{"id":312163,"date":"2023-02-02T07:38:27","date_gmt":"2023-02-02T06:38:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=312163"},"modified":"2023-02-02T07:38:27","modified_gmt":"2023-02-02T06:38:27","slug":"gjest-imoral-dhe-i-paligjshem-ben-blushi-i-pergjigjet-vajzes-se-ismail-kadarese-je-e-paedukate-i-mora-leje-per-publikimin-e-bisedes-madje-me-falenderoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjest-imoral-dhe-i-paligjshem-ben-blushi-i-pergjigjet-vajzes-se-ismail-kadarese-je-e-paedukate-i-mora-leje-per-publikimin-e-bisedes-madje-me-falenderoi\/","title":{"rendered":"\u201cGjest imoral dhe i paligjsh\u00ebm&#8221;\/ Ben Blushi i p\u00ebrgjigjet vajz\u00ebs s\u00eb Ismail Kadares\u00eb: Je e paedukat\u00eb! I mora leje p\u00ebr publikimin e bised\u00ebs, madje m\u00eb falenderoi"},"content":{"rendered":"<p>Publicisti Ben Blushi i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur vajz\u00ebs s\u00eb Ismail Kadare, e cila reagoi ashp\u00ebr pas publikimit t\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb form\u00eb shkrimi mes Blushit dhe shkrimtarit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Blushi shkruan se ka publikuar bised\u00ebn n\u00eb form\u00eb shkrimi me Kadaren\u00eb, pasi i kishte marr\u00eb leje shkrimtarit dhe madje ai e ka falenderuar. Publicisti e quan vajz\u00ebn e Kadares t\u00eb paedukat\u00eb, fyese dhe ofenduese.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga ky q\u00ebllim, nuk do kisha menduar kurr\u00eb se vajza e Ismail Kadares\u00eb dhe rrethi i tij, do ishin p\u00ebrgjigjur kaq pa takt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive, fyese dhe ofenduese p\u00ebr mua si\u00e7 natyrisht nuk kisha pritur t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderonin. Por tani q\u00eb lexoj \u00e7far\u00eb kan\u00eb shkruar, q\u00eb nga vajza e tij e para, kuptoj se un\u00eb dhe ata kemi nj\u00eb dallim t\u00eb madh : ata mendojn\u00eb se Ismaili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhumbur, nuk \u00ebsht\u00eb i kthjell\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb fare lucid dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak mendojn\u00eb se duhet mbrojtur dhe izoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota mos njoh\u00eb Ismailin q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb. Me shum\u00eb pakujdesi, duke menduar m\u00eb shum\u00eb se si t\u00eb m\u00eb fyente mua dhe jo si t\u00eb mbronte babain e saj, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte pohuar vajza e Ismailit n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e sh\u00ebmtuar ndaj meje\u201d- shkruan Blushi nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Postimi i Ben Blushit:<\/p>\n<p>NJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE P\u00cbR VAJZ\u00cbN E ISMAIL KADARES\u00cb<\/p>\n<p>Vajza e Ismail Kadares\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim shum\u00eb t\u00eb padenj\u00eb n\u00eb adres\u00ebn time, t\u00eb cilit nuk do i p\u00ebrgjigjem si\u00e7 e meriton, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb vajza e Ismail Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Shkak i k\u00ebtij reagimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e imja me Ismailin, e cila \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb librin tim t\u00eb fundit 41 Sekrete.<\/p>\n<p>Me Ismail Kadaren\u00eb nuk isha takuar asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb disa raste miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, m\u00eb sillnin her\u00eb pas here gjykime t\u00eb Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte nj\u00eb nxitje p\u00ebr ta takuar. Un\u00eb kisha mendimin tim p\u00ebr let\u00ebrsine e tij dhe kjo m\u00eb mjaftonte.<\/p>\n<p>Ndoshta nuk do ishim takuar ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00ebse vitin e kaluar Alda Bardhyli, nj\u00eb mikesh\u00eb e af\u00ebrt e familjes Kadare, nuk do m\u00eb kishte d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh ku thoshte: Beni a do t\u00eb pish nj\u00eb kafe me Kadaren\u00eb? I thash\u00eb se at\u00eb dit\u00eb ishte e pamundur sepse po nisesha p\u00ebr varrimin e nj\u00eb njeriu t\u00eb dashur, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Alda m\u00eb ftoi s\u00ebrish p\u00ebr nj\u00eb kafe me Ismailin dhe i thash\u00eb se at\u00eb dit\u00eb duhet t\u00eb shkoja n\u00eb Sh\u00ebngjin, p\u00ebr t\u00eb fotografuar nj\u00eb basketbolliste afgane.