{"id":317376,"date":"2023-03-27T21:57:48","date_gmt":"2023-03-27T19:57:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=317376"},"modified":"2023-03-27T21:57:48","modified_gmt":"2023-03-27T19:57:48","slug":"opinion-nga-av-arlind-hoxha-beteja-gjyqesore-per-aksionet-e-top-channel-qe-sot-vlejne-miliona-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/opinion-nga-av-arlind-hoxha-beteja-gjyqesore-per-aksionet-e-top-channel-qe-sot-vlejne-miliona-euro\/","title":{"rendered":"Opinion nga Av.Arlind Hoxha &#8211; Beteja gjyq\u00ebsore p\u00ebr aksionet e Top Channel q\u00eb sot vlejn\u00eb miliona euro"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arlind Hoxha: <\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja Top Channel dhe beteja gjyq\u00ebsore p\u00ebr aksionet q\u00eb sot vlejn\u00eb miliona Euro<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb marteses s\u00eb Vjollca Hoxha me t\u00eb ndjerin Dritan Hoxha  n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb ligjore jan\u00eb fituar disa pasuri t\u00eb luajtshme e t\u00eb paluajtshme , nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsine ligjore \u00ebsht\u00eb dhe Shoq\u00ebria Top-Chanel sh.a e cila e themeluar  me nj\u00eb ortak t\u00eb vet\u00ebm. Dritan Hoxha i cili zot\u00ebronte 100% t\u00eb aksioneve. Por rezulton se i ndjeri gjat\u00eb q\u00ebnies gjall\u00eb me kontrat\u00eb noteriale  nr.1154 Rep  dhe nr 598\/2 Kol  dat\u00eb 15.06.2007 ka tjet\u00ebrsuar 60% t\u00eb aksioneve t\u00eb zot\u00ebruara n\u00eb Shoqerin\u00eb Top-Channel sh.a tek padituri Albert Sino 40% t\u00eb aksioneve dhe Aurel Baci 20% te aksioneve. Nga raportet e m\u00ebsip\u00ebrme  \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebrsimi i 60% t\u00eb aksioneve pa marr\u00eb p\u00eblqimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb vitin 2007, themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha, lidhi nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitjen e 60 % t\u00eb aksioneve  t\u00eb kompanis\u00eb mediatike Albert Sinos dhe Aurel Ba\u00e7it me vler\u00ebn 315.2 milon\u00eb lek\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb nenit 20 t\u00eb ligjit Nr. 9742, dat\u00eb 8 maj 2007, i cili k\u00ebrkonte q\u00eb asnj\u00eb subjekt n\u00eb fush\u00ebn e medias, t\u00eb mos zot\u00ebrohej p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40% nga nj\u00eb person i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Aksionet nuk jan\u00eb tjet\u00ebrsuar me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ai nominal dhe as nuk jan\u00eb dhuruar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga  Dritan Hoxha, tek t\u00eb paditurit n\u00eb gjykim. Sipas legjislacionit t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr shitjen e aksioneve, nuk ka pasur ndonj\u00eb dispozit\u00eb ligjore, e cila lidhte vlefshm\u00ebrin\u00eb apo fiktivitetin e veprimeve juridike civile me m\u00ebnyr\u00ebn apo form\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave. Ligji i koh\u00ebs lejonte pal\u00ebt n\u00eb qarkullimin civil, q\u00eb pagesat p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo shume t\u00eb kryheshin n\u00ebp\u00ebrmjet pal\u00ebve n\u00eb \u00e7do form\u00eb q\u00eb ato binin dakord me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Me ndarjen e parakohshme nga jeta t\u00eb Dritan Hoxh\u00ebs m\u00eb 23.05.2008 ndarja e aksioneve mbeti n\u00eb kuot\u00ebn 40% p\u00ebr Vjollca Hoxh\u00ebn dhe 60% p\u00ebr Sinon e Ba\u00e7in.<br \/>\nMe vendimin Nr.5259, dat\u00eb 06.06.2008 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur l\u00ebshimi i d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore t\u00eb t\u00eb ndjerit, duke caktuar si trash\u00ebgimtar\u00eb ligjor\u00eb t\u00eb radh\u00ebs s\u00eb par\u00eb bashk\u00ebshorten, padit\u00ebsen Vjollca Hoxha, dhe f\u00ebmij\u00ebt, padit\u00ebsit e tjer\u00eb Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsja Vjollca Hoxha, me cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfituesit t\u00eb aksioneve si pasoj\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb nga i ndjeri Dritan Hoxha, ka q\u00eb nga viti 2008 me k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebri, ajo ka qen\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni t\u00eb faktit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb aksioneve t\u00eb t\u00eb dy t\u00eb paditurve Albert Sino dhe Aurel Ba\u00e7i. N\u00eb k\u00ebto kushte, ajo ka pasur dijeni p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e aksioneve nga dy t\u00eb paditurit si edhe ka vazhduar funksionimin normal t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Neni 94 i Kodit t\u00eb Familjes p\u00ebrcakton: <\/p>\n<p>Tejkalimi i t\u00eb drejtave:<br \/>\nN\u00ebse nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt tejkalon t\u00eb drejtat e tij mbi pasurin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi, mund t\u00eb k\u00ebrkohet nga bashk\u00ebshorti