{"id":306911,"date":"2022-12-22T08:15:37","date_gmt":"2022-12-22T07:15:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=306911"},"modified":"2022-12-22T08:15:37","modified_gmt":"2022-12-22T07:15:37","slug":"fjalimi-historik-i-zelenskyt-ne-kongres-ukraina-me-e-gjalle-si-kurre-dhe-do-vazhdoje-te-rezistoje-ndihma-e-shba-se-eshte-vendimtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fjalimi-historik-i-zelenskyt-ne-kongres-ukraina-me-e-gjalle-si-kurre-dhe-do-vazhdoje-te-rezistoje-ndihma-e-shba-se-eshte-vendimtare\/","title":{"rendered":"Fjalimi historik i Zelenskyt n\u00eb Kongres: Ukraina m\u00eb e gjall\u00eb si kurr\u00eb dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb, ndihma e SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kongresin amerikan se Ukraina vazhdon ende t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha parashikimeve kund\u00ebr. Fjalimi i tij para ligjv\u00ebn\u00ebsve amerikan\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb vizite t\u00eb shkurt\u00ebr e sfiduese n\u00eb koh\u00eb lufte n\u00eb Uashington, me synim p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar udh\u00ebheq\u00ebsit e vendit, si dhe amerikan\u00ebt e thjesht\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb. Zelenskiy u zotua se nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs. Vizita e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Ukrain\u00ebs u shoq\u00ebrua me miratimin nga Presidenti Joe Biden dhe Kongresi t\u00eb nj\u00eb ndihme t\u00eb re n\u00eb miliarda dollar\u00eb dhe me premtimin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb at\u00eb q\u00eb u quajt nj\u00eb \u201cpaqe e drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Zelenskiy u p\u00ebrsh\u00ebndet me ovacione t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb gjata nga ligjv\u00ebn\u00ebsit gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij n\u00eb Kapitol. Ai tha se Ukraina nuk do t\u00eb dor\u00ebzohet kurr\u00eb nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi se konflikti nuk rrezikon thjesht vendit t\u00eb tij, por v\u00eb n\u00eb prov\u00eb demokracit\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKjo betej\u00eb nuk mund t\u00eb injorohet, me shpres\u00ebn se oqeani apo di\u00e7ka tjet\u00ebr do t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtje\u201d, tha ai, gjat\u00eb nj\u00eb fjalimit t\u00eb mbajtur n\u00eb anglisht para ligjv\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si nj\u00eb fjalim p\u00ebr amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Zoti Zelenskiy shtoi se dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb n\u00eb ndihma amerikane p\u00ebr vendin e tij nuk ishin bamir\u00ebsi, por nj\u00eb investim p\u00ebr sigurin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Ai tha se shpresonte q\u00eb Kongresi do t\u00eb vazhdonte ta mb\u00ebshteste Ukrain\u00ebn me nj\u00eb qasje dypartiake.<\/p>\n<p>Deri tani nuk ka shenja p\u00ebr zhvillimin e bisedimeve p\u00ebr paqe me synimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit dhe si Rusia ashtu edhe Ukraina, kan\u00eb sinjalizuar gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn. Por zoti Zelenskiy tha se kishte diskutuar me presidentin Biden mbi nj\u00eb formul\u00eb paqeje prej 10 pikash, ofruar nga Ukraina.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb presidenti Biden mb\u00ebshteti nism\u00ebn ton\u00eb t\u00eb paqes. Secili prej jush sot zonja dhe zot\u00ebrinj mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zbatimin p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb roli udh\u00ebheq\u00ebs amerikan t\u00eb mbetet solid, e t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb mb\u00ebshtjeje dypartiake\u201d, u tha zoti Zelenskiy ligjv\u00ebn\u00ebsve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Biden thirrje q\u00eb uniteti global p\u00ebr Ukrain\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe gjat\u00eb vitit 2023<\/p>\n<p>P\u00ebrpara fjalimit n\u00eb Kongres presidenti i Ukrain\u00ebs u prit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nga Presidenti amerikan Joe Biden. M\u00eb pas dy homolog\u00ebt mbajt\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Presidenti Biden u k\u00ebrkoi amerikan\u00ebve dhe mbar\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin Kievin edhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2023. Kjo \u00ebsht\u00eb vizita e par\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Ukrain\u00ebs jasht\u00eb vendit, q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs m\u00eb 24 shkurt.