{"id":310351,"date":"2023-01-16T18:09:11","date_gmt":"2023-01-16T17:09:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=310351"},"modified":"2023-01-16T18:09:11","modified_gmt":"2023-01-16T17:09:11","slug":"analiza-e-agron-gjekmarkajt-krifca-me-molleza-te-kuqe-shihte-brace-trazovacin-qe-e-vonon-per-ne-mesim-te-akademia-e-barinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-e-agron-gjekmarkajt-krifca-me-molleza-te-kuqe-shihte-brace-trazovacin-qe-e-vonon-per-ne-mesim-te-akademia-e-barinjve\/","title":{"rendered":"Analiza e Agron Gjekmarkajt: Krifca me moll\u00ebza t\u00eb kuqe shihte Bra\u00e7e trazova\u00e7in q\u00eb e vonon p\u00ebr n\u00eb m\u00ebsim te Akademia e Barinjve"},"content":{"rendered":"<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Kronik\u00eb  malli, e brengash q\u00eb nuk na ndahen !!<\/p>\n<p>Lindita po e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb se \u201d p\u00ebr  Babo e troje t\u00eb veta nuk i dhimbsej gj\u00e2ja e jeta\u201d per m\u00eb teper kur ai mungon.<\/p>\n<p>Akuzave kompleksuese po u p\u00ebrgjigjej me kund\u00ebrsulm si dikur mirditoret n\u00eb luften e Krimes\u00eb me Lleshin e Zi.<\/p>\n<p>Bela erdhi e sert\u00eb sot po kaq e sigurt\u00eb. Nuk shfaqi asnj\u00eb dob\u00ebsi, as ndonj\u00eb g\u00ebzim,  duke shkaktuar ankth e pritje. \u00c7do buz\u00ebqeshje  modeste e merrte mrapsht dhjet\u00ebfish nga mileti atij logu.<\/p>\n<p>Margeriti mungoi me gjas\u00eb e trembur  nga z\u00ebri i Albanes si kolon\u00eb zanore e revolucionit qe po vjen ! Ndaj nuk e pam\u00eb t\u00eb sapo zbritur nga nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr krejt si mjegulla q\u00eb shtrihet ngadal\u00eb  mbi lugin\u00eb per t\u00eb hedhur v\u00ebshtrimin e p\u00ebrtueshem e nazik mbi sall\u00ebn e trazuar. Anarkia ne horizont po e shushat dhe frika mos Ina e therret shoqe po kaq.<\/p>\n<p>Niko u shkryth pak dhe l\u00ebshoi nj\u00eb uf a b\u00ebrrrr t\u00eb cilin e d\u00ebgjoi vet\u00ebm ai  vet\u00eb qerratai. Shqisat e tij  nuk jan\u00eb kurr\u00eb indiferente ndon\u00ebse pa emocione si makin\u00eb llogarit\u00ebse u gjeten t\u00eb papergatitura nga vemendja -pyetje e Doktorit mbi pastruesen.<\/p>\n<p>Teta Gerta dukej e pushtuar nga nj\u00eb xanx\u00eb turbulluese nd\u00ebrsa  kqyrte tutje-tehu pa adres\u00eb dhe kujdesej q\u00eb shikimi mos ti ndeshej me at\u00eb t\u00eb Xhaxhi Titit i cili ja b\u00ebn qejfin qeder her\u00eb pas here me denoncime e krisma.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Olta edhe pse u zgjodh njeriu i vitit nga nj\u00eb emison serioz pret komplimentet e kolegve q\u00eb nuk i mberrijn\u00eb. Un\u00eb po ja b\u00ebj nga dritaret e kronikes me nj\u00eb te dashur aferim.<\/p>\n<p>Ulsiu pasi kaloi nj\u00eb l\u00ebngat\u00eb disa ditore ishte q\u00ebruar e l\u00ebmuar si linat e qarrit  nga levozhgat. Plot gjall\u00ebri jepte e merrte me shiharete se virusi e kishte lene eksiq n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Elisa n\u00eb qiellin e shtat\u00eb pas lavdeve t\u00eb marra nga Babo ku jeta i dukej si fllad , pret t\u00eb nis\u00eb lufta dhe t\u00eb nxjerr\u00eb artilerin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me boj\u00eb katran. Po kaq i vlon \u00ebndrra q\u00eb Babo ta shoh\u00eb tek vajis armet, nd\u00ebrkohe ka uri se dieta e tep\u00ebrt t\u00eb vet\u00ebn b\u00ebn. Nj\u00eb byrek arom\u00ebndjelles i shkon n\u00eb mendje po nuk do qe ta shohin agjentet e fshehte t\u00eb kronikes te cil\u00ebt shijen e t\u00eb g\u00eblltiturit ta kthejn\u00eb n\u00eb jangellesh.