{"id":320217,"date":"2023-04-30T14:32:57","date_gmt":"2023-04-30T12:32:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=320217"},"modified":"2023-04-30T14:32:57","modified_gmt":"2023-04-30T12:32:57","slug":"padija-si-shemti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/padija-si-shemti\/","title":{"rendered":"Padija si sh\u00ebmti"},"content":{"rendered":"<p>Nga Monika Stafa<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit p\u00ebrgjith\u00ebsisht e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim m\u00eb s\u00eb shumti n\u00ebse arti e ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim tek ndjek\u00ebsit e tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kan\u00eb gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca sic quhet sot ne gjuh\u00ebn e instagramit duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i cdokujt edhe kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urrejt\u00ebs arti apo libri mbart nj\u00eb shije tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shijen e sh\u00ebmtis\u00eb.<\/p>\n<p>Por arti apo let\u00ebrsia nuk ndikon vet\u00ebm n\u00eb sjelljen e cdonj\u00ebrit q\u00eb e do apo nuk e do at\u00eb. Arti \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq. Arti \u00ebsht\u00eb politik\u00eb. Ai ka qen\u00eb gjithnj\u00eb pararoj\u00eb e ndryshimeve politike. N\u00eb Evrop\u00ebn Lindore ishin artist\u00ebt ata, t\u00eb cil\u00ebt kishin ndier se komunizmit i kishte ardhur fundi, teksa b\u00ebnin art e let\u00ebrsi n\u00eb llojin e tyre. Ky lloj shp\u00ebrthimi prej subkoshienc\u00ebs s\u00eb tyre tregonte se di\u00e7ka do t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00ebse duam t\u00eb flasim p\u00ebr politik\u00eb nuk mund ta anashkalojm\u00eb estetik\u00ebn dhe anasjelltas \u00e7do aspekt i estetik\u00ebs pashmangshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb i politizuar. T\u00eb dy k\u00ebto nocione, estetika dhe politika, nuk mund t\u00eb shqyrtohen ndaras. Ato jan\u00eb nocione q\u00eb funksionojn\u00eb si t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur u t\u00ebrhoqa prej artit apo let\u00ebrsis\u00eb, nuk e kisha kuptuar k\u00ebt\u00eb ndikim tek un\u00eb. Pastaj m\u00ebsova se libri apo dhe piktura kishin m\u00eb shum\u00eb sesa kaq. Jo m\u00eb kot bota e qytet\u00ebruar e kish nisur pik\u00ebrisht nga arti hartimin e kart\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut. N\u00eb vende ku b\u00ebhej let\u00ebrsi. Aty ku kishte art. <\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb ndodhte kjo?<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Jane Austen, nj\u00eb shkrimtare angleze q\u00eb shkruante n\u00eb fund t\u00eb shek. XVIII dhe fill. t\u00eb shek. XIX, duket nj\u00eb autore q\u00eb e pa artin e saj ngusht\u00ebsisht t\u00eb lidhur me politik\u00ebn. Por kjo nuk u konsiderua e till\u00eb nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit e saj dhe m\u00eb von\u00eb. Gabimisht ajo u quajt nj\u00eb shkrimtare romantike.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse? Cfar\u00eb influence pati ajo n\u00eb politik\u00eb?<\/p>\n<p>Si ndikuan romanet e saj n\u00eb sjelljet e klas\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane dhe britanike?<\/p>\n<p>Jane Austen lindi n\u00eb 1775, vet\u00ebm nj\u00eb vit para se t\u00eb niste Revolucioni Amerikan. U cil\u00ebsua shkrimtare p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre dekada t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, duke filluar t\u00eb shkruaj\u00eb seriozisht gjat\u00eb adoleshenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Jetoi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb revolucionesh. Jo vet\u00ebm revolucionin amerikan por dhe at\u00eb francez, revolucionin industrial dhe at\u00eb q\u00eb disa e kan\u00eb quajtur si revolucionin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, revolucionin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave. E q\u00eb ende nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Kush e lexon Jane mendon s\u00eb pari se proza e saj \u00ebsht\u00eb romantike, mbushur me shqet\u00ebsimet e nj\u00eb adoleshenteje p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy n\u00eb oazin e saj t\u00eb boll\u00ebkut dhe rehatis\u00eb. Por gabohen. N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb ajo b\u00ebn, Jane ndan elemente t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha politike q\u00eb po ndodhin n\u00eb bot\u00eb dhe ajo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e influencuar prej revolucioneve t\u00eb epok\u00ebs q\u00eb jetoi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs