{"id":308299,"date":"2022-12-31T18:44:18","date_gmt":"2022-12-31T17:44:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=308299"},"modified":"2022-12-31T18:44:18","modified_gmt":"2022-12-31T17:44:18","slug":"nga-ben-blushi-viti-2023-imagjinoni-sikur-jeni-mbi-detin-adriatik-dhe-filmoni-vazhdimisht-nje-anije-qe-eshte-nisur-30-vjet-me-pare-nga-bregu-lindor-per-te-shkuar-ne-perendim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-ben-blushi-viti-2023-imagjinoni-sikur-jeni-mbi-detin-adriatik-dhe-filmoni-vazhdimisht-nje-anije-qe-eshte-nisur-30-vjet-me-pare-nga-bregu-lindor-per-te-shkuar-ne-perendim\/","title":{"rendered":"NGA BEN BLUSHI\/ VITI 2023! Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht nj\u00eb anije q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur 30 vjet m\u00eb par\u00eb nga bregu lindor p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Per\u00ebndim"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ngjan nj\u00eb anije e cila \u00ebsht\u00eb nisur por nuk po mb\u00ebrrin n\u00eb destinacion. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb edhe 40 vjet, pra edhe 10 vjet t\u00eb tjera, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb \u00e7do anije kur marinar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb pam\u00ebsuar dhe ku komanda ndryshon shpesh p\u00ebr shkak t\u00eb betejave t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Ka ndodhur q\u00eb anijen e ka drejtuar dikush, i cili e ka kthyer timonin n\u00eb drejtime t\u00eb tjera dhe kjo fatkeq\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur e ka shtyr\u00eb mb\u00ebrritjen edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por grindjet e brendshme, nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb pasagjer\u00ebt dhe marinar\u00ebt u ndan\u00eb keq n\u00eb dy grupe dhe morr\u00ebn arm\u00ebt kund\u00ebr nj\u00ebri- tjetrit si\u00e7 ndodh shpesh n\u00ebp\u00ebr filmat me pirat\u00eb, kur pal\u00ebt b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb mbi kuvert\u00eb apo ca t\u00eb marr\u00eb ngjiten n\u00ebp\u00ebr direk\u00eb dhe shqyejn\u00eb velat duke u hedhur nga lart\u00ebsit\u00eb e qiejve mbi kokat e kund\u00ebrshtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt deri dje i kishin shok\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi, n\u00eb vitin 1997, anija e Shqip\u00ebris\u00eb u d\u00ebmtua shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga t\u00eb sh\u00ebtnat, nga rr\u00ebmbimet, nga zjarret, nga dhuna dhe kaosi saq\u00eb lundrimi u b\u00eb i pamundur dhe Shqip\u00ebria ndaloi. At\u00ebher\u00eb u desh q\u00eb nga Per\u00ebndimi t\u00eb vijn\u00eb anije t\u00eb tjera p\u00ebr ta ndihmuar t\u00eb riparohet dhe t\u00eb rinis\u00eb udh\u00ebtimin, q\u00eb ende vazhdon.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb flasim anija me emrin Shqip\u00ebri, q\u00eb sipas kalendarit t\u00eb portit ka l\u00ebn\u00eb brigjet shqiptare n\u00eb dat\u00ebn 8 dhjetor 1990 vazhdon lundrimin duke kaluar dallg\u00eb t\u00eb vogla por her\u00eb pas here edhe t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb vijn\u00eb nga vet\u00eb Per\u00ebndimi ku ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e detrave vet\u00ebm Odisea ka lundruar pothuajse kaq gjat\u00eb. Udh\u00ebtimet e tij zgjat\u00ebn 25 vite. Por aventurat e Odiseut ishin m\u00eb t\u00eb lehta dhe shpesh shum\u00eb t\u00eb bukura. Kurse Shqip\u00ebria, ka p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb 30 vjet, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e pasagjer\u00ebve dhe marinar\u00ebve e kan\u00eb braktisur anijen. