{"id":30843,"date":"2017-01-31T18:01:09","date_gmt":"2017-01-31T16:01:09","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=30843"},"modified":"2017-01-31T18:01:09","modified_gmt":"2017-01-31T16:01:09","slug":"meta-distancohet-nga-akuzat-e-manjanit-kush-ka-prova-per-korrupsion-ti-paraqese-para-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-distancohet-nga-akuzat-e-manjanit-kush-ka-prova-per-korrupsion-ti-paraqese-para-drejtesise\/","title":{"rendered":"Meta \u201cdistancohet\u201d nga akuzat e Manjanit: Kush ka prova p\u00ebr korrupsion, ti paraqes\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas shkarkimit t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Ylli Manjani, kreu i LSI, Ilir Meta ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me akuzat e r\u00ebnda q\u00eb b\u00ebri Manjani ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit, Meta tha se e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Ram\u00ebs p\u00ebr largimin e Manjanit, jo si nj\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme, Meta \u00ebsht\u00eb distancuar nga akuzat e b\u00ebra nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Ylli Manjani, duke theksuar se q\u00ebndrimi i LSI, \u00ebsht\u00eb q\u00eb cdo prov\u00eb apo fakt t\u00eb paraqitet me denoncim pran\u00eb institucioneve dhe t\u00eb hetohet.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, sipas Met\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e secilit \u00ebsht\u00eb personale<\/p>\n<p>\u201cKur Rama dhe Berisha u bashkuan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime kushtetuese synonin t\u00eb asgjesonin LSI-n\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Ilir Meta nuk u dor\u00ebzua por pas 2009 u b\u00eb faktor stabiliteti n\u00eb vend\u201d, theksoi kreu i LSI.<\/p>\n<p>Meta p\u00ebrmendi se pas atij momenti LSI hyri e detyruar n\u00eb koalicion me PD duke arritur liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>\u201cNuk dor\u00ebzohem nga asnj\u00eb presion nga Rama e Berisha dhe sigurisht q\u00eb jo as nga Basha\u201d, theksoi Meta.<\/p>\n<p>Ne lidhje me akuzat e Manjanit, Meta theksoi se ka qene dhe eshte i mendimit se akuzat dhe faktet duhet te paraqiten ne institucione e te hetohen. \u201cUne jam per bashkepunimin mes institucioneve, jo per lufte mes tyre\u201d, theksoi Meta.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb mesazhi institucional i LSI, kush del jasht\u00eb k\u00ebtij mesazhi, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij\u201d, theksoi Meta.<br \/>\nAi b\u00ebri me dije LSI ka folur mjaft p\u00ebr shkarkimin e Manjanit n\u00eb dy deklarata dit\u00ebn e djeshme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se zoti Lefter Koka nuk ka pasur ar\u00ebsye q\u00eb ti ngrej\u00eb disa probleme q\u00eb ka ngritur. Por un\u00eb e di se ai ika ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale para se ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb publikisht\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me pyetjen se p\u00ebrse LSI q\u00ebndron ende n\u00eb koalicion me PS, un\u00eb ju them se probleme ka edhe brenda LSI-s\u00eb. Nuk dua t`ju lodh kok\u00ebn me problemet me deputetin P\u00ebrparim Spahiu.<br \/>\nC\u00ebshtja e koalicionit me PS buron nga detyrimi yn\u00eb p\u00ebr koalicion parazgjedhor dhe nga votat q\u00eb kemi marr\u00eb n\u00eb 2013 p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebqeverisur. Ne i kemi q\u00ebndruar marr\u00ebveshjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e LSI nuk kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb mesazhin e asaj marr\u00ebveshje, LSI ka reflektuar\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse n\u00eb 2009, PD do kishte 71 mandate, LSI nuk do b\u00ebnte koalicion me ta. N\u00ebse PS dhe Rama marrin tani 71 mandate, ne dalim n\u00eb opozit\u00eb. Edhe n\u00ebse kjo ndodh n\u00eb t\u00eb ardhmen, ne dalim n\u00eb opozit\u00eb dhe nuk b\u00ebhemi shtojc\u00eb e asnj\u00eb mazhorance\u201d, theksoi Meta.<\/p>\n<p>\u201cLSI nuk ka qen\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shtojc\u00eb e asnj\u00eb partie apo mazhorance q\u00eb arrin 71 deputet\u00eb n\u00eb Kuvend\u201d p\u00ebrs\u00ebriti Meta.