{"id":30952,"date":"2017-02-02T14:03:25","date_gmt":"2017-02-02T12:03:25","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=30952"},"modified":"2017-02-02T14:03:25","modified_gmt":"2017-02-02T12:03:25","slug":"kongresi-amerikan-kerkon-shkarkimin-e-ambasadorit-te-shba-ne-shkup-i-lidhur-me-sorosin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kongresi-amerikan-kerkon-shkarkimin-e-ambasadorit-te-shba-ne-shkup-i-lidhur-me-sorosin\/","title":{"rendered":"Kongresi Amerikan kerkon shkarkimin e ambasadorit te SHBA ne Shkup : I lidhur me Sorosin"},"content":{"rendered":"<p>Kongresmeni udh\u00ebheq\u00ebs republikan amerikan Kristofer Smit paralajm\u00ebroi hetim p\u00ebr politizimin e rolit t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Maqedoni dhe i b\u00ebri thirrje sekretarit t\u00eb sapoem\u00ebruar t\u00eb shtetit Reks Tilerson q\u00eb ta shkarkoj\u00eb ambasadorin Xhes Bejli.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb grupit nga gjasht\u00eb kongresmen\u00eb republikan\u00eb, Smit q\u00eb nga mesi i janarit ka k\u00ebrkuar shpjegim nga ambasadori Bejli p\u00ebr akuzat se Ambasada n\u00eb Shkup punon n\u00eb dobi t\u00eb partive politike dhe financon projekte t\u00eb fondacionit t\u00eb Xhorxh Sorosit n\u00eb Maqedoni. Pasi Bejli nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur letr\u00ebs s\u00eb kongresmen\u00ebve, Smit, i cili \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komisionit kongresist p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jashtme dhe kryeson me Komitetin e Helsinkut p\u00ebr bashk\u00ebpunim me OSBE-n\u00eb, deklaroi se nevojitet hetim i thell\u00eb i aktiviteteve t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Maqedoni dhe shkarkim t\u00eb ambasadorit.<\/p>\n<p>\u201cAmbasadori amerikan nuk guxon t\u00eb ket\u00eb rol n\u00eb formimin e qeveris\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb an\u00eb gjat\u00eb formimit t\u00eb koalicionit. Ai nuk \u00ebsht\u00eb vend i SHBA-s\u00eb as i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve amerikan\u00eb n\u00eb Shkup. Ne, si grup i kongresmen\u00ebve, parashtruam pyetje konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr se n\u00ebse ka pasur ose jo bashk\u00ebpunim ambasada me partit\u00eb majtiste n\u00eb zgjedhje. Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb kemi rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb jemi p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe korrekte dhe qasje ndaj mediave, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk guxojm\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb an\u00eb. Ky ambasador ka mbajtur an\u00eb dhe duhet t\u00eb shkarkohet menj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb Kongres 37 vite dhe jam an\u00ebtari m\u00eb i vjet\u00ebr i Komisionit p\u00ebr bashk\u00ebpunim me OSBE-n\u00eb dhe me Komisionin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Nuk ka ndodhur q\u00eb ambasadori yn\u00eb n\u00eb Shkup t\u00eb mbaj\u00eb an\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ose n\u00eb cilado qoft\u00eb zgjedhje t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ose n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tij. D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkojm\u00eb nga inspektori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb raport. N\u00eb qoft\u00eb se e kan\u00eb shkelur ligjin, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen\u201d, deklaroi kongresmeni Smit p\u00ebr Radio Televizionin e Maqedonis\u00eb. Smit posa\u00e7\u00ebrisht reagoi ndaj informatave se Ambasada Amerikane \u00ebsht\u00eb financier serioz i aktiviteteve t\u00eb organizatave joqeveritare t\u00eb lidhura me fondacionin e Sorosit dhe thot\u00eb se n\u00eb qoft\u00eb se SHBA-ja ndan financa p\u00ebr aktivitete t\u00eb k\u00ebtilla, kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale dhe pa mbajtur an\u00eb politike. Letr\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn kongresmen\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebrguar deri te ambasadori Bejli m\u00eb 17 janar, krahas Smitit, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga kongresmeni i njohur nga Teksasi Lui Gomert, Robert Aderholt, i cili \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs afatgjat\u00eb i Maqedonis\u00eb n\u00eb Kongres, Rendi Haltgrin, Robert Pintenger dhe Xhed Fortenberi. T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnshkruesit jan\u00eb republikan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me administrat\u00ebn e presidentit Donald Tramp dhe n\u00eb let\u00ebr parashtrohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh p\u00ebr aktivitetet e Ambasad\u00ebs n\u00eb Shkup, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e saj ndaj partis\u00eb LSDm dhe p\u00ebr financimin e aktiviteteve t\u00eb Sorosit. Letra e kongresmen\u00ebve vjen pasi senatori Majk Li, gjithashtu nga partia Republikane n\u00eb pushtet, publikisht i b\u00ebri thirrje ambasadorit Bejli p\u00ebrmes rrjeteve