kur Jane Austen shkruante shoq\u00ebria britanike nuk ishte e ndar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb klasa t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, por kishte nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb midis grave dhe burrave. Nd\u00ebrsa burrat u angazhuan n\u00eb detyra publike duke p\u00ebrfshir\u00eb politik\u00ebn dhe biznesin, vendi i grave ishte n\u00eb sht\u00ebpi. Detyrat e tyre zakonisht p\u00ebrfshinin thjesht edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, grat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb mbaheshin me q\u00ebllim larg sfer\u00ebs publike, por ato u d\u00ebnuan te ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb te mbushur me p\u00ebrtaci dhe krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb romanet e saj Jane p\u00ebrve\u00e7se kund\u00ebr \u00e7do autoriteti dhe kund\u00ebr cdo lufte, \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb edhe n\u00eb ofrimin e heroinave aq t\u00eb forta dhe t\u00eb pavarura si ajo i p\u00ebrshkruan. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej disa arsyeve p\u00ebrse sot e ngaher\u00eb, vajzat dhe grat\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb romanet e saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb se let\u00ebrsia apo cfar\u00ebdo arti nuk krijohet n\u00eb vakum.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb revolucionare p\u00ebr k\u00ebrkim t\u00eb drejtash, pronar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb tokave hartuan nj\u00eb ideologji kund\u00ebrrevolucionare q\u00eb mb\u00ebshteste fort stabilitetin e sistemit hierarkik britanik. Ata financuan t\u00eb b\u00ebrit let\u00ebrsi dhe forma t\u00eb tjera arti p\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebshuar shum\u00eb prej p\u00ebrfitimeve t\u00eb tyre. K\u00ebshtu, J. Austen u p\u00ebrfshi si nj\u00eb an\u00ebtare e brezit kund\u00ebr-revolucionar. Veprat e saj t\u00eb para u krijuan n\u00eb mes nj\u00eb &#8220;gjuetie kulturore shtrigash&#8221;.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ishte pjes\u00eb e klas\u00ebs konservatore moderne q\u00eb po lindte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Angli, ajo si cdo shkrimtar kishte dy an\u00eb t\u00eb personalitetit t\u00eb saj. <\/p>\n<p>Njihte err\u00ebsir\u00ebn po aq edhe drit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kam lexuar dikur nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb mrekullueshme e q\u00eb m\u00eb vjen nd\u00ebrmend sa her\u00eb padija e sh\u00ebmtis\u00eb ma prish dit\u00ebn. \u2018T\u00eb dish dhe t&#8217;u b\u00ebsh t\u00eb ditur t\u00eb tjer\u00ebve nga vjen\u2019 nuk do t\u00eb thot\u00eb aspak se po b\u00ebn propagand\u00eb por thjesht do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh forc\u00ebn intelektuale p\u00ebr t\u00eb frenuar gjuh\u00ebn e sh\u00ebmtis\u00eb ndaj tjetrit edhe kur nuk e p\u00eblqen p\u00ebr shkak t\u00eb cdo lloj arsyeje. Q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e kudo \u00ebsht\u00eb krejt banale.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb fund fare t\u00eb pranosh magjepsjen\/ bukurin\u00eb e cdokujt edhe si kriter domosdoshm\u00ebrisht bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e J. Austen do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh fuqin\u00eb e t\u00eb qenit i bindur, si dhe fuqin\u00eb e t\u00eb qenit n\u00eb gjendje t\u00eb arrish t\u00eb bind\u00ebsh.<\/p>\n<p>E kur k\u00ebt\u00eb nuk gjen forc\u00eb ta arrish dot, Jane shkruante se at\u00ebher\u00eb edukimi yt \u00ebsht\u00eb tejet i mang\u00ebt.<\/p>\n<p>E b\u00ebjm\u00eb dot?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Monika Stafa Njer\u00ebzit p\u00ebrgjith\u00ebsisht e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim m\u00eb s\u00eb shumti n\u00ebse arti e ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim tek ndjek\u00ebsit e tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kan\u00eb gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca sic quhet sot ne gjuh\u00ebn e instagramit duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i cdokujt edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":320218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-320217","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=320217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/320218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=320217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=320217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=320217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}