{"id":318422,"date":"2023-04-11T15:44:10","date_gmt":"2023-04-11T13:44:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=318422"},"modified":"2023-04-11T15:44:10","modified_gmt":"2023-04-11T13:44:10","slug":"te-gjitha-faktet-qe-tregojne-pse-sali-berisha-i-ka-shitur-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-gjitha-faktet-qe-tregojne-pse-sali-berisha-i-ka-shitur-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjitha faktet q\u00eb tregojn\u00eb, pse Sali Berisha i ka shitur zgjedhjet"},"content":{"rendered":"<p>NGA DRITAN HILA<\/p>\n<p>Opozita nuk e prish m\u00eb gjakun n\u00ebse do t\u2019i fitoj\u00eb apo jo zgjedhjet e 14 majit. Kjo edhe p\u00ebr faktin sepse opozita i ka shitur zgjedhjet.<\/p>\n<p>Flas p\u00ebr opozit\u00ebn e Berish\u00ebs, Foltores, sepse pjesa e Alibeajt ajo q\u00eb mban sigl\u00ebn zyrtare t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pallogaritshme p\u00ebr numrin e kandidat\u00ebve q\u00eb ka paraqitur. Edhe t\u00eb frustruar nga sulmet e vazhdueshme q\u00eb i b\u00ebn Berisha, edhe pse kan\u00eb zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb as mish as peshk, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Pra do paraqiten me kandidat\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb dhe me nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb reduktuar kandidat\u00ebsh p\u00ebr bashki, nuk merret vesh sa jan\u00eb 10-11, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm sa i japin argumente Berish\u00ebs q\u00eb t\u2019i sulmoj\u00eb.<br \/>\nBerisha i ka shitur zgjedhjet n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. S\u00eb pari Berisha e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb nderuar, \u00ebsht\u00eb pothuajse 80 vje\u00e7 dhe kjo natyrisht e b\u00ebn t\u00eb pabesuesh\u00ebm p\u00ebr publikun. Elektorati i elaboruar, elektorati i k\u00ebnduar qoft\u00eb nga veriu apo jugu e ka t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ky njeri e ka kryer ciklin e vet politik.<\/p>\n<p>Po ta shoh\u00ebsh edhe gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e vjetruar. Berisha n\u00eb k\u00ebto kushte ka menduar q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kap\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb kap\u00eb, nga qenia n\u00eb opozit\u00eb, sepse qenia n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr kryetarin e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komode. Jam i bindur q\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb bujar me Berish\u00ebn. Un\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7uditesha n\u00ebse nes\u00ebr do t\u00eb dilnin fakte q\u00eb firmat e lidhura me Berish\u00ebn, me djalin, dh\u00ebndrin, kan\u00eb p\u00ebrfituar tender\u00eb ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti; Berisha e ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb faktin q\u00eb vjen Eskobar k\u00ebtu dhe ai nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb agjend\u00eb takimi me asnj\u00eb nga kryetar\u00ebt e opozit\u00ebs luftarake t\u00eb Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs. Eskobar ka ardhur me nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Atij i intereson edhe nj\u00eb opozit\u00eb gjysmake, madje as gjysmake, por \u00e7erekmake si e Alibeajt, se sa nj\u00eb opozit\u00eb e korruptuar si ajo e Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka takime me presidentin dhe pastaj me Edi Ram\u00ebn. Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk e honepsin fare, e kan\u00eb damkosur dhe ai e di q\u00eb nuk vjen dot n\u00eb pushtet vet\u00ebm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur q\u00eb as Haxhi Qamili nuk fitoi gj\u00eb, sepse mjaftoi Esat Pasha q\u00eb ta varte n\u00eb mes t\u00eb qytetit. Un\u00eb i uroj jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Berish\u00ebs, nuk b\u00ebj krahasime. Por po them q\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb moment kur Shqip\u00ebria ishte katrahur\u00eb, u gjet gjithmon\u00eb dikush qe e frenoi nj\u00eb personazh q\u00eb shkonte kund\u00ebr rrjedh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb kohe shk\u00ebputja e Shqip\u00ebris\u00eb nga Turqia, nd\u00ebrsa sot shk\u00ebputja e Shqip\u00ebris\u00eb nga klasa e vjet\u00ebr politike dhe nga m\u00ebnyra e qeverisjes s\u00eb tyre, q\u00eb p\u00ebrfshin nepotizim, klientelizmin, hajdutll\u00ebkun.<\/p>\n<p>Do te thoni ju hajdutll\u00ebkun e ka edhe Rama. Kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, por damk\u00ebn k\u00ebtu e ka marr\u00eb Berisha. Kryesorja p\u00ebr Berish\u00ebn, q\u00eb duket se jan\u00eb zgjedhjet e shitura, duket te kandidat\u00ebt e tij q\u00eb jan\u00eb zgjedhur n\u00eb kushte emergjence. Po t\u2019i shikosh shumica prej tyre edhe nga portreti fizik duken q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb, se mund t\u00eb fitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt i gjith\u00eb k\u00ebtyre \u00ebsht\u00eb mungesa totale e nj\u00eb programi. K\u00ebta nuk kan\u00eb program fare, improvizojn\u00eb n\u00eb moment, ju bie n\u00eb mend nj\u00eb ide e hedhin pa e ditur se \u00e7far\u00eb kushtesh reale ka Shqip\u00ebria. Belind K\u00eblli\u00e7i hodhi iden\u00eb e urban\u00ebve falas. Edhe vet\u00eb e ai e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pazbatueshme, sepse q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00eb pari do t\u2019i duhet t\u00eb blej\u00eb autobus\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb krijoj\u00eb parkun, personelin. N\u00ebse do paguaj\u00eb k\u00ebto kompanit\u00eb nga buxheti i shtetit k\u00ebtu vjen nj\u00eb katrahur\u00eb tjet\u00ebr, si \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebhet falas dhe lir\u00eb. Jo m\u00eb kot anglezi thot\u00eb; nuk jam i pasur t\u00eb blej gj\u00ebra t\u00eb lira.