{"id":308705,"date":"2023-01-05T09:34:06","date_gmt":"2023-01-05T08:34:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=308705"},"modified":"2023-01-05T09:34:06","modified_gmt":"2023-01-05T08:34:06","slug":"gjoba-becchetti-e-shkaktuar-nga-edi-rama-kushton-sa-10-buxhete-shteteror-per-gjithe-kulturen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjoba-becchetti-e-shkaktuar-nga-edi-rama-kushton-sa-10-buxhete-shteteror-per-gjithe-kulturen\/","title":{"rendered":"Gjoba &#8216;Becchetti&#8217; e shkaktuar nga Edi Rama kushton sa 10 buxhete shtet\u00ebror p\u00ebr gjith\u00eb kultur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb pyesin se \u00e7\u2019 lidhje ka midis mas\u00ebs s\u00eb gjob\u00ebs q\u00eb gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare i vuri shtetit shqiptar p\u00ebr marr\u00ebzit\u00eb e Kryeministrit Rama dhe buxhetit shtet\u00ebror p\u00ebr kultur\u00ebn. Lidhja \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb harxhon kaq pak p\u00ebr kultur\u00ebn, do t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr pushtetar\u00eb abuzues q\u00eb sjellin d\u00ebme t\u00eb tilla me veprimet e tyre sa jan\u00eb t\u00eb pa imagjinueshme me qeverisjen e \u00e7do v\u00ebndi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse buxheti vjetor p\u00ebr kultur\u00ebn do t\u00eb kishte qen\u00eb 120 milion\u00eb euro, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb masa e gjob\u00ebs \u201cBecchetti\u201d dhe kjo gj\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur n\u00ebse me taksat e shqiptar\u00ebve dhe ndihmat e huaja nuk do t\u00eb abuzohej si\u00e7 b\u00ebhet, at\u00ebher\u00eb sot nuk do t\u00eb kishim pushtetar\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin shkelje t\u00eb tilla, sepse nuk do t\u00eb kishin shans p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet. Kultura do t&#8217;i kishte ndryshuar njer\u00ebzit dhe dihe se politika e mir\u00eb dhe drejt\u00ebsia i kan\u00eb themelet n\u00eb kultur\u00eb. <\/p>\n<p>Kur Branko Merxhani iku nga Shqip\u00ebria pas pushtimit t\u00eb vendit n\u00eb 1939, ai la pas pik\u00ebrisht boshtin e nj\u00eb programi kulturor t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vinin m\u00eb pas. P\u00ebr arsye q\u00eb kuptohen si qeverit\u00eb fashiste ashtu edhe ato komuniste deri n\u00eb 1991 nuk do ta zbatonin k\u00ebt\u00eb program. Si qeverit\u00eb fashiste ashtu edhe ato komuniste zbatuan programe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb ideologjizuar me ideologjit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Programi kulturor i hartuar nga kolos\u00ebt e mendimit shqiptar n\u00eb vitet \u201920-\u201930 mbeti n\u00eb arkiva, ku zuri pluhur n\u00eb faqet e periodik\u00ebve t\u00eb asaj kohe. Por megjithat\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se edhe n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur disa shkrimtar\u00eb t\u00eb cilit ishin njoh\u00ebs t\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930, si Dhimit\u00ebr Shuteriqi, Jakov Xoxa dhe Drit\u00ebro Agolli, njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb kulturuar, t\u00eb cil\u00ebt pavar\u00ebsisht se ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin let\u00ebrsi t\u00eb realizmit socialist, e gjet\u00ebn m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb futnin n\u00eb librat e tyre ide t\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930, qoft\u00eb edhe duke i v\u00ebn\u00eb ato n\u00eb goj\u00ebn e personazheve. Madje Drit\u00ebro Agolli te \u201cShk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e shokut Zylo\u201d duke b\u00ebr\u00eb satir\u00ebn e programit kulturor t\u00eb ideologjizuar t\u00eb shtetit komunist, nxjerr indirekt n\u00eb pah vlerat e programit kulturor t\u00eb viteve \u201920-\u201930.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, me gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje, Branko Merxhani dhe kolos\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930 mbet\u00ebn t\u00eb panjohur p\u00ebr disa breza dhe nuk mund t\u00eb ishte ndryshe. P\u00ebr regjimin komunist ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kjo periudh\u00eb e mendimit shqiptar t\u00eb mbetej e panjohur, e zhytur n\u00eb harres\u00eb, e varrosur n\u00eb sarkofagun e censur\u00ebs shtet\u00ebrore dhe partiake. Shum\u00eb-shum\u00eb, kolos\u00ebt e mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930 p\u00ebrmendeshin sa p\u00ebr t\u2019u shar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebrkoje leje p\u00ebr t\u2019 i lexuar periodik\u00ebt e k\u00ebsaj periudhe n\u00eb bibliotek\u00eb, i kishe v\u00ebn\u00eb vetes damk\u00ebn e armikut t\u00eb regjimit. Vet\u00ebm aty-k\u00ebtu kishte disa njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kishin fatin q\u00eb t\u00eb kishin n\u00ebp\u00ebr bibliotekat familjare botime t\u00eb periodik\u00ebve t\u00eb viteve \u201920-\u201930, ose