sociale, q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegim p\u00ebr financimin e projekteve t\u00eb fondacionit t\u00eb Xhorxh Soros n\u00eb Maqedoni. \u201cE vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunimin midis SHBA-s\u00eb dhe Maqedonis\u00eb n\u00eb 25 vitet e fundit nga pavar\u00ebsia e saj. Ky bashk\u00ebpunim mund\u00ebsoi q\u00eb SHBA-ja t\u00eb kontribuoj\u00eb ndaj zhvillimit politik dhe ekonomik t\u00eb Maqedonis\u00eb, derisa Maqedonia ka bashk\u00ebpunuar me SHBA-n\u00eb dhe ka kontribuuar ndaj prioriteteve tona t\u00eb jashtme politike. Konsiderojm\u00eb se do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konstruktive p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tona t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00ebse n\u00eb Maqedoni zhvillohet ndjenja se SHBA-ja p\u00ebrzihet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e saja t\u00eb brendshme politike, n\u00eb mediat dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb opsion politik ndihmohet kundrejt tjetr\u00ebs. Shpresojm\u00eb se do t\u00eb marrim informacione t\u00eb sakta nga ju m\u00eb s\u00eb voni dy jav\u00eb pas d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebsaj letre. Gjithashtu shpresojm\u00eb se do t\u00eb jeni n\u00eb dispozicion t\u00eb takoheni me ne gjat\u00eb vizit\u00ebs tuaj t\u00eb ardhshme n\u00eb Uashington\u201d, shkruan n\u00eb letr\u00ebn e kongresist\u00ebve deri te ambasadori Bejli. Pasi q\u00eb kongresist\u00ebt nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje, ata paralajm\u00ebruan fillim t\u00eb hetimit dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje n\u00eb shkarkimin e ambasadorit Bejli.\u201cPorosia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse Qeveria amerikane ka marr\u00eb nj\u00eb an\u00eb politike, ajo ka b\u00ebr\u00eb gabim t\u00eb madh dhe ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje dhe t\u00eb ndalojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb\u201d, thot\u00eb Smith n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr RTVM. N\u00eb letr\u00ebn e d\u00ebrguar deri te ambasadori Bejli, thuhet se deri te Kongresi kan\u00eb arritur paralajm\u00ebrime serioze p\u00ebr partizim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Shkup. N\u00eb pyetjet e drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb drejtuara deri te ambasadori Bejli, kongresist\u00ebt e pyesin p\u00ebr p\u00ebrzierjen e ambasad\u00ebs n\u00eb ngjarjet politike n\u00eb Maqedoni. Kongresist\u00ebt e pyesin ambasadorin Bejli n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ambasada amerikane e ka zgjedhur Fondacionin \u201cShoq\u00ebri e hapur Maqedoni\u201d, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb njohur si Fondacioni i Xhorxh Soros, t\u00eb zbatoj\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb financuara nga ana a e organizat\u00ebs amerikane p\u00ebr zhvillim USAID. N\u00eb lidhje me mb\u00ebshtetjen amerikane p\u00ebr mediat n\u00eb Maqedoni, shtrohet pyetja n\u00ebse parat\u00eb shtet\u00ebrore amerikane i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Fondacionit t\u00eb Soros-it q\u00eb p\u00ebrmes tij t\u00eb financohen mediat e orientuara majtiste. Kongresist\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga Bejli t\u2019i informoj\u00eb sa nga mediat q\u00eb i ka financuar ambasada ose misioni i USAID-it jan\u00eb majtiste, e sa djathtiste t\u00eb orientuara dhe pyesin edhe n\u00ebse ambasada amerikane ka ndikuar q\u00eb t\u00eb miratohen ligje me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kufizuar bashk\u00ebpunimi i shprehjes s\u00eb mediave dhe gazetar\u00ebve, q\u00eb ndodhi n\u00eb periudh\u00ebn parazgjedhore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtes\u00eb, sa i p\u00ebrket financimit t\u00eb organizatave joqeveritare, kongresist\u00ebt pyesin \u201cSa nga organizatat joqeveritare t\u00eb cilat marrin mjete amerikane, duke p\u00ebrfshit\u00eb edhe p\u00ebrmes FHSHC, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar politikisht gjat\u00eb zgjedhjeve ose gjat\u00eb formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb Maqedonis\u00eb? Dhe cil\u00ebn an\u00eb e kan\u00eb zgjedhur k\u00ebto organizata?\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kongresmeni udh\u00ebheq\u00ebs republikan amerikan Kristofer Smit paralajm\u00ebroi hetim p\u00ebr politizimin e rolit t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Maqedoni dhe i b\u00ebri thirrje sekretarit t\u00eb sapoem\u00ebruar t\u00eb shtetit Reks Tilerson q\u00eb ta shkarkoj\u00eb ambasadorin Xhes Bejli. N\u00eb krye t\u00eb grupit nga gjasht\u00eb kongresmen\u00eb republikan\u00eb, Smit q\u00eb nga mesi i janarit ka k\u00ebrkuar shpjegim nga ambasadori Bejli p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,231,2,1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota","8":"category-lajme","9":"category-rajoni","10":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30952\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}