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb d\u00ebrguar rreth 50 miliard\u00eb dollar\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr Kievin, prej fillimit t\u00eb konfliktit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, konflikt gjat\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb vrar\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00eb, jan\u00eb larguar miliona t\u00eb tjer\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, si dhe jan\u00eb shkat\u00ebrruar shum\u00eb qytete n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Por disa republikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb marrin kontrollin e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve vitin e ardhsh\u00ebm, kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr koston e lart\u00eb t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa i afrohemi vitit t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr popullin amerikan dhe p\u00ebr bot\u00ebn, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga ju zoti president p\u00ebr luft\u00ebn e Ukrain\u00ebs dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb s\u00eb bashku deri n\u00eb vitin 2023\u201d, tha zoti Biden gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Biden tha se kurr\u00eb nuk e kishte par\u00eb NATO-n dhe Bashkimin Evropian m\u00eb t\u00eb bashkuar sesa n\u00eb rastin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe po diskutojm\u00eb p\u00ebr sanksione e trysni ligjore mbi vendin terrorist Rusin\u00eb\u201d, tha zoti Zelenskiy.<\/p>\n<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha gjithashtu se nj\u00eb paqe e drejt\u00eb me Rusin\u00eb, n\u00ebnkuptonte zero kompromis mbi sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb vendit t\u00eb tij, por ai vuri n\u00eb dyshim n\u00ebse mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb paqe t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb kan\u00eb humbur f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb paqe e drejt\u00eb?!\u201c, tha zoti Zelenskiy duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb pyetjeje rreth asaj q\u00eb ai e konsideronte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua si president, nj\u00eb paqe e drejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kompromis mbi sovranitetin, lirin\u00eb dhe integritetin territorial t\u00eb vendit tim. Do t\u00eb thot\u00eb shpagim p\u00ebr t\u00eb gjitha d\u00ebmet e shkaktuara nga agresioni rus\u201c, vazhdoi zoti Zelenskiy, duke iu referuar k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb Moska t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb paqe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb prind\u00ebr kan\u00eb humbur djemt\u00eb dhe vajzat e tyre n\u00eb vij\u00ebn e frontit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ta nj\u00eb paqe e drejt\u00eb? Parat\u00eb nuk jan\u00eb asgj\u00eb\u201c, shtoi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb takimit me udh\u00ebheq\u00ebsin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, presidenti Joe Biden garantoi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Uashingtonit mes sulmeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti ukrainas, i cili tha se kishte dashur t\u00eb vinte shum\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, falenderoi presidentin Biden, Kongresin dhe amerikan\u00ebt e thjesht\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb ndaj vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit zoti Zelenskiy i dha zotit Biden, nj\u00eb medalje p\u00ebr merita ushtarake, ofruar nga nj\u00eb ushtarak ukrainas. Zoti Biden premtoi t\u2019i jepte n\u00eb k\u00ebmbim kapitetin t ar\u00ebtileris\u00eb ukrainase, nj\u00eb medalje nga nj\u00eb prej fush\u00ebbetejave t\u00eb shumta ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb trupat amerikane, Iraku, ku ka luftuar edhe djali i tij Beau Biden.<\/p>\n<p>\u201cTi je njeriu i vitit\u201c, i tha Presidenti Biden zotit Zelenskiy, duke iu fereruar vendimit t\u00eb revist\u00ebs \u201cTime\u201d p\u00ebr ta vendosur at\u00eb n\u00eb kopertin\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po p\u00ebrshkall\u00ebzon sulmet ndaj civil\u00ebve dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dimrin si arm\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Zelenskiy tha se do t\u00eb zhvillonte bisedime me zotin Biden p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsit\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb Kievit kund\u00ebr sulmeve shkat\u00ebrruese t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Po sot administrata e Presidentit Biden njoftoi nj\u00eb pakete t\u00eb re ndihme ushtarake prej 1.8 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr Ukrain\u00ebn, e cila p\u00ebrfshin edhe sistemin e avancuar t\u00eb raketave, \u2018Patriot\u2019.