<\/p>\n<p>Tezja  konkurronte edhe sjellsin e fatkeq\u00ebsive p\u00ebr nga nurseslleku teksa thurte nj\u00eb triko.Vitet ikin hareja tutje. Ajo murr\u00ebtimin si pelerin\u00eb mbi supe hedh.<\/p>\n<p>Boren nj\u00eb dremitje e leht\u00eb pushimesh e shoq\u00ebronte, bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e ndezur p\u00ebr t\u00eb patur ndonj\u00eb v\u00ebshtrim nga Babo i reg\u00ebtinte<\/p>\n<p>Edona rrinte n\u00eb ankth mos dikush i kujtonte sekretaren dhe projektet e saj kok\u00eb\u00e7arese.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>\u00c7u\u00e7i tek heshtja ka gjetur paqen derisa ndoj pushkaliqe t\u2019ja b\u00ebj\u00eb bam n\u00eb kotec. Ikonomi nga paqja mendon p\u00ebr luften q\u00eb e ka dy metra larg. Po kaq p\u00ebr tiganin qe ka harrur mbi sob\u00eb shqetesohet. Delinen se kuptova n\u00eb ishte apo jo po gjithsesi ajo nuk e  heq spin\u00ebn nga viti tjet\u00ebr e nj\u00ebjta e qeshur i \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb fytyre.<\/p>\n<p>Krifca me moll\u00ebza pak te skuqura nga stresi dhe sh\u00ebndeti me pervujtni shihte Bra\u00e7e trazova\u00e7in i cili si guralec i ka hyr\u00eb n\u00eb kepuc\u00eb duke e vonuar sa her\u00eb ka leksion n\u00eb Akademine e barinjve. Her\u00ebn e fundit barinjet nuk e priten n\u00eb l\u00ebndine. Xha Sabahu me gun\u00ebn mbi supe u priu dhive pik\u00eb e vrer.<\/p>\n<p>Shalsi  pas meditimit  foli e tha hmmmmmm.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e dija n\u00eb \u00e7\u2019hone e zezona do kalonte pasditja n\u00eb Kuvend gjithsesi shkova. Konflikti mes puritanve safi dhe t\u00eb shiturve mavi po merr trajta dramatike. Tonet jan\u00eb te larta, e v\u00ebrteta dhe genjeshtra pothuaj zihen per fyti teksa ai thahet p\u00ebr fjal\u00eb pajtimi.<\/p>\n<p>Alibeaj si Polifemi n\u00eb shteg t\u00eb guves  priste  delet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi t\u00eb pandreqshmit. Mua si mbi palet me zun\u00eb prit\u00eb n\u00eb korridor Tritani, Oerdi, Agroni dhe Belindi ku m\u00eb dor\u00ebzuan nj\u00eb leter pendimi e autokritike zografisur n\u00eb pergamen\u00eb. Vende vende mbi t\u00eb shquheshin njolla vajtimi.<\/p>\n<p>Me keputi shpirtin Kelli\u00e7i ish kryetari i ish komisionit t\u00eb ish rithemelimit, dihatej me ngash\u00ebrim por gjeti forc\u00eb dhe n\u00eb emer t\u00eb kat\u00ebrshes me dha fermanin si me konfident qe e kam.<\/p>\n<p>E hapa, \u00e7\u2019t\u00eb shihja mu erren syte. Ajo fillonte \u201d I nderuar Z. Alibasha\u2026.\u201d!   Nuk b\u00ebn k\u00ebshtu u thash\u00eb por nd\u00ebrhyri Tritani i cili me tundje gishti me sqaroi se n\u00eb \u201cpartin\u00eb ton\u00eb emrat i vendos Doktori ai \u00ebsht\u00eb gjendje civile ne fjalen e tij e kemi Bibel e Kuran\u201d ! Oerdi shtoi \u201cErrare humanum est, perseverare autem diabolicum\u201d.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Agroni p\u00ebrshp\u00ebriste \u201cpo ne jemi penduar, ne jemi  pastruar nga lakrat , ne kemi besim se partia do na e heqe njollen\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb ujdhes\u00eb ku \u00e7asti e rasti k\u00ebrkojn\u00eb individin  si gjykat\u00ebs i ep\u00ebrm kaloi Kryez\u00ebvend\u00ebs Lideri Muli i cili i pa venger, i qortoi per at\u00eb rreke qaramanll\u00ebku e dorezimi. Me nj\u00eb levizje t\u00eb befte me kapi zarfin nga dora dhe e beri cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb, \u201cK\u00ebshtu do ti th\u00ebrmojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb besprer\u00ebt, partia jemi ne, ku \u00ebsht\u00eb Doktori \u00ebsht\u00eb ajo\u201d tha dhe me hap t\u00eb r\u00ebnde iku drejt historis\u00eb. Un\u00eb ndjeva deren  e saj t\u00eb m\u00eb pingronte n\u00eb fytyre teksa mbyllej. Pata ndjesin\u00eb e jetimit.