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb vjedhur ushqimet dhe sendet dhe me varka t\u00eb vogla i kan\u00eb cuar n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe sot jan\u00eb t\u00eb lodhur apo jan\u00eb plakur dhe besimi se Shqip\u00ebria do mbrrij\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim i ka l\u00ebn\u00eb me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb anije shumica \u00ebsht\u00eb e palumtur. Udh\u00ebtimi ka qen\u00eb i gjat\u00eb dhe shum\u00eb i ngadalt\u00eb. Ata q\u00eb ishin f\u00ebmij\u00eb kur Shqip\u00ebria u nis, sot jan\u00eb burra dhe gra q\u00eb duhet t\u00eb bindin \u00e7do dit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, t\u00eb ken\u00eb dhe pak durim dhe mos ikin me not, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb anijen. Pleqt\u00eb jan\u00eb shtuar dhe nevojat e tyre p\u00ebr kujdes, sh\u00ebrim dhe ilace i marrin buxhetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shum\u00eb energji dhe poaq koh\u00eb. Gjithmon\u00eb e m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb lindin n\u00eb anije duke rritur dyshimet se, kur Shqip\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, numri i udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj do jet\u00eb edhe m\u00eb i vog\u00ebl nga \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb flasim moti \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebrreth anijes jan\u00eb shtuar jahtet dhe varkat me vela, n\u00ebp\u00ebrgjith\u00ebsi ushqimet dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb teknologjike nuk mungojn\u00eb, tregtar\u00ebt e lindjes sjellin mallra dhe blejn\u00eb er\u00eb, nga Per\u00ebndimi jan\u00eb shtuar delegacionet q\u00eb premtojn\u00eb mikpritje, e me pak fjal\u00eb gj\u00ebrat nuk duken keq.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb besimi. Dhe sigurisht lumturia e pasagjer\u00ebve. Ata kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lumtur. Rrin\u00eb n\u00eb kuvert\u00eb kur \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e mir\u00eb dhe duke par\u00eb yjet mendojn\u00eb se ajo q\u00eb vjen nuk dallon shum\u00eb nga ajo q\u00eb po ik\u00ebn. Num\u00ebrimi i viteve n\u00eb k\u00ebto raste b\u00ebhet i kot\u00eb. Numrat e viteve t\u00eb fundit kan\u00eb qen\u00eb me shum\u00eb dysha dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh nj\u00ebrin nga tjetri.<\/p>\n<p>Edhe viti 2023 q\u00eb hyn p\u00ebr pak nuk pritet t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb ndryshe nga 2022 apo 2021.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendojn\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt, k\u00ebshtu mendoj dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do duhej t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb t\u00eb ardhmen, pra n\u00eb vitin 2023 nuk kam \u00e7far\u00eb parashikoj sepse shum\u00eb pak ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>Anija nuk do lundroj\u00eb shum\u00eb shpejt sepse ata q\u00eb duhet t\u00eb vozisin jan\u00eb t\u00eb lodhur, por p\u00ebr fat nuk do ndaloj\u00eb sepse ata q\u00eb duan ta ndalojn\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lodhur dhe taktikat e tyre t\u00eb frenimit jan\u00eb vjet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Un\u00eb po p\u00ebrpiqem ta shoh Shqip\u00ebrin\u00eb nga lart\u00ebsit\u00eb e qiejve t\u00eb Adriatikut duke matur shpejt\u00ebsin\u00eb e lundrimit dhe trajektoren,pra drejtimin, sepse nuk dua ta ul syrin e kamer\u00ebs m\u00eb posht\u00eb mbi ndodhit\u00eb e jet\u00ebs e p\u00ebrditshme , konfliktet, grindjet, vjedhjet, tradh\u00ebtit\u00eb, divorcet, pusit\u00eb, blerjet, shitjet, shtypjet, grabitjet, vrasjet, zbrazjet, trafiqet dhe kontraband\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb varkat e vogla \u00e7do nat\u00eb, apo mitingjet dhe protestat t\u00eb cilat t\u00eb gjitha bashk\u00eb mbushin dit\u00ebt dhe net\u00ebt e nj\u00eb anije q\u00eb megjithat\u00eb lundron.<\/p>\n<p>Duke ndjekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb im\u00ebt gjithshka ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb dite, apo gjat\u00eb nj\u00eb viti dhe q\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrshkrova m\u00eb lart natyrisht b\u00ebhesh pesimist.