<br \/>\nKy mendohet q\u00eb do jet\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim i lir\u00eb, por n\u00eb fakt ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim katrahur\u00eb. Kandidat\u00ebt e Berish\u00ebs nuk kan\u00eb projekte, nuk kan\u00eb programe. T\u00eb gjith\u00eb improvizojn\u00eb n\u00eb moment, pa llogaritur fare q\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb moderne n\u00eb koh\u00ebt e sotme, k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgatitje shum\u00eb t\u00eb madhe. K\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgatitje sa i p\u00ebrket targetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve. K\u00eb do t\u00eb afrosh.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb afrosh militant\u00ebt, problemi \u00ebsht\u00eb t\u00eb afrosh shtres\u00ebn gri, mund\u00ebsisht edhe nga socialistet. Kemi munges\u00ebn e targetit, munges\u00ebn e ideve. Tirana nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr autobus\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb, p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebve. Aty ku m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb sht\u00ebpit\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe, ose dykat\u00ebshe, sot kemi grada\u00e7ela, por rrug\u00ebt nuk jan\u00eb zgjeruar, shumica prej tyre jan\u00eb pa parkim.<\/p>\n<p>Tirana ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb sepse e ka t\u00eb sklerotizuar komplet. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistemim. Tirana ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kanalizim modern. K\u00ebto jan\u00eb idet\u00eb e Tiran\u00ebs.<br \/>\nTirana ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qytet modern n\u00ebntok\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbi toke. K\u00ebt\u00eb nuk e shohim ne asnj\u00eb kandidat\u00ebt.<br \/>\nUn\u00eb p\u00ebrmenda Tiran\u00ebn, por e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Fierin, Shkodr\u00ebn, Vlor\u00ebn, Gjirokastr\u00ebn.<br \/>\nNd\u00ebrkohe kryetar\u00ebt e bashkive t\u00eb PS-s\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz n\u00eb pushtet, dhe p\u00ebrve\u00e7 favoreve q\u00eb t\u00eb jep pushteti, kan\u00eb edhe nj\u00eb lloj projeksioni se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 4 vitet e ardhshme. Ata njihen nga elektorati se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb, \u00e7far\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, si e b\u00ebjn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt. Berisha e ka t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb. U nis nga improvizimi q\u00eb i b\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb vjen nga mungesa e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb thuhet m\u00eb koh\u00eb e shkurt\u00ebr sepse Berisha n\u00eb maj b\u00ebn gati dy vjet q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb por t\u00eb krijuar nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb re. Mir\u00ebpo materiali njer\u00ebzor qe ka l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Ai po improvizon. Duke ditur q\u00eb me k\u00ebt\u00eb material nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb, ai i ka shitur k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-124364\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/hapat_300x200_banner-1.gif\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"91\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA DRITAN HILA Opozita nuk e prish m\u00eb gjakun n\u00ebse do t\u2019i fitoj\u00eb apo jo zgjedhjet e 14 majit. Kjo edhe p\u00ebr faktin sepse opozita i ka shitur zgjedhjet. Flas p\u00ebr opozit\u00ebn e Berish\u00ebs, Foltores, sepse pjesa e Alibeajt ajo q\u00eb mban sigl\u00ebn zyrtare t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pallogaritshme p\u00ebr numrin e kandidat\u00ebve q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":318423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-318422","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/318422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=318422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/318422\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/318423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=318422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=318422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=318422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}