{"id":306229,"date":"2022-12-18T18:48:35","date_gmt":"2022-12-18T17:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=306229"},"modified":"2022-12-18T18:48:35","modified_gmt":"2022-12-18T17:48:35","slug":"rigjallerim-godites-kunder-korrupsionit-te-larte-politik-ngjela-rendit-ngjarjet-politike-te-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rigjallerim-godites-kunder-korrupsionit-te-larte-politik-ngjela-rendit-ngjarjet-politike-te-2022\/","title":{"rendered":"Rigjall\u00ebrim godit\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb politik\/ Ngjela rendit ngjarjet politike t\u00eb 2022"},"content":{"rendered":"<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Avokat Spartak Ngjela n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tij ka renditur ngjarjet politike q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb vitit 2022. Ngjela sigurisht p\u00ebrmend si ngjarje kryesore protest\u00ebn e opozit\u00ebs m\u00eb 6 dhjetor, por edhe k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit Rama p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e ambasadores Yuri Kim.<\/p>\n<p><strong>Analiza e Spartak Ngjel\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Arsyetimi politik i historis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim logjik i ngjarjeve t\u00eb shk\u00ebputura, q\u00eb, ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb tilla, nj\u00eb arsyetim korrekt politik, i lidh dhe i analizon si t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi i bashkon k\u00ebto, t\u00eb lidhura mes faktesh dhe q\u00eb krijojn\u00eb analiz\u00ebn konceptuale t\u00eb nj\u00eb periudhe historike n\u00eb nj\u00eb shtet, ti ke shkruar historin\u00eb e k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Dhe kjo analiz\u00eb, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb arsyetimi politik i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ngjarja politike, kur b\u00ebhet histori? Ngjarja politike b\u00ebhet histori, kur ajo ka krijuar nj\u00eb fakt historik.<\/p>\n<p>I.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj logjike, t\u00eb arsyetuar\u00a0 m\u00eb lart, edhe bota shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb t\u00eb dy shtetet e saj, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb muajit dhjetor t\u00eb vitit n\u00eb vijim, u gjend befas p\u00ebrpara nj\u00eb sulmi shp\u00ebrb\u00ebr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb e provuar se gjith\u00e7ka ka qen\u00eb e strukturuar nga antishqiptarizmi: q\u00eb nga Beogradi e deri n\u00eb Mosk\u00eb; n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me korrupsionin e lart\u00eb politik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por, le t\u00eb fillojm\u00eb me ngjarjet.<\/p>\n<p>Ja cilat jan\u00eb ngjarjet e dhjetorit 2022:<\/p>\n<p>Berisha organizoi n\u00eb dat\u00ebn 6 dhjetor nj\u00eb protest\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebr Samitit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe ky ishte nj\u00eb turp historik antishqiptar.<\/p>\n<p>Moska dhe Beogradi e sulmuan ashp\u00ebr Samitin n\u00eb dat\u00ebn 6 dhe 7 dhjetor. Se e kuptuan q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova po fillonin nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm historik gjith\u00ebshqiptar drejt Bashkimit Evropian. Dhe u kuptua se k\u00ebta shpres\u00ebn e pat\u00ebn te \u201crevolta kryengrit\u00ebse\u201d q\u00eb kish paralajm\u00ebruar Sali Berisha.<\/p>\n<p>Serbia ngriti tensionin n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs deri n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim pushtues n\u00eb dat\u00ebn 6 dhe 7 dhjetor e n\u00eb vijim. Se ka dashur t\u00eb zbeh\u00eb Samitin e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, por me shpres\u00eb te Moska dhe voglat antishqiptare n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb. Sidomos, me shpres\u00eb te kryengritja Berisha e asaj dite.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Tiran\u00eb gjith\u00e7ka u zbeh e shuar, se Saliut n\u00eb Bulevardin e Madh t\u00eb Tiran\u00ebs i erdh\u00ebn vet\u00ebm rreth 400 persona, dhe, bashk\u00eb me ta, ai mori edhe nj\u00eb grusht fytyr\u00ebs nga nj\u00eb qytetar i revoltuar.<\/p>\n<p>Rama k\u00ebrkoi n\u00eb dat\u00ebn 10 dhjetor t\u00eb hapte procedurat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Amasadores s\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, zonj\u00ebs Yuri Kim. Sepse, si\u00e7 duket, k\u00ebrkoi t\u00eb hyj\u00eb edhe ky n\u00eb rrjedh\u00ebn moskovite t\u00eb sabotimit t\u00eb procesit t\u00eb ri amerikano-evropian p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e shpejt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evripian.