<\/p>\n<p>Salianji ka dit\u00eb q\u00eb derdh djers\u00eb per bashkimin e demokrat\u00ebve dhe t\u00eb grupit pa u lodhur. Atypari kaloi si Neroni q\u00eb ngrohu duart kur Roma u dogj. Shikimin  e njeriut q\u00eb mendon kokat hengshi o maskarenj , zifti ju p\u00ebrveloft\u00eb, damllaja ju shoft\u00eb , q\u00eb nuk m\u00eb deshet sa ju desha-kishte. Mbase \u00ebsht\u00eb edhe maturi, mos ngutje , se ka ditelindjen sot evlati ku i urojme edhe 100 t\u00eb mbrothta. Betejat e kan\u00eb hequr ca po jepet ay!? Le njer\u00ebn fillon tjetr\u00ebn firauni.<\/p>\n<p>Dash Sula pasi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vetin parimin e Platonit se e bukura pranohet pa shpjegim me petka plot shk\u00eblqim duke thyer \u00e7do kufi estetik u ul menduesh\u00ebm n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>Jorida, ah  e trishta Jorid\u00eb as ajo nuk u duk me gjas\u00eb i kishte shterruar t\u00eb gjith\u00eb lotet  e saj t\u00eb shumt\u00eb duke i derdhur vakive t\u00eb partis\u00eb me shpres\u00ebn se melhem mbi plage do binin. P\u00ebrjashtimin e t\u00eb kat\u00ebrtve me kat\u00ebr ore qarje e shoq\u00ebroi, nga nj\u00eb p\u00ebr secilin. Po partia nuk do lot por fjal\u00eb si plumb. Mbase sot n\u00eb vetmi ajo rri  e heshtur e indiferente  si gur zalli ndaj \u00e7do  dhimbje.  Gaz Bardhi n\u00eb pandjeshm\u00ebri e tabiate ndihej i konkuruar. Gjurmet e rrekeve t\u00eb gjata i kan?  l\u00ebn\u00eb shenj\u00ebn si p\u00ebrrenjt e thar\u00eb mbi tok\u00ebn e zhegitur.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb ishin af\u00ebr Helidon Bushatit pohuan se ai tha \u201c Shaj t\u00eb shajm\u00eb hidh e prit . Fryu-shfryu dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb eh, ky topi politik\u2026..!\u201d<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Xhelali nuk po kupton m\u00eb kush \u00ebshte miku dhe armiku ndon\u00ebse p\u00ebr Kamz\u00ebn jep jet\u00ebn e cila nuk \u00ebsht\u00eb aq e g\u00ebzuar aty brenda mes pusish\u00eb. Ezmerlleku i Xheles \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb meditativ i pasigurt\u00eb n\u00eb duhet then\u00eb m\u00eb g\u00ebnjeve nj\u00eb her\u00eb haram e pa\u00e7 n\u00eb me genjeve dy her\u00eb hallall e pa\u00e7.<\/p>\n<p>Tao dukej i velur nga yndyra e festave. Edhe mendimet i kishte me shtresa si bakllava. Fjal\u00ebt me elegance sherbeti i hidhte ku kryefjala ngjante me copa arre dhe kallzuesi me rrush t\u00eb that\u00eb mes gromsimave t\u00eb p\u00ebrgjithshme  q\u00eb nga mazhoranca nuk mungonin.<\/p>\n<p>Mimi di Puccini pasi kishte p\u00ebrshp\u00ebritur  me vete nja dhjet\u00eb \u201cAve Maria\u201d, ndihej e dlire dhe e pam\u00ebkat edhe pse sdihej n\u00eb erdhi apo jo. Ajo ish Kryeministrit Majko duksh\u00ebm i pa ngasje i pat l\u00ebn\u00eb pran\u00eb veshit postulatin  \u201c\u00e7\u2019te jep Zoti s\u2019ta merr robi\u201d ! E kishte degjuar Klosi e th\u00ebn\u00eb paska \u201c\u00e7do Babo b\u00ebn Zoti kaq e ka m\u00ebsu robi\u201d. T\u00eb mbaje q\u00ebndrim ishte e rrezikshme se ja di dor\u00ebn Zotit e robit. Majko heshti gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Tigrushi  thuhet se rri i menduar,  mbi tavoline ka v\u00ebn\u00eb qindra cv pastruesesh dhe sdi k\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb. Shume syresh jan\u00eb me master e doktorature.