<\/p>\n<p>Ne sot mendojm\u00eb se jetojm\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019duhet dhe shum\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019e meritojm\u00eb. Prandaj jemi t\u00eb palumtur. Edhe popujt e tjer\u00eb n\u00eb Europ\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lumtur. Europa sot, sipas statistikave t\u00eb veta, \u00ebsht\u00eb kontinenti m\u00eb pesimist n\u00eb bot\u00eb. Ajo nuk shk\u00eblqen si p\u00ebrpara 30 vitesh dhe dielli i saj i ngroh m\u00eb pak popujt, p\u00ebrfshi edhe ne.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 kam shkruar nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb quhet H\u00ebna e Shqip\u00ebris\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb shpjegoj se pse vendi ka hyr\u00eb n\u00eb shenj\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se njerezit kan\u00eb m\u00eb pak besim tek vetja, tek vendi, tek shoq\u00ebria, tek demokracia,tek Europa dhe tek Per\u00ebndimi. T\u00eb gjitha matjet e lumturis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve tregojn\u00eb se pesimizmi \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja e dekad\u00ebs. Duket sikur asgj\u00eb nuk na k\u00ebnaq. Shija e jet\u00ebs ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend lunatik, dmth me humor t\u00eb ndryshuesh\u00ebm. Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb shenj\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs sepse planet\u00ebt dhe yjet q\u00eb i ndikojn\u00eb fatin, Amerika, Demokracia, Ekonomia, Evropa, Kosova dhe Rusia ia diktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Sipas horoskopit t\u00eb lumturis\u00eb, Shqip\u00ebria do q\u00ebndroj\u00eb edhe disa vjet n\u00eb shenj\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs. Megjithat\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb kjo : kur ka qen\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb shenj\u00ebn e Diellit?<\/p>\n<p>Pra me pak fjal\u00eb n\u00eb cil\u00ebn faz\u00eb t\u00eb historis\u00eb kemi qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk po shkoj 600 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitet 1400, kur turqit erdh\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb viset tona, as n\u00eb 1479 kur ra Shkodra, as n\u00eb 1600 kur Tirana nuk ishte ende qytet, as n\u00eb 1769 kur digjej Voskopoja, as n\u00eb 1822 kur vrisnin Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebn, as n\u00eb 1848 kur gjth\u00eb Shqip\u00ebria per\u00ebndimore nga Lezha deri n\u00eb Vlor\u00eb ishte nj\u00eb mocal malarje, as n\u00eb 1878 kur humb\u00ebm Ulqinin dhe Cam\u00ebrin\u00eb n\u00eb Kongresin e Berlinit, as n\u00eb 1913 kur humb\u00ebm Kosov\u00ebn,nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb bashk\u00eb me Janin\u00ebn, as n\u00eb 1914 kur donin t\u00eb na kthenin prap\u00eb n\u00ebn Turqi,as n\u00eb 1926 kur nuk kishim pothuajse asnj\u00eb spital dhe jo m\u00eb shum\u00eb se dy tre shkolla, as n\u00eb 1939 kur u pushtuam nga Italia, as n\u00eb 1943 kur u pushtuam nga gjerman\u00ebt, as n\u00eb 1946 kur u zhduk\u00ebn zgjedhjet pluraliste me ligj,as n\u00eb 1976 kur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb cdo pron\u00eb iu dha shtetit dhe kur Shqip\u00ebria u deklarua nj\u00eb vend pa fe, as n\u00eb 1987 kur jetonim me triska dhe hanim mish nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, as n\u00eb 1990 kur nuk kishim drita nj\u00eb muaj pa pushim, as 1997 kur gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb luftoi me arm\u00eb kund\u00ebr gjysm\u00ebs tjet\u00ebr, as n\u00eb 2011 kur kat\u00ebr vet\u00eb u vran\u00eb n\u00eb bulevard se nuk donin qeverin\u00eb, as n\u00eb 2020 kur pas Kin\u00ebs pat\u00ebm mbylljen m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb planet p\u00ebr shkak t\u00eb Covid.<\/p>\n<p>Kjo revist\u00eb historike tregon se nuk kemi qen\u00eb shtet jemi, kemi qen\u00eb t\u00eb pushtuar nuk jemi, kemi qen\u00eb pa flamur e kemi, kemi qen\u00eb t\u00eb pafe e kemi, kemi qen\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nuk jemi, kemi qen\u00eb pa alfabet e kemi, kemi qen\u00eb pa prona i kemi, kemi qen\u00eb n\u00eb lindje nuk jemi, kemi qen\u00eb t\u00eb vegjel jemi,kemi qen\u00eb vet\u00ebm nuk jemi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb bilanci i 1000 viteve. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb i keq.<\/p>\n<p>Natyrisht n\u00ebse nj\u00eb satelit hap\u00ebsinor ka rregjistruar me xhiro t\u00eb shpejta gjith\u00eb trajektoren e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 1000 vitet e fundit sigurisht mund t\u00eb gjej\u00eb dit\u00eb kur jemi m\u00eb mir\u00eb se sot, por nuk do gjej\u00eb koh\u00eb kur jemi m\u00eb mir\u00eb se sot.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb b\u00ebj dallimin e dit\u00ebve me koh\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb t\u00eb themi, data 31 dhjetor 2022. Kjo dit\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e keqe se shum\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 1935 kur dukej sikur Shqip\u00ebria po ndryshonte n\u00eb Mbret\u00ebri. Por n\u00ebse krahasimin e b\u00ebjm\u00eb me koh\u00eb, pra me etapa, pa asnj\u00eb dyshim koha kur jetojm\u00eb, pra 30 vitet e fundit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb histori p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhim dhe nuk kemi patur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb lundrojm\u00eb drejt Per\u00ebndimit, jemi futur n\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb pozitive, pavar\u00ebsisht se shpejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt dhe shum\u00eb njer\u00ebz ankohen p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e vozitjes, p\u00ebr ushqimin, p\u00ebr l\u00ebkundjet e anijes, p\u00ebr pasigurin\u00eb n\u00eb bord apo p\u00ebr pabarazin\u00eb dhe favorizimin e disa udh\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do jet\u00eb edhe viti 2023. Nj\u00eb rutin\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs nuk do na ndodhi asgj\u00eb q\u00eb nuk na ka ndodhur, \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Madje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. S\u2019na mbetet vet\u00ebm t\u00eb shijojm\u00eb udh\u00ebtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb anije shitet gjithshka me p\u00ebrjashtim t\u00eb optimizmit. Optimizmi \u00ebsht\u00eb malli m\u00eb i k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Europa ka koh\u00eb q\u00eb e ka humbur optimizmin dhe nuk po e gjen dot sepse sot, tregu i optimizmit n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kufizuar dhe cudit\u00ebrisht ndodhet n\u00eb Lindje, nga ku ne di\u00e7ka mund t\u00eb marrim akoma.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb \u00e7do form\u00eb do siguronim pak m\u00eb shum\u00eb optimiz\u00ebm, udh\u00ebtimi yn\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb i rehatsh\u00ebm dhe ndoshta m\u00eb i shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Mirupafshim n\u00eb 2023, Vitin kur nuk do ndodhi asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht asgj\u00eb e madhe.Dhe shpresoj asgj\u00eb e keqe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria i ngjan nj\u00eb anije e cila \u00ebsht\u00eb nisur por nuk po mb\u00ebrrin n\u00eb destinacion. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb edhe 40 vjet, pra edhe 10 vjet t\u00eb tjera, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb \u00e7do anije kur marinar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb pam\u00ebsuar dhe ku komanda ndryshon shpesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":132969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-308299","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=308299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308299\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=308299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=308299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=308299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}