<\/p>\n<p>Kurse Serbia, n\u00eb 13 dhjetor k\u00ebrkoi t\u00eb d\u00ebrgonte forcat ushtarake serbe n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs; sepse donte t\u00eb provokonte gatishm\u00ebrin\u00eb e Uashingtonit n\u00eb mbrojtje t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 13 dhjetor, zv\/ ndihm\u00ebs Sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar, iu p\u00ebrgjigj Serbis\u00eb se: \u201cVeriu i Kosov\u00ebs ka mbrojtje t\u00eb sigurt t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe nuk pranohet asnj\u00eb forc\u00eb serbe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po n\u00eb dat\u00ebn 13 dhjetor, Ambsadorja Yuri Kim iu p\u00ebrgjigj Ram\u00ebs: afati im nuk mbaron. Un\u00eb do t\u00eb jem ambasadore e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, edhe n\u00eb vijim t\u00eb viteve t\u00eb\u00a0 ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 13 dhjetor ambsadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, filloi ushtrimin e politik\u00ebs amerikane n\u00eb zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke<\/p>\n<p>preferuar Altin Dumanin si kryeprokuror.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 16 dhjetor Dumani u zgjidh kryetari i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me; kur Berisha dhe Rama, Moska dhe Beogradi po prisnin t\u00eb sigurt nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pra\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin ngjarjet politike q\u00eb u formuan p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem faktik antishqiptar gjat\u00eb muajit dhjetor, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vijim, por tani pa fare forc\u00eb dhe thuajse i dor\u00ebzuar. Por, edhe i trembur brenda Shqip\u00ebris\u00eb, sepse, pas asaj q\u00eb ndodhi nga 6 dhjetori e deri n\u00eb 13 dhjetor, me likuidimin e k\u00ebsaj historie ruse n\u00eb Tiran\u00eb,\u00a0 gjith\u00e7ka tani po ec\u00ebn drejt\u00a0 nj\u00eb rigjall\u00ebrimi godit\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror dhe politik. Tani pritet t\u00eb nis\u00eb riorganizimi i SPAK-ut, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb kreut t\u00eb ri t\u00eb tij, Altin Dumani<\/p>\n<p>II.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb theksojm\u00eb nd\u00ebrkaq se,<\/p>\n<p>arsyetimi politik i historis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim logjik i ngjarjeve t\u00eb shk\u00ebputura, q\u00eb, ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb tilla, nj\u00eb arsyetim korrekt politik, i lidh dhe i analizon ato si t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo analiz\u00eb e k\u00ebtij lloji, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vet\u00eb arsyetimi politik i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, \u00e7\u00ebshtjet e renditura m\u00eb lart, a kan\u00eb lidhje logjike p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb arsyetim t\u00eb sakt\u00eb politik?<\/p>\n<p>Para se t\u00eb analizojm\u00eb lidhjen logjike t\u00eb tyre e p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb konkluzion, na duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb qendr\u00ebn rreth s\u00eb cil\u00ebs v\u00ebrtiten t\u00eb gjith\u00eb pikat e ngjarjeve politike q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm. Sepse, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, ato \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si fakt q\u00ebndror, q\u00eb i lidh me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si ide ose si q\u00ebllim.<\/p>\n<p>A ka nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb till\u00eb lidh\u00ebse p\u00ebr ngjarjet e k\u00ebtij dhjetori? Sepse po t\u00eb mos ekzistoj\u00eb kjo qend\u00ebr, t\u00eb gjitha ngjarjet politike t\u00eb rreshtuara m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb palidhura p\u00ebr t\u00eb krijuar s\u00eb bashku nj\u00eb argument historik.<\/p>\n<p>E pra, a ka nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr to, e cila i mban t\u00eb lidhura me historin\u00eb e koh\u00ebs?<\/p>\n<p>III.<\/p>\n<p>Po, ka nj\u00eb qend\u00ebr, e cila q\u00ebndron si mb\u00ebshtetje gravitacionale p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Kjo qend\u00ebr eshte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht n\u00eb thelbin e k\u00ebsaj pike qendrore, ne gjejm\u00eb edhe d\u00ebshirat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb shqiptarizmit, t\u00eb cil\u00ebt kuptohet se i ka shqet\u00ebsuar deri n\u00eb marr\u00ebzi pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe mund\u00ebsia e hapur p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar; n\u00eb krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie etnike.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pika qendrore q\u00eb kund\u00ebrshton i gjith\u00eb antishqiptarizmi i k\u00ebsaj\u00a0 kohe.<\/p>\n<p>Dhe, ja se si u ngrit kjo\u00a0 perde antishqiptare q\u00eb nxori n\u00eb sken\u00eb t\u00eb gjitha pikat e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb cilat, me nj\u00eb mendjeleht\u00ebsi politike, u p\u00ebrdor\u00ebn kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>IV.