tjet\u00ebr anulimi i veprimit, n\u00ebse m\u00eb von\u00eb ai nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim<br \/>\nKjo padi mund t\u00eb ngrihet brenda 1 viti nga data e marrjes dijeni p\u00ebr veprimin dhe, n\u00eb \u00e7do rast, jo m\u00eb von\u00eb se 1 vit nga mbarimi i bashk\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar nenit 94 t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes rezulton se e drejta e padis\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar, pasi padia nuk \u00ebsht\u00eb ngritur brenda afatit 1-vje\u00e7ar, nga dita e marrjes dijeni. Afati i marrjes dijeni \u00ebsht\u00eb momenti i rregjistrimit n\u00eb rregjistrin tregtar. Por le ti referohemi p\u00ebrcaktimit \u201c jo m\u00eb von\u00eb se 1 vit nga mbarimi i bashk\u00ebsis\u00eb\u201d.  Nj\u00eb nga rastet e mbarimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb me vdekjen e nj\u00ebrit bashk\u00ebshort sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb nenit 96 t\u00eb Kodit t\u00eb familjes. <\/p>\n<p>Neni 96 i Kodit t\u00eb familjes p\u00ebrcakton: <\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia mbaron me:<br \/>\nMbarimi i bashk\u00ebsis\u00eb<br \/>\na) vdekjen e nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur t\u00eb nj\u00ebrit prej tyre, shpalljen t\u00eb pavlefshme dhe zgjidhjen e martes\u00ebs;<br \/>\nb) pjes\u00ebtimin e pasurive;<br \/>\nc) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashk\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra e drejta e ngritjes s\u00eb padis\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar faktin q\u00eb kjo padi nuk \u00ebsht\u00eb ngritur brenda 1 viti nga data q\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsia nd\u00ebrmjet bashk\u00ebshort\u00ebve ka p\u00ebrfunduar. Sipas g\u00ebrm\u00ebs &#8220;a&#8221; t\u00eb nenit 96 t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes \u00ebsht\u00eb parashikuar se: &#8220;bashk\u00ebsia mbaron me vdekjen e nj\u00ebrit pret bashk\u00ebshort\u00ebve\u2026 .&#8221; Pra afati p\u00ebrfundimtar i ngritjes s\u00eb padis\u00eb sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes do ishte data 06.06.2009 duke konsideruar fillimin e afatit 1 vje\u00e7ar dat\u00ebn e \u00e7eljes s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trashigimis\u00eb dhe mbarimin e bashk\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Pala padit\u00ebse ka njohur, pranuar dhe marr\u00eb vendime s\u00eb bashku me t\u00eb paditurit Albert Sino dhe Aurel Ba\u00e7i, n\u00eb jo m\u00eb pak se 12 (dymb\u00ebdhjet\u00eb) raste, vendime t\u00eb Mbledhjes s\u00eb Aksionar\u00ebve dhe akte t\u00eb tjera thelb\u00ebsore p\u00ebr funksionimin e k\u00ebtij subjekti tregtar n\u00eb 6-7 vite, si bashk\u00ebaksionar\u00eb n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Top Channel&#8221; Sh.a.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria ka vazhduar funksionimin normal p\u00ebr Vjollca Hoxha s\u00eb bashku me bashk\u00ebpronar\u00ebt e tjer\u00eb nuk kan\u00eb ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr pavlefshm\u00ebri p\u00ebr 8 vite ku kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 pas 8 viteve te ndarjes nga jeta t\u00eb Dritan Hoxh\u00ebs dhe 9 viteve pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr shitjen e 60% t\u00eb aksioneve t\u00eb Top Channel Vjollca  Hoxha, Lorela  Hoxha, Sara Hoxha , Redia Hoxha, Itan Hoxha  i drejtohen me padi Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyqsor Tiran\u00eb kund\u00ebr. Aurel Ba\u00e7i, Albert Sino me objekt: <\/p>\n<p>Detyrimin e t\u00eb paditurve t\u00eb njohin padit\u00ebsit pronar\u00eb t\u00eb mbi 60 % te aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Top Channel&#8221; sh.a. NIPTI K12007002U, shoq\u00ebri e s\u00eb drejt\u00ebs shqiptare, p\u00ebr shkak se Kontrata e Shitblerjes s\u00eb Aksioneve nr. 1154 rep, nr. 598\/2 kol, dat\u00eb 15.06.2007 e lidhur para noterit Artan Treska, \u00ebsht\u00eb absolutisht e pavlefshme, pasi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kundershtim me ligjin, etj..<\/p>\n<p>Gjykata  e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb me vendimin civil nr.3873 date 09.05.2016 ka vendosur:<\/p>\n<p>-Rr\u00ebzimin e padis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve padit\u00ebse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb apeluar nga pala padit\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces brenda afateve ligjore.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit cmon se kontrata e shitjes s\u00eb aksioneve t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb konflikt  \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim juridik fiktiv, si shkak i pavlefshm\u00ebris. N\u00eb fakt kontrata e lidhur mes Dritan Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb paditurve ka qen\u00eb nj\u00eb veprim fiktiv. Gjykata cmon se kontrata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar dhe \u00ebsht\u00eb lidhur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr sy e faqe kriteret e nenit 20 t\u00eb ligji Nr.9742, dat\u00eb 08.05.2007, q\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb asnj\u00eb subjekt n\u00eb fush\u00ebn e medias t\u00eb mos zot\u00ebrohej p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40% nga nj\u00eb person i vet\u00ebm. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak q\u00eb Dritan Hoxha lidhi p\u00ebr sy e faqe nj\u00eb kontrat\u00eb me dy t\u00eb njohur t\u00eb tij, si\u00e7 ishin t\u00eb paditurit. Kjo per faktin se kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb momentin e daljes s\u00eb ligjit dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara cka tregon m\u00eb s\u00eb miri dhe q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate nga ana e pal\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb me veprime stimuluese dhe fiktive.<\/p>\n<p>Gjykata e Apeli me  vendimin Nr.1641 dat\u00eb 28.06.2017 vendosi: <\/p>\n<p>Ndryshimin e vendimit nr .3873  dat\u00eb 09.05.2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb menyre:<br \/>\n1.Detyrimin  e pal\u00ebve t\u00eb paditura  Albert Sino  dhe Aurel Ba\u00e7i t\u00eb njohin  pronar  padit\u00ebsit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha  dhe Itan Hoxha  pronar edhe mbi 60% t\u00eb aksioneve  t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb  \u201cTop Channel\u201d sh.a  me Nipt K120070024, p\u00ebr shkak se kontrata e  shitjes s\u00eb aksioneve  me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 \u00ebsht\u00eb absolutisht e pavlefshme pasi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<br \/>\n2.Urdh\u00ebrohet \u00e7\u2019regjistrimi nga regjistri i aksioneve t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb \u201cTop Channel\u201dsh.a  nga t\u00eb paditurit Albert Sino dhe Aurel Ba\u00e7i dhe nga regjistri i ekstraktit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare te Bisnezit, pasi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimi i tyre n\u00eb regjist\u00ebr \u00ebsht\u00eb i pavlefshem.<br \/>\nBashk\u00eblidhur k\u00ebtij vendimi  l\u00ebshohet urdh\u00ebri i ekzekutimit. <\/p>\n<p>Gjykata e Apelit me Nr.1641 dat\u00eb 28.06.2017 u dha 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Top Chanel p\u00ebr Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha  dhe Itan Hoxha. <\/p>\n<p>Gjykata e Apelit nuk vler\u00ebsoi parashikimet e Kodit t\u00eb Familjes n\u00eb nenin 94 ku p\u00ebrcaktohet qartazi afati p\u00ebr ngritjen e padis\u00eb. Gjykata e Apelit vlersoi se kontrata n\u00eb fjal\u00eb ka q\u00ebn\u00eb fiktive, pra sa per sy e faqe thjesht per te shmangur efektet e nenit 20 t\u00eb ligji Nr.9742, dat\u00eb 08.05.2007, qe asnjeri nga aksioneret te mos kishte me shume se 40% te aksioneve duke e bere kete kontrate te pavlefshme ne kuptim te nenit 92 te K.Civil dhe duke njohur si pronare te vetem te te gjithe aksioneve te shoqerise \u201cTop Chanel\u201d paditesat. <\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ashtu si Gjykata e Apelit ka mbajtur edhe Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb vendimin e dat\u00ebs 18.01.2023.<br \/>\nGjykata e Lart\u00eb ka vendosur: L\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 1641, dat\u00eb 28.06.2016,te Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tirane. Duke njohur k\u00ebshtu si pronar\u00eb t\u00eb 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb Top Chanelit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha  dhe Itan Hoxha.<\/p>\n<p>Aktualisht mendohet se vlera e aksioneve t\u00eb Top Channel vlejn\u00eb 9 milion\u00eb Euro.<\/p>\n<p>https:\/\/www.facebook.com\/100004614138429\/posts\/pfbid02wyd1CM5T6KXk8FyYNyUTvGitCdVCyAFeV7P13dKuGLeTyZNzBpyc55r3kkL6fR6cl\/?mibextid=unz460<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arlind Hoxha: \u00c7\u00ebshtja Top Channel dhe beteja gjyq\u00ebsore p\u00ebr aksionet q\u00eb sot vlejn\u00eb miliona Euro Gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb marteses s\u00eb Vjollca Hoxha me t\u00eb ndjerin Dritan Hoxha n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb ligjore jan\u00eb fituar disa pasuri t\u00eb luajtshme e t\u00eb paluajtshme , nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsine ligjore \u00ebsht\u00eb dhe Shoq\u00ebria Top-Chanel sh.a e cila e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2039,"featured_media":317374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-317376","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2039"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=317376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317376\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/317374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=317376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=317376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=317376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}