<\/p>\n<p>Edhe per Damon zerat vin\u00eb se nuk ishte treguar tahmaqar n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe si deshmi mbante t\u00eb mb\u00ebrthyer nj\u00eb xhaket\u00eb slim. Her\u00eb pas here treguar ka  muskujt. Klevis  Xhoxhi ishte madhengjyer e paskesh premtoi se do ndiqte k\u00ebshillat e tij n\u00eb palest\u00ebr.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Etilda si p\u00ebr t\u00eb plotesuar trekendeshin e Bermudes n\u00eb mungesa nga Brukseli e p\u00ebrq\u00ebndruar si gjithmone mbi vetveten dhe e p\u00ebrkulur mbi kompjuter u shfaq me syze shikimi si p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb q\u00eb horizontet po turbullohen ndaj syve u duhet ndihme per t\u00eb kapur detajet njerzore te nj\u00eb kohe pa ngjyra.<\/p>\n<p>Flutura A\u00e7ka kerkon personazhet e romanit t\u00eb ri brenda ngjarjeve t\u00eb vjetra. Ajo nd\u00ebrdyzet n\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrroje gjini dhe t\u00eb merret me satire, por sheh nga un\u00eb dhe mendon dy jan\u00eb shum\u00eb dhe vendos t\u00eb mos e negocioje seriozitetin e vet n\u00eb mes t\u00eb shakas\u00eb.<\/p>\n<p>Fatmiri  si qiriu i Naimit mes nesh ka q\u00ebndruar dhe n\u00eb erresiren e ndarjes flak\u00ebz\u00ebn e bashkimit sjell por \u201chumbjen e florinjve dhe g\u00ebzimin e fqinjve\u201d t\u00eb Sadiut saken se e harron.<\/p>\n<p>\u00c7yrbja ka reflektuar gjat\u00eb k\u00ebto dite pushimesh i brejtur nga dilema n\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sall\u00eb vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb Babo apo si syri i tij vigjilent t\u00eb shoh\u00eb e vezhgoj\u00eb \u00e7do paudh\u00ebsi. Nuk ishte i sigurt\u00eb n\u00eb do p\u00ebrballonte vuajtjen dhe zem\u00ebrimi do ta shpinte kah dajaku per ata qafira.<\/p>\n<p>Nasipi shikonte nga \u00e7eta e vogel por stoike e PL  dhe mendonte sa mire q\u00eb gajretova me e kalue her\u00ebt Rubikonin dhe ndidhte me sy Agron \u00c7elen qe ti ulej pran\u00eb si dy socialist\u00eb q\u00eb rigjet\u00ebn grigj\u00ebn. I dukej Blerina ku e ku me e dashur se Mona. K\u00ebmb\u00ebt e lehta faqja e bardhe.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Diku m\u00eb zun\u00eb syt\u00eb Kost\u00ebn e Gramozit dhe t\u00eb Lindit\u00ebs q\u00eb \u00e7apitej me stoicizem q\u00eb te fliste pa th\u00ebn\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb jallane.<\/p>\n<p>Babo duke pare n\u00eb ekran ngrohte duart n\u00eb zjarrin q\u00eb Opozita kishte ndezuar brenda vetes dhe kruan mjekrr\u00ebn nga lezeti q\u00eb i shkakton farfullitja. Pyeste veten e ardhmja u perket atyre q\u00eb digjen apo atyre q\u00eb ngrohen?!  Nuk po i dilte llogaria, Doktori digjet Luli krihet. Hajde gjeja fillin. T\u00ebrmeti e dha nj\u00eb shenj\u00eb.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kronik\u00eb malli, e brengash q\u00eb nuk na ndahen !! Lindita po e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb se \u201d p\u00ebr Babo e troje t\u00eb veta nuk i dhimbsej gj\u00e2ja e jeta\u201d per m\u00eb teper kur ai mungon. Akuzave kompleksuese po u p\u00ebrgjigjej me kund\u00ebrsulm si dikur mirditoret n\u00eb luften e Krimes\u00eb me Lleshin e Zi. Bela erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":181250,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-310351","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/310351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=310351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/310351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=310351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=310351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=310351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}