{"id":307131,"date":"2022-12-23T08:43:17","date_gmt":"2022-12-23T07:43:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=307131"},"modified":"2022-12-23T08:43:17","modified_gmt":"2022-12-23T07:43:17","slug":"dialogu-kosove-serbi-haradinaj-asociacioni-i-komunave-duhet-te-jete-pjese-e-marreveshjes-finale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dialogu-kosove-serbi-haradinaj-asociacioni-i-komunave-duhet-te-jete-pjese-e-marreveshjes-finale\/","title":{"rendered":"Dialogu Kosov\u00eb-Serbi, Haradinaj: Asociacioni i komunave duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes finale"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa qeveria duhet t\u00eb trajtoj\u00eb me kujdes situat\u00ebn n\u00eb veri.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn me korrespondentin n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, zoti Haradinaj tha se propozimi evropian i mb\u00ebshtetur nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje Kosov\u00eb \u2013 Serbi paraqet njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb pavar\u00ebsisht q\u00eb kjo nuk p\u00ebrmendet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, si e vler\u00ebsoni situat\u00ebn aktuale n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs dhe cila \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jo e mir\u00eb edhe kthim prapa, ky kthim prapa fillon me kursin e marr\u00eb nga kryeministri i Kosov\u00ebs p\u00ebr planin p\u00ebr tabelat, duke mos p\u00ebrcjellur propozimin amerikan, por gjithashtu edhe me nj\u00eb agjend\u00eb mjaft djall\u00ebzore t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet grupeve kriminale n\u00eb veri po vazhdon ta destabilizoj\u00eb veriun e vendit.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Si t\u00eb tejkalohet kjo?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Besoj q\u00eb rrug\u00ebdalja nga kjo gjendje \u00ebsht\u00eb kthimi pik\u00ebrisht atje te pik\u00ebnisja, te propozimi amerikan p\u00ebr tabelat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por q\u00eb tani n\u00ebnkupton kthimin te marr\u00ebveshja finale pra bazike dhe jo te ajo lufta kush k\u00ebnd e mund me veprime n\u00eb terren, p\u00ebr shkak se lufta guerile me veprime gjoja t\u00eb fitohet ep\u00ebrsi n\u00eb terren, mund t\u00eb dal\u00eb nga kontrolli dhe t\u00eb krijoj\u00eb pasiguri m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A \u00ebsht\u00eb n\u00eb teh q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb zoti Haradinaj nga pik\u00ebpamja juaj?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Besoj q\u00eb tanim\u00eb vet\u00ebm hetohet se edhe Prishtina zyrtare e kupton q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb djall\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb nxitur kund\u00ebrveprime, ose reagimi t\u00eb nxis\u00eb veprim dhe k\u00ebsisoj \u00e7doher\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ta mbaj\u00eb Prishtina p\u00ebr eskalimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri, edhe ashtu situata nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Prishtina zyrtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur k\u00ebt\u00eb koh\u00ebn e fundit dhe ka nj\u00eb koordinim me aleat\u00ebt, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi edhe me shum\u00eb interes besoj q\u00eb t\u00eb hiqen barrikadat, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr rajonin, p\u00ebr Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrpos Ukrain\u00ebs ku po ndodh\u00eb agresioni rus, situata t\u00eb till\u00eb si pozicione n\u00eb front nuk ka n\u00eb Evrop\u00eb dhe mendoj q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs po i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm vetes edhe i lus e ju b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u2019i heqin k\u00ebto barrikada. Kuptohet t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e tyre do t\u00eb trajtohen me respekt e kujdes si nga Kosova por edhe nga faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Si t\u00eb hiqen ato zoti Haradinaj, n\u00ebse serb\u00ebt nuk i heqin?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Besoj q\u00eb barrikadat jan\u00eb s\u00eb pari n\u00eb mendje, n\u00eb bindje dhe besoj q\u00eb nj\u00eb dialog m\u00eb intensiv me serb\u00ebt lokal \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm. Pra pa paragjykimi se kush jan\u00eb ata serb\u00eb dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, kushdo q\u00eb ka pushtet mbi barrikaduesit, mbi ata q\u00eb kan\u00eb vendosur barrikadat, mendoj q\u00eb duhet t\u00eb vendoset dialog intensiv q\u00eb t\u00eb sqarohen ata edhe t\u00eb sqarohet \u00e7do, po e quaj ashtu paqart\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por barrikadat duhet t\u2019i heqin vet serb\u00ebt, vet ata q\u00eb i kan\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj that\u00eb se duhet t\u00eb trajtohen k\u00ebrkesat e tyre, k\u00ebrkesa themelore q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur madje edhe nga Beogradi \u00ebsht\u00eb q\u00eb heqja e barrikadave dhe kthimi i serb\u00ebve n\u00eb institucione mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm me themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb theksuar fuqish\u00ebm edhe nga administrata amerikane. Si t\u00eb veprohet?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Besoj q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy etapa, pra nj\u00eb etap\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm heqja e barrikadave, qarkullimi i lir\u00eb, jeta, kthimi n\u00eb shkolla, kthimi n\u00eb jet\u00eb ta quaj ashtu ajo baza e par\u00eb. Kjo lidhet me k\u00ebto arrestimet e fundit t\u00eb k\u00ebtyre polic\u00ebve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i ndjek drejt\u00ebsia, shpresoj t\u00eb gjendet nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia ta kryej\u00eb misionin e vet, por edhe qytetar\u00ebt serb\u00eb dhe barrikaduesit ta kuptojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre dhe t\u00eb hiqen barrikadat. Nd\u00ebrsa po \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb kthimi n\u00eb institucione do t\u00eb nd\u00ebrlidhet me Asociacionin, por me siguri q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb procese t\u00eb dyja, edhe kthimi edhe Asociacioni nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb zgjidhen nj\u00ebher\u00ebsh ose p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb. Mendoj se sa i p\u00ebrket Asociacionit zgjidhja vjen me marr\u00ebveshjen finale, nd\u00ebrsa kthimi n\u00eb institucione \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i brendsh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb edhe Prishtina duhet t\u00eb intensifikoj\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb brendsh\u00ebm me serb\u00ebt lokal. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa qeveria duhet t\u00eb trajtoj\u00eb me kujdes situat\u00ebn n\u00eb veri. N\u00eb intervist\u00ebn me korrespondentin n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, zoti Haradinaj tha se propozimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":307132,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-307131","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=307131"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307131\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/307132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=307131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=307131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=307131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}