<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh Presidenti Zelenskiy dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ukrainas kan\u00eb ushtruar trysni ndaj udh\u00ebheq\u00ebsve per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb arm\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara, p\u00ebrfshir\u00eb sistemin e raketave \u2018Patriot\u2019, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendin e tyre n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Vizita e Presidentit t\u00eb Ukrain\u00ebs Volodymyr Zelenski n\u00eb Shtetet e Bashkuara vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kongresi amerikan pritet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr buxhetin, i cili do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb prej 45 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe p\u00ebrgatitjeve t\u00eb Uashingtonit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Kievit sistemin e avancuar t\u00eb raketave, \u2018Patriot\u2019.<\/p>\n<p>Ndihma e re amerikane, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe sistemin e raketave \u2018Patriot\u2019, sinjalizon nj\u00eb zgjerim nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb llojit t\u00eb armatimeve t\u00eb avancuara, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen e saj ajrore kund\u00ebr sulmeve n\u00eb rritje me raketa nga Rusia n\u00eb jav\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr d\u00ebrgimin e sistemit t\u00eb raketave \u2018Patriot\u2019 vjen pavar\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnimeve nga Ministria e Jashtme e Rusis\u00eb se furnizimi i Ukrain\u00ebs me k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb avancuar raketash do t\u00eb konsiderohej nj\u00eb hap provokues. Moska ka th\u00ebn\u00eb se personeli ushtarak q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb sistemin e raketave \u2018Patriot\u2019 do t\u00eb ishte nj\u00eb objektiv legjitim i goditjes nga forcat ruse.<\/p>\n<p>Kremlini paralajm\u00ebroi t\u00eb m\u00ebrkuren se rritja e furnizimit t\u00eb Kievit me arm\u00eb nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte luft\u00ebn shkat\u00ebrrimtare n\u00eb Ukrain\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Rusia e filloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme 10 muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjerojn\u00eb furnizimin me arm\u00eb dhe me llojet e arm\u00ebve p\u00ebr Ukrain\u00ebn. E gjith\u00eb kjo, natyrisht, \u00e7on n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb konfliktit dhe, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u201d, u tha t\u00eb m\u00ebrkuren gazetar\u00ebve z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit Dmitry Peskov.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb sakt\u00ebsisht se kur pritet t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e frontit n\u00eb Ukrain\u00eb sistemi i raketave \u2018Patriot\u2019, pasi trupat amerikane s\u00eb pari do t\u00eb duhet t\u00eb st\u00ebrvisin forcat ukrainase se si t\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb sofistikuar. St\u00ebrvitja mund t\u00eb zgjas\u00eb disa jav\u00eb dhe pritet t\u00eb kryhet n\u00eb Gjermani. Deri m\u00eb sot, t\u00eb gjitha st\u00ebrvitjet e forcave t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb vendet evropiane.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kongresin amerikan se Ukraina vazhdon ende t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha parashikimeve kund\u00ebr. Fjalimi i tij para ligjv\u00ebn\u00ebsve amerikan\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb vizite t\u00eb shkurt\u00ebr e sfiduese n\u00eb koh\u00eb lufte n\u00eb Uashington, me synim p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar udh\u00ebheq\u00ebsit e vendit, si dhe amerikan\u00ebt e thjesht\u00eb, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":306912,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-306911","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=306911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/306912"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=306911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=306911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=306911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}