Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, pas procesit t\u00eb primareve?<\/strong><\/p>\n<p><em>Mos u \u00e7udisni kur ta shikoni nj\u00ebrin kund\u00ebr tjetrit, sidomos Ilirin kund\u00ebr Saliut. Tani personazhet me t\u00eb cilat mund t\u2019i krahasoj Saliun me Ilirin, jan\u00eb kjo Marjeta 56 vje\u00e7 q\u00eb ekzekutoi t\u00eb dashurin e saj 62 vje\u00e7 n\u00eb Qaf\u00ebn e Sh\u00ebnpalit n\u00eb Dajt. Dashuria p\u00ebr dy para korrupsion, atje t\u00eb \u00e7on.<\/em><\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti i njohur, Frrok \u00c7upi ka komentuar ngjarjen e ndodhur n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs ku 31-vje\u00e7ari Gert Shehu kalon thuajse pa asnj\u00eb penges\u00eb rojet q\u00eb kujdesen p\u00ebr sigurin\u00eb dhe q\u00ebllon me grusht Sali Berish\u00ebn. Sipas \u00c7upit, Berisha u vet\u00eb godit. Argumenti i analistit \u00ebsht\u00eb veprimi i befasish\u00ebm i Berish\u00ebs i cili \u201cfali\u201d Gertin dhe nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":303076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-305746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=305746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/305746\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/303076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=305746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=305746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=305746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}