{"id":317277,"date":"2023-03-26T12:22:32","date_gmt":"2023-03-26T10:22:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=317277"},"modified":"2023-03-26T12:22:32","modified_gmt":"2023-03-26T10:22:32","slug":"lutja-e-ackes-e-zhgenjimi-i-kokalarit-qe-hasen-ne-shurdherine-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lutja-e-ackes-e-zhgenjimi-i-kokalarit-qe-hasen-ne-shurdherine-e-berishes\/","title":{"rendered":"Lutja e A\u00e7k\u00ebs e zhg\u00ebnjimi i Kokalarit q\u00eb hasen n\u00eb shurdh\u00ebrin\u00eb e Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Denis Dyrnjaja <\/strong><\/p>\n<p>Flutura A\u00e7ka deputete e cila \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb krahun e grupit Alibeaj n\u00eb PD i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr publike Sali Berish\u00ebs. Pasi i b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrshkrim situat\u00ebs n\u00eb kampin e \u00e7oroditur demokrat nga lufta p\u00ebr simbolet e partis\u00eb q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb lajmeve, njihet si beteja p\u00ebr vul\u00ebn, znj A\u00e7ka i k\u00ebrkon Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb zbus\u00eb tonet e retorik\u00ebs politike e t\u00eb pranoj\u00eb rikthimin e Bash\u00ebs, Alibeajt me shok\u00eb n\u00eb parti. Letra ka tone romantizmi politik, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk p\u00ebrkojn\u00eb fare me frekuenc\u00ebn refraktare t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs. Kush e njeh doktorin e di mir\u00eb se ai m\u00eb shum\u00eb urren Bash\u00ebn e Alibeajn sot, se Edi Ram\u00ebn. P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta futur Berish\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hulli refleksioni, \u00ebsht\u00eb naive dhe jorealiste, kur mendon se pas gjith\u00eb k\u00ebsaj katrahure q\u00eb ka ndodhur n\u00eb PD dhe me vet\u00eb Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb Berisha. Madje k\u00ebt\u00eb e pohon dhe vet\u00eb let\u00ebrshkruesja kur thot\u00eb se ata q\u00eb Berisha ka kund\u00ebr sot brenda PD, jan\u00eb promovuar prej tij dhe pse ishin, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb kontekstin e pritshm\u00ebrive politike. E kjo nuk b\u00ebn me faj ata, por Berish\u00ebn, sepse \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebr dekada me radh\u00eb vrau gar\u00ebn dhe ka kryer pseudogara n\u00eb PD.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb i ka treguar der\u00ebn shpesh pa e fshehur dufin e tij inat\u00e7or prej nj\u00eb politikani tipik lindor, atyre q\u00eb nuk mendonin si ai, ose ishin t\u00eb ndrysh\u00ebm prej tij. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb ka paracaktuar kush duhet t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb af\u00ebr dhe kush duhet t\u00eb p\u00ebrballet me lin\u00e7ime e p\u00ebrjashtime nga PD. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb futi n\u00eb PD frym\u00ebn e kryq\u00ebzimit e m\u00eb pas p\u00ebrjashtimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve, duke p\u00ebrdorur struktura t\u00eb partis\u00eb, individ\u00eb pseudo t\u00eb pavarur e media sh\u00ebrb\u00ebtore q\u00eb ka financuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb pushtetit. Pra Berisha nd\u00ebrtoi pik\u00ebrisht at\u00eb mend\u00ebsi politike q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte dhe vet\u00eb at\u00eb n\u00eb gijotin\u00ebn partiake. 9 shtatori i vitit 2021 \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb tragjike p\u00ebr karrier\u00ebn politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs. As \u201997 kur ra nga pushteti presidencial e vendi u p\u00ebrfshi nga anarkia e dhe vet\u00eb mbeti i izoluar mes arm\u00ebsh n\u00eb rrethim mbrojtjeje p\u00ebr jet\u00ebn e tij, as humbjet apo d\u00ebshtimet e tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb knock out politik q\u00eb pasoi n\u00eb 2013-\u00ebn kur u mund me 1 milion vota n\u00eb zgjedhje, nuk do t\u2019i dhimbnin, trishtonin e zhg\u00ebnjenin aq shum\u00eb sa akti i p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij nga PD.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb shpallja non grata nuk do ta trondiste aq shum\u00eb doktorin, sa vendimi q\u00eb partia po e braktiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fatin e p\u00ebrballjes me SHBA. Pra Berish\u00ebn po e zhg\u00ebnjenin t\u00eb gjith\u00eb, por jo vetja. Ajo se ka zhg\u00ebnjyer kurr\u00eb doktorin. N\u00eb at\u00eb moment kur pa se ky mund t\u00eb ishte fundi i tij politik dhe n\u00eb pik\u00ebpyetje ishin pasurit\u00eb e familjes, ai rindezi edhe nj\u00eb her\u00eb motorin e tij t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb limitet ekstreme, para se t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb gremin\u00ebn politike, ku bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve u kishte besuar pleq\u00ebrimin e vet politik ia fut\u00ebn. Me arm\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte investuar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 dekada n\u00eb politik\u00eb, \u201cmilitant\u00ebt fanatik\u00eb\u201d dhe nj\u00eb grup bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb kahersh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb servil\u00eb se besnik\u00eb, Berisha rikthehet e k\u00ebrkon t\u00eb rimarr\u00eb partin\u00eb te qiramarr\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt tanim\u00eb besonin se kishin ndryshuar status e ishin ata pronar\u00eb t\u00eb PD. E k\u00ebshtu beteja p\u00ebr licens\u00ebn politike nisi pa kthim, nj\u00ebsoj si bindja e Berish\u00ebs se qiramarr\u00ebsit nuk ishin tregtar\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim, por hajdut\u00eb politik\u00eb n\u00eb veprim, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb Berisha kishte kontribuar n\u00eb kualifikim.