<\/p>\n<p>Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Ald\u00ebs dhe sigurisht p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time, u takuam t\u00eb tre, tetorin e vitit t\u00eb kaluar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb merresha shum\u00eb me fotografi, duke rendur nga veriu n\u00eb jug, n\u00ebp\u00ebr plazhe t\u00eb boshatisura e n\u00ebp\u00ebr provinca, p\u00ebr t\u00eb kapur fytyra njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt m\u00eb m\u00ebsuan t\u00eb fotografoj. Kur u mund\u00ebsua ky takim, mendova se ja vlente ta kisha edhe Ismailin n\u00eb katalogun tim t\u00eb portreteve t\u00eb cilat sot jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk njiheshim, biseda jon\u00eb ishte aq e thjesht\u00eb dhe spontane saq\u00eb, mendova ta shkruaj dhe ta botoj n\u00eb librin tim 41 Sekrete, ku p\u00ebrve\u00e7 Ismailit jan\u00eb dhe 40 personazhe t\u00eb tjer\u00eb disa t\u00eb njohur, disa t\u00eb panjohur dhe disa shum\u00eb t\u00eb njohur sic ishte dhe rasti i Kadares\u00eb. K\u00ebt\u00eb plan, t\u00eb cilin nuk e kisha, n\u00eb fakt ma imponoi vet\u00eb Ismaili. Ai foli aq qet\u00eb, saq\u00eb mua m\u00eb lindi d\u00ebshira p\u00ebr ta shkruar at\u00eb tekst n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artistike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Ismail Kadare u b\u00eb pjes\u00eb e librit q\u00eb u botua n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i kujdessh\u00ebm deri n\u00eb fund, para botimit t\u00eb librit 41 Sekrete e kam marr\u00eb Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb telefon dhe i kam th\u00ebn\u00eb se kam nd\u00ebrmend t\u00eb botoj bised\u00ebn q\u00eb zhvilluam bashk\u00eb. Natyrisht i thash\u00eb, kam treguar gj\u00ebrat e thjeshta p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebm, \u00e7far\u00eb ha, sa fle,kur zgjohesh, a shef televizor, a lexon, a pi cigare, a i jep makin\u00ebs, a ke ftoht\u00eb, si do doje ta kishte emrin, a je i vetmuar,a ke frik\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh etj. Ismaili u g\u00ebzua dhe m\u00eb falend\u00ebroi.<\/p>\n<p>Kur libri 41 Sekrete u botua, i d\u00ebrgova nj\u00eb kopje edhe Ismail Kadares\u00eb. Pasi lexoi pjes\u00ebn e vet t\u00eb titulluar, Ismail Kadare, pasdite, ai m\u00eb mori n\u00eb telefon dh\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderoi, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se i kishte p\u00eblqyer ai tekst.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita q\u00eb jemi njohur, flas me Ismailin n\u00eb telefon dhe si\u00e7 m\u00eb merr edhe e marr sa her\u00eb mendoj se ky komunikim shum\u00eb i thjesht\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb angazhim p\u00ebr asnj\u00ebrin, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsjellje reciproke. Her\u00ebn e fundit Ismaili m\u00eb mori dhe m\u00eb uroi Krishtlindjen, si\u00e7 e urova un\u00eb p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh p\u00ebr dit\u00eblindjen.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia ime me Ismail Kadaren\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin dikur kam menduar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar i shk\u00eblqyer, tani mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar shum\u00eb i mir\u00eb. S\u00eb fundi, kur e njoha, e simpatizova shum\u00eb edhe si njeri.<\/p>\n<p>Meq\u00eb vajza e Ismail Kadares\u00eb pretendon se un\u00eb nuk kam marr\u00eb p\u00eblqimin e tij, duhet t&#8217;i them se kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb \u00e7ka vlen edhe p\u00ebr tekstin, i cili respekton n\u00eb \u00e7do g\u00ebrm\u00eb gjishka q\u00eb kemi biseduar un\u00eb, ai dhe Alda Bardhyli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, un\u00eb e mir\u00ebkuptoj vajz\u00ebn, sepse natyrisht Ismaili nuk ka pse t\u2019i tregoj\u00eb asaj \u00e7far\u00eb flet me mua, si\u00e7 edhe nuk i tregoj vajz\u00ebs sime \u00e7far\u00eb flas me Ismailin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kaq.