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk mundet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb caktuar t\u00eb ccoj\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb vakum pushteti q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb stabilitetin dhe ecurin\u00eb e reformave.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush merr p\u00ebrsip\u00ebr ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne jemi gati t\u00eb dalim n\u00eb opozit\u00eb\u201d, theksoi Meta.\u00a0Ai tha se ka qen\u00eb tek presidenti dit\u00ebn e djeshme sepse ka nj\u00eb komunikim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm kaq por kur u hoq me ligj fotoja e tij nga zyrat shtet\u00ebrore, un\u00eb e kam vendosur n\u00eb zyr\u00eb foton e tij\u201d, b\u00ebri me dije Meta.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb filloj\u00eb puna mes policis\u00eb, SHISH dhe agjencive ligjzbatuese q\u00eb t\u00eb parandalohet mbjelljen e kanabisit n\u00eb sezonin e ardhsh\u00ebm.<br \/>\nNuk duam t\u00eb shohim m\u00eb polic\u00eb duke korrur kanabis se kjo nuk \u00ebsht\u00eb puna e policis\u00eb. T\u00eb parandalohet futja e far\u00ebs s\u00eb kanabisit, shteti duhet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb tani aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb po afrojn\u00eb zgjedhjet\u201d, tha Meta.<br \/>\nAi b\u00ebri me dije se edhe prokuroria duhet t\u00eb ccoj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb kultivuesit dhe ata q\u00eb sjellin far\u00ebn e kanabisit.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin ndaj policis\u00eb, Meta theksoi se policin\u00eb e ka mbeshtetur edhe kur bandit\u00ebt e kan\u00eb sulmuar me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu sic e mb\u00ebshtes, them se cdokush q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda policis\u00eb dhe q\u00eb nuk e meriton uniform\u00ebn, duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet sic e meriton.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me c\u00ebshtjen e Klement Balilit, Meta tha:<\/p>\n<p>Besoj e keni ndjekur shqet\u00ebsimin e ambasadorit amerikan p\u00ebr mos arrestimin e tij. Ambasadori b\u00ebri pikepyetje p\u00ebr institucionet shqiptare n\u00eb lidhje me mos kapjen e k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu gjat\u00eb vizit\u00ebs time n\u00eb SHBA, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb vecant\u00eb u prita nga zv.sekretari i DASH p\u00ebr luft\u00ebn ndaj drog\u00ebs, dhe pat\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p>Vec fjal\u00ebve t\u00eb mira q\u00eb mora prej tij, n\u00eb lidhje me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, m\u00eb tha t\u00eb vetmin shqet\u00ebsim konkret nga SHBA dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e institucioneve pr mos arrestimin e Klement Balilit si shqet\u00ebsimmes dy vendeve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb i k\u00ebrkova presidentit mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje t\u00eb mpreht\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse dikush mendon se kjo nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje e till\u00eb, mendoj se nuk e ka drejt\u00eb. E kam gjykuar k\u00ebt\u00eb mbledhje si rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyq ndaj askujt por p\u00ebr t\u00eb kuptuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e instituicioneve n\u00eb bashk\u00ebpunim mes tyre\u201d, tha Meta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas shkarkimit t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Ylli Manjani, kreu i LSI, Ilir Meta ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me gazetar\u00ebt. I pyetur n\u00eb lidhje me akuzat e r\u00ebnda q\u00eb b\u00ebri Manjani ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit, Meta tha se e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Ram\u00ebs p\u00ebr largimin e Manjanit, jo si nj\u00eb dor\u00ebzim. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30843","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30843"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30843\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}