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb si mundet t\u2019i k\u00ebrkosh Berish\u00ebs t\u00eb reflektoj\u00eb e t\u00eb preket emocionalisht, p\u00ebr ata q\u00eb ai vet\u00eb i rriti e m\u00ebsoi se si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb intriga, kulisa e \u201cvrasje politike\u201d?! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb brenda llojit q\u00eb e refuzon nd\u00ebrgjegjegjen apo reflektimin. A mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme mbi mosbesim?! Jo. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb po i k\u00ebrkohet Berish\u00ebs dhe si mund t\u2019i k\u00ebrkohet Berish\u00ebs reflektim e besim, kur \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ka nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimin e tij politik me kurthe, demaskime, lin\u00e7im e p\u00ebrjashtim. I nj\u00ebjti naivitet i shoq\u00ebruar me zhg\u00ebnjim shfaqet edhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr protagoniste e investuar fort pran\u00eb Berish\u00ebs pas shpalljes s\u00eb tij non grata. Evi Kokalari nj\u00eb shqiptaro\/amerikane u shnd\u00ebrrua n\u00eb arm\u00ebn kryesore mediatike dhe publike t\u00eb doktorit ndaj \u201c\u00e7unave besprer\u00eb\u201d t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Me stilin e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt alla amerikan t\u00eb t\u00eb th\u00ebnit t\u00eb gj\u00ebrave Kokalari u fut gati gati si nj\u00eb kamikaze n\u00eb habitatin politik e mediatik shqiptar n\u00eb mbrojtje t\u00eb Berish\u00ebs. Dhe doktorit i p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb vetofrimet dhe vetsakrefikimet. Mbi to ka jetuar e mbijetuar p\u00ebr mbi 3 dekada politik\u00eb. Se prej naivitetit a se prej interesit znj Kokalari vazhdonte t\u00eb besonte se Berisha nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Pra ajo besonte se Berisha \u00ebsht\u00eb parimor dhe jo nj\u00eb intrigant politik, se \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb do dhe lejon gar\u00eb dhe jo nj\u00eb vras\u00ebs i garave q\u00eb i maskon me pseudoprocese. T\u00eb tjer\u00ebt ishin ata t\u00eb kurtheve e manipulimeve q\u00eb n\u00eb fakt kishin m\u00ebsuar nga Berisha, ose kan\u00eb vepruar me bekimin e aprovimin e tij t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt apo n\u00eb heshtje p\u00ebr k\u00ebto skenar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra znj Kokalari ose se dinte ose se besonte se doktori \u00ebsht\u00eb njeri emotiv, t\u00eb cilit duhet t\u2019ia thuash me kujdes e stil ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb a propozim. Se \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb po i fole drejt dhe po i tregove nj\u00eb realitet t\u00eb ndrysh\u00ebm prej atij q\u00eb ai do dhe projekton, ti je nj\u00eb person q\u00eb ai t\u00eb mban af\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrdor, por nuk t\u00eb do dhe t\u00eb beson. Dhe znj Kokalari iu desh\u00ebn ca koh\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ta shihte, m\u00ebsonte e provonte. Ndaj sot ajo shpreh zhg\u00ebnjim q\u00eb besoi n\u00eb demagogjin\u00eb e Berish\u00ebs p\u00ebr hapje e demokratizim t\u00eb PD, p\u00ebr gar\u00eb e orientim drejt vlerave konservatore. Ehh sa her\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar dogma t\u00eb tilla, t\u00eb ndryshme e t\u00eb p\u00ebrshtatshme sipas koh\u00ebs e rrethanave n\u00eb k\u00ebta 30 e ca vite pseudodemokraci. Edhe vet\u00eb Berisha habitet se si ka patur dhe p\u00ebr fatin e tij t\u00eb mir\u00eb ka ende njer\u00ebz q\u00eb e besonin dhe besojn\u00eb akoma n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai thot\u00eb gjithnj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn por q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb shfaqet tep\u00ebr i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar gjithk\u00ebnd, me shurdh\u00ebrin\u00eb e tij politike.<\/p>\n<p>Pra doktori b\u00ebn sikur t\u00eb d\u00ebgjon e t\u00eb beson, por sipas mendjes dhe intuit\u00ebs s\u00eb tij egoiste vepron. Ndaj p\u00ebrtej \u00e7do mundimi e besimi nga \u00e7do pragmatist, idealist, apo parimor asgj\u00eb e re dhe asnj\u00eb ndryshim s\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb kampin berishian pseudokonservator.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Denis Dyrnjaja Flutura A\u00e7ka deputete e cila \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb krahun e grupit Alibeaj n\u00eb PD i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr publike Sali Berish\u00ebs. Pasi i b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrshkrim situat\u00ebs n\u00eb kampin e \u00e7oroditur demokrat nga lufta p\u00ebr simbolet e partis\u00eb q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb lajmeve, njihet si beteja p\u00ebr vul\u00ebn, znj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":317278,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-317277","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=317277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317277\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/317278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=317277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=317277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=317277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}