{"id":307540,"date":"2022-12-25T21:15:24","date_gmt":"2022-12-25T20:15:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=307540"},"modified":"2022-12-25T21:15:24","modified_gmt":"2022-12-25T20:15:24","slug":"ne-veri-ka-kryengritje-kunder-rendit-kushtetues-te-kosoves-jo-prishje-rendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ne-veri-ka-kryengritje-kunder-rendit-kushtetues-te-kosoves-jo-prishje-rendi\/","title":{"rendered":"N\u00eb veri ka Kryengritje kund\u00ebr rendit kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs, jo prishje rendi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>U b\u00ebn gati dy jav\u00eb q\u00eb barrikadat mbajn\u00eb t\u00eb bllokuar Veriun e Kosov\u00ebs dhe akoma m\u00eb keq mbajn\u00eb gjall\u00eb tensionin mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb kulmin e interesimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt bisedimeve p\u00ebrfundimtare Kosov\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Esht\u00eb koha t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se barrikadat pasuan daljen nga institucionet e serb\u00ebve t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, dor\u00ebzimin e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve, dor\u00ebheqjen e gjykatave dhe prokuror\u00ebve si dhe forcave t\u00eb policis\u00eb. Praktikisht r\u00ebnien e Republik\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Arsyetimi I largimit ishte k\u00ebmb\u00ebngulja e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin p\u00ebr targat e vjetra t\u00eb veturave n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nuk jan\u00eb legjitime.<\/p>\n<p>Tensionet u ri ndez\u00ebn m\u00eb pas me p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zgjedhje pas braktisjes s\u00eb Kuvendit nga deputetet e list\u00ebs serbe.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim zgjedhjet u shtyn\u00eb, vendosja e targave u shty, dhe t\u00eb vetmet q\u00eb kan\u00eb mbetur jan\u00eb barrikadat.<\/p>\n<p>Por a mund t\u00eb hiqen ato me forc\u00eb?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja tek pamund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb plan ushtarak p\u00ebr ti hequr, por tek padobia e nj\u00eb lufte t\u00eb re, e cila nuk \u00ebsht\u00eb prioritet I Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet e Kurtit se n\u00ebse KFOR nuk I heq do ti heq qeveria e tij jan\u00eb dhe m\u00eb banale. KFOR nuk e ka problem t\u00eb hapi rrug\u00ebn dhe t\u00eb heq barrikadat. KFOR nuk heq dot arsyet p\u00ebrse jan\u00eb vendosur barrikadat dhe ato arsye duhet ti heq politika, dhe jo ushtria. K\u00ebshtu sic logjikon qeveria e Kosov\u00ebs, I bie q\u00eb ajo ka detyre t\u00eb krijoj tension n\u00eb veri dhe t\u00eb vendosen barrikada kurse KFOR ka detyr\u00eb t\u00eb heq barrikadat q\u00eb ata ti rivendosin p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Tensioni n\u00eb veri dhe barrikadat n\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb bilanci m\u00eb I keq politik I qeveris\u00eb Kurti. Ato jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb dirigjuara nga Beogradi, duke gjetur arsyetim n\u00eb vendime kryek\u00ebput adoleshent\u00ebsh, q\u00eb shikojn\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00eb dhe trim\u00ebrohen, por kur dalin n\u00eb rrug\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>Dalja e serb\u00ebve nga institucionet, dhe barrikadat n\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb praktikisht kryengritje e serb\u00ebve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb kryengritje kund\u00ebr rendit kushtetues n\u00eb Kosov\u00eb, dhe refuzim I thell\u00eb politik I Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb zgjidhet me autoblinda. Askush n\u00eb bot\u00eb, nuk I ka zgjidhur dot k\u00ebshtu. As Miloshevici nuk e zgjidhi dot me tanke \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Me tanke e humbi.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe q\u00eb ta shikosh situat\u00ebn n\u00eb veri si prishje rendi q\u00eb mund t\u00eb ndreqet me nd\u00ebrhyrjet e policis\u00eb apo ushtris\u00eb. N\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb prishur rendi kushtetues I Kosov\u00ebs I cili bazohet tek harmonia dhe integrimi I pakic\u00ebs serbe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim p\u00ebr vullnetin e Beogradit q\u00eb ta pengoj k\u00ebt\u00eb integrim. Por Beogradi do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta krijonte k\u00ebt\u00eb gjendje, qeveritaret shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb injoruan k\u00ebshillat e SHBA dhe BE q\u00eb t\u00eb shtyhej p\u00ebr nj\u00eb vit \u00e7\u00ebshtjet e dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb si targat dhe t\u00eb harxhoheshin energji tek Marr\u00ebveshja kryesore e propozuar nga Franca dhe Gjermania. Tani edhe \u00e7\u00ebshtjet I shtyn zvarr\u00eb dhe bisedimet kan\u00eb ngelur, dhe veriu po kthehet n\u00eb nj\u00eb gangren\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret si presion gjat\u00eb gjith\u00eb bisedimeve. E vetmja gj\u00eb krenare ka mbetur q\u00eb 24 or\u00eb nuk pyet\u00ebn, as p\u00ebr SHBA, as p\u00ebr BE dhe si\u00e7 duket as p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze U b\u00ebn gati dy jav\u00eb q\u00eb barrikadat mbajn\u00eb t\u00eb bllokuar Veriun e Kosov\u00ebs dhe akoma m\u00eb keq mbajn\u00eb gjall\u00eb tensionin mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb kulmin e interesimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt bisedimeve p\u00ebrfundimtare Kosov\u00eb Serbi. Esht\u00eb koha t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se barrikadat pasuan daljen nga institucionet e serb\u00ebve t\u00eb Veriut t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":307541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-307540","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=307540"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307540\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/307541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=307540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=307540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=307540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}