<\/p>\n<p>Le t\u2019i rendisim pikat me radh\u00eb sipas datave:<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dhjetori e ngriti perden e ngjarjeve q\u00eb po analizojm\u00eb me protest\u00ebn e Sali Berish\u00ebs kund\u00ebr Samitit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb inat antikomb\u00ebtar ky q\u00eb, n\u00eb fakt, nuk doli jasht\u00eb rrjedh\u00ebs antikomb\u00ebtare t\u00eb Sali Berish\u00ebs si veprimtari e tij e nisur q\u00eb nga viti 1991-1992.<\/p>\n<p>Kurse, menj\u00ebher\u00eb pas Saliut, n\u00eb datat 6 dhe 7 dhjetor nd\u00ebrhyri edhe q\u00ebndrimi i Mosk\u00ebs me mllef t\u00eb madh kund\u00ebr Samitit t\u00eb Tiran\u00ebs. Kurse Serbia, po n\u00eb dat\u00ebn 7 dhjetor, tentoi t\u00eb hynte n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs; por nuk b\u00ebri dot asgj\u00eb, dhe askush nuk e p\u00ebrfilli. Kurse qeveria e Kosov\u00ebs e goditi ashp\u00ebr kur iu drejtua Serbis\u00eb: \u201chajdeni, se do t\u2019u presim me luft\u00eb shfaros\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Por, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, n\u00eb 10 dhjetor k\u00ebrkoi q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, t\u00eb fillonte procedur\u00ebn p\u00ebr ardhjen e ambasadorit t\u00eb ri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e ambasadores aktuale Yuri Kim.<\/p>\n<p>Prandaj, na duhet t\u00eb pyesim:<\/p>\n<p>A ka lidhje kjo k\u00ebrkes\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me protest\u00ebn e Saliut n\u00eb 6 dhjetor, kund\u00ebr Samitit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb e kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e\u00a0 lidhur me protest\u00ebn e Saliut, sepse befas, edhe Rama, me hapjen e procedurave p\u00ebr ardhjen e ambasadorit t\u00eb ri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, tregoi q\u00eb edhe ai, nj\u00eblloj si Saliu, nuk e pranon vijimin e q\u00ebndrimit\u00a0 t\u00eb ambasadores Yuri Kim n\u00eb Tiran\u00eb,\u00a0 dometh\u00ebn\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr politik\u00ebs amerikane n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe, sidomos, jan\u00eb kund\u00ebr struktur\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs antikorrupsion q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por, menj\u00ebher\u00eb pas Ram\u00ebs, q\u00eb donte t\u00eb fillonte procedurat kund\u00ebr ambasadores amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 13 dhjetor, Serbia k\u00ebrkoi t\u00eb d\u00ebrgonte forcat ushtarake serbe n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb edhe kjo, duke pasur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje, kuptohet se n\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb e lidhur me protest\u00ebn e 6 dhjetorit t\u00eb Saliut.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astet kur gjith\u00eb blloku antishqiptar po mendonte se po e merrte kalan\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkonte, doli n\u00eb sken\u00eb me forc\u00eb n\u00eb Uashington zv\/ ndihm\u00ebs Sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar, q\u00eb u shkat\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00ebve \u00e7do shpres\u00eb, sepse:<\/p>\n<p>Po n\u00eb\u00a0 dat\u00ebn 13 dhjetor, G. Eskobar n\u00eb Uashington, deklaroi se: \u201cVeriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm dhe mbrohet nga forcat e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje elokuente dhe me theksim force kjo q\u00eb i detyroi t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb nga Moska, n\u00eb Beograd e deri n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrulur, t\u00eb ktheheshin n\u00eb normalitetin politik t\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky: dy shtete t\u00eb pavarura shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria dhe Kosova.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu, dhe k\u00ebshtu, u mbyll edhe ky oreks antishqiptar i Mosk\u00ebs, Beogradit dhe t\u00eb gjith\u00eb veglave qorre antishqiptare q\u00eb jan\u00eb aktive n\u00eb politik\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokat Spartak Ngjela n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tij ka renditur ngjarjet politike q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb vitit 2022. Ngjela sigurisht p\u00ebrmend si ngjarje kryesore protest\u00ebn e opozit\u00ebs m\u00eb 6 dhjetor, por edhe k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit Rama p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e ambasadores Yuri Kim. Analiza e Spartak Ngjel\u00ebs Arsyetimi politik i historis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim logjik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":306230,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-306229","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=306229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306229\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/306230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=306229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=306229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=306229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}