ndonj\u00eb q\u00eb mund t\u2019i siguronte nga njer\u00ebz t\u00eb besuar, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb njiheshin me mendimin shqiptar t\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe vecan\u00ebrisht me programin kulturor q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart. <\/p>\n<p>Duhej menduar q\u00eb shteti shqiptar pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit do t\u00eb plot\u00ebsonte detyrimin q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb zhvarrosur trash\u00ebgimin\u00eb intelektuale t\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930, me programin kulturor si thelbin e tij. Investimi i v\u00ebrtet\u00eb i shtetit shqiptar p\u00ebr kultur\u00ebn nuk mund t\u00eb niste ve\u00e7se pas vitit 1990, me r\u00ebnien e komunizmit. Tani ishte e nevojshme q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb b\u00ebhej i njohur mendimi shqiptar i viteve \u201920-\u201930, me programin kulturor si \u201cgurin\u201d m\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb tij. Edhe k\u00ebtu shteti b\u00ebri shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>Shteti paskomunist shqiptar, si pushteti qendror ashtu edhe ai vendor harxhonte dhe harxhon akoma edhe sot para p\u00ebr spektakle e koncerte mediokre, por n\u00eb krahasim me to, e shumta harxhoi ve\u00e7 disa qindarka p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga pluhuri i harres\u00ebs vepr\u00ebn e kolos\u00ebve t\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930. Nd\u00ebrsa pushteti i Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr gjat\u00eb mandatit 10-vje\u00e7ar n\u00eb qeverisje i thau fare edhe ato qindarka duke realizuar armiq\u00ebsin\u00eb hakmarr\u00ebse ndaj k\u00ebsaj lloj kulture. <\/p>\n<p>Pas vitit 1990 disa intelektual\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jam edhe un\u00eb, i vun\u00eb vetes si mision q\u00eb t\u00eb nxjerrin nga pluhuri i arkivave programin kulturor t\u00eb hartuar nga kolos\u00ebt e mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201920-\u201930. Shum\u00eb nga ata q\u00eb e nis\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje u t\u00ebrhoq\u00ebn, shum\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak dhe me hope, megjith\u00ebse nuk i faj\u00ebsoj sepse secili b\u00ebn sa t\u00eb mund\u00eb. Un\u00eb nuk u t\u00ebrhoqa dhe i vazhdova p\u00ebrpjekjet si botues dhe si studiues. Shum\u00eb njer\u00ebz m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb se kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, por mua m\u00eb duket se m\u00eb ka mbetur edhe shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma. <\/p>\n<p>Por kur d\u00ebgjoj se shteti shqiptar merr nj\u00eb gjob\u00eb 120 milion euro si pa t\u00eb keqe fare p\u00ebr kapri\u00e7o t\u00eb kryeministrit Rama nga gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e arbitrazhit p\u00ebr gabime t\u00eb pushtetar\u00ebve (\u00c7\u00ebshtja \u201cBecchetti\u201d) dhe me nj\u00eb llogari t\u00eb thjesht\u00eb m\u00eb del se kjo shum\u00eb p\u00ebrb\u00ebn buxhetin e kultur\u00ebs t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr rreth 10 vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm, b\u00ebhem shum\u00eb pesimist.<\/p>\n<p>Dhembja m\u00eb e madhe q\u00eb m\u00eb vjen si njeri i kultur\u00ebs dhe i arsimit \u00ebsht\u00eb fati i m\u00ebtejsh\u00ebm i k\u00ebsaj kulture n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj qeverisje e cila ka k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb krye.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjike dhe e vajtueshme sa do vuaj kultura, trash\u00ebgimia historike shqiptare dhe libri shqip n\u00eb vitet e ardhshme nga pushtetar\u00eb t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<p>Projekteve t\u00eb kultur\u00ebs, librit, leximit dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore nuk do tu mbetet m\u00eb as emri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb pyesin se \u00e7\u2019 lidhje ka midis mas\u00ebs s\u00eb gjob\u00ebs q\u00eb gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare i vuri shtetit shqiptar p\u00ebr marr\u00ebzit\u00eb e Kryeministrit Rama dhe buxhetit shtet\u00ebror p\u00ebr kultur\u00ebn. Lidhja \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb harxhon kaq pak p\u00ebr kultur\u00ebn, do t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr pushtetar\u00eb abuzues q\u00eb sjellin d\u00ebme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":308706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-308705","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=308705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/308706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=308705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=308705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=308705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}