<\/p>\n<p>Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb jo rrall\u00eb, nj\u00eb tem\u00eb bisede n\u00eb rrethet q\u00eb un\u00eb frekuentoj dhe prandaj koh\u00ebt e fundit, nga njer\u00ebz q\u00eb e takojn\u00eb, kisha d\u00ebgjuar se ai refuzon t\u00eb bisedoj\u00eb, se mbyllet dhe nuk flet p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra me njeri, se b\u00ebn sikur nuk njeh ata q\u00eb takon, ose edhe nuk i njeh v\u00ebrtet dhe se p\u00ebr shkak t\u00eb per\u00ebndimit t\u00eb mosh\u00ebs mund t\u00eb mos jet\u00eb shum\u00eb i kthjell\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kur e takova, nuk gjeta asnj\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebrhumbjeje apo seniliteti gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrova me t\u00eb, por edhe m\u00eb pas kur kemi komunikuar. Ismaili ishte plot\u00ebsisht i qart\u00eb, lucid dhe i p\u00ebrq\u00ebndruar dhe n\u00ebse b\u00ebnte sikur harronte apo nuk kuptonte gj\u00eb, kjo ishte nj\u00eb loj\u00eb e tij. Sipas meje nj\u00eb kapri\u00e7io. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb kam shkruar dhe ky tekst ka vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim : t\u00eb fotografoj\u00eb nj\u00eb shkrimtar n\u00eb pasditen e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nisur nga ky q\u00ebllim, nuk do kisha menduar kurr\u00eb se vajza e Ismail Kadares\u00eb dhe rrethi i tij, do ishin p\u00ebrgjigjur kaq pa takt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive, fyese dhe ofenduese p\u00ebr mua si\u00e7 natyrisht nuk kisha pritur t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderonin. Por tani q\u00eb lexoj \u00e7far\u00eb kan\u00eb shkruar, q\u00eb nga vajza e tij e para, kuptoj se un\u00eb dhe ata kemi nj\u00eb dallim t\u00eb madh: ata mendojn\u00eb se Ismaili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhumbur, nuk \u00ebsht\u00eb i kthjell\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb fare lu\u00e7id dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak mendojn\u00eb se duhet mbrojtur dhe izoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota mos njoh\u00eb Ismailin q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb. Me shum\u00eb pakujdesi, duke menduar m\u00eb shum\u00eb se si t\u00eb m\u00eb fyente mua dhe jo si t\u00eb mbronte babain e saj, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte pohuar vajza e Ismailit n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e sh\u00ebmtuar ndaj meje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa un\u00eb mendoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Ismail Kadare po luan me ata dhe ndoshta edhe me veten. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur nga un\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pa kuptim mbrojtja e Kadares\u00eb nga Ismaili, edhe kur kjo vjen nga nj\u00eb vajz\u00eb e paedukuar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i t\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publicisti Ben Blushi i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur vajz\u00ebs s\u00eb Ismail Kadare, e cila reagoi ashp\u00ebr pas publikimit t\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb form\u00eb shkrimi mes Blushit dhe shkrimtarit t\u00eb madh. Blushi shkruan se ka publikuar bised\u00ebn n\u00eb form\u00eb shkrimi me Kadaren\u00eb, pasi i kishte marr\u00eb leje shkrimtarit dhe madje ai e ka falenderuar. Publicisti e quan vajz\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":312164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-312163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=312163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/312164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=312163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=312163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=312163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}